Close
Faqja 68 prej 101 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 1005
  1. #671
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Gazetaria investigative nuk mund ti atriboje vetes te drejtat dhe detyrimet e policise.Filip Cakuli nuk eshte as prokuror dhe as gjykates qe ti jape te drejte vetes qe te pergjoje njerez me mikrofona dhe tu fuse kamerat neper shtepi.
    Ne bote ndodh problemi me paparacet.Por e di se nese nje paparac hyn ne teritorin e shtepise se "viktimes" se tij, nuk e ka te garantuar jeten? Prandaj ata hipin neper peme apo shtylla telefoni,por asnjehere nuk hyjne neper banesa.Fiksi mund ta filmonte Pangon ne zyre dhe ta degjeneronte fare,por jo ne shtepi private.
    Faktikisht Pango nuk i kerkoi sex asja vajzes ne kembim te vendit te punes,por ajo vajza i ofroi joshjen ne kembim te punes.Keshtu e shpjegoi gjykata kete rast.
    Une nuk e di nese Shqiperia ka ndonje ligj per kete gje, megjithate kjo ndodh kudo ne bote me gazeta dhe gazetar te cilet merren pikerisht me kete pune. Shume gazetar perpiqen pikerisht per ate breaking news qe ta sjellin te parin te shikuesi apo lexuesi dhe te bejne emer. Politikanet zakonisht jane "viktimat" e tyre te preferuara sepse dihet qe dhe lajmi do beje me teper buje, ratings te kanalit televiziv apo gazetes do ngrihen qe do te thote me teper fame dhe leke. Jam e sigurte qe dhe TOP-i prandaj e ben kete se nuk ju prish puna se ca ben Pango. Nqs do ju prishej puna, ata thjesht mund ta conin ate video ne prokurori ku kjo gje mund te investigohej me tej, megjithate ose TOP-i nuk i beson drejtesise shqiptare, ose thjesht eshte ajo tjetra per te cilen shkrova me lart.

  2. #672
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    sa e shpifur ajo video... si plak pusht. yuck, me te vjell te te kape pangoja.

  3. #673
    Ēufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Hallall Pangos qe fitoi gjygjin, dhe i jap te drejte madje.

    450 mije euro.. shume pak u ka marre...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  4. #674
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Pango mire e kishte se nuk kishte lidhje me postin ajo skena qe i krijoi Tch ne shtepine e vet.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  5. #675
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Pushoni o njerez, gazetaria investigative ka te drejte!



    Emisioni "Fiks Fare" do tė transmetojė sot sėrish denoncimin dhe argumentat per abuzimin me detyrėn tė ish-ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, duke iu pergjigjur pikė pėr pikė vendimit tė gjyqtarit Agim Bendo dhe ku duket qartė njėanshmeria e vendimit.

    Por per gjyqtarin ne fjale ka edhe argumenta te tjere te gjyqesorit. Gjykata e Larte ka dy vendime te Agim Bendos, duke mos i kursyer kritikat ne adrese te gjyqtarit te Shkallės sė Parė.

    Njeri nga vendimet e kolegjeve civile ka padites shtetasin Gjergji Kotorri, i cili kishte paditur Drejtorine e Doganave per demshperblim page nje vjetore per shkak te nderprerjes se punes pa shkaqe te arsyeshme. Qytetari i larguar nga puna pasi eshte ankuar ne Komisionin e Sherbimit Civil i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes per padi shkaktim demi.

    Por cuditerisht sipas Gjykates se Larte gjyqtari Agim Bendo shpall moskompetencen e gjykimit dhe dergimin e ceshtjes ne seksionin e mosmarrveshjeve administrative. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i cili mori me pas per shqyrtim ceshtjen e refuzuar nga gjyqtari, shprehet konkretisht per kete vendim te Agim Bendos.

    "Vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Tirane numer 11145, date 6.10.2008 eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhoje duhet te prishet dhe ceshtja t'i dergohet prane po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se argumentat e perdorura nga gjykata ne vendimin e saj nuk qendrojne. Ky kolegj cmon gjithashtu se vendimi eshte marre ne kundershtim me nenin 181 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit gjykata duhet te organizoje punen qe gjykimi te perfundoje nga i njejti trup gjykues", thuhet nė dokument.

    Duke vijuar argumentimin e saj per kete vendim te Agim Bendos, Gjykata e Larte vijon me tej duke u shprehur se ky vendim i tij cenon parimin per nje proces te rregullt, efektiv, te shpejte, brenda nje afati te arsyeshem, pasi behet shkak per zvarritje te procesit gjyqesor ne dem te interesave te paleve ne proces, duke cenuar nene te kodit procedures civile dhe duke shkelur te drejtat e njeriut.

    Nderkaq nje tjeter vendim ne fushen civile hedh dyshime te forta mbi vendimet e gjyqtarit Agim Bendo. Kolegji ka qene i kryesuar nga ish kryetari i Gjykates se Larte te asaj kohe, Thimio Kondi. Objekti i padise civile ka qene kthim shume nepermjet dy paleve, per 9 milione e 500 mije leke te futura me interes tek firma piramidale "Sude". Pasi parashtron ecurine e ketij gjyqi civil, Gjykata e Larte thote: "Nuk ka ndonje shenim ne dosje se si kjo ceshtje i ka kaluar per gjykim Agim Bendos, i cili ka bere shenim te verifikohet a ka process penal tek F. Petku per kete ceshtje, njoftohet sekretaria se ceshtja pezullohet".

    Pikerisht sipas Gjykates se Larte ketu nis edhe shkelja, pasi ceshtja nuk duhet te kishte vazhduar me tej.

    "Gjyqtari Agim Bendo me gjithe shenimin e mesiperm per pezullimin e ceshtjes civile, nuk e ka vene ne diskutim kete problem dhe e ka kaluar ceshtjen per gjykim dhe ka vazhduar gjykimin deri ne marrje vendimi", thuhet nė dokument.

    Gjykata e Larte shprehet se tek kjo ceshtje gjyqtari Agim Bendo nuk ka marre ne konsiderate disa korrigjime te bera me stilolaps ne objektin e padise. Gjykata e Larte shprehet se ne kete dosje civile jane bashkuar edhe fotokopje te pavertetuara me origjinalin qe favorizojne ne menyre te njeanshme njeren pale. Prandaj dhe gjykata shprehet konkretisht per keto shkelje.

    "Ne dosjen gjyqsore duhet te perfshihen vetem ato dokumente qe kane vleren e proves, domethėnė qe jane pranuar procedurialisht te konsiderohen sit e tilla, duke u marre e administruar me formen e parashikuar nga ligji", thuhet nė dokument.

    Ne perfundim Gjykata e Larte e rrezon edhe kete vendim te Agim Bendos si nje vendim te marre ne keqzbatim te ligjit dhe duke lejuar shkeljet e renda te rregullave proceduriale si edhe sikurse thekson gjykata, shkelje te tjera me ndikim ne zgjidhjen e ceshtjes.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #676
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Aulona,policia vishet si te doje te beje investigime,por mer leje nga gjykata nese hyn ne nje banese per te filmuar,apo kontrolluar me perjashtim rastet e kapjes ne flagrance.
    Ajo shoqja qe Fiksi kishte paguar per tu zene mat me Pangon,shkoi me deshiren e saj tek Pango dhe Fiksi nuk lajmeroi policine per "rezikun" qe i kanosej vajzes,por e regjistroi te gjithe skenen.
    Ketu askush nuk mbron moralin e Pangos,sepse ja pame moralin.Ketu vihet ne pikepyetje arbitreti i medias ne lidhje me te drejtat e qytetarit.Nuk mund te thuash qe edhe pse shkelen te drejtat,perseri ne denoncojme nje fenomen te pa drejte.Fenomenet negative investigohen dhe denoncohen vetem me mjete ligjore.Kjo eshte praktike boterore.Nese del jashte ketyre kornizave ligjore,atehere hajduti theret kapeni hajdutin.
    Se fundmi shikojme se Top Media i eshte sulur gjyqtarit te ceshtjes.Pse po e ben kete? Thjesht per presion ndaj gjyqtareve te shkalleve me te larta,sepse edhe ata i kane "cenet" e tyre .
    Po sikur te beje edhe ndonje tjeter nje emision investigativ sesi u ngrit "perandoria" e Top Medias, qe nga trafiku i "miellit te bardhe" dhe "Lori Caffes" e deri tek shantazhet qe Fiksi u ben viktimave te tij, tek zhdukja e asaj vajzes nga Vlora,tek kartat e Digitalbit qe i shet gjithmone e me shtrenjte,duke genjyer klientet me ofertat? Po te bejme nje ivestigim sesa taksa paguan Top Media per punonjesit e saj?Per sigurimet shoqerore te pa paguara qe arijne disa qindra milione leke? Per reklamat e pa kontrolluara ?
    Eshte e gjate lista,te gjata jane edhe mekatet e Top Medias.
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Se dija se paskam mungese llogjike , ka te tjere lexues se e gjykojne dhe shohin argumentet ..

    Gazetari investigative nuk eshte te fuse nje kamer ne krevat , te paguaje nje femer te bukur te provokoje dhe ne fund ta quaje skandal seksi ..

    Top -channel po sulmon gjykaten nga pakenaqsia e vendimit .. Media nuk mund te hedhe hije dhe balte mbi sistemin e drejtesise se ajo humbi gjyqin .. Sulmi eshte hakmarrje dhe i jep me shume te drejte gjykatesit per vendimin e tij

    TCh ne asnje menyre te mos mendoje se eshte e paprekshme dhe qe mund te sulmoje ke te doje per interesat e saj ..
    Prape po ngul kembe ne dicka qe eshte e praktikuar ne gjithe gazetarine investigatore te botes perendimore! Sa per llogjikimin, une jam nje nga lexueset dhe replikueset, keshtu qe me bie e drejta qe te shikoj ku ve llogjike ne teme dhe ku jo! Ne nje teme tjeter mund te mos e perdor une tamam llogjiken apo analizmin e duhur, nuk ka njeri perfekt me dituri absolute!





    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #677
    Emisioni "Fiks Fare" do tė transmetojė sot sėrish denoncimin dhe argumentat per abuzimin me detyrėn tė ish-ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, duke iu pergjigjur pikė pėr pikė vendimit tė gjyqtarit Agim Bendo dhe ku duket qartė njėanshmeria e vendimit.
    Nuk e di ne fakt se si FIKS FARE do ta transmetoje serish kete gje se me duket pjese e vendimit nga Bendo ne mos gaboj ishte qe TCH mos te transmetonte me gje ne lidhje me Pangon. Gjykata e larte ka rrezuar vendime te tjera te Bendos, por ky vendimi qe ka te bej me Pangon eshte akoma ne fuqi.

  8. #678
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Cipa: Privatėsia e Pangos s’ėshtė cėnuar

    Gazetari Aleksandėr Cipa ka deklaruar lidhur me skandalin me ish-ministrin Ylli Pango, se jeta private e kėtij personi nuk ėshtė cėnuar.

    Duke folur nė emisionin “Shqip” nė Top Channel, Cipa ėshtė shprehur se denoncimi i kėtij skandali pėrbėn njė fitore pėr gazetarinė investigative.

    “Jeta e kėtij personi nuk ėshtė cėnuar. Nė dėgjimet audio ai tha se shtėpia ishte pjesė e institutit tė tij. Denoncimi pėrmes infiltrimit tė njė reportereje ėshtė njė fitore pėr mediat”, ka pohuar Cipa.

    Ngjela: Ndaj Pangos, jo shkelje e privatėsisė

    Politikani dhe avokati Spartak Ngjela ka deklaruar nė emisionin “Shqip” nė Top Channel se nė denoncimin e “Fiks Fare” kundėr ish-ministrit Ylli Pango nuk ka shkelje tė privatėsisė, por kemi tė bėjmė me gazetari investigative.

    “Nuk ka jetė private sepse ata nuk kishin lidhje dashurie me njeri-tjetrin. Kėtu kemi tė bėjmė mė njė gazetari investigative. Atje ka njė jetė private tė rrezikuar dhe ajo ėshtė e gazetares e cila ka qenė nė rrezik. Por ajo ka marrė pėrsipėr riskun pėr tė treguar diēka”, deklaroi Ngjela.

    “Gjykatat janė nė gjendje tė rėndė nė Shqipėri dhe janė tė sulmuara nga tė dyja kahjet e korrupsionit i cili ka njė aspekt moral dhe njė aspekt material. I pari kur jepet urdhėr nga lartė pėr t’u bėrė ndonjė favor”, ėshtė shprehur Ngjela.

    “Vendimi kundėr Fiksit nuk ka goditur Fiksin, por gjykatat”, shtoi Ngjela.

    Skandali, Basha: Pango i shumėpėrfolur
    Drejtorja e “Gazeta Shqiptare”, gazetarja Anila Basha ka deklaruar se skandali seksual me ish-ministrin Ylli Pango nuk pėrbėn njė risi.

    Duke folur nė emisionin “Shqip” nė Top Channel, Basha ka theksuar se Pango ėshtė pėrfolur pėr kėrkesat e tij pėr favore seksuale qė kur ka qenė pedagog.

    “Ne kemi pasur shumė ankesa nga studentė pėr Ylli Pangon kur ka qenė profesor. Nė shumė forume pas skandalit viheshin re shkrime qė thoshin “sa mirė ia bėnė””, ka deklaruar Basha.

    Sipas saj, gjoba qė gjykata e Tiranės i vendosi Top Channel ėshtė njė tentativė pėr tė intimiduar gazetarinė investigative.

    Pėr mė tepėr, ka theksuar gazetarja, njė funksionar publik nuk mund tė pretendojė se ka njė jetė private.

    “Gjoba ėshtė njė intimidim dhe nuk mund tė thotė as Ylli Pango dhe asnjė funksionar tjetėr, se ka njė jetė private. Ai nuk e ka atė. Ne nė gazetėn tonė kemi suplementin “Blue Tooth”. Ne mund t’i kapim politikanėt nė momente tė ndryshme dhe sulmohemi pėrse i shkruajmė nė gazetė”, ka shtuar Basha.
    Shkurti: “Fiks Fare” denoncoi korrupsionin


    Kryeredaktori i emisionit “Fiks Fare”, Armir Shkurti ka deklaruar se zbulimi i skandalit seksual me ish-ministrin Ylli Pango ka ardhur si pasojė e njė investigimi standart.

    Duke folur nė emisionin “Shqip” nė Top Channel, Shkurti ka saktėsuar se ndėrhyrja e emisionit “Fiks Fare” u bė pas denoncimit tė njė vajze qė kėrkonte punė nė Ministrinė e Kulturės.

    “Historia ėshtė qė njė person i drejtohet ministrit pėr tė filluar punė dhe i ėshtė kėrkuar favor seksual. Pas kėsaj u dėrgua gazetarja, e cila u rekomandua qė tė mos provokojė”, ka deklaruar Shkurti.

    Sipas tij, ky nuk ėshtė vetėm njė skandal seksual, por njė skandal qė tregon praninė e korrupsionit nė qeveri.

    “Ky nuk ėshtė skandal seksual. Imagjinoni pėr njė cast sikur vajza tė kishte qenė njė burrė qė do kishte dėrguar nė zyrėn e ministrit 100 mijė euro. Ajo vajzė shkoi pėr punė tek njė ministėr, i cili e ftoi nė shtėpi. Ky ministėr ėshtė njė rast korrupsioni, nuk ėshtė njė skandal seksi. Seksi ishte monedha”, ka nėnvizuar Shkurti.

    Ai ka shtuar mė tej se “Fiks Fare” ėshtė njė emision investigativ dhe depėrton jo vetėm tek ministrat, por tek tė gjithė funksionarėt qė abuzojnė me detyrėn.

    “Tek cdo funksionar pėr tė cilin ne kemi indicje se ka probleme, “Fiks Fare” shkon. Nė rast se do tė jetė njė ministėr tjetėr, “Fiksi” do ta ndjekė”, ka shtuar Shkurti.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #679
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nuk e di ne fakt se si FIKS FARE do ta transmetoje serish kete gje se me duket pjese e vendimit nga Bendo ne mos gaboj ishte qe TCH mos te transmetonte me gje ne lidhje me Pangon. Gjykata e larte ka rrezuar vendime te tjera te Bendos, por ky vendimi qe ka te bej me Pangon eshte akoma ne fuqi.

    Siduket do t'ja transmetoje Gjykates se Larte!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #680
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Siduket do t'ja transmetoje Gjykates se Larte!
    Oh ok, thashe mos do e transmetonte TCH per shikuesit neper shtepira ta shikonin perseri.

Faqja 68 prej 101 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •