“The Telegraph”: Shqipëria me kalë, në gjurmët e Lord Bajronit
Nga: ERJONA RUSI
“The Telegraph”: Shqipëria me kalë, në gjurmët e Lord Bajronit“Shqipëria me kalë, në gjurmët e Lord Bajronit.” Kështu titullohet reportazhi i gazetares Minty Clinch, e cila ka vendosur të eksplorojë vendin tonë për tja paraqitur më pas lexuesve të rubrikës Travel, të udhëtosh të prestigjozes britanike The Telegrahp. “Me termometrin që shënon rreth 40 gradë celsius, vendosëm të ndjekim malet drejt Hoshtevës”-nis përshkrimi i gazetares, duke iu referuar fshatit që ndodhet në rrjedhën e poshtme të lumit Zagori. “Në një vend të tillë të thellë, nuk shpresonim të gjenim ndonjë gjë të ftohtë ndërsa lidhëm kuajt tanë nën pemë, por mrekullia e mrekullive, e gjetëm. Një birra Korça dhe një koka kola nën hijen e verandës rrallë të shijon kaq shumë:-shkruan gazetarja. Grupi me të cilin ajo kreu këtë udhëtim me kalë përmes jugut të Shqipërisë përbëhej nga 5 britanikë, një bankier me të shoqen, një tregtar antikash dhe një punonjës social dhe vetë Minty Clinch. “Në gjurmët e Lord Bajronit, I cili bashkë me mikun e tij të Kembrixhit eksploruan për herë të parë jugun e Shqipërisë në vitin 1809. Në kohë paqe mbase ata do të kishin kaluar përmes Francës dhe Italisë, por luftërat e Napoleonit I detyruan të ndërmarrin një aventurë më ambicjoze, duke nisur nga shtëpitë publike të Lisbonës, përmes Greqisë e më pas me kalë në Tepelëne, vendlindjen e despotikut Ali Pasha, I cili rezultoi të ishte një mikpritës mjaft bujar”-vijon reportazhi. E ndërsa shpjegon shkurtimisht historinë e Shqipërisë, gazetarja flet edhe për regjimin e Enver Hoxhës, diktatorit Stalinist që sundoi deri në vdekjen e tij. “Edhe pse trashëgimia brutale e Hoxhës ende vazhdon në politikën autoritare dhe përbuzjes për sundimin e ligjit, vendi sot mirpret vizitorët me ngrohtësi, ashtu siç bënte edhe në kohën e Bajronit”-vijon reportazhi. Pas Gjirokastrës, udhëtimi i grupit vijon në drejtim të zonës pranë kufirit me Greqinë, ku gazetarja e përshkruan Shqipërinë tokën e të papriturës. “Një ditë vizituam një manastir Bektashi ku takuam dhe dervishin e parë. Më pas në Libohovë, një fshat I madh I dominuar nga ajo që ka mbetur prej fortifikimeve Otomane, hëngrëm drekë nën një pemë 250 vjeçare ku ndodhej tarraca e të vetmit restorant të zonës. Ashtu si Bajroni mbase”-vijon përshkrimi. Grupi më pas vizitoi Antigonenë ndërsa udhëtimi vijoi me një kamping treditor në malet Bureto. “Çuditërisht, Shqipëria renditet e dyta pas Finlandës në Europë, për energjinë hidroelektrike, ku pjesa më e madhe gjenerohet në këto zona të pyllëzuara. Fshatrat e ndërtuara në shpatet e maleve me mure dhe çati të latuara me gurë janë thuajse të padukshëm deri sa futesh brenda tyre. Shumë prej banorëve të rinj janë larguar drejt Greqisë për punë por ata që kanë mbetur hapin dyert me buzëqeshje e disa na ofrojnë edhe raki. Udhëtimi vijon nëpër luginën e Vjosës, ku grupi mahnitet edhe me ushqimet shqiptare si qoftet. “Është momenti për të zbritur nga malet dhe për tju bashkuar Bajronit në peisazhin e bukur përmes Vjosës së trazuar përmes Këlcyrë. Nuk ka asnjë më poetike, një mbyllje e bukur i një udhëtimi zbulues në një tokë të paeksploruar”-përfundon reportazhi.

(er.nu/news24/BalkanWeb)