Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Korçë, zbulohen eshtrat 600-vjeçare të priftërinjve

    • Albana Çakshiri

    KORÇE -Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në qytetin e Korçës, ka pasuar me një zbulim të rrallë. Teksa firma ndërtuese ka nisur të bëjë gërmime për zgjerimin e ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, janë gjetur disa eshtra të varreve të shekujve XV-XVII. Pikërisht në këtë vend, 600 vjet më parë është ngritur Kisha e Shën Harallambit. Menjëherë pas zbulimit ka reaguar Mitropolia e Korçës, sipas së cilës, në afërsi të kësaj shkolle gjende eshtrat e 100 mitropolitëve të qytetit e që i përkasin periudhës së viteve 1460-1800. Pas marrjes së eshtrave, përfaqësuesit e Mitropolisë së Korçës i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë, Niko Peleshi, që të pezullohen punimet. Ndërkohë, kryebashkiaku ka urdhëruar menjëherë ndërprerjen e punimeve derisa të sqarohet plotësisht situata e krijuar. Prej kohësh, Mitropolia e Korçës ka kërkuar pronësinë e një sipërfaqeje prej 300 metrash katrorë në afërsi të shkollës në fjalë, duke pretenduar se aty kanë qenë varret shekullore të mitropolitëve të Kishës Ortodokse të Shën Harallambit.
    ZBULIMI
    Restaurimi dhe zgjerimi i ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në qytetin e Korçës, ka nxjerrë në sipërfaqe një varrezë të hershme të disa shekujve më parë. Varret janë zbuluar rastësisht gjatë gërmimeve që po kryente në ambientet sportive të kësaj shkolle, firma zbatuese e projektit. Eshtrat e gjetura paraditen e djeshme janë të pakta dhe mendohet se janë të një ose dy personave. Dalja në sipërfaqe e eshtrave të njerëzve të shenjtë që janë pjesë e historisë së qytetit juglindor, ka vënë në alarm klerikët e kishës ortodokse, të cilët njëherësh pretendojnë dhe pronësinë mbi një pjesë të sipërfaqes së tokës, në afërsi të kësaj shkolle.
    ALARMI I KISHËS
    Zbulimi i eshtrave ka bërë mjaft bujë në Korçë. Me të marrë lajmin, përfaqësuesit e Mitropolisë kanë shkuar dhe kanë marrë me kujdes eshtrat e gjetura. Reagimi i klerikëve ka qenë i menjëhershëm, pasi kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve në një sipërfaqe prej 300 metrash. Vendi ku ndodhen ambientet sportive të shkollës ku po kryen punimet, ka qenë pronë e kishës ortodokse. Kjo pronësi është njohur nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por dhe me vendim gjykate pas viteve ’90-të. Pavarësisht këtij fakti, kjo pronë nuk i është kthyer kishës, pasi në të gjendet një ndërtesë publike. Pas zbulimit të eshtrave, një përfaqësi priftërinjsh të kryesuar nga At Ilia Konani, kanë trokitur në zyrën e kreut të Bashkisë, Niko Peleshi. Ata i kanë kërkuar numrit një të këtij institucioni, që të mos bëhen më punime, pasi kjo do të çonte në dëmtimin e eshtrave të tjera, ndërsa kanë pretenduar sërish për pronësinë e varrezës së vjetër. Përfaqësuesit e Mitropolisë kanë deklaruar se në afërsi të shkollës gjenden të paktën varret e 100 mitropolitëve të Kishës së Korçës. Pas argumenteve të dhëna nga klerikët, Peleshi ka urdhëruar pezullimin e punimeve për rikonstruksionin dhe ngritjen e një godine shtesë pranë shkollës “Sevasti Qiriazi”. Fondi i dhënë për këtë shkollë kap vlerën e 50 milionë lekëve.


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=26581
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Mos u zini kot juve,e mora vesh une te kujt jane ato eshtra.
    Ato eshtra jane te papa Fotit dhe shokeve te tij!nuk e dini kush eshte ky??
    Ja u thom une!
    Eshte ai qe organizoi dhe urdheroi vrasjen barbare dhe masakrimin e Papa Kristo Negovanit,te atij qe ju mesonte shqip dhe ca si ky nipi i papa fotit futen neper forume shqiptare sot.

    Fttuu.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    • Albana Çakshiri

    KORÇE -Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në qytetin e Korçës, ka pasuar me një zbulim të rrallë. Teksa firma ndërtuese ka nisur të bëjë gërmime për zgjerimin e ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, janë gjetur disa eshtra të varreve të shekujve XV-XVII. Pikërisht në këtë vend, 600 vjet më parë është ngritur Kisha e Shën Harallambit. Menjëherë pas zbulimit ka reaguar Mitropolia e Korçës, sipas së cilës, në afërsi të kësaj shkolle gjende eshtrat e 100 mitropolitëve të qytetit e që i përkasin periudhës së viteve 1460-1800. Pas marrjes së eshtrave, përfaqësuesit e Mitropolisë së Korçës i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë, Niko Peleshi, që të pezullohen punimet. Ndërkohë, kryebashkiaku ka urdhëruar menjëherë ndërprerjen e punimeve derisa të sqarohet plotësisht situata e krijuar. Prej kohësh, Mitropolia e Korçës ka kërkuar pronësinë e një sipërfaqeje prej 300 metrash katrorë në afërsi të shkollës në fjalë, duke pretenduar se aty kanë qenë varret shekullore të mitropolitëve të Kishës Ortodokse të Shën Harallambit.
    ZBULIMI
    Restaurimi dhe zgjerimi i ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në qytetin e Korçës, ka nxjerrë në sipërfaqe një varrezë të hershme të disa shekujve më parë. Varret janë zbuluar rastësisht gjatë gërmimeve që po kryente në ambientet sportive të kësaj shkolle, firma zbatuese e projektit. Eshtrat e gjetura paraditen e djeshme janë të pakta dhe mendohet se janë të një ose dy personave. Dalja në sipërfaqe e eshtrave të njerëzve të shenjtë që janë pjesë e historisë së qytetit juglindor, ka vënë në alarm klerikët e kishës ortodokse, të cilët njëherësh pretendojnë dhe pronësinë mbi një pjesë të sipërfaqes së tokës, në afërsi të kësaj shkolle.
    ALARMI I KISHËS
    Zbulimi i eshtrave ka bërë mjaft bujë në Korçë. Me të marrë lajmin, përfaqësuesit e Mitropolisë kanë shkuar dhe kanë marrë me kujdes eshtrat e gjetura. Reagimi i klerikëve ka qenë i menjëhershëm, pasi kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve në një sipërfaqe prej 300 metrash. Vendi ku ndodhen ambientet sportive të shkollës ku po kryen punimet, ka qenë pronë e kishës ortodokse. Kjo pronësi është njohur nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por dhe me vendim gjykate pas viteve ’90-të. Pavarësisht këtij fakti, kjo pronë nuk i është kthyer kishës, pasi në të gjendet një ndërtesë publike. Pas zbulimit të eshtrave, një përfaqësi priftërinjsh të kryesuar nga At Ilia Konani, kanë trokitur në zyrën e kreut të Bashkisë, Niko Peleshi. Ata i kanë kërkuar numrit një të këtij institucioni, që të mos bëhen më punime, pasi kjo do të çonte në dëmtimin e eshtrave të tjera, ndërsa kanë pretenduar sërish për pronësinë e varrezës së vjetër. Përfaqësuesit e Mitropolisë kanë deklaruar se në afërsi të shkollës gjenden të paktën varret e 100 mitropolitëve të Kishës së Korçës. Pas argumenteve të dhëna nga klerikët, Peleshi ka urdhëruar pezullimin e punimeve për rikonstruksionin dhe ngritjen e një godine shtesë pranë shkollës “Sevasti Qiriazi”. Fondi i dhënë për këtë shkollë kap vlerën e 50 milionë lekëve.


    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=26581
    Ne kete teme perzihen njera me tjetren elemente te arkelologjise dhe sidomos te trashegimise religjoze. Sipas gazetes, ceshta eshte me shume religjoze se sa problem arkeologjik. Megjithate kjo teme eshte futur ne nenforumin e arkeologjise.
    Duke u pergjigjur ne lidhje me temen, ashtu sic eshte trajtuar, duhet thene se vendimi i Kryetarit te Bashkise se Korces per nderprerjen e punimeve ka qene i drejte. Me e drejte do te kishte qene te mos kishin filluar fare punimet per shtesen e shkolles, ne nje prone qe i takonte Kishes Orthodhokse, sipas paralajmerimeve te Mitropolise, kur dihej qe atje ka kasur nje Kishe, qe ka pasur varreza orthodhoksesh, e aq me shume varreza mitropolitesh dhe jo pak, por sic thuhet 100 varreza mitropolitesh.
    Fatkeqesisht, regjimi komunisto-ateist, si regjim qe nuk i respektonte te vdekurit dhe besimin fetar, nuk mori parasysh asgje, por ndertoi shkolle mbi varreza klerikesh. Kete nuk e ka bere as regjimi me barbar qe mund te kete ekzistuar ndonjehere. Te perdhosesh te vdekurit. Por ja qe komunizmi e beri edhe kete.
    Por, fatkeqesisht, megjithese komunizmi iku si sistem, pasojat e tij ne ndergjegjet e njerezve vazhdojne te helmatisin. Dhe pikerisht ky helm beri qe te mos zbatoheshin vendimet e K.K Pronave, por perkundrazi, si per inat te Kishes, te vazhdonte zgjerimi ne ate shkolle, kur dihej se c`kishte poshte saj.
    Megjithate problemi ka filluar te marre udhe. Tani duhen gjetur mundesite qe shkolla te nderprese aktivitetin por me pare te ngrihet nje shkolle e re, per nxenesit korcare.
    Shkolla aktuale mendoj se duhet te shembet dhe t`i kthehet Kishes Orthodhokse.
    Duhet te vihet ne vend perdhosja komunisto-ateiste mbi besimin dhe te vdekurit.
    Varreza duhet te kthehet sic ka qene.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Sugjeroji Greqise te ule cmimin e kiles se kockave.

  5. #5
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    A nuk ishin kocka shqiptaresh?

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Perdhosja qe u eshte bere varrezave te orthodhokseve duhet te ndalohet menjehere. Nuk mjaftuan 50 vjet te regjimit komunisto-ateist qe nuk njihte as fe dhe as Zot, por ja tani edhe ne Demokraci vazhdojne te perdhosen te parafjeturit tane orthodhokse. Sipas arkeologeve ne vendin ku ngrihet aktualisht Shkolla "Sevasti Qiriazi"ka qene Kisha 600 vjeçare e Shen Harrallambit dhe sipamas tradites orthodhokse ne oborrin e saj jane varrosur 100 mitropolite te ketij qyteti.
    Duhej te ishte vepruar qe me pare nga shteti per kete ceshtje, e jo te lihej zvarre ajo, pasi kjo ka karakter arkeologjik dhe jo vetem fetar. Duhej te ishte mbyllur menjehere shkolla dhe te fillonin kerkimet per Kishen dhe varrezen 600 vjecare brenda saj.
    Nga shteti te behej investim per nje shkolle te re diku tjeter. Kjo sepse ka qene fakt i njohur ekzistenca e kesaj Kishe me varrezat e mitropoliteve.
    E theksoj se ceshtja ka karakter edhe arkeologjik sepse kemi te bejme,vec te tjerave, me traditat kulturore e arkeologjike te nje qyteti te cilat jane vlera te popullit tone.

Tema të Ngjashme

  1. Bolivi, zbulohen gjurmë dinosauri 144 milionë vjecare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 09:09
  2. Ngrije kokën yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  3. Zbulohen eshtrat e humbura të Isa Boletinit
    Nga Hyllien në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •