Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje Drini!

    Desha te them vetem nje gje filllimisht:

    Une kam nje shkrim ne dore, qe thote se Herodi (i kohes se Krishtit), dmth afro 300 - vite para Konstandinit, e kishte vene Shqiponjen romake ne Jerusalem, ne Tempullin e shenjte.

    Po keshtu, kam shume shkrime te tjera, qe flasin pershqiponjen e Aztekeve.

    Po keshtu, shqiponja eshte edhe nje simbol biblik, shme me heret se Konstandini

    Keshtu qe te kete qene Konstandini ai qe e pergjithesoi si simbol romak, me duket teper...teper e gabuar.......

    po deshe i kam me fakte artikujt!

    shendet

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Është e vërtëtë që shqiponja nuk ishte një shpikje e Kostantinit. Ajo është e përdorur edhe nga popuj të tjerë, gjithandej në botë dhe kjo s'do të thotë se shqiponja është një pronë e shqiptarëve. Nëse flas për shqiponjën, unë e përmënd për çfarë rapresenton ajo për shqiptarët, pra lirinë, etj. Por megjithëse ti përmënd Herodin i cili vuri shqiponjën Romake në Jerusalem, prap kjo s'do të thotë ndonjë gjë sepse Romakët besimet e tyre i kishin kopjuar nga grekët e lashtë. Apo ajo? Tani për grekët, disa prej Zotërve të tyre janë me orgjinë iliro-pellasge, dhe Zoti, që ata e përmëndin si Zeus, e ka prej ardhjen nga ata. Po të lexosh më shumë për Zotët grek, dhe pikërisht për Zeusin, ti do të zbulosh se orakulet ose faltoret e tij më të moçme ndodheshin në tokat iliro-pellasge. Më e famshmja e tyre është faltorja e Dodonës që ndodhet pranë Janinës. Po ashtu ka pas edhe faltore të tjera të Zeusit edhe në fiset ilire, shumë herë më parë se ai të përmëndej nga Grekët. Po të lexosh se ç'thotë Homeri vet ti do të zbulosh se ai e përmënd Zeusin si zot të pellasgëve, dhe të sulëve, këta të cilët ishin banorët rreth e qarkë Dodonës. Sulët janë ata që sot quhet Suljotët, të cilët kan pas banuar në atë pjesë të Toskërisë, ose Epirit, ku është Janina dhe më në lindje të saj. Ata u dëbuan nga Ali Pash Tepelena gjatë shekullit të IXX nga ato troje dhe u ç'vendosën në Çamëri dhe në Labëri. Arsyen pse unë po përmënd Zeusin ose Zotin është sepse sipas gojdhënave, por edhe sipas mitologjisë greke, shqiponja është bija e Zotit, dhe në shumë pjata artizanale greke ka rapresentime të Zeusit me shqiponjën. Një tjetër përdorim është bërë edhe nga Pirroja. Kur ai drejtonte ushtrinë e tij, sipas librave greke gjithnjë, shkruhet se ushtarët e tij e thërisnin atë shqiponjë, dhe ai i thëriste ushatrët, pendët e tij. Të gjithë e dimë se Pirroja ishte Epiriot, por i rritur në Taulanti, dhe paqënë të verbër, ai kurrsesi nuk ishte grek ashtu siç përshkruhet nga historianë të tjerë. Pra shqiponja është përdorur që më parë se Pirroja dhe ajo për banorët e ilirisë dhe të epirit, ishte bija e Zotit. Këto besime e kanë prejardhjen e tyre që para se të shkruhej Oddyseja dhe Ilida, dhe ajo argumentohet edhe nga fakti se këta libra ishin përbmledhje të shumë shkrimeve të autorëve të ndryshëm, dhe në kohë të ndryshme, por që Homeri ishte ai që i bashkoi në një libër. Kur flasë për shqiponjën, flas vetëm për sa i përketë kulturës shqiptare, dhe në konteks me lidhjen e grekëve dhe romakëve, unë dua të them se ata e morrën si simbol nga iliro-pellasgët. Unë nuk e kuptoj se pse ti përmënd shqiponjën e Aztekëve. Aztekët janë një fis indianësh që të cilët kanë pas banuar në Meksikën e sotshme. Çlidhje kanë ata me shqiptarët? Bota Azteke dhe e Majave ishte tërësisht e panjohur jo vetëm për ilirët, por edhe të gjithë evropjanët. Unë s'dua të them se iliro-pellasgët e përdorën të parët shqiponjë në botë. Unë s'mund të mendoj të di një gjë të tillë në rradhë të parë. Unë thjeshtë desha të thoja se çfarë simbolizon shqiponja për shqiptarët, dhe nga e kishte prejardhjen shqiponja për ta. Thjeshtë kaq, dhe mos harro se ilirët janë përmëndur edhe në bible, dhe e di pse? Sepse në dyrrah Shën Pavli themeloj një nga kishat e para në botë, dhe ai ishte në një tokë ilire por të pushtuar nga Romakët të cilët po i persekutonin të krishterët. Si harriti Shën Pavli të themeloj një kishë në atë rrethanë, aq afër Romës? Është një përgjigje e thjeshtë, sepse ilirët besonin në një Zot, dhe gjithashtu krishtërimi beson në një Zot, kurse Romakët dhe Grekët ishin paganë, pra ata besonin se kishte shumë Zotër. Unë nuk kam shumë njëhuri për sa i përketë shqiponjës si një simbol biblik, por di të them se shqiponja ka qënë një simbol për toka ilire shumë kohë para krishtërimit. Kjo s'do të thotë se ilirët ishin më të zgjuar se të tjerët, kurrësesi jo. Unë si synim timin kam që të flas për kulturën shqiptare dhe për ta çbiruar në një tekst të vetëm. Unë asnjërherë s'jam munduar të fryej gjërat, apo ti ndryshoj rrethanat historike, apo të vjedh këtë apo atë, kurresi jo. Unë thjeshtë, nga dashuria e sinqertë për të bërë diçka për më mirë për kombin shqiptar po mundohem të përbledh kulturën e tyre në një libër. Por gjithnjë jam i hapur për kritika!
    Falemnderit Klodi
    me Nderim
    drini

  3. #13
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22
    idashur drini.tema qe trajtoni per mendimin tim eshte tema qe mua personalisht mepreke me shume se cdo histori tjeter .lexoj me mani cdo gje qe iperket kesaj periudhe sigurisht ka pak material per temen qe ju trajtoni .ju uroj nga zemra sukses .me respekt 23 qershori mbase a.kola ne librin ARVANITASIT DOTE KETEshume interes.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •