Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango eshte shkarkuar mbremjen e sotme nga detyra pas skandalit seksual te denoncuar nga emisioni Fiks Fare.
Sipas informacioneve te fundit, Pango u shkarkua nga kryeministri Sali Berisha, i cili i ka cilesuar si imorale pamjet e transmetuara ne Top Channel.
Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi se si Pango tentoi te perfitonte seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne dikasterin e tij.
Denoncimi i Fiksit, si abuzoi Pango me detyren
Emisioni investigativ Fiks Fare ka denoncuar ne puntaten e sotme se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango ka abuzuar me detyren e tij.
Permes kamerave te fshehta, Fiks Fare ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.
Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.
Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende, ka deklaruar Pango.
Madje, ministri ka tentuar ti heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe..., ka pohuar Pango.
Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire, eshte shprehur Pango.
Top Channel
Nuk di cfare te them. Pamjet flisnin vete. Personalisht nuk jam fare i surprizuar. Po te pakten behu i fisem si gjithe "ministrat" e botes, zgjidh nje sekretare apo asistente dhe "bashkepuno" me te per ca kohe. Mos u bej si qen rrugesh dhe tia lypesh cdo dykembeshi qe te del perpara me nje CV ne dore.
Krijoni Kontakt