KITARISTI PETRIT ĒEKU HAP FESTIVALIN REMUSICA 2009
Muzika e re dhe tendencat mė tė fundit nė skenėn e muzikės artistike edhe njė herė do tė intonohen nė 10 koncerte, tė cilat do tė zėnė vend nė Prishtinė nė kuadėr tė Festivalit Ndėrkombėtar REMUSICA, i cili do tė zgjasė deri mė 28 maj. Vepra Icare Ubi Es hapi festivalin nė interpretim tė Korit tė Filarmonisė sė Kosovės, nėn dirigjimin e Rafet Rudit, i cili njėherėsh ėshtė edhe drejtor i festivalit. Interpretimi i mexosopranos, Merita Juniku, e fuqizoi interpretimin e kėsaj vepre nė tėrėsi. Ndryshe, kitaristi Petrit Ēeku, ishte ai i cili u paraqit me koncert recital nė kuadėr tė mbrėmjes sė parė tė festivalit. Ai interpretoi vepra nga Bach, Rodrigo e Rudi. Ēeku ėshtė njė nga kitaristėt mė tė shquar tė gjeneratės sė re. Vitin qė shkoi pas shumė sukseseve tė arritura nė skenėn ndėrkombėtar ai u shpall Muzikanti mė i mirė i vitit 2008 nė Kroaci, ēmim ky i cili ndahet nga Filarmonia e Zagrebit. Po kėtė vit ai ka incizuar diskun e parė pėr shtėpinė prestigjioze amerikane Naxos. Ēeku tė dielėn do tė ketė edhe njė paraqitje tjetėr para publikut kosovar. I shoqėruar nga Orkestra e Filarmonisė sė Kosovės ai do tė interpretojė koncertin pėr kitarė dhe orkestėr nga Rodrigo.
Krijoni Kontakt