Investigimi dhe abuzimi
Luēiano BOĒI
Rasti i pėrfolur Pango ofroi nė ambientin gazetaresk e mė gjerė shumė pika debati, tė cilat duhen menaxhuar me kujdes. Mendimi i shprehur kėtu synon tė ridimensionojė pikėrisht problematikėn e shpalosur, e cila jo rastėsisht, pėrgjatė kėtyre ditėve ka shkuar vetėm nė njė drejtim, nė atė tė kontekstit politik dhe anatemimit tė merituar qė i ėshtė bėrė nga shumė kahe e drejtime. Ai nuk synon tė bėjė avokatinė e veprimit tė z. Pango, pavarėsisht se i referohet shpesh atij, si ēėshtje e shumėpėrfolur e kėtyre ditėve tė ngarkuara paraelektorale. Kuptohet qė, pavarėsisht emocioneve, secili sipas oreksit ka nxituar tė nxjerrė pėrfitimet e para, qė nga partitė politike, lėvizjet "jo politike" e deri tek shoqatat e grave tė niveleve tė shumėllojshme. Pikėrisht, kėtij politizimi i kushtoi mė shumė vėmendje dhe media nė totalitet.
Por a ėshtė ky njė rast politik? Politikisht rastin e lidh fakti i tė qenurit tė Z. Pango pjesė e kabinetit qeveritar tė drejtuar me sukses nga e djathta. Nė kėtė situatė ėshtė e kuptueshme qė reagimet "mė mbresėlėnėse" do tė vinin nga krahu i majtė, siē edhe ndodhi, ku patetizmi dhe deklarativizmi bosh pėrbėnin thelbin e refleksioneve tė tyre.
Sigurisht, nuk munguan thirrjet refren pėr rivėnie drejtėsie politike, ndjekje penale pa pėrjashtim, moral tė prishur qeveritar, qė mė shumė se reale i pėrngjasonin asaj fabulės sipas sė cilės "dhia arriti t'ia shohė njėherė deles" dhe pas kėsaj nuk la fjalė pa i thėnė e sharė. Dhe e gjithė kjo lumnajė ēuditėrisht rezultonte e tjerrur nga ata qė mėnyrėn e tė sjellurit nė kėtė mėnyrė e kanė pasur dhe e kanė flamur, lider-ide dhe krenari njėkohėsisht.
Mjafton pėr kėtė tė sjellim nė kujtesė qė nė emisionin "Opinion" midis shumė tė tjerave u zhvillua nė qetėsinė mė tė plotė njė debat i pa vėnė re midis pėrfaqėsuesit tė PS, Z. Manjani dhe pėrfaqėsueses sė LSI, Zj. Meta ku tė dy akuzonin njėri-tjetrin se njerėz me moral tė tillė i kishin me shumicė nė partitė respektive (problemi thjesht ishte import-eksport), duke vėrtetuar dhe duke na sjellė nė mendje pėrfoljet gazetareske tė kohės pėr qeveritarėt majtistė me tė dashura tė bukura, tė cilat i mbanin ose nė vendin e parė nė makinė ose nė prehėr dhe tė cilėve, nė ndryshim nga zoti Pango, "rastėsisht" i mungonin filmimet ose fotografimet. Sigurisht kėto lukse i kishin arritur nėpėrmjet ofrimit tė favoreve ekonomike dhe administrative dhe jo nėpėrmjet veprimit fisnik tė rėnies nė dashuri.
Por kėtu duhet sqaruar diēka shumė e thjeshtė, e cila qėllimisht u anashkalua nga debatuesit "e moralshėm": Politikisht, ēėshtja kishte rėnė dhe konsiderohej e mbyllur, pasi kryeministri pa njė e pa dy dekretoi shkarkimin e Pangos, duke dhėnė qartė mesazhin se njerėz me pasione tė pakontrolluara nuk mund tė jenė pjesė e sė djathtės qeverisėse dhe pėrfaqėsues tė moralit tė saj. Dhe pas kėsaj, kishte vend vetėm pėr katarsis moral, social, iniciativa ligjore qė kufizojnė dhe ndėshkojnė fenomene tė tilla dhe aprovim dhe falenderim pėr aktin e shkarkimit.
Reagimet majtiste dėshmuan dhe njėherė se, para qėllimit pėr pėrfitime elektorale pėr ta nuk ka moral dhe atėherė kur flitet pėr moral. Duke u zhveshur politikisht, rasti nė fjalė ngre njė problematikė tepėr delikate qė lėviz nė dy kahe, nė kahun social dhe atė etik.
"Vepra penale" pėr tė cilėn u fol, n.q.s do ta quajmė tė tillė, nuk ėshtė e panjohur as pėr realitetin shqiptar e as pėr atė evropian e botėror, pasi pasioni erotik nuk ėshtė aspak partiak apo aq mė pak krahinor apo gjeografik. Ai mbetet thjesht njerėzor dhe njėkohėsisht personal i lidhur me shumė fije me gjendjen sociale, personalitetin, karakterin, etj.
Evolucioni, nė tė cilėn ka hyrė shoqėria shqiptare ka bėrė qė brenda njė mentaliteti tė fortė tradicional mbi familjen, martesėn, erosin, marrėdhėniet nė shoqėri e pėrgjatė punės, tė hyjnė dhe elemente dhe koncepte liberale si bashkėjetesa, dashuria jo e njėhertė, jeta pa tabu etj., tė cilat kanė gjetur njė pėrkrahje jo tė vogėl nė qytetet mė tė zhvilluara. E gjithė kjo panoramė miks, e pėrjetuar nga breza me formime krejtėsisht tė ndryshme, shoqėrohet herė pas here dhe me konflikte dėshirash e emocionesh, me ngjarje scoop, si rasti Pango, qė ndoshta kohė mė parė nuk mendoheshin se ndodhnin (pavarėsisht se nuk mungonin).
Dhe brenda kėsaj atmosfere, ėshtė jo e saktė qė ne tė bėjmė tė ēuditurin e tė shokuarin, pasi kjo i takon vetėm atyre njerėzve qė zotit Pango i kishin ngarkuar njė detyrė pėrfaqėsuese, tė cilėt, pas kėsaj ai nuk mund mė t'i pėrfaqėsonte.
Molestimi konsumohet gati pothuajse ēdo ditė nė shoqėrinė tonė dhe nuk mund tė fshihemi si struci. Mjafton tė shohim pak me vėmendje ofertat pėr punė tė shumicės sė bizneseve ku gjithmonė personi i kėrkuar duhet tė jetė femėr, nėn 30 ose dhe 25 vjeē, e paraqitshme dhe ironikisht me gjuhė tė huaj. Dhe pas kėsaj, megjithė kuadrin ligjor tė qepur mirė, tė punėsuarat mbahen nėn presionin e kontratės, tė punės sė zezė, tė zėvendėsimit tė menjėhershėm etj. Mos harrojmė mė pas periudhat e provave, tė punės part-time qė mjerisht i ka vuajtur dhe i vuan dhe vetė shtypi. Dhe nė nivele tė ndryshme tė administratės, nga individė qė abuzojnė me pushtetin, dhe qė sigurisht duhen ndėshkuar, joshja dhe presioni janė lajtmotivi i vazhdueshėm.
Nė kėtė panoramė rasti nė fjalė, pavarėsisht nga mėnyra me tė cilėn u arrit tė evidentohej e tė publikohej, vetėm sa e zbuloi problemin dhe e bėri rend tė ditės, ndaj tė cilit tė gjithė ne duhet tė reagojmė. Duhet tė reagojmė pėr tė gjetur ato hapėsira e rrugė qė na shpien nė pengimin, kufizimin dhe ndėshkimin e kėtij fenomeni, ku pėrfshihet jo vetėm pėrmirėsimi i kuadrit ligjor, po dhe masat e natyrave psiko-sociale qė lidhen sidomos me pozitėn e gruas nė shoqėri, tė drejtave tė saj, tė etikės profesionale etj., tė cilat ndikojnė pozitivisht nė minimalizimin e fenomenit.
Dhe panelet e emisioneve qė na emetuan me njė fluks marramendės ngjarjen sikur kjo e fundit t'i kishte vėnė vulėn epokės ku jetojmė, ēuditėrisht nė vend tė mbusheshin me sociologė, psikologė e njerėz tė ligjit, na u mbushėn me politikanė nė shumicė rozė, tė cilėve po ēuditėrisht u lėvrinte nė pamje e qėndrim, jo revolta gjoja social-politike qė reklamonin, por njė lloj tisi ironie prej kodoshi pėr Pangon e rėnė nė grackė (mos e dhėntė zoti qė ato tė kenė gisht).
Kahu etik lidhet me mėnyrėn se si u arrit realizimi dhe publikimi i fenomenit. Nė kėtė rast pyetjet janė tė shumta: jemi para veprimit tė gazetarisė investigative, pėr tė cilėn aq shumė nevojė ka shoqėria jonė, apo jemi para veprimit tė njė akti paparacie, ku persona publikė kapen "nė flagrancė", apo thjesht jemi para njė hakmarrje shumėdimensionale tė ndėrtuar me kujdes, duke keqpėrdorur lirinė e medias.
Nė fakt, tė gjitha opsionet janė prezente dhe dhėnia e pėrgjigjes do t'i shėrbente qartėsimit tė shumė hamendėsive qė ekzistojnė dhe qė lidhen me mėnyrėn se si pėrdoret dhe keqpėrdoret pushteti i katėrt nė ambientin shqiptar.
Investigimi gazetaresk ėshtė bėrė njė nga fushat mė tė kėrkuara dhe tėrheqėse jo vetėm nga vetė gazetarėt, por dhe nga publiku. Efektet e veprimit tė tij kanė qenė goditėse pėr qeveritė e presidencat e shumė shteteve. Mjafton tė kujtojmė Uotergejtin apo Irangejtin. Vetė gazetat e gazetarėt kanė vuajtur e shijuar triumfet e realizuara me kujdes, mund e profesionalizėm. Zotėrimi i dokumenteve dhe tė dhėnave kompromentuese me pasoja negative pėr publikun, shoqėrinė, rendin kushtetues, sigurinė kombėtare dhe publikimi i tyre si prova tė pakontestueshme, kanė qenė pothuajse gjithmonė rruga dhe qėllimi i realizimit tė investigimeve tė natyrave tė tilla.
Dimensioni i paraqitur nė kėtė lloj investigimi nuk duket se i pėrmbush parametrat klasifikues qė do ta vendosnin atė nė rendin e investigimeve tė pastra. Peshorja anon disi, por dhe kėtu dyshimi ėshtė i madh, drejt rastit tė paparacisė. Nė fakt, dyshimi shtohet nga dinamika e ngjarjes dhe nga vetė pėrmbajtja e saj, pasi mė shumė jemi drejt sindromės sė Kėsulėkuqes, qė gėnjehet nga ujku i veshur si gjyshja, i cili jo rastėsisht ndodhet nė shtratin e saj. Pastaj, mėnyra e servirjes sė ngjarjes nuk pėrputhet aspak me paparacinė, pasi brenda saj dallohen saktė arritjet e qėllimeve, jo thjesht tė tipit tė lajmeve-bombė, tė cilat (qėllimet dhe mėnyra e servirjes) mė shumė na shpien drejt konkluzionit se, kemi tė bėjmė me njė investigim tė realizuar, por qė abuzon, qė provokon ngjarjen.
Nė fakt, janė kėto qėllime qė duhet t'i pėrcaktojnė asaj statusin, i cili megjithėse profesionalisht mund tė renditet si i suksesshėm, pėrzihet me ngjyrime qė e zbehin qartazi dhe qė realisht duhet tė sqarohen nga opinioni gazetaresk, i cili, duhet thėnė se, nė pėrgjithėsi jo gjithmonė e ruan adeguatėsinė me konceptin e lirisė sė shtypit. Kjo liri e shtypit nuk duhet tė shndėrrohet nė emėr tė pėrfitimeve sidomos politike nė lirinė qė shtyp. Gazetaria e vėrtetė duhet tė largohet nga personalizimet, mllefet pasionale dhe sidomos ato politike. Ajo nuk duhet tė keqpėrdoret e tė ketė e tė krijojė armiq emėrorė dhe politikė, sepse ajo i kundėrvihet fenomeneve, dukurive qė rastėsisht kanė emra.
rd
Krijoni Kontakt