Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 141
  1. #131
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Kush eshte ai klluf qe mendon qe turr-qia i paska ushot per dhjam.., pra i boka kurban per qylafet e shqipes, pse kshu na i interesoka nai donkishoti...
    Jeni tu pa ondrra n'dill!!!
    Zgjohu o shqipe, se nuk ka lezet se je tu gerrhit mu n'mes t'pazarit, po me sy hap ama...!
    Mos mendoni me te vertete qe; Turqia i ka ushtaret teper sa ti shpezoje si gezhoja boshe, pse keshtu ju pelqen juve?
    Shpresoj qe shqipot mos te behen me jeniçere per anadollaket!
    Kush himnizon kedo, qofte greke apo turk, eshte thjesht bastard, jo shqiptar!!!
    Turp kush ngre nje ne dem te tjetrit, duke justifikuar nje si me te "mire" ( *** ) se tjetri!!!
    AI QE BEN KETE, NUK ESHTE SHQIPTAR!
    Fjalet e tjera i merr era...
    Po ketu ka mbetur vetem te ngrihemi ne kembe e te kendojme himnin e turr-qive...!
    Pergjigjuni postit me lart..., mos u mundoni te folozofoni teper, pasi si njeri m.. edhe tjetri k.. ! Keshtu me mire shohim punen tone, pasi kalojme nga shiu ne bresher, ku i dihet na bie ndonje asteroid pastaj...

  2. #132
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Per momentin Turqit jane miqet tane me te mire pas Amerikes, ndaj duhet ti shfrytzojme ata per qellimet tona.

  3. #133
    Presidenti Obama arrin në Turqi

    Zëri i Amerikës
    05-04-2009


    Presidenti Obama arriti në Turqi, ku pritet të riafirmojë vizionin e tij për këtë vend si një aleat kyç dhe pjesë e rëndësishme e Europës.

    Zoti Obama u nis nga kryeqyteti çek sot pasdite pas një samiti Amerikë-BE, në të cilin ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë ta pranojnë Turqinë si anëtare me të drejta të plota të bllokut prej 27 vendesh.

    Komentet e zotit Obama për Turqinë thuajse menjëherë u hodhën poshtë nga Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe u pritën me rezerva nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Të dyja qeveritë janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE madje zoti Sarkozi insiston që Turqia myslimane është vend aziatik.

    Në Ankara, zoti Obama pritet gjithashtu të diskutojë rreth përparimit të Turqisë në aspektin e zbatimit të reformave demokratike të kërkuara nga Bashkimi Europian si bazë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Të hënën ai do të mbajë një fjalim përpara parlamentit turk.

  4. #134
    Obama kërkon përshpjetimin e negociatave të BE-së me Turqinë



    Presidenti i SHBA-së Barack Obama, kërkoi prej BE-së që të përshpejtojë negociatat për pranimin e Turqisë. Anëtarësimi i Turqisë do të ishte një sinjal pozitiv për botën islamike, deklaroi Obama pas samitin BE-SHBA, në Pragë të Çekisë. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy e kundërshtoi një hap të tillë. Ai tha se shtetet e BE-së janë ato, që duhet të vendosin se cilat vende duhet të pranohen e cilat jo. Negociatat e nisura me Turqinë në vitin 2005 janë futur në qorrsokak, ndër të tjera edhe për shkak të dallimeve sa u përket të drejtave të njeriut dhe çështjes së Qipros.

    dw

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2007
    Postime
    16
    Ne u boft Turqia Superfuqi ateher duke shikuar nga rrota historike jemi ne rrezik. Un kam simpati per turqit per ndihmen e tyre por me nje rezerve

  6. #136
    Obama jep mesazh për myslimanët



    Obama foli për rolin e Turqisë në përballimin e sfidave rajonale.


    Në vizitën e tij të parë në një vend me shumicë myslimane, presidenti Barack Obama deklaroi në parlamentin e Turqisë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në luftë me fenë islame.

    Zoti Obama bëri thirrje për një partneritet më të madh mes Amerikës dhe botës myslimane.

    "Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame. Në fakt partneriteti ynë me botën myslimane është kritik, jo vetëm për t'i kundërvënë ideologjive që mbjellin dhunë dhe që kundërshtohen nga njerëzit e të gjitha besimeve fetare, por gjithashtu për të shtuar shanset për të gjithë", tha zoti Obama.

    Ai tha se Amerika dëshironte një angazhim më të gjerë me myslimanët, mbështetur në interesat dhe respektin e përbashkët.

    Më herët zoti Obama lavdëroi Turqinë si një aleat të rëndësishëm dhe i bëri thirrje për të ndihmuar në ngritjen e urave në ndarjet mes botës myslimane dhe asaj perëndimore.

    "Ky është një vend që, siç është thënë shpesh, ndodhet në kryqëzimin mes lindjes dhe perëndimit."

    "Është një vend që mbart një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur, por që gjithashtu përfaqëson një përzierje traditash të lashta me një shtet që respekton demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe përpiqet për një ekonomi moderne."

    "Është një anëtar i NATO-s dhe gjithashtu është një vend me shumicë myslimane dhe, si rezultat, ka njohuri për të gjitha sfidat strategjike rajonale me të cilat përballemi," tha presidenti Obama.

    bbc

  7. #137
    07.04.2009


    Vizita e Obamës në Turqi



    Linja e Obama-s për respektin reciprok në marrëdhëniet me botën islamike karakterizoi edhe vizitën e tij në Turqi. Falë demokracisë së saj laike Turqia është e ankoruar në perëndim.


    Në fjalimin e tij gati gjysmë orësh drejtuar deputetëve të Asamblesë së Përgjithshme në Ankara, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ashtu siç pritej, theksoi rolin global të Turqisë si partnere e Perëndimit në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare si dhe rëndësinë e saj gjeostrategjike. Himnet e lëvdatave për mikëpritësit e tij fituan kredibilitet, sepse Obama kërkoi prej tyre edhe që të pranojnë kapitujt e errët të historisë. Gjithashtu ai kërkoi rihapjen e seminarit të priftërinjve të kishës greko-ortodokse në Stamboll, si dhe ndërmarrjen e hapave të guximshöm për zgjidhjen e çështjes armene. Megjithatë duke folur për përndjekjen dhe vrasjen e qindra mijëra armenëve gjatë deportimeve në Luftën e Parë Botërore Obama, ndryshe nga deklarimet e tij në fushatën elektorale, iu shmang akuzës për "genocid", gjë që është hedhur poshtë kategorikisht prej Turqisë. Ai siguroi mbështetjen e plotë të SHBA-së në përpjekjet e fundit, që po bëhen për afrimin mes Ankarasë dhe Erivanit.

    Obama jo pa qëllim përcaktoi Turqinë si destinacion të vizitës së tij të parë shtetërore përtej oqeanit Atlantik. Mesazhi i tij më i rëndësishëm ndaj Turqisë ishte që ajo ka zënë vendin e saj në botën perëndimore me demokracinë e saj laike si amaneti i themeluesit të republikës Mustafa Kemal Ataturk. Lidhjet mes Turqisë dhe Evropës konsistojnë jo thjeshtë tek dy urat mbi Bosfor. Obama theksoi në këtë kontekst edhe larminë kulturore dhe etnike të Evropës si "një burim force", që lidhet me pranimin e rëndësisë në rritje të fesë islame në politikën botërore. Kësisoj SHBA "nuk janë në luftë me islamizmin". Përkundrazi partneriteti me islamizmin i bazuar në respektin reciprok ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ai dërgoi mesazhin e tij edhe në adresë të fqinjëve të drejtpërdrejtë të Turqisë: Irani duhet të zgjedhë mes mirëqenies për popullsinë iraniane dhe armëve.

    Duke iu referuar çështjes së organizatës militante separatiste kurde, PKK, Obama ka një tjetër këndvështrim nga evropianët, sepse ai e konsideron atë të krahasueshme me rrjetin terrorist të El Kaidës. Të dyja këto organizata sipas Obama-s kanë për qëllim që të përçajnë Irakun me aksionet terroriste. Ndaj SHBA-ja do të mbështesë luftën kundër terrorizmit të PKK-së. Por kjo nuk do të thotë që deklarata duhet të nënkuptohet prej Turqisë si një karta biankë (carta bianca) për konfrontimet me kurdët, tërhoqi vëmendjen Obama, duke shtuar se dhuna nuk mund të jetë mjeti i vetëm kundër ekstremizmit, shumë më i rëndësishëm është në këtë kontekst edhe përmirësimi i gjendjes materiale të njerëzve.

    Me prezantimin e tij në Turqi indirekt Obama i demonstroi edhe Evropës, se si duhet të sillesh me këtë vend islamik, i cili në shumë fusha qëndron në anën e Perëndimit. Pikërisht për shkak të interesave të përbashkëta vendet e BE-së do të bënin mirë, që të mos shfrytëzonin çdo rast për të vënë në pikëpyetje përkatësinë e Turqisë në familjen evropiane. Sado realist apo jorealist qoftë anëtarësimi i Turqisë në BE i preferuar prej SHBA-së, Obama dha një shembull të mirë se komunikimi me Turqinë duhet të jetë si midis të barabartëve.

    Autor: Baha Güngör/Vilma Filaj-Ballvora

    Redaktoi: Angjelina Verbica

    dw

  8. #138
    Aleanca e ardhshme Turqi-Egjipt

    20 Tetor 2012 | : Botë | Autor: Gazeta Shqip

    Pasi u ndanë shumë kohë më parë, dy vendet po rizbulojnë të përbashkëtat

    Ndërsa një luftë po zhvillohet në kufijtë e Turqisë dhe trazirat ekonomike dhe politike në Egjipt vijojnë, të dyja vendet duket se janë në rrugë për ndërtimin e një aleance që mund të sjellë një ndryshim domethënës gjeopolitik në Lindjen e Mesme, ndryshim i shkaktuar nga “Pranvera arabe” dhe që ka bashkuar dy shtete me ambicie rajonale, që të dyja të udhëhequra nga parti politike me rrënjë islamike. Lajmi raportohet nga NYT.

    Egjipti dhe Turqia po diskutojnë plane për heqjen e kufizimeve të vizave dhe së fundmi, kryen stërvitje detare të përbashkëta në Mesdhe. Turqia ka ofruar një paketë 2 miliardë dollarë ndihma dhe ka diskutime edhe për mundësinë që Turqia të ndihmojë Egjiptin për restaurimin e ndërtesave të epokës otomane. Një seri marrëveshjesh bashkëpunimi pritet të njoftohen së shpejti, kur Kryeministri Recep Erdogan do të vizitojë Kajron. Ai drejton një parti me rrënjë islamike ndërkohë që edhe Presidenti aktual i Egjiptit vjen nga Partia e Vëllazërisë Myslimane.

    Aleanca e re është krijuar si pasojë e rrëzimit kataklizmik të Hosni Mubarak në Egjipt dhe nga lufta e përgjakshme civile në Siri. Megjithëse pozicioni i Egjiptit prej kohës është dobësuar për shkak të dobësive ekonomike dhe rënies së fuqisë diplomatike, ky vend mbetet i rëndësishëm në rajon, për shkak të aleancave që ka me Arabinë Saudite dhe Jordaninë.

    Egjipti shpeshherë ka konkurruar me Turqinë për zemrat dhe mendjet e botës islamike. Të dyja vendet kanë të shkuar perandorake, por së fundmi, Turqia është shfaqur si mbështetësja më e madhe e palestinezëve.

    Turqia kishte më parë marrëdhënie të ngushta me Sirinë, që tashmë kanë kaluar në armiqësi të hapur dhe kanë penguar bashkëpunimin politik dhe ekonomik me pjesën tjetër të botës arabe.

    Për rrjedhojë, Turqia dhe Egjipti duket se kanë nevojë për ndihmesë të ndërsjellë. Por një aleancë e tillë mund të ndryshojë rajonin për shumë dekada. “Dukshëm Egjipti tashmë është partneri më i afërt i Turqisë në Lindje të Mesme”, thotë Gamal Soltan, një profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan të Kajros.

    Turqia e ka ripozicionuar politikën e saj të jashtme gjatë viteve të fundit më shumë në drejtim të Lindjes së Mesme se sa Europës. Ndërkohë, Egjipti sapo ka dalë nga shumë dekada sundimi autoritar që la pas një ekonomi të rrënuar dhe ideologji shumë konkurruese, përfshirë islamin dhe liberalizmin. Ky vend po sheh nga Turqia si një shembull frymëzimi. Rënia e aleancës me Sirinë e ka shtyrë Turqinë të intensifikojë përpjekjet për aleancë me Egjiptin, por dukshëm, edhe elementi i rrënjëve të përbashkëta islamike të liderëve të dy vendeve është një shtysë e fortë. Turqia është njohur gjatë dekadave të fundit si një aleate e Izraelit, por marrëdhëniet me Tel Avivin janë përkeqësuar ndjeshëm.

    Por aleanca Turqi-Egjipt nuk pritet të kalojë lehtë për popullatat e të dy vendeve. Grupimi ende i fuqishëm i laikëve në Turqi nuk dëshiron të shohë një aleancë me një vend edhe më mysliman si Egjipti, ndërsa myslimanët e Egjiptit e shohin Turqinë me dyshim për shkak të laicizmit të theksuar, ku gratë e mbuluara nuk lejohet të punojnë në administratën publike.

    Aleanca mes dy vendeve mund të zëvendësohet edhe në njëfarë gare për të qenë shembulli udhëheqës mes arabëve. Egjipti e ka pretenduar gjithmonë këtë rol dhe aty ka themelin pan-arabizmi, por Erdogan është konsideruar gjatë viteve të fundit një kalif, udhëheqësi historik i shtetit islamik, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë çështjes palestineze.


    shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-10-2012 më 06:38

  9. #139
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Per momentin Turqit jane miqet tane me te mire pas Amerikes, ndaj duhet ti shfrytzojme ata per qellimet tona.
    Duke qen se edhe ata jan miq me njeri tjetrin....jam dakord
    Revolution 1848

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Turqia deri në vitin 2040 përsëri do të “mbisundojë” në rajon
    Cka te "mbisundoje"...!?
    Asgje (as teknologjia, as arsimi, as kultura etj.) e atij rajoni, perjashtuar (aktualisht) naften, pasurite tjera natyrore dhe turizmin , nuk eshte percaktuase per te ardhmen e botes moderne.
    "Mbisundimi" i Turqise ne ate rajon nuk do te ishte shenje e zhvillimit te Turqise dhe rajonit, por e stagnimit dhe prapambeturise...

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Marrëdhëniet Kosovë - Turqi
    Nga Mitrovicali2009 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 31-03-2013, 06:39
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  5. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •