Ndryshuar për herë të fundit nga Aksinja : 09-03-2011 më 12:14
Duke hulumtuar në dokumente gjeta edhe këto dy foto, nga një orë mësimi në Qendrën e Refugjatëve Shqiptarë në Randres të Danimarkës - shkolla. ATë ditë me nxënësit e klasës së 9 kishim hartim me shkrim.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Sot duke hulumtuar në internet gjeta një urim që kishte bërë miku im shkodran, Luigj Shkodrani, në faqen elektronike www.shqip.dk, të cilën e redakton me profesionalizëm.
Kjo qe një befasi për mua, andaj po e sjell edhe para jush.
Të faleminderit miku im!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
nga Luigj Shkodrani
KUSH ESHTE ADEM GASHI ?
Stafi i faqes "Shqip.dk" i uron profesor Adem Gashit me rastin e festes se 7 Marsit, dites se mesuesit,urimet me te perzemerta, per punen e tij te madhe ne sherbim te gjuhes shqipe,duke nxjerre breza te shumte nxenesish,per ti sherbyer kombit dhe atdheut te tyre me devotshmeri, qe kane patur cfare te fitojne nga njohurite e ketij profesori te talentuar.Ai eshte modeli i mire per shume kolege te tij,kudo ku ata jetojne e punojne.Edhe pse vitet bejne punen e tij ,ai nuk ndalet per asnje cast duke kontribuar per kombin e atdheun e tij.Ndaj ne kete dite i percjellim urimet me te mira,duke i deshiruar shendet e jete te lumtur ne vatren e ngroihte familjare.
GEZUAR 7 MARSIN DITEN E MESUESIT,PROFESOR I NDERUAR !
Stafi i faqes "Shqip.dk"
BIOGRAFIA E SHKURTËR E ADEM GASHIT
Adem Gashi u lind në fshatin Tërstenik të Drenasit, Drenicë, më 25.12.1955. Tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, gjimnazin në Skënderaj, ndërsa SHLP-në, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare, në Prishtinë. Ishte arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe.
Atëbotë, ai shquhej si punonjës i zellshëm, si në procesin edukativo-mësimor, ashtu edhe në aktivitete jashtëmësimore me nxënës (grupin muzikor, letrar, i recituesve, etj.). Kur është kthyer të punojë në Drenas më 1991, në 63-vjetorin e hapjes së kësaj shkolle (shkollë kjo me mbi 1200 nxënës) ka nxjerrë për herë të parë numrin e parë të fletushkës për nxënës ”Nëntori i tretë” (1991).
Në vitet e 90-ta ka nisur të merret me punë edhe me të mëdha. Ështe organizues (bashkë me Ramadan Dautajn) që të botohej revista shoqërore-letrare “Trojet tona” në Drenas (28.11.1992), revista e parë në Drenicë.
Gjatë verës së vitit 1995 ka grumbulluar rreth vetes dashamirët e gjëzëtarisë (enigmatikës), për të formuar për të parën herë në Drenicë Shoqatën e Gjëzëtarëve “Mozaiku” (3.7.1995), kryetar i së cilës ishte vet.
Më 18 qershor 1997 nxjerr një revistë tjetër, tashti të gjëzëtarisë, ”Gjëza”, në të cilën ishte kryeredaktor, dhe në dhjetor të vitit 1997 qe emëruar drejtor i Seksionit të Dramës në SH.K.A. “Shotë Galica” në Drenas.
Me gjëzëtari ka filluar të merret që nga viti 1987. Punimet e para i ka botuar në fletushkat e nxënësve, pastaj në revistën “Trojet tona”, por me punë të mirëfilltë merret që nga viti 1995, kur ka nisur të botoheshin revistat profesionale. Punimet të tij i gjejmë të botuara pothuajse në të gjitha revistat shqiptare të gjëzëtarisë ( enigmatikës ): “Horizonti”, “Filizat”, “Stili”,” ABC”, “Fjalëkryqi shqiptar” (Tiranë), si dhe në gazetat e përditshme “Bujku” (që zëvendësonte “Rilindjen”) dhe “Koha ditore”. Ndonëse në skenë ka dalë papandehur, emri i tij, me pseudonimin ndërrimor (i anagramuar) Gi De Masha, u bë i njohur për lexuesit kosovarë. Ademi është i pari që i ka hyrë teorisë se gjëzëtarisë, veçmas të ndërrimorëve (anagrameve) të vjershëruar. Ka botuar në revistën “Stili” studimin “Ndërrimori”, në të cilin shpjegon në hollësi ndërrimorët (anagramet), llojet e tyre sipas përmbajtjes dhe forms; gjuha letrare e ndërrimorët, si dhe zbërthimi i tyre. Duhet thënë se ndër ne, Ademi është mjeshtër sa i përket sajimit, sasisë dhe cilësisë së lartë artistike të ndërrimorëve (anagrameve).
Falë angazhimit të tij të vazhdueshëm në këtë lëmë, ndonëse autori e mban “të fshehtë”, ka të gatshëm librin “Don, Rri Mirë!”, titullin e të cilit e ka sajuar duke ndërrimuar (anagramuar) njësinë gjuhësore "Ndërrimori", dhe të cilit i paraprijnë pjesa teorike për ndërrimorin dhe mbi 200 ndërrimorë të ndryshëm dhe që pret të botohet së shpejti.
Krijimtarinë e vet Ademi e vazhdoi edhe në Danimarkë, ku tash gati 10 vjet jeton dhe vepron me të njëjtin hov sikur para luftës. Tash e sa vjet është i angazhuar në webfaqen e radios së vetme në Skandinavi “Radio Projekt 21”, në të cilën botoi shumë gjëza (enigma) dhe e popullarizoi shumë gjëzën shqipe jashtë atdheut, duke tubuar rret vetes shumë dashamirës të gjëzave. Gjithashtu Ademi mblodhi rreth vetes edhe shumë kolegë të tij, duke i bërë edhe më të larmishme emisionet e këtij mediumi.
Xhevat RUHANI
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Shkolla shqipe në Danimarkë 1999-2003
* Në këtë kohë shkolla shqipe në Qendrën e Refugjatëve shqiptarë ka pasur një rol të shumanshëm dhe mendoj se ia vlen ta bëj një postim të tillë, sepse, mbase mund ta lexojnë edhe shumë nxënës që kanë ndjekur mësimet në këtë periodë qoftë nga ata që janë kthyer në Kosovë, qoftë nga ata që kanë mbetur në Danimarkë.
* Ajo që më brengos pak dhe që ka bërë mos të postoja më herët është se asko kohe sivëllezërit mësues shqiptarë më caktuan që unë të isha drejtor për mësimin në gjuhën shqipe. Ma merr mendja se kemi bërë punë të mirë. Besoj nëse i hyj kësaj pune nuk më merret se po i bëj vetes autobiografi. Do më pëlqente edhe mendimi juaj.
* Aso kohe përvec mësimit të rregullt kemi bërë edhe aktivitete të tjera kulturo – artistike; pastaj kemi nxjerrë edhe dy gazeta në gjuhën shqipe . ”Shpirti shqip i mërgimtarit ” dhe ”Qëndresa” ( pa llogaritur fletushkën "Albadan” të cilën nxirrte Qendra e Kryqit të Kuq”
Për këtë ditë të shënuar të 7 marsit po nxjerr dy shkrime, të botuara në ”Shpirti shqip i mërgimtarit”, njërin nga Fadil Fazliu dhe tjetrin, një shkrim timin, ku shihet kundërshtimi ndaj politikës që ndiqej aso kohe kundër refugjatëve…
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-03-2012 më 20:50
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
SEMINAR DYDITOR PËR MËSUESIT E SHKOLLËS SË RANDERSIT
E enjte, e premte, më 23, 24 mars 2000, me fillim në orën 15,oo
SEMINARI DO TË MBAHET NË BØNNERUP STRAND
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
SEMINAR I PËRBASHKËT I MËSUESVE TË QENDRËS SË RANDERSIT
Nga, Fadil Fazliu
Në njërin nga motelet e qytetit të bukur bregdetar Bønnerup, më 23 e 24 mars të këtij viti u mbajt një seminar me arsimtarët danezë dhe shqiptarë. Që të gjithë arsimtarët punojnë dhe veprojnë në shkollën e KKD në Randers.Temë bosht e seminarit ishte: Shkolla daneze, shkolla shqipe, të përbashkëtat dhe dallimet.
Tubimi kryesisht kishte karakter pune, por deti, dielli dhe ambienti i kultivuar bregdetar ishin sfidë e tërë kohës sonë të lirë. Andaj kjo mrekulli e natyrës na përmbushi, çlodhi dhe krijoi kënaqësi të paharruar.
Punën e filluam në orën 15,15 në holin e katit të dytë të motelit, ku të pranishëm ishin 3o arsimtarë mysafirë. Takimin e hapi drejtoresha e shkollës, Vicki Würtz. Pasi përshëndeti të pranishmit për mirëseardhje, paraqiti programin e punës për dy ditët, sa do të zgjaste seminari. Sipas asaj që paraqiti, që të dy ditët do të ishin të stërngarkuara me punë. Vetëm natën e parë do të punonim deri në orën 20. Darka ishte paraparë nga or18.oo-19,oo, kurse pijet freskuese na shoqëronin gjatë gjithë qëndrimit tonë në seminar.
Programi global ishte:“Sa kemi arritur për t´i përgatitur nxënësit për t´u kthyer në Kosovë“, ndërsa pika tjera debatuese ishin:
Çka shkruan në ligjin danez për shkolla. Këtu u vu në dukje se shkolla daneze ka për bazë të gjitha format e mundshme të të shprehurit të nxënësit, si: inteligjenca, kreativiteti, prakticiteti, muzika, shoqërorizimi, vizatimi etj. Pra afirmimi i punës në grupe me qëllim që nxënësit të aftësohen sa më shumë për të absorbuar informacione nga interneti, përdorimi i kompjuterit, pastaj aplikimi i punëve praktike me nxënës, si: të qepurit, të gatuarit ose si të luajnë në teatër.
Qëllimi i shkollës daneze është të përgatit nxënësit në aspektin psiko-fizik për të jetuar në shoqëri dhe për t´u bërë të dobishëm për një shoqëri të shëndoshë. Ata, pra edukohen në shkollë asi soji që prej tyre të dalin gjenerata edhe të arsimuar edhe të kulturuar në të njëjten kohë.
Për dallim nga shkollat e vendeve të tjera, në shkollën daneze vend parësor ka motoja:“Të përgatiten nxënësit në frymën e lirisë së shpirtit“, që në sqarim të mëtejshëm do të thotë se nxënësit në shkollën fillore (10 klasëshe) daneze i jepet mundësia ta sprovojë vetveten në çdo aspekt, krejt kjo me qëllim që ata më vonë të marrin orientimin e duhur profesional ashtu që kjo sprovë t´u shërbejë në jetën e tyre. Në procesin mësimor janë të plotfuqishëm dhe bartin përgjegjësi posi arsimtarët e tyre. Kështu ata janë tërësisht të lirë në ideale, përcaktime religjioze dhe ideologjike me garancë të plotë nga Ligji danez mbi shkollimin.
Pas këtij referimi interesant, drejtoresha Vicki ia jep fjalën përgjegjësit shqiptar, Adem Gashit.
Në fillim përgjegjësi foli për historikun e shkollës shqipe, traditën dhe të arriturat e saj. Të pranishmit mbetën të mahnitur nga e dhëna kur nga një vend me numër të madh analfabetësh, vetëm brenda dy dhjetëvjeçarëve lakorja që shënonte shkallën e analfebetizmit gati të puthitet me boshtin „x“. Ishte kënaqësi e veçantë për të dëgjuar gjithë atë fond të të dhënave. Njëherësh ai në mënyrë të përpiktë e profesionale elaboroi për punën edukativo-mësimore gjatë një viti shkollor duke filluar nga gjysmëvjetorët, periodat, vlerësimi i njohurive të nxënësve ( format e vlerësimit të njohurive), angazhimi i nxënësit në procesin mësimor, angazhimi i nxënësve në aktivitetet jashtëmësimore ( aktivitetet e lira:sport, muzikë e grupe të tjera), roli i mësuesit-detyrat dhe përgjegjësitë( më duhet të përmend me këtë rast atë që tha:“Mësuesi në shkollë nuk bën të sillet si të dojë. Nga ai nxënësit duhet të marrin mësimin dhe edukatën dhe mësuesi duhet ta dijë se nxënësi nuk është në shërbim të tij, por mësuesi është në shërbim të nxënësit“), metodologjia e punës në procesin mësimor( si të kalohet nga një metodologji e vjetëruar e punës në një metodologji të re) e shumë gjëra të tjera me interes. Ai njëherësh kishte bërë një punë të mirë për nxënësit që janë duke vijuar mësimet në Danimarkë. Për ta në fund të vitit do të lëshohen diploma ( ose siç janë të njohura në Kosovë si dëftesa ) për kalimin a moskalimin e klasës. Në këto diploma nuk do të ketë nota, por suksei do të jetë përshkrues.
Materiali i bollshëm dhe shumë interesant i befasoi për të mirë edhe arsimtarët shqiptarë, ndërsa te arsimtarët danezë zgjoi kurreshtje. Më pas pasuan pyetje të shumta, të cilave iu përgjigjem me kënaqësi.
Edhe dita e dytë e seminarit ishte e ngarkuar me punë, por për dallim nga dita e parë këtu punuam në grupe dhe secili grup kishte për detyrë të elaboronte në lidhje me atë se çfarë duhet ndërmarrë që të kemi sukses më të mirë në procesin mësimor, disiplina, lokali shkollor etj.
Si përfundim mund të nxjerrim se seminari qe i suksesshëm dhe sado që gjatë tërë kohës qemë të ngarkaur me punë, prapë atmosfera e krijuar bëri që të pranishmit të mos ndienin lodhje.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-03-2012 më 20:49
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
ORA MËSIMORE ËSHTË E PACENUESHME
Nga: Adem Gashi
Mësuesi Selman Bredhi mbante në dorë fotoalbumin që ia kishte sjellë muaj më parë një bashkëvendës i tij nga Kosova. Tek ishte ulur në krevatin pranë dritares, nisi të shfletojë radhazi faqet e fotoalbumit dhe për një kohë të gjatë shikonte me ngulmim fotografitë. I bëhej se po shikonte një film dokumentar, sepse secila fotografi ishte një histori më vete,dhe ato i përkujtonin Selman Bredhit vitet e para të punës në mësimdhënie në fshatin Fortesë.
Mësuesi Selman më vonë kishte punuar edhe në dy shkolla fshati të tjera, por Fortesën nuk e harronte dhe sa herë fliste për përvojën dhe përjetimet e tij ai zinte në gojë Fortesën. Edhe kur ëndërronte, ëndërronte shkollën dhe nxënësit e këtij fshati. Dhe kur e pyetnin mësues Selmanin se pse flet vetëm për Fortesën, ai si me shaka thoshte një fjalë të urtë grash: “Ku hiqet duvaku, aty mbetet meraku”. Ndonjë mësues e ngacmonte:”Mos po do të thuash: dashuria e parë nuk harrohet”. “Jo buka, por kulaçi”, ia kthente mësues Selmani dhe në sallë krijohej atmosferë hareje e gëzimi. Pastaj mësuesit të gazmuar shkonin nëpër klasa për të përhapur rreze diturie...
Duke shfletuar fotoalbumin( për fat të mirë kishte qëlluar që t´i vinte pikërisht ai i fshatit Fortesë,sepse mësues Selmani kishte fotoalbume të veçanta për secilin fshat që kishte punuar) pa shumë nxënës: Fatosin, atë çunin që recitonte bukur, Shpresën, vallëtaren e talentuar, Myrvetja, ajo kanarina që në garat komunale 1985 kishte zënë vendin e parë me këngën “Moj fushë e Korabit”. Vetë mësues Selmani ia kishte parapëlqyer këtë këngë dhe vetë e kishte përcjellë solist me fyell. Ishte kjo një këngë e bukur kurbeti....Pastaj, Kimetja ajo nxënësja që ishte përgjigjur në të gjitha pyetjet nga njësia e parë mësimore deri te e fundit dhe mësues Selmani ishte shprehur se kjo ishte pesa e parë që e gëzonte edhe këtë pa masë....Pa dhe fotografinë e mësuese Remzies, ajo çapkënia që e çmonte shumë mësues Selmanin, prej të cilit kërkonte ndihmë dhe këshilla, si fillestare që ishte. Ai pastaj me vargjet e këngës “Mësuesja mirditore”: “Si nji nanë e vërtetë/Asht për nxanësit që e presin,/U hap rrugën për në jetë,/me gëzim andrrat i ndezin”....i fliste për misionin e shenjtë të mësuesit.
Dikund nga fundi i fotoalbumit seç shkau një fotografi. Nga larg e hetoi se nuk ishte fotografi e shkollës së fshatit Fortesë, sepse prapa nxënësve të klasës së tij, dallohej shkolla me mur, ndërsa ajo në Fortesë ishte barakë, apo siç bënin shaka mësuesit”ne kemi shkollë prej gazetave”. Ah, po kjo është një foto nga fshati Çikë. Përmallshëm vështroi fytyrat e nxënësve të klasës VI dhe i bëhej sikur ata kërkonin që t´i donte si nxënësit e Fortesës. Vërtet Selmani të gjithë nxënësit i donte njësoj. Përshtypje nga fotografia i bëri një nxënëse e klasës tjetër, që kishte zgjatur kokën për të dalë edhe ajo para aparatit fotografik. Po ishte Lumja... Sakaq u tret në mendime...
-Mungon dikush?- pyeti mësues Selamani kur u ul në karrige.
-Askush, shoku mësues,- foli Teuta, një nxënëse kujdestare jave.
-Detyrat i keni kryer?
Nxënësit hapën fletoret e detyrave shtëpiake dhe pritnin që mësuesi t´i kontrollnte. Mësues Selmani nuk u nda i kënaqur me përgjigjet e nxënësve, sepse disa kishin ngatërruar diatezat e foljes, prandaj e pa të udhës që t´u sqaronte edhe një herë.
-Kohët e përbëra të mënyrës dëftore e formojnë diatezën veprore me anë të foljes ndihmëse kam, ndërsa diatezën pësore- vetve…
Nuk arriti për të përfunduar mendimin, sepse dera u hap me tërsëllimë dhe mbrenda u fut Kadriu, i cili pa përshëndetur askë iu drejtua vajzës së tij, Lumnies: ”Hajde Lumnie shkojmë në pazar se na u ba vonë”...Mësues Selmani u shtang. Ç´të bënte?!
-Kush është ky, Lumnie?
-Baba im,shoku arsimtar,-foli Lumnia e skuqur në fytyrë nga sjellja jo e mirë e babait.
Kjo nuk i kishte ngjarë kurrë. Më shumë se i habitur hyri në sallën e mësuesve. Këtë e hetuan dhe mësuesit tjerë. Ata ishin mësuar që për çdo pushim të ndiqnin gjëra të hareshme nga mësues Selmani. Por sot nuk ndodhi kështu. Ai, patstaj u tregoi ngjarjen…
Të nesërmenen kur mësuesit erdhën në shkollë, në tabelën e shpalljeve panë lajmërimin për një mbledhje të ngutshme me prindër, të cilin e kishte vënë drejtori i shkollës. Mbledhje do të mbahej atë ditë nga ora 16,30 dhe ishte me rëndësi të veçantë. Rendi i ditës do të caktohej në mbledhje.
Mbledhjen e hapi drejtori i shkollës, i cili falënderoi të pranishmit.”Të nderuar zonja dhe zotërinj, shkolla është institucion edukatovo-mësimor, në të cilin vijnë nxënësit për të mësuar dhe për t´u edukuar… Që të na vejnë punët mirë e mbarë duhet të respektohet, siç është i njohur në fjalorin pedagogjik, ”trekëndëshi pedagogjik”, elemente të të cilit janë: nxënësi, mësuesi dhe prindi, të cilët duhet të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm. Nxënësit janë ardhmëria jonë, prandaj për ardhmërinë duhet të kemi kujdes të veçantë”…
Ai foli gjerë e gjatë për rëndësinë e mësimit dhe edukatës, por nuk la pa zënë në gojë edhe rastin e djeshëm ”… Dje Kadriu nuk ka vepruar mirë. Në shkollë ka rregull dhe nuk kemi të drejtë askush të sillemi si të duam. Ju keni të drejtë të merrni pjesë edhe në orët mësimore edhe të kërkoni fëmijët tuaj, por ekzistojnë rregulla si duhet vepruar:
-Nëse doni të merrni pjesë në ndonjë orë mësimore, për këtë duhet ta njoftoni drejtorin e shkollës, kujdestarin e klasës dhe arsimtarin e lëndës;
- Nëse keni nevojë ta nxirrni fëmijën tuaj nga klasa ( derisa fëmijët janë në mësim) duhet t´i paraqiteni ndonjë mësuesi që nuk ka mësim ose punëtorëve tekniko-shërbyes të shkollës që ata ta nxjerrin fëmijën nga klasa(mësimi);
- Nëse nuk takoni askë dhe është e domosdoshme ta nxirrni fëmijën, atëherë këtë mund ta bëni edhe vetë, por në radhë të parë të trokitni në derë dhe kur të hyni brenda të kërkoni të falur që penguat procesin mësimor, pastaj te prezantohesh te mësuesi:”Unë jam prindi i NN nxënësit. A ka mundësi ta marr fëmijën me vete”?
Derisa drejtori fliste, në klasë mbretëronte qetësi absolute. Pas tij fjalën e mori Limani, një mësues i vjetër, i cili mori një shembull nga Lufta e Dytë Botërore kur fashistët gjermanë kishin rrethuar një shkollë dhe për çudi nuk kishin hyrë nëpër klasa pa mbaruar ora mësimore. Ata kishin qëndruar para dyerve të klasave dhe pasi kishte rënë zilja kishin nxjerrë nxënësit dhe mësuesit dhe bashkë me qytetarë të tjerë i kishin pushkatuar...
Kur mësues Limani përfundoi këtë ngjarje- neve na u duk ky një krahasim i ashpër, menduam se drejtori do të reagonte, por për habinë e të gjithëve ai shtoi:”Ora mësimore është e pacenueshme”.
Edhe vetë Selman Bredhi atë ditë mësoi diçka të re për rëndësinë e orës mësimore...
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
... mësuesi është personi që të ka "indoktrinuar" me dashurinë për atdheun, punën, farefisin, prindërit dhe me shumëçka të bukur...
( për mësuesit në Kosovë) ..., sepse mësuesi është i pari që e kundërshtoi dhe i tha hupur Serbisë JO!
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-03-2012 më 05:20
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt