Pandeli Sotiri
(1843-1891).
Figurë e shquar e arsimit shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit. Ishte nxënës i Koto Hoxhit në shkollën e Qestoratit. Studimet e larta i kreu në Vjenë (Austri) ku ushtroi profesionin e mjekut. PENDELI SOTIRI iu kushtua lëvizjes për çlirimin kombëtar, për arsimin dhe shkollën shqipe. Qe një nga anëtarët e grupit që më 1880 themeluan Shoqërinë e Stambollit. Si përfaqësues i kësaj shoqërie në Bukuresht ndihmoi shoqërinë e atjeshme "Dega e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqip".Pas ndërprerjes së botimit të revistës "Drita" ajo vazhdoi me titullin "Dituria" e botuar me emrin e PENDELI SOTIRI. Ai dha ndihmëse të shquar për mbarëvajtjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, duke qenë drejtor i parë i saj dhe i pari mësues i shqipes në këte shkollë. Për veprimtarinë e tij u vra në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare.
Krijoni Kontakt