Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 141
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Turqia deri në vitin 2040 përsëri do të “mbisundojë” në rajon

    Turqia filloi ta përforcojë fuqinë në rajon dhe deri në vitin 2040 do të jetë super fuqia e vetme ne atë rajon dhe do të ketë pushtet ndaj vendeve të Perandorisë së mëparshme osmane, sipas parashikimit të udhëheqësit të agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor”, Xhorxh Fridman, cituar nga gazeta “Sabah”.

    Gazeta thekson se është e domosdoshme t’i përkushtohet vëmendje këtij parashikimi, duke marrë parasysh se Fridman është udhëheqës i një nga qendrat më të rëndësishme për hulumtime strategjike në SHBA dhe është i afërt me Pentagonin.

    “Që tani mund t’i shihni gjurmët e ’sundimit’ të cilat Turqia do t’i ndërtojë në rajonin e Perandorisë së dikurshme osmane”, theksoi Fridman.

    Ai pohon se ky proces tashmë ka filluar. Sipas tij, sa i përket vendeve islamike në rajon, ndikimi i Turqisë në ato vende pa ndërprerë po rritet dhe ajo ka filluat madje edhe të dominojë në rajon.

    Fridman shton se Turqia po zhvillon lidhje me Shqipërinë dhe me Serbinë në Ballkan, ndërsa në Kaukaz ka ndërtuar aleancë të fuqishme me Gjeorgjinë dhe me Azerbejxhanin.

    Ai vlerëson se Turqia ka dy veti karakteristike - ka ekonomi “të gjallë” dhe armatë shumë të fuqishme. Sipas tij, tani Turqia e ka ekonominë e 17-të, sipas madhësisë në botë, ndërsa sipas parashikimeve të tij, deri në vitin 2020 do të afrohet deri në vendin e 10-të sipas këtij treguesi.

    Përparësia më e rëndësishme e Turqisë, sipas Fridman, është struktura e saj gjeografike. Udhëheqësi i agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor” mendon se Turqia posedon gjithçka është e domosdoshme, për t’u bërë fuqi rajonale dhe në rajon nuk ka vend tjetër të tillë. (Shqip)
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mendoj se duhet të bëjmë çmos të afrohemi me shqiptarët e Turqisë, t'i ndihmojmë t'a ruajnë identitetin, dhe t'i largojmë sa më shumë nga feja.

    Komuniteti shqiptar në Turqi, nëse arrihen këto që thashë, paraqet një "pykë" potenciale për të çarë mes për mes Turqinë.

    Turqia ka rreth 60 milion banor. Prej këtyre kemi 5 milion shqiptarë që flasin shqip, 14 milion kurd, 3 milion boshnjakë, dmth vetëm me këto popuj numri i turqve zbret në 38 milion, pale edhe sa pakica tjera kombtare ka Turqia.

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Mendoj se duhet të bëjmë çmos të afrohemi me shqiptarët e Turqisë, t'i ndihmojmë t'a ruajnë identitetin, dhe t'i largojmë sa më shumë nga feja.

    Komuniteti shqiptar në Turqi, nëse arrihen këto që thashë, paraqet një "pykë" potenciale për të çarë mes për mes Turqinë.

    Turqia ka rreth 60 milion banor. Prej këtyre kemi 5 milion shqiptarë që flasin shqip, 14 milion kurd, 3 milion boshnjakë, dmth vetëm me këto popuj numri i turqve zbret në 38 milion, pale edhe sa pakica tjera kombtare ka Turqia.
    Ska kuptim kjo qe thua ti , dot kishte kuptim nese ti si shqiptar dot ishe me i fuqishem se ata shqiptar qe jan andej , ata kan kriju jet komode andej dhe sdojn ta prishin at rahatllek dhe te hyjn ne luft me ato vendas qe i kan prit aty.

    Pastaj Turqia ka 72 milion banor , 5 milion shqiptar eshte shifer e rritur , mendoj se ka rreth 3 milion shqiptar dhe 3 milion boshnjak , krejt cka mund te bejm eshte qe ti ndihmojm ato njerez andej qe te mbahen si shqiptar dhe jo per ti perdor kunder shtetit turk , por per ti perdor me i forcu lidhjet dhe qe shteti turk me na ndihmu karshi fqinjve.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    me Turqin tashme jemi aleat tu fuqishem .
    We are all Aliens

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    6
    Po re po ne ate kra fli ti.

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ska kuptim kjo qe thua ti , dot kishte kuptim nese ti si shqiptar dot ishe me i fuqishem se ata shqiptar qe jan andej , ata kan kriju jet komode andej dhe sdojn ta prishin at rahatllek dhe te hyjn ne luft me ato vendas qe i kan prit aty.
    Kane te pakten nje shkolle shqipe qe po jetokan ne kete "komoditet". Cfare kupton me fjalen komoditet ti? Te qenit turk?

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    Turqia filloi ta përforcojë fuqinë në rajon dhe deri në vitin 2040 do të jetë super fuqia e vetme ne atë rajon dhe do të ketë pushtet ndaj vendeve të Perandorisë së mëparshme osmane, sipas parashikimit të udhëheqësit të agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor”, Xhorxh Fridman, cituar nga gazeta “Sabah”.

    Gazeta thekson se është e domosdoshme t’i përkushtohet vëmendje këtij parashikimi, duke marrë parasysh se Fridman është udhëheqës i një nga qendrat më të rëndësishme për hulumtime strategjike në SHBA dhe është i afërt me Pentagonin.

    “Që tani mund t’i shihni gjurmët e ’sundimit’ të cilat Turqia do t’i ndërtojë në rajonin e Perandorisë së dikurshme osmane”, theksoi Fridman.

    Ai pohon se ky proces tashmë ka filluar. Sipas tij, sa i përket vendeve islamike në rajon, ndikimi i Turqisë në ato vende pa ndërprerë po rritet dhe ajo ka filluat madje edhe të dominojë në rajon.

    Fridman shton se Turqia po zhvillon lidhje me Shqipërinë dhe me Serbinë në Ballkan, ndërsa në Kaukaz ka ndërtuar aleancë të fuqishme me Gjeorgjinë dhe me Azerbejxhanin.

    Ai vlerëson se Turqia ka dy veti karakteristike - ka ekonomi “të gjallë” dhe armatë shumë të fuqishme. Sipas tij, tani Turqia e ka ekonominë e 17-të, sipas madhësisë në botë, ndërsa sipas parashikimeve të tij, deri në vitin 2020 do të afrohet deri në vendin e 10-të sipas këtij treguesi.

    Përparësia më e rëndësishme e Turqisë, sipas Fridman, është struktura e saj gjeografike. Udhëheqësi i agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike “Stratfor” mendon se Turqia posedon gjithçka është e domosdoshme, për t’u bërë fuqi rajonale dhe në rajon nuk ka vend tjetër të tillë. (Shqip)
    "Kush eshte i zoti, mos i shkofte i zi moti", themi ne kosovaret. Pra nese ia arrin ketij qellimi, respekt.

    Mirepo personalisht nuk i besoj aspak ketij parashikimi. Mungojne shpjegimet, perse autori (hulumtuesi) beson se kjo gje do te ndodhe. E tera qe ka cekur, eshte perparesia qe Turqise i vijka nga "ekonomia e gjalle" dhe armata e fuqishme. Vije pyetja: Cka do te thote "ekonomi e gjalle"? Dhe cka "armate e fuqishme"? Kete nuk e pergjegj artikulli. Prandaj edhe nuk mund t'i kundervihet askush argumentativisht. Per kete arsye, perkunder deshires se tij te flakte per kete gje, nuk e marr seriozisht kete hulumtim. Une per vete nese shoh shtet tjeter te rrezikuar per shperberje si ajo e Jugosllavise, eshte Turqia. Nese ajo vazhdon me diskriminimin e popujve brenda saj, p.sh. te kurdeve, ajo ndodhet ne rrezik te nje lufte te hapur apo te pakten ne nje konflikt permanent ne te cilin ajo tanime vec ndodhet nje kohe te gjate. Parashikimi i rritjes se Turqise ne nje "superfuqi" permban mendimin se popujt brenda saj jane te gatshem te nenshtrohen, te pajtohen me mosperdorimin e gjuhes, lirive dhe botekuptimeve te tyre "joturke". Ky mendim per mua eshte nje nder me te paqelluaret qe i degjoj nga ndonje hulumtues deri me sot.

    Pastaj vije pyetja: Cka do te thote se "Turqia do te kete pushtet ndaj vendeve te meparshme te P. Osmane"? Nenkupton kjo se p.sh. neve shqiptaret qe nga viti 2040 perseri do vershohemi nga hordhi turke? Te paguajme rregullisht "harac ne gjak"? Te paguajme "si kafire arnavuta" taksa speciale ndaj perandorise? Apo implikon "pushteti turk" thjesht nje konsultim te Turqise nga vendet e Balkanit per ceshtje te perbashketa? Duhet te shtjellohen keto terme abstrakte per te mundur te kuptojme se cfare thote ky far "hulumtuesi". Deri atehere artikulli ka folur shume, por s'ka thene asgje, intelektualisht eshte "invalid".

    .

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pastaj Turqia ka 72 milion banor , 5 milion shqiptar eshte shifer e rritur , mendoj se ka rreth 3 milion shqiptar dhe 3 milion boshnjak , krejt cka mund te bejm eshte qe ti ndihmojm ato njerez andej qe te mbahen si shqiptar dhe jo per ti perdor kunder shtetit turk , por per ti perdor me i forcu lidhjet dhe qe shteti turk me na ndihmu karshi fqinjve.
    Harrova me thanë se përveç atyre 5 milionëve që flasin shqip janë edhe nja 15 milion tjerë që flasin turqisht.

    Mos harro edhe kurdët, armenët, grekët, e shumë pakica tjera kombëtare. Turqia është kazan racash. Mjafton em shkatërrue ideologjinë dhe Turqia bje në dy gujt.

    E ideologjia shkatërrohet me ideologji.

  9. #9
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Duhet pare njeher se si do dale Turqia nga kriza boterore e momentit,se nuk i ka punet shum mir.Kompani po falimentojne perdit,papunesia po rritet me shpejtesi,cmimet perdit e me shum po rriten.Kshuqe ky material me duket pa baza...Me kte krize per asnje vend nuk mund te behen parashikime,sidomos ne ekonomi.
    Really Dude... Get A Life!!!

  10. #10
    Turqia ka kohe qe shihet si nje superfuqi e se ardhmes, krahas shteteve te tjera si Brazili apo India.

    Turqia ka gati nje shekull pa lufte, eshte anetare e NATO-s, ka status te favorizuar me BE-ne, ka nje vendosje strategjike, ka nje popullsi qe shtohet vazhdimisht ne numer dhe llogaritet se deri ne vitin 2050 do te kete popullsine me te madhe se Rusia, ka nje popullsi me moshe te re dhe dinamike, ka nje ekonomi te zhdervjellet dhe me kosto te ulet, ka nje biznes qe i ka shtrire kthetrat, ka mbeshtetje te pakufishme nga SHBA, ka nje aleance te lakmueshme me Izraelin, ka ndikim politik ne shume shtete te Azise dhe Afrikes etj.

    Kur flitet se do te mbisundoje ne rajon, kjo nuk thuhet ne kuptimin e Perandorise Osmane, por kuptohet nje ekonomi e fuqishme qe do te kete arritur te kontrolloje nje treg gjigant.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Marrëdhëniet Kosovë - Turqi
    Nga Mitrovicali2009 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 31-03-2013, 06:39
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  5. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •