Close
Faqja 14 prej 101 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 1005
  1. #131
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Bisedat e gazetares se "Fiks Fare" me ministrin Ylli Pango

    Gazetarja e "Fiks Fare" shkon ne Ministrine e Kultures per ti kerkuar pune. Ministri Pango e pret personalisht ne zyre

    Ylli Pango: Ckemi? I ke sjelle dokurnentet? Fiksi: Jo.
    Ylli Pango: S'ke sjelle asnje dokument?
    Fiksi: Jo, se nuk e di se cfare dokumentesh duhen dhe nuk kisha dijeni nese keni vend pune:
    Ylli Pango: Do me sjellesh dokumentet. Do me sjellesh cfare ke mbaruar, fotokopjen e diplomes ... gjuhe te huaj ke?
    Fiksi: Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frengjishten ...
    Ylli Pango: Atehere do te me sjellesh te gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
    Fiksi: Ketu ...
    Ylli Pango: Me ke rri? Fiksi: Vetem.
    Ylli Pango: Sa e ke numrin? Fiksi: 069 ...

    Ylli Pango: (lexon numrin qe i dha gazetarja dhe e regjistron ne celular) E ke telefonin me vete? (i ben zile ne celular gazetares me celularin e tij).

    Fiksi: Normal.
    Ylli Pango: Ai eshte numri im. Fiksi: Ok!
    Ylli Pango: Merr dokumentet, beji te gjitha gati ....
    Fiksi: Pasdite, ne cfare ore?
    Ylli pango: Nga darka, nga 6-a, nga 7-a. Do te te marrne telefon une dhe ... Ok?
    Fiksi: Ok. Faleminderit shume, mirupafshim!

    Pasi ministri i con nje mesazh ne celular, ku i kerkon takim ne oren21.15, gazetarja niset per ta takuar. Fillimisht komunikon me ministrin ne celular

    Fiksi: Une jam, me aq sa ma shpjeguan, eshte ketu tek nje klub 24-oresh. eshte ketu perhalle shtepise suaj? Ok, une jam ketu jashte. Ministri e lea lene takimin ne banesen e tij private. Ministri i hap deren e shtepise.
    Fiksi: Mirembrema. Si jeni mire? Ylli Pango: Si jeni mire? Je me njeri? Fiksi: Jo.
    Ylli Pango: Te pret njeri? Fiksi: Jo.
    Ylli Pango: Hajde, ngjitu me lart. Po c'kemi ndonje gje?
    Fiksi: Asgje, te perditshmet.
    Ylli Pango: Eeeee pra. Po cfare ke bere?
    Fiksi: Asgje. Mbarova shkollen dhe tani jam ne kerkim pune.
    Ylli Pango: Hiqe xhupin ... Fiksi: Kjo eshte zyra juaj?
    Ylli Pango: Une kam te gjithe kete vilen ketu. Kjo eshte me oxhak, nje nga dhomat...
    Fiksi: Se mos ju kam bezdisur, mbase ...
    Ylli Pango: Jo, perkundrazi, nuk me keni bezdisur, me keni dhene kenaqesi. Mbase te kam bezdisur une ty?
    Fiksi: Jo, jo. .
    Ylli Pango: Se mos ke njeri qe te pret, se the dua telefonin, apo nuk ke njeri?
    Fiksi: Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund te realizohen nga familja.
    Ylli Pango: E cfare mendon qe te fillosh?
    Fiksi: Po nuk e di te them te drejten. Une kam punuar vetem tek ... (bank)
    Ylli Pango: Cfare beje aty?
    Fiksi: Tek …. kam punuar si ….
    Ylli Pango: Po. Sa kohe ndenje aty?
    Fiksi: Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha sh¬kollen.
    Ylli Pango: Shkollen e mbarove tani ti? Sa t'u be?
    Fiksi: Vjet.
    Ylli Pango: Qe vjet d.m.th. nuk ke kapur ndonje pune tjeter?
    Fiksi: Jo. Thjesht mendova nje here te trokas se mbase ... Nuk e kisha idene nese kishit nevoje per te punesuar.
    Ylli Pango: Po mire. cdo gje behet,cdo gje rregullohet kur femra eshte e guximshme edhe i lindin idera .. te gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jeten dhe sa guxim ka (qesh). Si me shikon ...
    Fiksi: Shtepia shume gjigante.
    Ylli Pango: Eeee. Ka edhe ambiente te tjera te vogla, qe do t'i tregoj. Ckemi tjeter?
    Fiksi: Asgje.
    Ylli Pango: Cohu nje here te te shikoj.
    Fiksi: Uuuuuuuuuu.
    Ylli Pango: Me peIqen shume ekspozeja jote, me pelqeu qe kur te pashe (momenti kur tenton te zbertheje kemishen).
    Fiksi: Uauuuuuuuuuuuuu te Iutem!
    Ylli Pango: Nuk te bej gje, nuk te bej gje. Fiksi: Jo nuk eshte... te lutem!
    Ylli Pango: Te jap fjalen qe vetem do te te shikoj se si je transformuar, asgje tjeter (qesh).
    Fiksi: Jo, por ... te lutern, te luuuuuuuuutem.
    Ylli Pango: Nuk do qe te te shikoj fare? Fare, fare, fare?
    Fiksi: Ju nuk me keni pare me pare se si kam qene ... Ylli Pango: Te thashe me pare, qe duhet te jesh vajze qe duhet te guxosh. Derisa erdhe e me takove, guxove. Nejse, nuk ka problem dilni aty sepse une nuk te prek.
    Fiksi: Po me vini ne siklet.
    Ylli Pango: Nuk te ve ne siklet, sepse problemi eshte ky, qe ti mund te hysh neper panairet e turizmit. Panairet'e turizmit paraqiten keshtu ... ti pamjen e ke. Ne keto lloj panairesh, ne qofte se ti je goce e guximshme dhe futesh tamam ne kete pune, ti mund te besh ekspozera shume te mira, sepse ne shkojme neper panaire ne Berlin, ne Londer, neper panairet me te mira dhe aty shkojme ... kemi marre edhe femra kosovare. Keshtu qe, une kam qejfte shikoj ekspozene tende. Po te jesh e guximshme mire, i can te tera. Po qe se e ke problem pastaj me thuaj, une nuk eshte se ashtu ...
    Fiksi: E guximshme ne c'sens?
    Ylli'Pango: Sensi i pare eshte te te shikoj nje here qe te te vleresoj, se aty mund te dalesh me rroba banjoje ...
    Fiksi: Te dal me rroba banjoje?
    Ylli Pango: Po mo, dalin te gjitha, nuk ka prob¬lem aty qe nga vendet e Amerikes Latine dhe te gjitha vendet qe vijne ... normal si del ne plazh. E dyta, mund te dalesh me rrobe qe paraqitesh me kostum kombetar. D.m.th. Jane disa variante, ka plot ydo vit aty. Kerni marre nga dy vendet, Kosova dhe Shqiperia. Nje variant qe mendova per ty eshte se do te te fus tek Agjencia e Turizrnit, qe kam vend per goca, qe te te vleresoj. Tani kjo eshte pjesa e
    guximit. Nese ti qe tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, te lutem, me ler mbaroj ...
    Fiksi: Jo une ....
    Ylli Pango: Degjo dicka, mbaje mend, si hyre do dalesh. Nuk prekesh, nuk te behet gje. Tani une te thashe ja, them qe te shikoj nje here si fillirn se, keshtu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojme e flasirn. Hajt moj hajt, se ke guxirn ti hajde. Pastaj qe kur ke ardhur ne Tirane e ke kapur jeten. Keshtu qe si fillirn, hiq vetem kete kernishen, qe te te shikoj si lekure deri ku ke rene ...
    Fiksi: Te lutem, uuu me qenka zberthyer... te lutem me vjen shume rende, te lutem shume!
    Ylli Pango: Asnjehere prej meje, kurre. Une jam ai i fushes, s'me vjen fare asnje keshtu ...
    Fiksi: Te lutem!
    Ylli Pango: Asnje gje, vetem te te shikoj ke rene nga shendeti aq sa duhet.
    Fiksi: Shendeti shikohet edhe pa hequr kemishen.
    Ylli Pango: Ca i ke keto dreq mbertheckash qe nuk hiqen (tenton te heqe kemishen).
    Fiksi: Te lutem, shendeti shlkohet edhe pa hequr kernishen, te lutem profesor!
    Ylli Pango: Ti do ta heqesh per te tjere, si nuk do ta heqesh per mua?
    Fiksi: Joooo, te lutem profesor, te lutem profesor, . profesor te lutem, te lutem ...
    Ylli Pango: Ja, deri ketu, deri ketu (per te zberthyer bluzen).
    Fiksi: Po, nuk eshte gje se ... boll te lutem, boll.
    YIIi Pango: Deri ketu, deri ketu (nderkohe zberthen disa kopsa te kemishes).
    Fiksi - Te luuuutem, a mund ta mberthej kemishen?
    Ylli Pango: Lere pra deri ketu, lere deri ketu pra, se nuk po te prek. .
    Fiksi: (e shtyn) Ylli Pango: Shih!
    Fiksi: A mund te qetesohem pak?
    Ylli Pango: Po qetesohu ti qetesohu.
    Fiksi: A mund te qetesohem, te lutem! Po me vjen shume rende ...
    Ylli Pango: Po nuk u mesove me mua ti, i bie qe ...
    Fiksi: Si, do mesohem te me shikosh para ...
    Ylli Pango: Po, po ...
    Fiksi: Te me shikoni ju nudo para dhe pastaj?
    Ylli Pango: Jo, nudo jo ...
    Fiksi: Ok, me te brendshme ...
    Ylli Pango: Avash,mos bertit, se nuk eshte ndonje gje. Mos u trondit se nuk do te vras. Me dal me rroba banjoje, shiko si ben imagjino ...
    Fiksi: Jo, une tronditem. Ne qofte se ju me shpjegoni paraprakisht pozicionin e punes, nese pranoj kete lloj pune, ok! Por ne keto kushte, ora 9 e darkes, ne shtepine tuaj te zhvishem, une tronditem.
    Ylli Pango: He moj, qetesohu se nuk te ben gje njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja eshte kjo: ne Agjencine e Turizmit e kam menduar qe ka nje vend per vajze me pamje dhe me shkolle. Tani ne ate agjenci qe varet nga une, se eshte drejtoria ime, zakonisht behen panairet e Shqiperise per turizmin, dakord? Ne panairet e Shqiperise per turizmin, dallon. Ne keto panaire ne vecojme pjeset me te bukura te tur¬izmit shqiptar, si malet detet e
    me radhe. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?

    Fiksi: Mire, shume mire.
    Ylli Pango; Ok. Kam marre edhe nje tekst, aty, qe po munde ta perkthesh, ta marresh me vete. Tekst anglishteje eshte, nje nga fjalimet e mia, qe do ta mbaj kur te shkoj atje. Nese ti i jep keto prova dhe i ploteson, ky eshte vendi. Vendi eshte shume i mire, do te jesh prane meje. Une, kur te kem panaire jashte, ne do te shetisesh. mundesite i ke, rrogen do ta kesh te mire, keto. Kete oferte une e kam per ato lloj vajzash qe jane te mira ne paraqitje, qe Jane te guximshme dhe jeten e kap per fyti qe sot.
    E ben mire, nuk e ben ma thuaj ... se nuk ka gje, une nuk te shqetesoj.
    Fiksi: Duhet domosdoshmerisht te kthej nje pergjigje tani, qe te mendohem edhe une? .
    Ylli Pango: Aha, duhet te mendohesh? Po mire mendohu, si te duash?! Pastaj cfare prisje, cfare pune prisje? Te punoje ne zyre, te rrije aty? Zyre eshte ajo, ka zyre ku leviz here pas here neper panaire.:.
    Fiksi: Ka kete pjesen qe une nuk e kisha menduar qe une mund te dal edhe me rroba banjo.
    Ylli Pango: Nuk eshte gjithmone kjo. Kjo mund te jete nje here ne vit, ne vere, ndersa periudhen tjeter mund te jesh organizatore ne panaire. Do behesh specialiste per kete pune, ne sensin qe do marresh njohuri per fletepalosjet, per albumet, per turizmin. Do kesh njohuri per spotet qe bejme ne, publicitare. Keto Jane ne pergjithesi, ndersa cfare te dale ndonje rast i vecante ...
    Fiksi: Nuk e di nese do me lini te pakten te men¬dohem deri neser?
    Ylli Pango: Une neser jam per rruge. Une jam per ne Korfuz neser. do rri 2 -3 dite, do kthehem te dielen. E mbaj te hapur telefonin, nese do, me bej telefon.
    Fiksi: Ok. do komunikojme ne telefon.
    Ylli Pango: Do levizesh ti tani? Ke shqetesirn, do te ikesh?
    Fiksi: Po.
    Ylli Pango: Ok ne doren tende eshte, une kisha kenaqesi te te mbaja, ti e di. Te presin apo nuk te pret njeri?
    Fiksi: Mua nuk me pret njeri, por kam plane te tjera
    Ylli Pango: Tani, sonte?
    Fiksi: Po.
    Ylli Pango: Cudi!
    Fiksi: Mendova qe do ishte nje takim i shkurter, thjesht dorezim dokumenti dhe kaq prandaj.
    Ylli Pango: Dakord, heren tjeter rrime me gjate, dakord?
    Fiksi: Do shikohemi ne ministri heren tjeter?
    Ylli Pango: Heren tjeter do me marresh ne telefon dhe do me thuash a e pranon apo jo, si pune? Pastaj...
    Ylli Pango: Ato, m'i solle mua dokumentet?
    Fiksi: Po. Jane thjesht nje curriculum dhe lista e notave dhe diploma. Po te duhen, certifikatat e gju¬hes ... t'i sjell.
    Ylli Pango: Kur t'i marresh. m'i bej gati edhe ato dhe m'i sill mire?
    Fiksi: Ok, naten e mire!
    Ylli Pango: Naten e mire! Ciao!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #132
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga J@mes Lexo Postimin
    Kjo besoj se meriton te quhet [B]Pango party.[/B]


    loooooooooooooooooooool.......ahahahahahahhahaahah ahahahahaha



    nuk e prita nji te qeshur sot, si kjo qe po me ndodh ne ket moment ...hahahahahahahahahaha....

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga J@mes Lexo Postimin
    Kjo besoj se meriton te quhet Pango party.

    gjetje me te vertete gjeniale sot forumi kenka me te vertete fantastik


    bravo cuna

  4. #134
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Une mund te flas shume per pedagogun Ylli Pango, e njoh mire...

    Per afro nje dekade ai u shpetoi denoncimeve, kercenimeve dhe atentateve shkaku i te cilave per hire te se vertetes nuk ka qene as politik dhe as ndonje konspiracion i ēuditshem.
    Shkaku i te gjitha atyre te marra sebashku ka qene vetem nje, perversiteti i nje njeriu qe nuk njihte as kufi dhe as moral.

    Sot shume njerezve, familjeve dhe femrave ndoshta i eshte qetesuar shpirti dhe ndoshta ju ka qeshur buza.

    Imagjinoni se sa te pambrojtur dhe te pasigurt jane njerezit e thjeshte perballe nje njeriu te veshur me pushtet.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    gjirokaster
    Postime
    28

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ylli i dhuron edvin meros baze ruc.. argumenta..

    dhe merua ju a skuq mire shtabit te Pd-se.


    ---


    Problemet joseksuale tė qeverisė qė zbulon skandali Pango

    Nga Mero Baze

    Ylli i qeverisė Berisha, ministri i tij i Turizmit dhe Kulturės, u shkarkua pak ēaste pasi emisioni “Fiks Fare” provoi publikisht njė nga veset mė tė pėrfolura tė tij, qė ka tė bėjė me ngacmimet seksuale pėr shkak tė detyrės. Pango, njė ministėr i pėrfolur pėr shumė probleme qė lidhen me korrupsionin e vogėl, klientelizmin nė prokurimin e parave publike tė qeverisė dhe manitė e tij seksuale, ėshtė ministri i parė nė historinė e Shqipėrisė qė po del nga politika me njė skandal tė tillė.

    Kryeministri Berisha ka bėrė gjestin e duhur duke e shkarkuar atė, por rasti Pango zbulon disa anė tė errėta tė funksionimit tė pushtetit tė kėsaj qeverie. Ana mė e shėmtuar ėshtė primitivizmi i pėrdorimit tė postit pėr qėllime seksuale. Ministri i Turizmit, i cili tentoi tė paraqitej i suksesshėm nė promovimin e turizmit seksual, nė tė vėrtetė u bė personazh i promovimit tė turizmit seksual nė qeveri. Gjesti i tij zbuloi se sa false janė rregullat e punėsimit nė administratėn publike dhe sa klienteliste dhe personale ėshtė politika e punėsimit. Edhe sikur ta shkėputėsh si skandal seksual dhe tė shikosh vetėm skandalin administrativ nė kėtė histori, kupton lehtė se skandali Pango ėshtė tregues i njė qeverisjeje jokorrekte dhe tė korruptuar qė nė rekrutimin e zyrtarėve tė saj.

    Problem tjetėr qė nxjerr nė pah ky skandal ėshtė niveli kulturor i njė ministri. Mėnyra se si ai ngacmonte seksualisht njė vajzė tė re dhe pėrpiqej tė pėrdorte detyrėn e tij pėr qėllime seksuale, ishte vulgare dhe jashtė ēdo standardi njerėzor. Fakti mė i rėndė nė gjithė atė histori ishte se Pango nuk e kishte njohur mė parė kėtė vajzė, apo nuk ishte nė mjedise bashkėjetese me tė qė t’i interpretohej si dobėsi njerėzore. Ai thjesht zbuloi njė nga parimet e jetės sė tij private qė ėshtė detyrimi pėr seks pėr gjithė ata qė kanė marrėdhėnie pune me tė. Kjo mund tė nxisė hetime pėr raste tė tjera abuzive tė tij nė kėtė dikaster, por dhe punė tė tjera qė ka pasur mė parė.

    Sė fundmi, duhet thėnė se ky nuk ėshtė njė rast vetėm pėr shkarkim, por dhe njė rast pėr hetim. Zoti Pango duhet tė dorėzojė sot imunitetin e tij si deputet dhe t’i dorėzohet drejtėsisė pėr t’u hetuar pėr raste tė ngjashme. Prokuroria mund tė nisė ose jo hetimet, por shumica nė pushtet duhet tė demonstrojė vullnet pėr t’i shkuar deri nė fund kėtij perversiteti publik. Sipas Kodit tonė Penal, neni 105, “Kryerja e marrėdhėnieve seksuale ose homoseksuale duke shpėrdoruar marrėdhėniet e varėsisė ose tė detyrės dėnohet me burgim deri nė tre vjet”.

    Skandali i zotit Pango tre muaj para zgjedhjeve ėshtė njė barrė e re nė listėn e skandaleve tė qeverisė Berisha dhe do tė ketė ēmimin e saj nė zgjedhjet e pėrgjithshme, ku shqiptarėt do tė vendosin duke pasur parasysh njė ministėr tė shkarkuar pėr vrasje masive, njė tjetėr tė akuzuar pėr vjedhje masive dhe tjetrin tė shkarkuar pėr ngacmim seksual masiv tė gjithkujt qė kishte punė me dikasterin e tij. Pėr njė qytetar tė thjeshtė, natyrisht ky ėshtė njė bilanc i rėndė, pasi, nėse ka pasur punė me kėtė qeveri, ka qenė i rrezikuar ose tė vritej, ose tė vidhej, ose tė pėrdhunohej.
    o brari kush eshte i mire sipas teje te ter ata qe mburin berishen dhe ata qe e shajne jan te poshter duke filluar qe nga ish beniamini i berishes mero baze qe
    sa i doli kundra sale qoftelargut per pak sa nuk e cuan per lesh po qe ti e ke mire qe e mbron se ku i dihet se cte peson makina pastaj ose mos te del biznesi po ke pa leje

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    “Pango”, ylli i shėrbesave

    Nga ERL MURATI

    Mund tė themi qė qeverisja “Berisha” ka fytyrėn e Ylli Pangos, por mund tė jemi tė padrejtė se do tė kishim njė qeveri thjesht tė pamoralshme. Mund tė themi qė ka fytyrėn e Fatmir Mediut, por do tė ishte e pandershme nė prag tė 15 marsit. Mund tė risjellim Lulzim Bashėn, “shinning star” i fushatės dhe ikonė e qeverisjes, por mund tė jemi tė ashpėr duke qenė se ai po gjykohet pėr njė vjedhje 230 milionė euro. Mund tė pėrmendim Ilir Rusmalin, por atė e dorėhoqi Berisha pėr njė skandal korruptiv tė vėllait tė tij. E kėshtu me rradhė, pėr t’i vėnė njė notė pėrmbyllėse qeverisjes sė PD-sė nė fund tė mandatit, nuk do tė ishte e udhės tė analizohej puna e ministrave tė Berishės.
    Skandali seksual i medet-ministrit Pango, ēudi pse nuk ēudit: paraardhėsi i tij donte t’i fuste njė gozhdė kushedi se ku, kreut tė Federatės sė Futbollit dhe paraardhėsi i kėtij tjetrit, sipas Berishės u pėrfshi nė njė skandal seksual nė Poloni. Ngjarja u komentua si precedent, por precedent nuk ėshtė. Nuk ėshtė, sepse “Fiksi” mungonte kur “profesori” i thoshte studenteve tė Psikologjisė se pėr tė marrė provimin, duhet tė informoheshin pėr ngjyrėn e tavanit nė dhomėn e tij tė gjumit.
    Kryeministri deklaroi mbrėmė se sjellja e Pangos “ėshtė jashtė standardit dhe e pamoralshme pėr qeverinė” e tij. Po njė qeveri e ngjizur mbi moralin e xhuvelizmit nuk mund tė kishte epilog tjetėr pėrveē qershizės “Pango”. Ahere, mbi ē’standard ta gjykosh punėn e qeverisė Berisha? Mbi bėmat e magjistarit tė biznesit Damir Fazliē, mbi dacibaot e Jozefinės dhe Alibeajt drejtuar prokurorisė apo mbi thinjat e lyera nė pleqėri tė aleatit tė ri, Neritan Ceka? Fatkeqėsisht, qeverisja e PD-sė nė kėto 4 vite ishte njė qeverisje qė edhe kampioni i skandaleve Fatos Nano do ta kishte zili.
    Ishte njė qeveri qė nuk u dha tokat pronarėve, megjithėse ia premtoi. Ishte njė qeveri qė nuk dėmshpėrbleu tė-pėrndjekurit politikė, ndonėse edhe atyre ia premtoi. Ishte nje qeveri qė na armiqėsoi me SHBA, sepse mendoi se mund t’i japė asaj leksione demokracie. Njė qeveri qė shkaktoi baticė shifrash mbi faturat tona tė energjisė, telefonit, karburatit etj. Njė qeveri qė fatkeqėsisht pati luksin tė vjedhė, por edhe qė pati shansin e humbur tė punojė; pėrballė njė opozite qė po lufton pėr t’u shkėputuar pėrfundimisht nga trashėgimia e saj e errėt. Njė qeveri qė bėn kokėfortin me europianėt dhe s’e ka problem t’u thotė: Shtėpia juaj fut ujė, por jo e jona. Ishte njė qeveri qė luftoi me presidentin, gjykatat, prokurorinė, opozitėn dhe ndėrkombėtarėt. Ishte njė qeveri, sepse qeveri nuk ėshtė. Nuk ka qenė kurrė.
    Nė kohėn ku u konstituua nė parlament kabineti “Berisha”, Partia Socialiste nxitoi tė pėrēmojė dhe media nisi tė tallė ministrin e Mjedisit. Nė kėtė kohė bilancesh, Lufter Xhuveli mund tė quhej njeriu mė i suksesshėm, fytyra e vėrtetė e ekzekutivit tė sotėm. Ndoshta thinjat e tij nuk janė tė lyera mė drogė, siē deklaronte kryetari i PD-sė kur ishte nė opozitė, por njė gjė ėshtė e sigurt: ndotja e ambjentit regjistron shifra mė tė ulta se 4 vjet mė parė.
    Berisha deklaroi nė 2005-n se kjo do tė ishte njė qeveri shėrbimi dhe shėrbesash. Kjo rezultoi njė qeveri qė s’di tė bėjė asgjė: as tė menaxhojė njė mbėrtheckė kėmishe.


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Mero Baze


    Pėr njė qytetar tė thjeshtė, natyrisht ky ėshtė njė bilanc i rėndė, pasi, nėse ka pasur punė me kėtė qeveri, ka qenė i rrezikuar ose tė vritej, ose tė vidhej, ose tė pėrdhunohej
    .


    Kjo eshte thenja e javes.


    dhe kjo poshte, fotoja e vitit.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maars : 05-03-2009 mė 13:53

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Angry Fondacioni Grek i Kulturės, ēel zyrtarisht aktivitetin

    Fondacioni Grek i Kulturės ka ēelur sot zyrtarisht veprimtarinė e tij nė Shqipėri. Gjatė prezantimit kreu i fondacionit, Jorgos Babiniotis, e vlerėsoi kėtė ditė si shumė tė veēantė pėr kulturėn greke dhe atė shqiptare. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Ka ēelur zyrtarisht veprimtarinė e tij nė Tiranė Fondacioni Grek i Kulturės. I themeluar qė nė vitin 1992 Fondacioni Grek i Kulturės ka mėse njė vit i pranishėm nė Shqipėri nėpėrmjet qendrės mė tė njėjtin emėr. Ndėrsa sot drejtues i kėtij fondacioni Jorgos Babiniotis dhe ambasadori grek nė Tiranė Nikolaos Pazios prezantuan fillimin zyrtar tė aktivitetit tė fondacionit nė kryeqytetin shqiptar. Babiniotis e vlerėsoi kėtė ditė si shumė tė veēantė pėr kulturėn greke dhe atė shqiptare. Babiniotis me kėtė rast prezantoi edhe programin e fondacionit pėr vitin 2009 i cili pėrmban aktivitete muzikore, ekspozita fotografike, koncerte, filma etj. Kryediplomati grek nė Tiranė Pazios tha se Fondacioni Grek dhe veprimtaria e tij nė Tiranė synon nxitjen dhe rritjen e frymės sė bashkėpunimit dialogut dhe shkėmbimit tė pėrvojės mes potencialeve artistike dhe shkencore tė Shqipėrisė dhe Greqisė. Sipas Pazios ky ėshtė njė moment i mirė pėr shpalosjen e traditės sė pėrbashkėt kulturore misdis dy vendeve. Veprimtaria e fondacionit grek tė kulturės nis me njė aktivitet nė lidhje me shkrimtarin e madh grek Konstandin Kavafi dhe mė pas me njė koncert muzikor me motive popullore greke dhe shqiptare.





    Ne kohen kur Greket mundohen te shesin kulturen tone si te tyre ne vendin tone, dhe ta shtrine ate me tutje me investime, Misnistri jone i Kultures ka hallin se mos ngelet pa gje.

    Politkanet dhe ata qe ne vendosim te na qeverisin kane te meta mentale kur vjen per vendin e tyre. Edhe pastaj bertasim ne pse te huajt na kane marre kulturen e traditen tone. Derisa te ndryshojme keta morra keshtu ka per tu bere gjithmone.

    TURPI ME I MADH, KUR QEVERIA JONE NUK INVESTON AS ME ABETARE PER FEMIJET E EMIGRANTEVE NE GREQI.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e linushi
    Anėtarėsuar
    29-09-2008
    Postime
    8
    no coment ai ska turp fare

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga J@mes Lexo Postimin
    Kjo besoj se meriton te quhet Pango party.

    marshalla,

    qonka edhe Omi

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 14 prej 101 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •