Close
Faqja 9 prej 101 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 1005
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    illi
    t'ja kishe fut me dore ma mire...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    derisa ajo i shkoi ne shtepi atij dihet qe ne fillim qe s'behet fjale per pune.

    po e gjithe kjo histori bjen ere e piset nga te gjithe palet.

    ajo qe me vjen mire eshte qe shume forumistave u qenka rrit doza e moralit, qe ne shume raste te tjera u ka munguar.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #83
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    derisa ajo i shkoi ne shtepi atij dihet qe ne fillim qe s'behet fjale per pune.
    Po o Xhuxhumak, se ne tere boten eshte praktike normale qe ministrat i bejne intervistat per vende pune ne shtepi, me pizhama.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    e drejte o damjan,

    per menyren e intervistave duhet paraprakisht me studiuar kete faqen ktu

    http://www.imdb.com/title/tt0120663/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #85
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ill kaqoli kishte fillu me u bo dhe prepotent koht e funit. e kom nigju ne nji intervist ke voa ene pa pik turpi ja priste fjalen asaj goces. le qe federaten e sporteve a si quhet e boni lomsh. me i llaf illit i kishte hy preshi prej kohe. ne ket bot kta prepotenta e kon honger gjithmon

    me i llaf ta gjejn anen kur te dush
    no glove no love

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    marrim vesh se paska noll nji zullum i fort.....meqe ra llafi m u kujtu nji ngjarje e tmerrshme nja 100 vjet para ...niset me mjes i pari i katunit a krahines per kuvend me pari tjer e e shoqja t ui majt kalin qeshte e kukurisej pa j a da
    ky zotni e burr i hershem kreshnik i germushet....c a dreqin ke qe qesh mi gomore....e zoja e shkret i pergjigjet po t u mos pushu gazin,,,po qeshem me mustaket e tu mor burr....
    ...po c a kan mustaket e mi mi t shitoft zana e bjeshkes....
    ...me pas dit ata burra kuvendi se ku kan pas qen at mustak mrame .....i pergjigjet hanemja

    po gjene mir Ylli.me gjith se te gjithe po e demaskokan....nuk mun thona se i qeka hudh perciperet me zorr..o lepi vet me vet po e paska majt veten....pranaj mase mun i bohet noj skonto

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dy libra qe ka botuar Pango (http://www.keshilliministrave.al/?fq...howpers&pID=53 - nga biografia zyrtare):

    “Edukimi qytetar – Edukim pėr Demokraci” (shqip dhe anglisht)

    “Prostitucioni – njė plagė e hapur e shoqėrisė shqiptare”

    Hapni nje fond ne forum tia blejme pangos keto libra. lol
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o moderator..

    mblidhi ne nje vend te tera keto temat me ill p.ill e spango...lol..

    ja cthot sot

    tmerr..

    -------------

    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Skandali seksual i merr karrigen ministrore Ylli Pangos
    Investigimi i Fiks-Fare detyron kryeministrin Berisha tė shkarkojė ministrin e Kulturės
    Ditėn e djeshme emisioni Fiks Fare theu rekordin e audiencės televiziev nėpėrmjet skupit tė jashtėzakonshėm me ministrin e Kulturės Ylli Pango. Ditėn e djeshme ky emision nėpėrmjet njė skeme investigative pasqyroi zbuluar para shqiptarėve tė vėrtetėn e manive seksuale tė Yll Pangos, tashmė ish ministėr Kulture. Ishte mėsuar qė tė shfaqej nė ekranet e televizioneve si njė njeri tepėr i rėndė dhe shumė hakėrryes, por kėtė herė e kemi parė nė njė pozitė tepėr "sensuale" dhe "qetė". Por ndryshimi i "karakterit" viziv, nga "demon" nė njė "qengj", i ka kushtuar brenda pak minutash postin ministror. Nė emisionin Fiks Fare tė transmetuar mbrėmjen e djeshme nė kanalin televiziv Top Channel, ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango e ka "lėshuar" veten, duke u dhėnė kryekėput pas njė vajze tė re, e cila megjithėse nė rol kėrkonte punė pranė njė prej drejtorive tė Pangos, nuk ishte asgjė tjetėr veēse gazetare e Fiksit. Historia "rozė" e tashmė ish- ministrit tė kollarisur Pango, me vajzėn e re, u pėrgatit bukur, duke nxjerrė nė pah karakterin e tij tė vėrtetė.
    Filozofia e ish- ministrit Pango, nė kėtė romancė tė mbetur nė tentativė, ishte qė "femra duhet tė ketė guxim", dhe kėtė guxim u pėrpoq t'ia shpjegonte mė sė miri edhe vajzės sė re, sė cilės do t'i shqyrtonte CV dhe kriteret nė vilėn e tij me oxhak. Orvatja e ish- ministrit Pango ishte relativisht e konsiderueshme pėr tė realizuar punėsimin e vajzės, por mė parė duke kaluar nga qėllimet e tij. kėshtu, mes vajzės-gazetare dhe ish- ministrit Pango realizohen disa telefonata, nėpėrmjet tė cilave do tė lihej vendtakimi mes tyre, pėr t'u njohur mė shumė, pasi deri atėherė Pango nuk njihej me trupin dhe lėkurėn e vajzės, por vetėm me CV- nė e saj. Por duket se "fati" i sajuar mjaft mirė nga Fiks Fare do ta mundonte disi ish- ministrin Pango. Problemet nė trafik pezullojnė njė nga takimet e shumėpritur tė Pangos me vajzėn qė ai planifikonte ta punėsonte "pranė" tij. Ditė mė pas, takimi mes punėdhėnėsit Pango dhe punėkėrkueses, vendoset nė shtėpinė luksoze tė ish- ministrit Pango. Aty, vajza do t'i sillte shefit dokumentet, qė ai i kishte kėrkuar. Por pas takimit nė njėrėn nga dhomat e vilės, Pango i harroi dokumentet duke hutuar pas trupit tė vajzės. Pango i kėrkon vajzės qė tė zbėrthente kėmishėn, madje pse jo, t'ia zhvishte ai vetė, vetėm se po e pengonin "mbėrtheckat". Ndėrsa vajza, si e pafajshme hiqej sikur ndihej nė siklet nga veprimet e Pangos, i cili nuk kėrkonte gjė tjetėr veēse tė pėrfitonte seksualisht me tė, nė shkėmbim tė punės qė do ti ofronte nė dikasterin e tij. Pas njė "mundimi" prej pak minutash, vajza vendos qė tė largohet nga vila ndėrsa ish- ministri e porosit qė tė mendohet edhe njė herė nėse e do vendin e punės. Takimi ndėrpritet nė "mes", por Pango lė edhe njė tjetėr mundėsi vajzės, tė cilės tashmė i thotė qė kur tė vendosė duhet ta kontaktojė vetė me telefon. Por ėndrra u pre nė mes... Me tė parė pamjet filmike tė emisionit investigativ nė Fiks Fare, kreu i Qeverisė, Sali Berisha vendos ta pėrjashtojė nga "tufa" delen e "zezė". Zėdhėdhėsja e Qeverisė, Juela Meēani bėri tė ditur se kryeministri Berisha ka komunikuar me ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur nė media ėshtė i papranueshėm nė moralin dhe standardet e qeverisė qė ai drejton. E megjithėse Pango mėsohet ta ketė kundėrshtuar vėrtetėsinė e pamjeve, duke i cilėsuar si tė montuara nga media, kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit tė Turizmit. Pėr kryeministrin Berisha, pozicioni i Pangos nuk mund tė sqarohet dhe saktėsohet duke mbajtur postin e ministrit.

    ************************************************** *****
    Ja komunikimi seksual i ministrit Pango me emision Fiks Fare


    Telefonata e parė

    Ylli Pango - Po
    Fiksi - Alo
    Ylli Pango - Ēkemi?
    Fiksi - Mirėmbrėma profesor Ylli.
    Ylli Pango - Mirėmbrėma.
    Fiksi - Mė fal qė nuk e hapa telefonin pak mė parė, por isha me familjen tek QTU- ja dhe nuk mund tė flisja
    Ylli Pango - Nuk ka problem, unė kujtova se ishe nė gjumė (qesh).
    Ylli Pango - Mqs pėr sot kaloi se unė tani prapė po merrem me gjėra tė tjera, nesėr ta fiksojmė njė ēikė qė tė tė takoj pak, mirė?
    Fiksi – Ok, por rreth ēfarė ore?
    Ylli Pango – Shiko, ta bėjmė kėshtu se kam hall qė tė tė tregojė rrugėn shoferi ty ose tė tė sjell nja dy makina tė ndryshme, ose nė njė makinė si tė duash ti. Nuk ka asnjė problem. Ti tė vish tek ministria le tė themi rreth orės 5-5.30. Nga 5.30 tek ministria mė kupton? Pastaj do tė tregoj, ėshtė aty ajo ku tė thashė, aty tek Tirana e Re.
    Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund tė ma thuash edhe njė herė se nuk e...
    Ylli Pango - Mė mirė tė ta tregojė shoferi qė mos tė ngatėrrohesh, ta tregon shoferi.
    Fiksi - Hė se kam makinė vetė mund tė vij edhe vetė
    Ylli Pango - Lėre makinėn tėnde, me makinėn e tij qė mos tė shqetėsohesh. Nuk ka asnjė problem. E kupton edhe njė herė kur tė vish do tė tė presė shoferi me makinėn time
    Fiksi - Shoferi juaj
    Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi ti me makinėn tėnde, vazhdoni. Do tė tė tregojė se ku ėshtė instituti dhe kaq.
    Fiksi - Ok. Do ndalem njė herė tek ministria apo tė vazhdoj
    Ylli Pango - Te ministria, te ministria.
    Fiksi - Dokumentat i pe?
    Ylli Pango - Dokumentet i pashė prandaj thashė qė duhet tė bėjmė pak muhabet sepse kam disa idera qė lidhen edhe me... prandaj po tė them edhe pėr institutin sepse lidhen edhe me institutin. Dmth kam disa gjėra pėr punėn gjithmonė qė po tė jesh dakord ti shkon mirė. Gjithsesi pasi ta shikosh ti sepse edhe ti ke tė drejtėn e zgjedhjes, e ke parasysh?
    Fiksi - Ok, ok. Tė thashė qė kam mesatare tė mirė dhe kam njė CV tė pasur besoj qė...
    Ylli Pango - Po e pashė pra e pashė. Ti the qė mesataren e ke kėshtu mesatare, por atė nuk e kishe dhe aq mesatare, mirė e kishe. Po pra mirė ishte e vlersova, e kupton? Hajde nė 5.30 nė ministri a e kupton?
    Fiksi - Tek instituti do jemi nė zyrė, nė lokal do ulemi...
    Ylli Pango - Po pra po. Jo mo ka zyrė aty, ka zyrė, ėshtė normale ka zyra asnjė gjė tjetėr. Hajde nė ministri qė tė tė tregojė shoferi se ku ėshtė instituti dhe kaq asgjė tjetėr. Pastaj nė institut punėt qė janė atje pėr t'u bėrė dhe kaq. Do rrimė njė ēikė vetėm dhe ik pastaj
    Fiksi - Ok. Nė orėn 5.30?
    Ylli Pango - Nė 5.30 jam nė ministri, si ta kesh mė kollaj se po tė tė them unė dil atje, dil kėtu nuk e gjen dot se ku ėshtė instituti a mė kupton sepse do tė vijė shoferi? Qė tė tė trgojė rrugėn ty, qė ta gjesh menjėherė. Po tė duash ta shpjegoj edhe kėshtu unė, nuk ka ndonjė problem mė kupton?
    Fiksi - Ok ma shpjego se po vij mė mirė se e kupton... tė vij...
    Ylli Pango - Mirė dil tek kjo qė tė bėj njė kalim andej unė qė sot tė ta tregoj si vėnd ku ėshtė dhe tė vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankėn "Pro Credit"?
    Fiksi - "Pro Credit " ku i bie?
    Ylli Pango - Ajo rruga qė tė thashė unė qė tė nxjerr te... si quhej?
    Fiksi - Tek "Koha Jonė"?
    Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatė. Kjo ėshtė aty te... ku del sheshi i rrumbullakėt qė tė ēon tek Tirana e Re
    Fiksi - Po po tek Tirana e Re
    Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi dmth
    Fiksi - E kam idenė "Pro Credit Banc" tek LSI- ja, aty.
    Ylli Pango - Aty LSI- sė bravo, aty afėr LSI- sė. Pėr sa vjen ti, vonohesh shumė?
    Fiksi - Po pėr 20 min them nga Vora.
    Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao
    Fiksi – Ok, kur tė jem aty pastaj do tė tė bėj telefon.


    Telefonata 2

    Ylli Pango - Ke ardhur?
    Fiksi – Alo, Prof.Ylli mė fal se tė mora pėr tė tė njoftuar se ngaqė ka shumė trafik kėtu sepse po bėhen punime nė autostradė edhe nuk e di se sa mund tė vonohem
    Ylli Pango - E pashė, e pashė se edhe kėtu ka njė trafik tė tmerrshėm tek kjo, por dėgjo
    Fiksi - Po pra.
    Ylli Pango - Kėtė mund ta gjesh shumė lehtė ti. Atėherė kėtė po ta them nė telefon unė qė mos tė ashtu... tė vish me nge. Dmth LSI- ja ėshtė kur vjen nga Tirana pėr tė shkuar tek Tirana e Re ėshtė nė krah tė majtė apo jo, ėshtė kėshtu?
    Fiksi - Po, po.
    Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatė qė ėshtė kjo rruga e gjatė me pemė anash, nė fund fare para se tė kalosh tek sheshi i madh nė krah tė djathtė ėshtė "Pro Credit Banc". E ke tė shėnuar "Pro Credit Banc", duket ajo.
    Fiksi - Po, po e kam parasysh.
    Ylli Pango - E ke parasysh kalon kėto mobileri, lojra fati ēfarė janė tė gjitha me radhė. I kalon tė gjitha kėto dhe para se tė dalėsh tek sheshi i madh krah pėr krah ėshtė banka "Pro Credit". Pėrballė asaj ėshtė pallati 10 katėsh jeshil. Tek ky pallati ėshtė instituti nė kat tė 6- tė dhe ka tabelėn tek dera "Instituti Shqipėtar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka tė shėnuar tek dera me tabelė tė kuqe tė madhe. Dmth., pallati jeshil ėshtė pėrballė bankės, nė krah tjetėr tė rrugės e ke parasysh?
    Fiksi - Po po e kam parasysh.
    Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh nė kat tė gjashtė, shikon atė tabelėn e kuqe. Kėshtu qė mė mirė ta fiksojmė nesėr nga ora 5.30 atje direkt dhe e gjen dmth.
    Fiksi - Nė orėn 5.30 tė vij vij direkt atje, mos tė vij fare tek ministria.
    Ylli Pango - Jo po nqs e ke kėshtu ti kontrolloj njė herė nė mėngjes mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatė mėngjesit, mirė? Dmth bjeri njė herė andej nė mėngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj po nuk e ke gjetur mė thuaj nuk e kam gjet dhe vij e tė marr edhe tek ministria po tė duash. Ėshtė shumė kollaj.
    Fiksi - Ok se unė mendova qė mqs do fle sonte nė Tiranė mund tė vij nesėr nga ora 09.00-10.00 tek ministria
    Ylli Pango - Epo tek ministria e ke njė ēikė zor ti sepse unė nesėr jam shumė nė lėvizje, kam aktivitete e ke parasysh? Nė ministri ti do vish nuk ka problem, kjo ėshtė sepse nė institut ka edhe gjėra tė tjera, kam pėr tė tė treguar edhe disa gjėra se unė kam tjetėr ide ta thashė prandaj do bėjmė pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda se janė dy gjėra ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerėz si puna jote, tė tjerė mė kupton?
    Fiksi - E kuptoj
    Ylli Pango - Se mė duhet aty, edhe aty mė duhet juriste. Kėshtu qė nuk ka... kjo ėshtė thjeshtė pėr tė... emrin e mundshėm pastaj bėj ēfarė tė duash, vendos ēfarė tė duash ti. Dakord?
    Fiksi - Ok. Dmth gjiithsesi mos tė tė bėj telefon sepse unė jam nisur nė Tiranė, ora ėshtė 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund tė vonohem mos tė tė bėj telefon?
    Ylli Pango - Po ja ti po ashtu bėj, ta llogaris ēfarė tė tė them unė ty gjithsesi unė vendin ta thashė se ku ėshtė
    Fiksi – Ok, por thjeshtė qė mos tė tė prish punė se mund tė takohemi edhe sot. Nuk e di a ėshtė vonė pėr ty?
    Ylli Pango - Nuk mė prish punė. Unė jam tek rrugica tek "Kapriēo". Edhe kėtu ka njė trafik tė tmerrshėm, nuk e di ti je duke ecur tani?
    Fiksi - Po pra jam bllokuar nė trafik.
    Ylli Pango - Ku nė trafik, nė ē'vend ėshtė kjo...?
    Fiksi - Ėshtė aty tek kjo autostrada qė ka filluar... po bėhen punime.
    Ylli Pango - Mirė gjithsesi kur tė vish mė bėj njė telefon se unė edhe mund tė lėviz se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punė shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zėnė ta lėmė nė orarin e nesėrm. Dakord?
    Fiksi - Ora ėshtė 7.30 mendoj qė maksimumi, maksimumi nė orėn 8.00 tė darkės unė jam aty.
    Ylli Pango - Po nejse ti kurdo qė tė vish mė bėj njė telefonatė. Ok?
    Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si nė siklet se nuk e di pėr ēėshtjen e punės besoj qė...
    Ylli Pango - Pse, pse je nė siklet? Ēfarė sikleti ke?
    Fiksi - Po e kupton mė pėlqen shumė ai vėnd pune edhe... u bė edhe shumė qė jam papunė edhe...
    Ylli Pango - Sa kohė ke ti pa ashtu?
    Fiksi - Ka 8 muaj.
    Ylli Pango - Po jo mo jo se nqs ti i plotėson kriteret ėshtė normale, ajo nuk ka asnjė gjė, pse duhet ta kesh me kėshtu? Mos ki siklet fare. Unė pėr tė mirė po mundohem nuk e kam pėr kėshtu.
    Fiksi - Nuk e di nqs e keni parė CV- nė, unė pėrsonalisht mendoj qė deri diku i plotėsoj kriteret.
    Ylli Pango - I pashė, i pashė. I pashė por nuk ėshtė problemi aty. Do ti shikojmė me detaje pastaj se ēfarė kishe ti. Ajo puna e gjuhės njė herė ėshtė e rėndėsishme sepse anglishtja e ka njė vlerė sepse edhe njė fraksion i huaj...

    .
    Bisedat e gazetares se Fiks fare me ministrin Ylli Pango

    Gazetarja e Fiks fare shkon nė Ministrinė e Kulturės pėr tė kėrkuar punė
    Ministri Ylli Pango e pret personalisht nė zyrė

    Ylli Pango – Ē’kemi?
    Ylli PAngo – Do mė sjellėsh dokumentet. Do mė sjellėsh ēfarė ke mbaruar, fotokopjen e diplomės … gjuhė tė huaj ke?
    Fiksi – Po, anglisht, italish, tani jam duke mbrojtur frengjishten
    Ylli PAngo– Atėherė do tė mė sjellėsh tė gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
    Fiksi – Kėtu
    Ylli PAngo – Me kė rri?
    Fiksi – Vetėm
    Ylli Pango– Sa e ke numrin?
    Fiksi – 069 …
    Ylli Pango – (lexon nr qė i dha gazetarja dhe e regjistron nė cel)
    Ylli PAngo – E ke telefonin me vete (i bėn zile nė cel gazetares, me cel e tij?
    Fiksi – Normal
    Ylli Pango– Ai ėshtė numri im
    Fiksi – Ok



    Pasi minsitri i ēon njė mesazh nė celular ku i kėrkon takim nė orėn 21.15, gazetarja niset pėr ta takuar


    Fillimisht komunikon me ministrin nė celular


    Fiksi - Unė jam me aq sa ma shpjeguan ėshtė kėtu tek club 24 orėsh. Ėshtė kėtu pėrballė shtėpisė tuaj? Ok, unė jam kėtu jashtė.

    Ministri e ka lėnė takimin nė banesėn e tij private

    (Ministri i hap derėn e shtėpisė)

    Fiksi - Mirėmbrėma. Si jeni mirė?
    Ylli Pango - Si jeni mirė? Je me njeri?
    Fiksi - Jo
    Ylli Pango - Tė pret njeri?
    Fiksi - Jo.
    Ylli Pango - Hajde ngjitu mė lart. Po ē'kemi ndonjė gjė?
    Fiksi - Asgjė, tė pėrditshmet.
    Ylli Pango - Eeeee pra. Po ēfarė ke bėrė?
    Fiksi - Asgjė. Mbarova shkollėn dhe tani jam nė kėrkim pune.
    Ylli Pango- Hiqe xhupin.
    Fiksi - Kjo ėshtė zyra juaj?
    Ylli Pango - Unė kam tė gjithė kėtė vilėn kėtu. Kjo ėshtė me oxhak, njė nga dhomat.
    Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
    Ylli Pango - Jo pėrkundrazi nuk mė keni bezdisur, mė keni dhėnė kėnaqėsi. Mbase tė kam bezdisur unė ty?
    Fiksi - Jo, jo.
    Ylli Pango - Se mos ke njeri qė tė pret se the dua telefonin, apo nuk ke njeri?
    Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund tė realizohen nga familja.
    Ylli Pango - E ēfarė mendon qė tė fillosh?
    Fiksi - Po nuk e di tė them tė drejtėn. Unė kam punuar vetėm tek .....
    Ylli Pango - Ēfarė bėje aty?
    Fiksi - Tek ..... kam punuar si...
    Ylli Pango - Po. Sa kohė ndenje aty?
    Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj se kisha shkollėn.
    Ylli Pango - Shkollėn e mbarove tani ti? Sa t'u bė?
    Fiksi - Vjet.
    Ylli Pango - Qė vjet dmth nuk ke kapur ndonjė punė tjetėr?
    Fiksi - Jo. Thjeshtė mendova njė herė tė trokas se mbase. Nuk e kisha idenė nėse kishit nevojė pėr tė punėsuar.
    Ylli Pango - Po mirė. Ēdo gjė bėhet, ēdo gjė rregullohet kur femra ėshtė e guximshme edhe i lindin idera tė gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetėn dhe sa guxim ka. (qesh) si mė shikon.

    Fiksi - Shtėpia shumė gjigande.
    Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente tė tjera tė vogla qė do tė ti tregoj. Ē' kemi tjetėr?
    Fiksi - Asgjė.
    Ylli Pango - Ēohu njė herė tė tė shikoj.
    Fiksi - Uuuuuuuuuu.
    Ylli Pango - Mė pėlqen shumė ekspozeja jote, mė pėlqeu qė kur tė pashė (Momenti kur tenton tė zbėrthejė kėmishėn )
    Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu tė lutem.
    Ylli Pango - Nuk tė bėj gjė, nuk tė bėj gjė.
    Fiksi - Jo nuk ėshtė... tė lutem.
    Ylli Pango - Tė jap fjalėn qė vetėm do tė tė shikoj se si je transformuar, asgjė tjetėr. (qesh)
    Fiksi - Jo, por.... tė lutem, tė luuuuuuuuutem
    Ylli Pango - Nuk do qė tė tė shikoj fare? Fare, fare, fare?
    Fiksi - Ju nuk mė keni parė mė parė se si kam qėnė.
    Ylli Pango - Tė thashė mė parė qė duhet tė jesh vajzė qė duhet tė guxosh. Derisa erdhe e mė takove, guxove. Nejse nuk ka problem, dilni aty sepse unė nuk tė prek.
    Fiksi - Po mė vini nė siklet.
    Ylli Pango - Nuk tė vė nė siklet sepse problemi ėshtė ky qė ti mund tė hysh nėpėr panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kėshtu... ti pamjen e ke. Nė kėto lloj panairesh nqs ti je gocė e guximshme dhe futesh tamam nė kėtė punė, ti mund tė bėsh ekspozera shumė tė mira sepse ne shkojmė nėpėr panaire nė Berlin, nė Londėr, nėpėr panairet mė tė mira dhe aty shkojmė... kemi marrė edhe femra kosovare. Kėshtu qė unė kam qejf tė shikoj ekspozenė tėnde. Po tė jesh e guximshme mirė, i ēan tė tėra. Po qe se e ke problem pastaj mė thuaj, unė nuk ėshtė se ashtu.
    Fiksi - E guximshme nė ē'sens?
    Ylli Pango - Sensi i parė ėshtė tė tė shikoj njė herė, qė tė tė vlerėsoj se aty mund tė dalėsh me rroba banjoje
    Fiksi - Tė dal me rroba banjoje?
    Ylli Pango - Po mo dalin tė gjitha, nuk ka problem aty qė nga vendet e Amerikės Latine dhe tė gjitha vendet qė vijnė, normal siē del nė plazh. E dyta mund tė dalėsh me rrobe qė paraqitesh me kostum kombėtar. Dmth janė disa variante, ka plot ēdo vit aty. Kemi marrė nga dy vėndet Kosova dhe Shqipėria. Njė variant qė mendova pėr ty ėshtė se do tė tė fus tek agjencia e turizmi,t qė kam vend pėr goca qė tė tė vlerėsoj. Tani kjo ėshtė pjesa e guximit. Nqs ti qė tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, tė lutem, mė lėr mbaroj.
    Fiksi - Jo unė....
    Ylli Pango - Dėgjo diēka mbaje mend, siē hyre do dalėsh. Nuk prekesh, nuk tė bėhet gjė. Tani unė tė thashė ja, them qė tė shikoj njė herė si fillim se kėshtu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmė e flasim. Hajt moj hajt se ke guxim ti hajde. Pastaj qė kur ke ardhur nė Tiranė, e ke kapur jetėn. Kėshtu qė si fillim hiq vetėm kėtė kėmishėn qė tė tė shikoj si lėkurė deri ku ke rėnė
    Fiksi - Tė lutėm, uuu mė qenka zbėrthyer.... tė lutem mė vjen shumė rėndė, tė lutėm shumė
    Ylli Pango - Asnjėherė prej meje, kurrė. Unė jam ai i fushės, s' mė vjen fare asnjė kėshtu....
    Fiksi - Tė lutem
    Ylli Pango - Asnjė gjė, vetėm tė tė shikoj ke rėnė nga shėndeti aq sa duhet.
    Fiksi - Shėndeti shikohet edhe pa hequr kėmishėn.
    Ylli Pango - Ēa i ke kėto dreq mbėrtheckash qė nuk hiqen (tenton tė heqė kėmishėn).
    Fiksi - Tė lutem shėndeti shikohet edhe pa hequr kėmishėn, tė lutem profesor.
    Ylli Pango - Ti do ta heqėsh pėr tė tjerė, si nuk do ta heqėsh pėr mua?
    Fiksi - Joooo tė lutem profesor, tė lutem profesor, profesor tė lutem tė lutem
    Ylli Pango - Ja deri kėtu, deri kėtu (pėr tė zbėrthyer bluzėn).
    Fiksi - Po nuk ėshtė gjė se... boll tė lutem, boll
    Ylli Pango - Deri kėtu, deri kėtu (ndėrkohė zbėrthen disa kopsa tė kėmishės )
    Fiksi - Tė luuuutem a mund ta mbėrthej kėmishėn?
    Ylli Pango - Lėre pra deri kėtu, lėre deri kėtu pra se nuk po tė prek.
    Fiksi - ( E shtyn)
    Ylli Pango - Shih
    Fiksi - A mund tė qetėsohem pak?
    Ylli Pango - Po qetėsohu ti qetėsohu.
    Fiksi - A mund tė qetėsohem tė lutem. Po mė vjen shumė rėndė...
    P[api - Po nuk u mėsove me mua ti i bie qė...
    Fiksi - Si do mėsohem tė mė shikosh para...
    Ylli Pango – Po, po
    Fiksi - Tė mė shikoni ju nudo para dhe pastaj?
    Ylli Pango - Jo nudo, jo
    Fiksi – Ok, me tė brendshme.
    Ylli Pango - Avash mos bėrtit se nuk ėshtė ndonjė gjė. Mos u trondit se nuk do tė vras. Me dal me rroba banjoje shiko si bėn imagjino...
    Fiksi - Jo unė tronditem. Nqs ju mė shpjegoni paraprakisht pozicionin e punės, nėse pranon kėtė lloj pune, ok! Por nė kėto kushte ora 9 e darkės, nė shtėpinė tuaj, tė zhvishem unė, tronditem.
    Ylli Pango - Hė moj qetėsohu se nuk tė bėn gjė njeri me zor se nuk jam ajo kategori. Ideja ėshtė kjo, nė agjencinė e turizmit e kam menduar qė ka njė vend pėr vajzė me pamje dhe me shkollė. Tani nė atė agjenci qė varet nga unė se ėshtė drejtoria ime, zakonisht bėhen panairet e Shqipėrisė pėr turizmin, dakord? Nė kėto panaire ne veēojnė pjesėt mė tė bukura tė turizmit Shqiptar si malet detet e me radhė. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
    Fiksi - Mirė, shumė mirė.
    Ylli Pango - Ok. Kam marrė edhe njė tekst aty qė po munde ta pėrkthesh ta marrėsh me vete. Tekst anglishteje ėshtė njė nga fjalimet e mia qė do ta mbaj kur tė shkoj atje. Nqs ti i jep kėto prova dhe i plotėson, ky ėshtė vendi. Vendi ėshtė shumė i mirė, do tė jesh pranė meje. Unė kur tė kem panaire jashtė nė tė gjitha bashkė me grupin do tė tė marr edhe ty. Nė Europė do tė shėtisėsh, mundėsitė i ke, rrogėn do ta kesh tė mirė, kėto. Kėtė ofertė unė e kam pėr ato lloj vajzash qė janė tė mira nė paraqitje, qė janė tė guximshme dhe jetėn e kap pėr fyti qė sot. E bėn mirė, nuk e bėn ma thuaj se nuk ka gjė, unė nuk tė shqetėsoj.
    Fiksi - Duhet domosdoshmėrisht tė tė kthej njė pėrgjigje tani, qė tė mendohem edhe unė?
    Ylli Pango - Aha duhet tė mendohesh? Po mirė mendohu, si tė duash?! Pastaj ēfarė prisje, ēfarė pune prisje? Tė punoje nė zyrė, tė rrije aty? Zyrė ėshtė ajo, ka zyrė ku lėviz herė pas here nėpėr panaire.
    Fiksi - Ka kėtė pjesėn qė unė nuk e kisha menduar, qė unė mund tė dal edhe me rroba banjo.
    Ylli Pango - Nuk ėshtė gjithmonė kjo. Kjo mund tė jetė njė herė nė vit, nė verė ndėrsa periudhėn tjetėr mund tė jesh organizatore nė panaire. Do bėhesh specialiste pėr kėtė punė nė sensin qė do marrėsh njohuri pėr fletėpalosjet, pėr albumet, pėr turizmin. Do kesh njohuri pėr spotet qė bėjmė ne publicitare. Kėto janė nė pėrgjithėsi ndėrsa ēfarė tė dalė ndonjė rast i veēantė.
    Fiksi - Nuk e di nėse do mė lini tė paktėn tė mendohem deri nesėr?
    Ylli Pango - Unė nesėr jam pėr rrugė. Unė jam pėr nė Korfuz nesėr, do rri 2-3 ditė, do kthehem tė dielėn. E mbaj tė hapur telefonin, nėse do mė bėj telefon.
    Fiksi – Ok, do komunikojmė nė telefon.
    Ylli Pango - Do lėvizėsh ti tani? Ke shqetėsim, do tė ikėsh?
    Fiksi - Po.
    Ylli Pango - Ok nė dorėn tėnde ėshtė, unė kisha kėnaqėsi tė tė mbaja, ti e di. Tė presin, apo nuk tė pret njeri?
    Fiksi - Mua nuk mė pret njeri, por kam plane tė tjera.
    Ylli Pango - Tani, sonte?
    Fiksi - Po
    Ylli Pango - Ēudi
    Fiksi - Mendova qė do ishte njė takim i shkurtėr, thjeshtė dorėzim dokumenti dhe kaq prandaj.
    Ylli Pango – Dakord, herėn tjetėr rrimė mė gjatė, dakord?
    Fiksi - Do shikohemi nė ministri herėn tjetėr?
    Ylli Pango - Herėn tjetėr do mė marrėsh nė telefon dhe do mė thuash a e pranon apo jo, si punė? Pastaj....
    Ylli Pango - Ato mi solle mua dokumentet?
    Fiksi - Po. Janė thjeshtė njė curiculum dhe lista e notave dhe diploma. Po tė duhen certifikatat e gjuhės ti sjell.
    Ylli Pango - Kur ti marrėsh mi bėj gati edhe ato dhe mi sjell, mirė?
    Fiksi – Ok, natėn e mirė
    Ylli Pango - Natėn e mirė. Ciao


    --------





    cao mer te cafshin ..mor gamor..

    ------






    --

  9. #89
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    c'viktime . Duket qe nga bashkebisedimi. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ajo qe me gezon mua eshte qe kryeministri i vendit Berisha nuk hezitoi por i tregoi deren ministrit te diskretituar. Nuk ka qelluar shpesh ne keto 2 dekadat e fundit qe ministrat e deputetet te humbisnin vendin e tyre te punes per skandale te tilla.

    Sa per "profesorin", le te behet shembull per te gjithe "profesoret" apo njerezit publike te veshur me pushtet qe abuzojne me pushtetin.

    Albo

Faqja 9 prej 101 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •