Close
Faqja 13 prej 101 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 1005
  1. #121
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Beri, ē'ke ore, donte te shfrytezonte postin tjetri, edhe ti ne vend te tij ashtu do beje
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #122
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    me vjen edhe me qesh edhe me u merzit njekohesisht!

    Ky Pango duket nga fytyra qe eshte i "semure"...
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Le ti sherbeje shembulli i Pangos dhe te tjereve qe perfitojne nga pozita.Ti mendojne mire pasojat here tjeter.Sa te degjeneruar jane keta pushtetaret e sotem mor aman!
    Feelings change - memories don't.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ato shalet te kujt jan mo xhejms wat..
    sbesoj te jene te kurthaxhijes..
    se te jene te asaj nuk i ve shum faj illit..lol.
    dhe un kisha rene ne kurth te atyre shalve qe nuku ja them fare nga keto gjera..

    po ju nga tirana..na thoni ndoj gje te re..
    ka shum fiksi nga keto mata harriet.. apo kjo i ben te tera kto filmat?
    di gje ti xhu?

    astrit patozi thoshte po dhe ju socialistet kini te tilla raste..
    po nxirrja..o kaqol..cpo pret..
    po nuk ini te zot tja fiksoni atyre.. se skini fiksusa si ka ps-ja qe ta mballos aty ku nuk e pret..

    mir ju a bejne..

    te shohim cdo ken pergatitu tjater..
    ma ndjeu zemra para ca ditesh e thash ketu.. do ta bejn ata ndonje gje kto dit.. dhe ja dolli..
    po ishalla e bejne me shale e p.ill e jo me gerdec se gjynaf populli shkrete..
    djallezia e ps-se ska fund..
    kaqolet e pd-se e kam thene..jan si dele para cakejve te ps-se..

    do zoti nuk shkojn ti ven tritol urave te rruges madhe.. se gerdecin ata e ndezen..po se si akoma nuk dihet..
    po do dali dhe ajo pun nje dit..



    ..

  6. #126

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Komenti me i bukur ka qene i atij Aldos tek Morning Show..

    E shkarkoi Sala Yllin menjehere pa i ngrit akoma breket

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=34531


    Skandali Seksual, Turku emėrohet nė vend tė Pangos


    (Dėrguar mė: 05/03/09) Ėshtė emėruar menjėherė kreu i ri i MTKRS, pas shkarkimit tė ministrit Ylli Pango, menjėherė pas skandalit tė transmetuar nė emisionin “Fiks Fare”. Kryeministri Berisha ka bėrė emėrimin zyrtar tė Ardian Turkut, duke e dėrguar atė pėr dekretim tek Presidenti Topi. Ka qėnė shumė i shpejtė reagimi i kryeministrit Berisha, si nė shkarkimin e ish ministrit Pango, vetėm 4 minuta pas publikimit tė videos dhe zėvendėsimit tė tij nė kėtė post pa mbushur ende 24 orė nga skandali. PARLAMENTI , PROTESTA, MEDIAT E HUAJA , , VAJZA E “FIKS FARE”, SKANDALI, VIDEOJASKANDAL , SHKARKIMI , EMERIMI
    Je molestuar per nje vend pune? Trego historine tende ne BW: redaksia@balkanweb.com


    TIRANE- Ardian Turku ėshtė emri i ministrit tė Kulturės qė pason nė kėtė detyrė Ylli Pangon, i shkarkuar menjėherė pas videos skandaloze tė publikuar dje nga emisioni Fiks Fare, ku Pango kėrkonte nga vajzat e reja favore seksuale nė kėmbim tė njė vendi pune nė Ministrinė qė ai drejtonte.
    Ardian Turku, ish kreu i Bashkisė sė Elbasanit, aktualisht ushtronte detyrėn e kreut tė qarkut po nė Elbasan. Emėrimi zyrtar pėr Ardian Turkun ėshtė bėrė nga kryeministri Berisha i cili e con atė pėr dekretim tė presidenti, dekret i cili mė pas votohet nė kuvend.
    Ka qėnė shumė i shpejtė reagimi i kryeministrit Berisha, si nė shkarkimin e ish ministrit Pango, vetėm 4 minuta pas publikimit tė videos dhe zėvendėsimit tė tij nė kėtė post pa mbushur ende 24 orė nga skandali.

    CIP reagon: Pango te ndiqet penalisht

    Ora 13:30-Qėndra pėr Ēėshtjet e Informimit Publik, ĒIP, konstatoi sot shqėtėsimin e thellė me tė cilin opinioni publik shqiptar po pėrcjell skandalin e rėndė seksual nė tė cilin ėshtė pėrfshirė ish ministri i kulturės Ylli Pango.
    Nga ana tjetėr, ĒIP denon hezitimin Kuvendit pėr tė reaguar me tė njėjtėn shpejtėsi pėr heqjen e imunitetit tė Pangos pas bėrjes publike tė skandalit nga "Fiks Fare".
    "Duke mos vepruar energjikisht nė kėtė drejtim, Kuvendi rrezikon tė kthehet nė protektor tė Ylli Pangos, i cili duhet tė ndiqet penalisht nga Organi Qėndror i Akuzės", shprehet CIP ne nje njoftim zyrtar.

    Studentėt e LRI protestė para Ministrisė sė Kulturės

    Ora 12:10 Keshilli studentor dhe Lėvizja Rinore pėr Integrim kane organizuar sot njė protestė gjatė orėve tė para tė mėngjesit pėrpara Ministrisė sė Kulturės nė shenjė proteste ndaj veprimit tė ministrit Pango i cili duke shfrytėzuar postin ka tentuar tė pėrfitojė seksualisht nga njė vajzė qė kėrkonte punė. Me parullat ku shkruhej "Turp turp turp" , protestuesit kanė kerkuar zbardhjen e plotė tė ngjarjes deri ne procedim penal ndaj ish-ministrit Pango.

    Prokuroria: Do tėrheqim kasetėn e skandalit

    Ora 11: 34- Prokuroria e Pėrgjithshme deklaron se do tė tėrheqė kasetėn filmike tė videos ku ish- ministri Pango shfaqet duke i ofruar njė vajze krevatin nė kėmbim tė njė vendi pune nė Ministrinė e Kulturės, qė ai drejtonte deri ditėn e djeshme.
    Lajmi u konfirmua pėr NEWS24 nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme duke shtuar se “Pas verifikimit tė autenticitetit tė videos, do vendosim pėr Pangon”

    Patozi: PS hesht pėr skandalet e kryetarit tė saj

    Ora 11: 20 -Deputetėt e maxhorancės janė pėrpjekur tė zbusin skandalin duke u justifikuar se reagimi i qeverisė me shkarkimin e Pangos ka qenė i menjehershėm dhe i mjaftueshėm. Disa deputetė tė tjerė tė PD-sė, si Astrit Patozi dhe Edi Paloka kanė hedhur akuza nė drejtim tė PS-sė se “janė ato qė po mbajnė tė fshehta skandalet”.
    Kryetari i grupit tė Partisė demokratike Astrit Patozi akuzon opozitėn se po abuzon me ngjarjen pėr tė fituar pikė nė zgjedhje dhe akuzon kryetarin e Partisė Socialiste si tė pėrfshirė nė skandale pėr tė cilat PS hesht. “Ne mbyllėm dje mbrėmė cėshtjen Pango, por skandale mė tė rėnda ka nė qeverisjen tuaj. Ju heshti pėr skandalet nė vilėn e Pezės. Ju heshti pėr skandalet e kryetarit tuaj”- ka thėnė Patozi nga foltorja e Parlamentit duke drejtuar gishtin drejt deputetėve socialist” .
    “Nuk bėhet fjalė qė ne tė mbrojmė ministrin Pango. Ai u shkarkua pėr 4 minuta, ju keni 444 ditė qė mbani kryetar njė njeri qė doli lakuriq dhe vazhdon tė mbrojė lakuriq nėpėr Shqipėri. Pjesė e moralit tuaj ėshtė se nėse ne e shkarkojmė ju doni ta bėni kryeministėr”- tha nė foltore deputeti demokrat Edi Paloka

    LSI, Ilir Meta: Pango tė mos vijė mė nė Parlament

    Ora 11: 10- Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta deklaron se tė gjithė shqiptarėt duhet ė distancohen nga kėto veprime tė turpshme dhe i bėn thirrje Pangos tė heqė dorė nga mandati. “Pango tė mos vijė mė nė sallėn e parlamentit” deklaroi Ilir Meta nga foltorja e parlamentit

    Topalli: PS po tregohet e butė. Pango tė lėrė parlamentin

    Ora 10:45-I ashpėr ka qėnė reagimi i Kryetares sė Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. Pasi ka replikuar me deputeten socialiste Valentina Leskaj, Topalli i tha se qėndrimi i PS ėshtė shumė i butė krahasuar me atė qė ka bėrė Pango. “Jam e tronditur nga mėnyra me tė cilėn flet deputetja. Ėshtė turpshme, e papranueshme. Pango ka tradhtuar moralin e PD-sė ka tradhėtuar qytetarėt qė e kanė votuar. Ndaj ėshtė pak tė thuash qė ti hiqet imuniteti, Pango duhet ta lėshojė urgjent mandatin si deputet pasi nuk ėshtė i denjė tė gėzojė me atė”, tha Topalli.
    Mė pas Topalli shtoi se “si kryetare e parlamentit i kėrkoj tė lėshojė mandatin ndėrsa si nėnė jam e tmerruar dhe e frikėsuar se kemi fėmijė dhe qė nuk mund tė imagjinoj sesa e sigurt duhet tė jem”.
    Sipas kryetares sė parlamentit ėshtė pėr tu pėrshendetuar fakti qė kryeministri Berisha e shkarkoi pėr pėr 4 minuta, Ministrin. “Kjo po qė ėshtė arritje dhe standarta”, tha Topalli.
    Pak minuta para Topallit Leskaj kėrkoi qė Pango tė lėrė imunitetin pasi ėshtė turpi i qeverisė qė e ka mbajtur ne gjirin e saj. Pas diskutimit tė Topallit, Leskaj ka vazhduar replikėn duke kėrkuar qė “turpet e qeverisė tė mos i faturohen opozitės. Sepse ju e dinit se i cfarė kallėpi ishte Pango dhe e mbajtėt nė gjirin tuaj kaq kohė si Ministėr. Ndaj nuk ju shkojnė kėto deklarata tani”, iu drejtua Leskaj Topallit.

    Skandali Seksual, Braceerisha tė kėrkojė falje pėr Pangon

    Ora 10:00 Nėnkryetari i grupit socialist shkon mė tej duke komentuar shkarkimin me telefon qė kryeministri Berisha i bėri mbrėmė Ylli Pangos si “mendim diabolik” i tij.
    “Nuk mjafton shkarkimi virtual. Ajo qė ka ndodhur ėshtė diabolike.E hoqi nga qeveria, por turpi ka ngelur nė kėtė sallė (parlament) Ėshtė turpp qė ministri Pango tė hyjė nė Parlament. Unė nuk mund tė ndaj tė njėjtėn sallė me deputetin Pango”- deklaroi Erion Brace. Mė tej ai i bėri thirrje parlamentit tė heqė menjėherė imuniteti e deputetit dhe i bėri thirrje prokurorisė tė nisė hetim kryesisht ndaj ish- ministrit tė Kulturės Ylli Pango.
    Partia Socialiste i kėrkon Parlamentit tė heqė menjėherė imuniteti e deputetit dhe i bėri thirrje prokurorisė tė nisė hetim kryesisht ndaj ish- ministrit tė Kulturės Ylli Pango. Videojka vė nė dyshim rekrutimin e punonjėsve tė administratės shtetėrore.

    Skandali seksual, Opozita: Pango tė ndiqet penalisht

    Ora 08:10 Deputetėt e opozitės reaguan ashpėr pas publikimit tė videos skandal ku ish- ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, nė kėmbim tė njė vendi pune nė dikasterin qė drejtonte, i ofronte shtratin njė vajze tė re.

    Kamera ėshtė realizuar nė muajin shkurt tė kėtij viti dhe videoja skandal u publikua tė mėrkurėn nė mbrėmje nė emisionin investigativ “Fisk Fare” nė Top Channel.

    Deputeti socialist, Taulant Balla nė njė prononcim pėr “Gazeta Shqiptare” menjėherė pas publikimit tė videos dje nė mbrėmje tha “Nė radhė tė parė si njė qytetar i thjeshtė, shpreh dėnesėn pėr aktin e shėmtuar dhe ofendues tė njė prej shėrbėtorėve tė Sali Berishės. Tė gjithė shqiptarėt ndjehen sot pėrsėri tė turpėruar nga qeveria e tyre. Sė dyti, si politikan, dua tė theksoj se ky skandal nuk mund tė mbyllet thjesht dhe vetėm me shkarkimin e njė prej tė papėrgjegjshmėve”, - shtoi Balla. Sipas tij, “po aq imoral sa ministri i tij, ėshtė vetė Sali Pango-Berisha, sepse tė gjithė shqiptarėt, tė gjitha motrat dhe nėnat shqiptare, janė ndierė shpeshherė tė fyera nga fjalėt dhe veprimet e tij. Kėto histori pafund imoraliteti, korrupsioni, pisllėqesh do tė dėnohen me votėn e shqiptarėve mė 28 qershor”, - tha Balla.

    Deputeti tjetėr socialist Alfred Dalipi deklaroi dje se ish-ministri Pango mund tė ndiqet penalisht nė bazė tė nenit 105 tė Kodit Penal, ku parashikohet ndėshkimi pėr ngacmimin seksual. Sipas tij, shkarkimi i Pangos nuk pėrbėn njė lėvizje politike qė tė justifikojė aktin.

    Akti ėshtė dėnuar edhe nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim e cila ėshtė shprehur dje se, “Pango na turpėroi tė gjithėve”, ndėrsa LRI-ja tha se, “kjo ėshtė shėrbesa e qeverisė”.

    Nė transkriptet e plota tė bisedave tė zhvilluara mes Pangos e vajzės sė re, fillimisht nė telefon, mandej nė zyrėn e tij e mė pas nė ambientet e shtėpisė sė ish-ministrit, lexohet qartė presioni psikologjik qė Pango ushtron ndaj saj pėr ta joshur seksualisht, duke i premtuar njė vend tė mirė pune e njė rrogė tė majme nė Ministrinė e Kulturės. Ylli Pango ka hyrė kėshtu nė historinė e shtetit shqiptar, si i parė zyrtar i lartė i vendit qė pėrfshihet nė njė skandal seksual. Menjėherė pas transmetimit tė kamerės sė fshehtė nė emisionin investigativ “Fiks Fare”.

    Kryeministri Sali Berisha shkarkoi me urgjencė ministrin e Kulturės. Sipas burimeve tė cilat i referohet “Gazeta Shqiptare”, ish-ministri Pango ka ngulmuar shumė tė argumentojė tek Berisha se gjithēka ka qenė montim nga media dhe nga segmente politike tė opozitės. Por ky nuk ka qenė argument .

    Vetėm pak minuta pas pėrfundimit tė emisionit nė orėn 21. 15 minuta kryeministri i ka komunikuar Ylli Pangos shkarkimin nga posti i ministrit tė Kulturės.

    Kryeministri pritet tė hartojė shpejt dekretin e shkarkimit. Burime nga Presidenca, bėjnė tė ditur pėr “Gazeta Shqiptare” se edhe presidenti Bamir Topi, do tė firmosė menjėherė kėtė dekret, sapo ai tė mbėrrijė nga kryeministri Sali Berisha.

    (s.g/d.b/e.n/BalkanWeb)

    --




    qenka skandalizuar dhe shoku taullant bolla..apo balla.. bosi i cili perdor dhjetra vajza te njoma nga fshatrat neper motel-bordellot qe i ka zinxhir neper krejt luginen e shkumbinit buz rruges nacionale..

    kulmi..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-03-2009 mė 11:24

  8. #128
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    TI lart ....

    Fol me prova jo me pallavra. I beni nje kamer te fshehte edhe Balles .....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Ai duhet te ndiqet penalisht per shperdorim posti dhe per ngacmim seksual dhe jo vetem kaq por te nxiten femrat e tjera qe kane pesuar ngaxmime seksuale nga Pangoja qe te dalin hapur dhe ta denoncojne ne gjykate qe te perfundoje ne burg!!


    Ky rast duhet te kthehet ne nje shembull per gjith perverset seksuale te tjere qe nuk njihen, dhe njekohesisht tu jepet mundesi, siguri dhe kurajo femrave shqiptare se sa here te perballen me raste te tilla ti denoncojne pa nje pa dy !!

  10. #130
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kjo besoj se meriton te quhet Pango party.

    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 13 prej 101 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •