Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 68
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    jo Dita, ajo ashte e djathta qe nenkupton zoti Kopil_iku jo une

    une baj thirrje me votu PD, vendin majtas, djathtas apo ne mes gjejani vete

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si gjithmon palushi i sakte e interesant..
    palush.. sjena duk moti tek folklori.. te oxhaku lisi e zjarri..
    pse valle..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    per nder veē per kohe ...

    po per me i rregullu gjanat nuk asht vone asihere apo jo ??

    pershndetje .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Nuk kuptoj pse duhet te humbasim kohe me kete idiot, qe merrej me trafikun e skafeve ne Vlore kur ishte Minister i Rendit.
    Une jam nga Vlora dhe kam shume fakte rreth trafiqeve qe ka bere Bashkimi.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per mbas votimeve i ke lene faktet me na i tregue o xhak folla?

    athere nuk i duhen kujt..

    PS pa i pas fakte PD-s i thote me kohe "faktet"..

  6. #26
    Turpi ynė para NATO-s

    » Dėrguar mė: 04/04/2009 - 13:38

    Bashkim Kopliku

    Shqipėria u pranua nė NATO (North Atlantic Treaty Organization). Pranimi ynė nė kėtė organizatė tė mbrojtjes sė vėrtet ėshtė njė nder i madh qė i bėjnė popullit tonė vendet mike, ata tė NATO-s. E pritėm kėtė ditė me gėzim tė madh, por ama tė pėrzier me turp. Turpi ynė para NATO-s, ėshtė se po pėrfaqėsohemi me kryeministrin Sali Berisha. Sa turp qė nuk ka njė protestė shqiptare mbarėpopullore, pėr tė rrenėn e madhe: “nė NATO na paska futur Sali Berisha!”. Ēdo njeri normal duhet ta ndjejė veten jo vetėm tė turpėruar, por dhe tė fyer rėndė, sepse propaganda berishiste po e trajton si budalla, qė pranon njė rrenė e hipokrizi tė tillė.
    * * *
    “Sali Berisha na futi nė NATO”, po pėrsėritet me nga dhjetė herė nė ditė nė tė gjitha vendet e Shqipėrisė, dhe nga tė gjitha mediet. Po e pėrsėrit kėtė, jo vetėm Ai vetė, jo vetėm pjesėtarėt e klanit berishist, por edhe shumė tė tjerė qė desh i dogji, dhe ata personalisht, zjarri qė shkaktoi Ai, kryetari i vendit, kur bėri qė tė digjet Shqipėria qė ai e kryesonte, nė 1997-n.
    Turp atyre qė vajtėn e iu ribashkuan berishizmit nė 2005, e qė kishin kontribuar njė kohė, nė 1997-n, qė kryetari i kohės, Sali Berisha, tė mos mund ta bėnte Shqipėrinė fare copa- copa. Kjo pjesėmarrje e tyre nė kėtė orkestrimin “Berisha na futi nė NATO”, ėshtė njė nga shėrbimet e pėshtira tė sotme, pėr tė cilat ata u shpėrblyen me postet nė qeverisje, pranė tenderave miliona eurosh e ryshfeteve tė majme; apo me mbyllje tė dosjeve tė shkeljeve ligjore qė normalisht do t’i shpinin nė burg.
    E ata, tė rikthyerit e 2005-s, i dinė faktet shumė mė mirė se shumė tė tjerė, sepse kanė qenė aty kur u rrėnua shteti, nėn udhėheqjen e Atij. Ata e dinė fare mirė se populli i mashtruar nga piramidat financiare u tėrbua kundėr krijuesit tė atyre piramidave, kundėr Atij, kryetarit tė vendit. E Ai kėmbėngulte qė mos ta lėshonte se mos ta lėshonte pushtetin, ani se pėr kėtė, pėrqark tij digjej Shqipėria e vriteshin shqiptarė.
    Ishin vendet e NATO–s qė na shpėtuan jetėn dhe pasurinė tonė, nė vitin 1997. Pėr turpin tonė, nuk ishim ne vetė, por ishin tė huajt qė erdhėn e vunė rregull nė shtėpinė tonė. Shqipėrinė e shpėtuan nga shkatėrrimi total, policėt e ushtarėt e vendeve tė NATO-s, tė atyre vendeve qė u bėnė atėherė armiket e Atij, kryetarit tonė tė shtetit.
    Edhe njė vit mė pas, nė 1998, po Ai kryesoi puēin kundėr shtetit, duke keqpėrdorur si “dash beteje” arkivolin me trupin e dėshmorit tė demokracisė Azem Hajdari. Ishin po vendet e NATO-s qė e bėnė terbjet kryetarin e puēit, Sali Berishėn: “mos luaj me demokracinė se tė ..., - e kėrcėnuan, - e ai u struk e ndenji sus, e Shqipėria prapė u shpėtua”.
    * * *
    Ajo qė Ai propagandon sot, ėshtė hipokrizia mė e madhe e shekullit - “qė nga pavarėsia, viti 1912 e kėtej”, duke pėrdorur zhargonin e tij. Ka guximin tė mėtojė se shpejtoi futjen e Shqipėrisė nė NATO, pikėrisht shkaktari kryesor i futjes sonė me kaq vonesė.
    Po na rreshton pa pushim “rrugėt e tija, reformat e tija etj”, siē na rreshtonte Enver Hoxha sukseset “e planeve tė tija pesėvjeēare, me hidrocentrale, miniera, rrugė, pallate, kanale ujitėse e kulluese, me tufėzimet e blegtorisė, me zbatimin e komunizmit etj”. Llafe pa fund kur populli ishte nė mjerim. Po, ka ecur Shqipėria pėrpara, edhe nė kėto 4 vitet e Saliut, siē kishte ecur pėrpara, dhe nė ato 45 vitet e Enverit.
    Ajo qė nuk shqyrtohet pėr turp nga ne, as nė rastin e tė parit, e as nė rastin e tė dytit, ėshtė se me ē’shpejtėsi ka ecur Shqipėria me ata, pra si do tė kishte ecur pa ata: ata a e frenuan apo e shtynė pėrpara Shqipėrinė, nė ecjen e saj sipas kohės. Nėse Shqipėria nuk do tė kishte 50 vjet komunizėm, por demokraci perėndimore, nė 1991 ajo nuk do tė kishte qenė disa fish mė keq se p.sh. Greqia. Kjo prapambetje relative, ishte pasojė e “udhėheqėsit tonė legjendar, Enver Hoxhės”, e frenimit tė bėrė nga ai.
    Edhe sot, nė 2009-n, dihet se nėse Shqipėria do tė kishte bėrė zgjedhje tė parakohshme kur u kontestuan zgjedhjet e vitit 1996, apo kur u pėrmbysėn piramidat financiare nė fillim tė 1997, tani ne do tė kishim vite qė do tė kishim qenė anėtarė tė NATO-s, por edhe anėtarė tė BE-sė: kjo vonesė ėshtė si pasojė e “Skėnderbeut tė sotėm, Sali Berishės”, e babėzisė sė tij pėr pushtet, e frenimit qė ai i bėri Shqipėrisė.
    Por ama, pėr tė dy, si pėr Enverin e si pėr Saliun, e sidomos pėr tė dytin, ėshtė turp qė i lejuam, e bile kėtė tė dytin edhe e ricikluam nė pushtet tani, nė vitin 2005.
    Ėshtė turp qė ne shqiptarėt e sotėm ngrihemi vetėm kur nuk kemi fare ē’tė hamė, apo kur na grabitet pasuria individuale, por nuk lėvizim vendit kur na merret liria, apo kur na grabitet pasuria e pėrbashkėt.
    Tė gjithė i dinė tė vėrtetat, por shumica po heshtin, pėr njė copė punė nė shtet, pėr frikėn e taksidarit qė u vjen tek dera e biznesit, pėr njė kompensim burgu apo pėr njė pronė tė marrė para radhe etj. etj. Por aman, sė paku tė mos bėhemi pjesė e maskaradės, mos tė bėhemi pjesė e mashtrimit “Ai na paska futur nė NATO”.
    * * *
    Megjithatė, anėtarėt e NATO-s janė treguar shumė zemėrgjerė me ne: na futėn nė gjirin e tyre, megjithėse pėr turpin tonė, mbajmė akoma nė krye kėtė kryeministėr. Nuk mund ta zgjasnin mė duke pritur qė ne shqiptarėt tė vinim krejtėsisht nė vete: tė vetėm, ne mund tė shkonim dhe mė keq. Ata po respektojnė pėrpjekjet tona pėr tė ecur para drejt perėndimit, pėrpjekjet e njė populli tė cenuar edhe nė karakter, nga komunizmi 50 vjeēar, e prandaj po na pranojnė, edhe me Berishėn nė krye.
    Na pranuan edhe sepse mendojnė se do tė ecim mė lehtė e mė shpejt, duke qenė brenda NATO-s, sesa duke qenė jashtė saj, tė vetėm, nė duart e mafies politike berishiste, tė babėzitur pėr pushtet e pėr para.
    Me gėzim, por dhe gjithė turp e trishtim, falėnderojmė NATO-n qė na pranoi, por tė shohim a do tė dimė tė reagojmė si duhet. Ka ardhur koha qė dhe ne tė bėjmė minimumin pėr vendin tonė: pas disa muajsh janė zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

    gazeta shqiptare

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kopliki qenka terbuar fare me pranimin ne nato te shqiperise qe qeveriset nga berisha..

    po na merret liria thote.. nga saliu..

    mirpo cfar lirije do jet kjo qe po i merret koplikut qe cdo dite shkruan nga nje gjysem metro me urrejtje e shpifje ne gsh te anilbashmalltezo albe bollinos ..( te dekoruarit nga topthi bamir) se edvinit te nexhit.. kunder berishes ne kto 10 vjet..

    ??

  8. #28

    Bashkim Kopliku nė pėrkrahje tė PS, sepse njė Koplik tjetėr kandidon nė Shkodėr

    Gracka me “sukseset” e qeverisė

    » Dėrguar mė: 14/05/2009 - 15:00

    Bashkim Kopliku

    Nė debatet televizive, shumė nga “propagandistėt e opozitės” (tė PS, LSI, Polit etj.) po e hanė karremin e propagandė berishiste me grafikė e tabela “suksesesh”: sillen vetėm e vetėm rreth atyre ēėshtjeve qė propaganda qeveritare i rreshton si suksese tė saj. Bile, fatkeqėsisht, edhe kundėrshtimi i atyre “sukseseve tė qeverisė” nuk bėhet racional. Kėtu ėshtė dhe suksesi i vėrtetė i grackės: dėgjuesit, edhe nga ata qė e paragjykojnė qeverinė se ia fut kot, kur dėgjojnė ato lloj kundėrshtimesh tė opozitės, ka rrezik tė fillojnė tė besojnė gėnjeshtrat e qeverisė. Prandaj, duhet qė kundėrshtimet e propagandės berishiste tė jenė tė sakta, por dhe pa humbur kohė shumė me to: tė kursehet koha pėr goditjen e shumė e shumė fajeve e mosarritjeve tė regjimit tė Sali Berishės. Koha nė dispozicion pėr tė sqaruar zgjedhėsit, nuk ėshtė pa kufi, saqė tė shpėrdorohet, apo mos tė pėrdoret me racionalitet.

    RRITJA NOMINALE DHE AJO REALE E PAGĖS

    Po e konkretizojmė sa thamė, me grackėn me “rritjen e pagave dyfish”, qė makina propagandistike e Berishės po e pėrsėrit me dhjetėra herė nė ditė. Ka tė vėrteta nė sa mėtohet nga qeveria—po mos tė kishte tė vėrteta, ajo gėnjeshtėr nuk do tė hahej nga shumė njerėz. Por, shumė opozitarė propagandistė, thjesht kundėrshtojnė ēdo rritje pagash. Ata vuajnė qė tė korrin brohoritjet e fansave, e militantėve tė tyre, qė kur dalin nga debatet televizive, u thonė: “ah, sa mirė ia bėrė atij tė Berishės”. E pra, nuk ka asnjė pėrfitim nga kjo pėrkrahje nga militantėt e tu. Menēuria, por dhe e mira e Shqipėrisė, ėshtė tė sqarosh, tė tėrheqėsh pėr tė votuar pėr ty, ata qė nuk janė militantėt e tu, por qė janė njerėz tė gėnjyer nga propaganda berishiste.
    E vėrteta me “rritjen e pagave” tė punonjėsve shtetėrorė, do saktėsuar me “laps nė dorė”. Vėrtet qė shumė pagat e punonjėsve tė shtetit, janė rritur nominalisht, bile edhe dy herė. Pra, X funksion e kishte pagėn nė vitin 2005, e zėmė 220 lekė nė muaj, e sot e ka 440 lekė nė muaj (po nėnkuptojmė lekė nė dorė, pra pasi janė mbajtur nga punėdhėnėsi tatimi mbi tė ardhurat dhe sigurimet). Nė vijim disa shpjegime e saktėsime.
    Saktėsimi i parė duhet bėrė duke marrė parasysh rritjen e ēmimeve. Pėr tė vlerėsuar kėtė, pėrdoret njė parametėr ekonomik qė quhet koeficient i inflacionit (apo koeficienti i mallrave tė konsumit, “consumer price index”). P.sh. koeficienti i inflacionit 3% nė vitin 2007, do tė thotė se gjatė vitit 2007 ēmimet janė rritur mesatarisht 3%. Mė nė hollėsi: caktohet njė shportė mallrash (Shporta), pra njė grup mallrash, tė cilat ponderohen (pėrfshihen pjesė nga to) sipas rėndėsisė sė tyre nė blerjet mesatare tė popullsisė; nė shembullin tonė, Shporta e ka ēmimin 3% mė tė lartė nė fund, sesa nė fillim tė vitit 2007.
    Koeficienti i inflacionit nga 2005 deri nė 2009, ėshtė afėrsisht 12%. Pėr rastin e rritjes nominale dy herė tė pagės, i bie qė rritja reale (rritja e fuqisė blerėse) tė jetė vetėm 76%, apo vetėm 76 lekė nė ēdo 100 lekė, dhe jo 100 lekė siē e kuptojnė shumė vetė nga mėnyra mashtruese sesi jua servir shifrat qeveria. (Qejflinjtė e llogaritjeve mund tė llogarisin vetė raportin e pagės reale sot, me pagėn para 4 vjetėsh: kėshtu, nėse 100 lekė page nė vitin 2005, u bėnė 200 lekė nė vitin 2009, i bie se me kėto 200 lekėt tani blihen aq gjėra (nga Shporta) sa ē’ janė blerė nė vitin 2005 me 176 lekė (ulje me 12%, sepse janė rritur ēmimet me 12%). Pra, paga reale sot ėshtė 176 lekė, dhe jo 200 lekė.
    Nė shumė vende, por dhe tek ne, pėrdoren edhe koeficiente inflacioni tė tjerė, tė veēantė, jo si ai i mėsipėrmi, i cili futė nė Shportė mallra sipas konsumit mesatar tė tė gjithė popullsisė. Kėta koeficientet e veēantė theksojnė mė shumė disa mallra qė pasqyrojnė konsumin e disa grupeve tė veēanta tė popullsisė. P.sh. mallrat ushqimore janė mallrat qė zėnė pjesėn mė tė madhe tė shpenzimeve tė familjeve me tė ardhura tė ulėta, ku hyjnė shumica e shqiptarėve, rreth 80% e tyre. E ky koeficient i veēantė i inflacionit, thuhet se ėshtė nja 30% pėr vitet nga 2005 nė 2009. Si rezultat, jo tė pasurve paga u ėshtė rritur vetėm 40%, apo 40 lekė nė ēdo 100 lekė, e jo 100 lekė.

    Nuk janė rritur pagat e sektorit privat

    Qeveria ėshtė fokusuar nė rritjen e pagės sė punonjėsve tė shtetit, sepse kėtė e ka “tė lehtė” ta bėjė: nga paratė qė na merr secilit prej nesh shqiptarėve (me taksat, tatimet, borxhet etj.), i kalon njė pjesė tė madhe tek punonjėsit e shtetit. E bėn rritjen e pagės sė tyre, pa pyetur pėr pasojat qė u vijnė shumicė, atyre qė nuk punojnė nė shtet: tė vetėpunėsuarve apo tė punėsuarve tek privatėt. Shumicės nuk ka ē’u bėn tani, sepse ka katėr vjet qė qeveria ka vepruar keq.
    Por, qeveria mashtron se gjoja u ka rritur pagat pjesės mė tė varfėr tė jo tė punėsuarve nė shtet. Gjoja kėtė e ka arritur nėpėrmjet rritjes sė “pagės dysheme”, apo pagės minimale tė caktuar me detyrim ligjor. Por, paga minimale nuk ėshtė se ka atė influencė qė besojnė tė majtėt, e natyrisht dhe qeveria jonė e majtė, qė quan veten tė djathtė.
    Paga minimale nuk siguron tė varfrit, por shpesh bėn tė kundėrtėn: ose rrit koston ekonomike, sepse detyron biznesin tė mashtrojė; ose krijon papunėsi pėr tė varfrit, sepse shumė biznese detyrohen tė mbyllen. Nuk do tė ndalojmė nė teoritė ekonomike, por vetėm nė rezultatet nė praktikėn shqiptare. Shumė biznese nuk u paguajnė dot punonjėsve pagėn minimale, kėshtu qė pėr tė mbijetuar, detyrohen tė bėjnė mashtrimin qė vijon. U paguajnė punonjėseve p.sh. nga 17 mijė lekė nėpėrmjet bankės, dhe pastaj u thonė tė kthejnė nė dorė tek pronari, njė pjesė tė parave qė tėrhoqėn nė bankė, p.sh. 5 mijė lekė. Nėse biznesi nuk do tė mashtronte, pra do tė zbatonte ligjin, do tė mbyllej fare, dhe punonjėsit do tė humbnin fare pagėn, edhe ata 12 mijė lekė qė marrin neto nė mėnyrėn qė shpjeguam.
    Pagat e punonjėsve jo shtetėrorė, nga llogaritjet tona dalin se jo vetėm nuk janė rritur si vlerė reale, por bile janė ulur. Nuk mund t’i rrisė ato paga kryeministri, sepse rritja reale e pagave ėshtė rezultat kompleks i zhvillimit tė vendit, tė ekonomisė, dhe jo i mashtrimeve elektorale.

    A duheshin rritur kėshtu pagat?

    Pyetjes “a duhet qė qeveria t’i rriste kėshtu pagat e punonjėsve tė shtetit”, nuk i ėshtė pėrgjigjur njeri “nga tanėt”, nė mėnyrė racionale. Por. kundra kėsaj “rritje pagash”, kemi dėgjuar ata qė pėrzuri qeveria, ata specialistėt e nivelit ndėrkombėtar tė FMN-sė (Fondi Monetar Ndėrkombėtar). Ata rekomandonin qė rritja e pagave tė punonjėsve shtetėrorė nuk duhet tė ishte shumė mė e madhe se rritja e pagave tė punonjėsve tė tjerė shqiptarė. Ka raporte tė koklavitura qė pėrcaktojnė sesa duhet tė jenė pagat e njė shteti qė ka PBB-nė (prodhimin e vet) kaq apo aq.
    Kriza ekonomike botėrore e bėn edhe mė tė rrezikshme situatėn, sepse kryeministri ynė e ka lėnė bosh arkėn e shtetit, duke shpenzuar pa hesap, poshtė e pėrpjetė, vetėm e vetėm pėr tė treguar se po “bėhet nami me rritje pagash, etj.”, pavarėsisht se e gjitha ėshtė kallp. Na ngjan me situatėn nė vitin 1996, me piramidat financiare mashtruese, pėr tė cilat dihet qė kryeministri sotėm ishte “mjeshtėr”. Dėgjuam se tani para zgjedhjeve po mbush arkėn me nja 250 milionė euro tė marra borxh me interesa nja 12% nė vit, shumė mė tė larta sesa borxhet qė marrin njerėzit e zakonshėm. Kėtė borxh do ta merrnim nga FMN-ja, nja 3-4 herė mė lirė, nėse nuk do ta kishte pėrzėnė Berisha—edhe nė 1996-n i pat pėrzėnė! Nejse, kaq budallenj nuk duken, as kryeministri dhe as ministrat, prandaj dyshojmė se mos ka ndonjė trafik ryshfetesh nėn dorė, nga bankat ku kanė marrė borxhin “250 milionėsh”, tek ndonjė qeveritar...?!

    Propaganda e opozitės tė jetė mė racionale

    Opozitarėt duhet qė pasi tė shpjegojnė tė vėrtetat pėr “dyfishimin e pagave” (natyrisht duke bėrė saktėsime tė mėtejshme nga specialistėt e opozitės), tė pranojnė faktet: rritja e pagave tė punonjėsve tė shtetit, vėrtet nuk ėshtė 100% (dy-fish), por ama nuk ėshtė as zero, pra ka njė rritje: me kaq tė mbyllet muhabeti me “rritjen e pagave” tė punonjėsve tė shtetit.
    Opozita duhet tė fokusohet nė ēėshtjet e tjera shumė mė tė rėndėsishme, nė fajet e gabimet e kėsaj qeverisjeje, pra nė ēėshtjet qė nuk janė nė listat e “sukseseve” tė qeverisjes. Opozita e ka pėr detyrė tė mbrojė shqiptarėt nga shpėlarja e trurit qė po u bėn propaganda qeveritare, shpėlarje qė po jep efekte: sondazhet tregojnė “rritje tė votuesve pėr PD-nė”! Opozita nuk duhet tė lodhet duke shpjeguar e denoncuar fajet e qeverisjes.
    E faje e gabime ka plot kjo qeverisje. Kėto faje janė qė nga mungesa totale e demokracisė nė partinė e maxhorancės, PD-nė, e deri tek vrasjet nė Gėrdec, si rezultat i babėzisė pėr fitim tė qeveritarėve; keqpėrdorimi i burimeve kombėtare si ajri, ambienti etj. me gjithfarė termocentralesh me qymyr apo me atom; klientelizmi galopant nė punėsimet nė shtet, ku nė ēdo zyrė e vend pune ke miqtė e kushėrinjtė e kėtij apo atij; tek korrupsioni, vendosja e hajdutėve tė njohur nė poste tė larta, por edhe vjedhja e pėrditshme e nė sy tė tė gjithėve; shpėrndarja e pasurisė shtetėrore pėr blerje votash (si legalizimet pothuaj falas, leje ndėrtimi antiligjore nė plazhe e kudo); moskokėēarja pėr problemet tona kombėtare si ēėshtja e ēamėve e tė tjera faje pa fund qė u duhen bėrė tė qarta shqiptarėve.
    Tek ēdo njeri nė botė, shpresojmė se edhe tek ne shqiptarėt, depėrton nė kokė mė thellė e qėndron dhe mė gjatė, logjikja, racionalja, dhe jo llafet, jo ulėrimat nga ekranet e televizioneve tona, saqė thua sesi ka mundėsi qė ky apo ai tė jetė ministėr, apo zėvendėsministėr, apo personalitet i kėsaj apo asaj partie.


    gazeta shqiptare

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po le ti bejme pak analize koplikut..

    kopliku duhet te jete rekrutuar heret nga sigurimi..
    ndoshta qe ne gjimnaz te shkodres..

    i jati ka qen mjek i njohur.. ne shkoder e rrethine.. i nderuari bahri kopliku.. ne mos gaboj.. por jo i pare me aq simpati nga ppsh-ja..
    kjo ndoshta e ka detyruar koplikun.. i cili ka qene nxenes i mire por dhe shum egoist qe ti trembet ndonje.. "pun biografieje" ne prag te mbarimit te gjimnazit..kur publikoheshin te drejtat e studimit.. dhe ndoshta aty ka gjetur piken dobet operativi i zones..
    shkodra duke qene jo aq e besuar si popullate per mendjen e syrin e ppsh-se.. eshte veshguar me shum mjeshteeri nga ppsh-ja..
    pra spiunazhi aty do ket qene shum perfid..
    pra sigurimi enverist do ket provuar metodat me te rafinuara e rekrutimit te agjenteve sekret ..
    mundet qe tek bashkimi duke pare djalin me shum vullnet per studime e me shum egoizem per te qene i veshur e i mbathur shik.. ti ken vene syrin.. e ta kushtezojne.. do shkolle.. mor djale.. po duhet te na sherbesh..

    me von bashkimi gjat studimeve ne tirane.. i qepet nje vajzeje te bukur.. natashes.. bij e nje oficeri madhor e famekeq te sigurimit.. skender konices..
    skender konica i njohur per aventurat e tij ne tiran e rrethe ..pra per egersine e dinakerine ndaj elementit "burgjez" e "reaksionar" ben terpjet ne sigurim e me von sic ish zakoni enverist qe sigurimsat inteligjent e te sprovuar kalonin ne diplomaci.. edhe skenderi punon dekada te tera ne zbulimin e jashtem pra si spiun me xhaket diplomati..

    ishte nje grup diplomato-sigurimsash te regjur te regjimit enverist.. qe shtepite i kishin o brenda ne bllok o diku ne brinje te bllokut..
    mes tyre kte privilegj e kish dhe Skender Konica vjehrri i mvonshem i bashkimit ton kopilo-ik.. sikurse ish sigurimsi e diplomati Nesti Nase etj etj..
    keshtu pra bashkimi ( tashme inxhinier elektrik) me biografi jo aq te besushme benet dhender tek koloneli i sigurimit e diplomati skender Konica..
    Skender Konica kishte dhe miqesi me beqir ballukne..
    e nje dizaj kur bie nga fiku i ngrati beqir.. nje nga besniket me fanatike te enver hoxhes.. bie dhe skenderi i mjere..
    beqiri vete ne pushkatim e skender Konica per mos vigjilence vete ne internim..
    bie ne hall bashkim kopliku..
    ta ndaj Natashen e mire e te bukur.. ( pra te bijen e skenderit konic) per te mos demtuar biografine.. apo ta mbaj e te rrezikoje ..

    ajo koh ka qen e tmerrshme..
    dike e lehtesonte ndarja kur burri i dilte armik i partise.. apo vellai apo familja e te shoqes.. mirpo ne fakt ishte ai..i madhi far..pra enveri.. qe vendoste se..i pi uj dikujt ndarja apo jo..
    pra bashkimi nuk e ndan gruan..pra natashen.. a u be kjo me sugjerim nga lart a ishte kjo nje burreri e bashkimit ajo mbetet mister..
    mirpo ne popull u morr si akt burreror qe bashkimi koplik nuk e ndau gruan edhe se babai i gruas vate nga blloku 50 metra larg shpis se enverit.. drejt e ne gulaget ne internim..
    pra bashkimi nuk e ndau gruan por dhe partia nuk e hoqi nga puna si inxhinier ne nje ndermarrje me emer sikurse UEM-durres..
    eshte pikerisht kjo ngjarje qe e beri me fame bashkim koplikun.. pra mileti mendoj se ai u tregua burre nuk e ndau gruan.. e pikerisht per kete "akt burreror" ai gezoj nje simpati ne qytetaret durrsak po dhe ne Tirane.. e kjo ishte dhe arsyeja qe u pa me simpati nga celulat e reja te PD-se qe kte inxhinier qe di dhe gjermanisht.. ta sugjerojne si kandidat per deputet nga ana e PD-se..
    Ne fakt bashkimi nuk u hodh qe ne fillim me PD-ne..
    Ai priti te kullohen caze ujrat e pastaj te shkoje atje ku do ta caktonte.. "shefi sekret"..

    Sic duket Shefi sekret pra ndonje ruc a ramiz a zylyftar..do ti ket dhene leje.. hidhu ne Pd e mba vesh.. e rri gati ne pritje te porosive..

    ketu ne forum kam postuar kujtme te mitro celes..

    nje nga pikat me nteresante te kujtimeve te tije eshte situata para dhjetoriste..
    ai pershkruan gjendjen ne radhet e nomenklatures..
    ai hyn e del ne koridoret e poshtme te KQ-se meqe punonte si gaztar ne ZP i rubrikave ekonomike..
    Kjo e kish bere te njohur me shum komiteto qendrorista.. e pikerisht ne ditet e dhjetorit ai eshe deshmitar dhe i situates ne komitet qendror ..
    nje dit thot me therret te pim kafe thot nje sekretar i pare rrethi.. nga keta te brezit te mesem..
    upu upu thot ai ne mirbesim.. e di cna ka thene Ramizi sot tha..
    na thirri tha te gjithve ne sekretaret e pare e na tha.. shkoni te gjithe ne baze..pra ne qytetet tuaja e merrni listat e gjith agjentures nga dega e brendeshme e merrni takime sekrete me ata tha e jepuni urdher te futen te gjithe ne PD..

    kush nuk perton le ta gjeje ne forum .. mitron e celes..
    Kjo eshte nje nga mrekullite me interesante qe kam lexuar..
    Pra Ramizi e mbushi PD-ne me spiune..

    Mundet qe nje nga keta sepse perkon koha kur bashkimi paraqitet ne PD me momentin qe tregon Mitrua ine qe tani thon u martua..lol..
    Thon qe u martua me nje grua te mire sikurse kengetarja LIbohova.. i urojme ciftit Lumturi..

    nejse..

    pra bashkimi koplik ka qene shum kohe nen trysnira jo te lehta.. e kjo shpjegon dhe sjelljet e tij e metamorfozen e karakterit te tije..

    mirpo nuk eshte vetem bashkimi ketu..
    dhe ish i vjehrri..pra sigurimso diplomati Skenderr qe u intenua ne zonen gulagore te Belshit ne elbasan.. mbas "shparTALLIMIT TE GRUPIT ARMIQESOR TE BEQO BALLUKUT".. nuku ka qene fort rehat atje ne gulag..

    Ne belsh aso kohe kishte shum, "armiq" te partise te internuar.. duke filluar nga bedri spahiu e deri tek armiqte me te rinj te partise..pra grupet puciste beqir ballukoiste..
    Ne belsh skenderi e shqetson shpesh qendren.. me raportime..
    ai i bente kto raportime me qejf a me urdher.. ate nuk e dime..
    mirpo ka nje fakt.. qe shum nga te internuarit politik te Belshit nuk e tregojne si burr me karakter te ngratin skender..
    puna vete der aty sa nje dizaj Hekuran isaj.. aso kohe minister i brendeshem.. niset ne elbasan e bile thon mu ne belsh dhe e therret skenderin e thone qe i ka thene pak a shum keshtu..
    na cave menderen me kto spiunlliqet..boll me se sta kemi ngene..

    Pra ish vjehrri bashkimit merrej me spiunlliqe ne favor te Enverit kunder armiqve te tjere te partis ne gulaget Belsh-ore..

    nejse..
    pra bashkimi do ket ngrene patjater ndonje lug corbe te ndenjur..dhe..
    edvini .. mjeshtri i madh qe do na behet kryeminister... jo me kot e mban prane gramozin ruc.. kolektorin e fundit te spiunazhit enverist.. pra te atij deti informativo agjenturor qe trashegoj ministria e brendeshme nga gjithe epokat.. e qe don te thote se pikerisht rucit ne fund ..ramizi do ja kete dorzuar Celsat e arkivit ..te agjentures..
    Pra Ruci di shume e i di sakte e ja u a ka te gjithve letrat.. pra atyre qe kan ngrene ndonje here apo shum here lug corbash te prishura..
    Pra me an te rucit..edvini mban nen zinxhirit e frikes nga demaskimi krejt agjenturen enveriste te 50 e ca viteve..
    prandaj ai qe ka rucin ka Partine ne dore..ka agjenturen .. pra ka anteresine e ka fijet e gjithcka..

    Bashkimi koplik si duket nuk iken dot nga ganxhat e rucit te edvinit..prandaj dhe.. ka marre porosine te bilbilose cdo dite ne gazeten e Rucit GSH.. kunder armikut nr 1 te PPSH-se e te rucit e te ramiz ali-xhuvanit.. e te kristaq nexhmije rames.. e te agjentures enveriste.. pra kunder Sali berishes..

    pra un e konsideroj bashkimin.. gjynah..
    dhe nuk eshte vetem bashkimi..
    nje dizaj ketu postuam dokumente te nje gjyqit..e pikerisht te gjyqit kunder dy shkrimtareve jeros e luarasit..
    aty dilte emri i gjyshes se ben blushit si gjykatese a ndihmes gjykatese ne ate gjyq.. pra gruaja e nje kryetari historik e lidhjes se shkrimtareve thirrej te gjykonte e denonte me burgje e gulage artise e shkrimtare..
    pra metodat staliniste kan bere kerdine.. pra mo u cudisni me te ngraten socialiste-partine e me dobicet e saje te pafund.. duke perfshire dhe ushtrine e gazetareve e gazetareshave.. te llojit albo malltez e anil basho bylmez.. apo te erion velive brace gjiriz minjve.. e topo chanellinjve..


    mua me dhimbset ai njeri..
    i dua njerzit ta gezojne lirine..
    mjer kush ka rene ne rrjetat e enverizmes.. nuk e shijon dot lirine edhe se mund ta shijojne benxerine armano-rine e tave karkalecerine..
    mirpo te gjitha skan lezet pa AJRIN e LIRE.. pa lirin e vertete..

    Prandaj ta votojme dhe njihere PD-ne per hir te clirimit dhe te ketyre mijra njerzve per te cilet aludon dhe mitrua..

    un kur lexoj forumistet..i kuptoj..kush jan te lire e kush .. te zene baberisht mama-risht e gjysherisht nga rrjetat e merimanges enveriste ramizoiste rucoiste gjinushiste miloiste..

    clirohuni miq e mikesha..shpetoni nje her e mire..

    brari do ju ndihmoje..

    lol..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-05-2009 mė 18:44

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tabloja biografi-sinoptike e mesiperme eshte "selektive" ne ekstrem, si per ēdo "karrige-thier", "ikanak", "ēimka-mbartes", e te tjere te flamosur mos-pajtues me udheheqjen sigurim-puniste te PD me shokun salis ne krye.

    recetat bari-falliste jane te demoduara nashti, duhet te gjesh ndonje recete me efekt-berese, sigurisht, absolutisht, dosmosdoshmerisht ... ne bodrumet e komitetit central ...

    falemnderit per ndihmen e ofruar ... kalit te trojes nuk ka nevoje ti shihen dhembet plot helm ...

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Vajza e Berishės: Pasuria nga UNMIK, 800 mijė USD
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  3. Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vėnė maskėn e qingjit
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:16
  4. Shprivatizimi i ekonomisė sonė (Bashkim Kopliku)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2004, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •