Na ishte seē na ishte ministri i KOP-it, kjo viktimė e Gopit...
Nga KRONIKANI
Kronika e 20 tė tregon se si i komentoi i ēmenduri ynė, "Tersi i Pojanit", ngjarjet qė lidheshin me ministrin e kulturės dhe sportit, tė cilin ai e quante Ministėr tė topit. Meqė nė Shqipėri ka shumė Topa, ne qartėsuam se ai bėn ironi me topin e futbollit dhe jo me Bamir Topin, mik i futbollit dhe sporteve, rrjedhimisht edhe i gazetės "Sporti shqiptar, as me "Top Radion" dhe "Top Televizionin". Sapo kish mbaruar emisioni "Fiks Fare", kur nė celular na del Sadiki, polici i pavarur demokrat i Bathores: "Hajdeni, or tėj, se ka dalė sheshit ky e po bėrtet me tė madhe: ministri i Topit, dėshmor i Gopit! "Me siguri e ngatėrron, - i them, se mos thotė dėshmor i KOP-it, se KOP-i e ka nxjerrė Ylli Pangon." "Jo or tėj, Gopi thotė, ka nxjerr dhe nji bejte: ka vrarė pushka, ka vrarė topi, por mė shumė ka vrarė Gopi."
Sadiki, polici i mirė, banori mė i vjetėr nė qendėr tė Bathores, dihej se kishte antipati tė deklaruara pėr Pangon. Nė i kujtohet lexuesit, tek ajo gjullurdia, kur i ēmenduri i kronikės sonė, Ronaldinjo, fundvitin e shkuar tentoi tė pshurrte nė qenefin e ministrit Pango, Sadiki na kish thėnė se ēfarė t'i bėnte doktorit, se ca si Pangoja i bante mė keq se ajo gazetarja me dekolte. Megjithatė, vajtėm vonė nė darkė nė sheshin ku na priste Sadiki, ku me tė vėrtete e gjetėm "Tersin e Pojanit" tė eksituar, duke bėrtitur ritmikisht "ministri i Topit, dėshmor i Gopit - ministri i Topit, dėshmor i Gopit". E futėm nė njė klub aty pranė, ku menjėhėre Sadiki, thjesht pėr qejf dhe nga antipatia pėr Pangon, e mori rolin e kronikanit, gjė qė s'ka ndodhur asnjėherė, sepse gjithmonė ka luajtur vetėm rolin e "burimit tė saktė e tė mirėinformuar", se nuk ka ambicie gazetareske. Pėr ta yshtur e zbėrthyer kundėr Pangos, tha: "Keq me gratė e Bathores. Ngelėn gjithė ditėn nė TV e duke komentue Pangon, jo "bagabondi me mjekėr", jo po "gomari plak", e ajo Dila jeme as darkėn s'ma kish ba'. Kur i kėrkova tė mė jepte darkė, si idiote m'u pėrgjigj: Pusho, se ka fillu "Pangokallia". E ngatarronte "Fiksin" me "Portokallinė". Po paske pasur tė drejtė, o "Ters i Pojanit", kur thoje qė ai tė vjedh gjithēka dhe kur e quaje "horr e pusht etar". Ai jo vetėm paska qenė hajdut i projektit tuaj me "gjashtė gishta", qė ju e titulloni "10 sportistėt mė tė mirė tė vitit", por edhe kurvė politike, se ka ndrrue plot parti. Sė fundi na doli se paska qenė edhe kurvar. E paska pas kthyer nė "Ministri Kulture dhe Seksi". I testonte vetė tė interesuarat qė merrte nė punė dhe i niste nė Berlin e Londėr. Prostitucion elitar, or tėj!"
Kėtu i sqarova se gazeta jonė e kish kritikuar gjithmonė Pangon si tė paaftė e pėrēarės nė punėt e sportit dhe tė "topit", si hajdut me gjashtė gishta, por nuk kishim thėnė qė ai lozte me njė tjetėr lloj topi. "Kėtu tek "gjashtė gishtat" ma mbaj llafin, - tha "Tersi i Pojanit", se do t'ju tregoj njė histori tė lezetshme nga fshati pėr kėtė punė. - Kishim njė brigadier, Dylin, krahun e djathtė tė kryetar Zanit. Nuk linte femėr pa ngacmuar e pa provokuar, por ish mė rrufjan se ky Ylli juaj. Kishte shumė metoda e s'jua kėrkonte copė. U thoshte "eja ta mas", duke i tėrhequr pas ferrave dhe, kur ato e kundėrshtonin, ai shtonte... "punėn, moj, punėn, ta mas punėn". Ose i merrte pas mullarėve. "Zgidhi ushkurėt", u thosh, dhe kur ato tromakseshin, shtonte..., "kėto moj marruqe, kėto", dhe tregonte litarėt e duajve tė kashtės. Kur hynin gratė nė zyrėn e tij, pas derės, nė gozhdė, rrinin varur njė palė brekė. "Hiqi brekėt", u bėrtiste, dhe kur pula bėhej gjel i egėr, ai shtonte....: "Ato brekėt, moj, prapa kokės. Se kush i paska varur aty!" Qorr e topall, por i ecte me ca. Nuk kapte njeri me zor ai. Pranonin vetė t'ua maste, tė zgidhnin ushkurėt, tė hiqnin brekėt, se edhe ato rregulloheshin, shpėtonin nga kazma. I nxirrte tė dalluara nė tabelė tė emulacionit. Disa i ēonte nėpėr panaire tė kooperativave tė tjera pėr eksperiencė, jua ēonte atyre shokėve tė Partisė. Kur u bė hata e madhe dhe gjithė fshati kėrkonte ta hiqnin, erdhi njė ekip i Komitetit tė Partisė dhe u tha fshatarėve: "Pse doni ta hiqni, ky ėshtė brigadier i dalluar, i rendimenteve tė larta?"
Ėshtė pusht, thonin fshatarėt, vagabond, imoral. Ka kapur Nafijen, Sabrien, Hamdien, por ku bindeshin ata. Bėhej debat i madh. Shokėt e Partisė flisnin edhe pėr fletėt e lavdėrimit, dekoratat qė kish marrė brigadieri. Kish krijuar edhe njė "Institut tė Misrit" pėr zonėn ku kooperativiste tė dalluara nga e gjithė krahina vinin pėr eksperiencėn e asaj...fushe. Mbledhja do tė vazhdonte pa fund sikur unė, si "Tersi i Pojanit", qė mė shkon syri gjithmonė pėr ters, tė mos isha ngritur e tė thoja: Me leje! Na e hiqni qafe, se po na lindin fėmijė qorra e sakatė! Atėherė i ranė nė tė fshatarėt dhe shokėt e komitetit, se kohėt e fundit kishin lindur shumė qorra e topallė nė fshat, sa ishin kritikuar dhe organet e shėndetėsisė pėr punė tė dobėt. Edhe kjo puna e Yllit Pangos kėshtu ėshtė. I thoshte pėrditė gazeta juaj Doktorit: hiqe atė pangon, se ėshtė hajdut me gjashtė gishta! Jo, pėrgjigjej Doktori, ėshtė demokrat ai. Partia e vlerėson. Ka rendimente tė larta nė kulturė e turizėm. Edhe "Fiksi" i tha: Po hiqe more Sali, se po na lindin fėmijėt me gjashtė gishta! E kush ka parė nė maternitet? I pangopur Pango, vidh e vidh e do ta kishte shtyrė mirė. Vidh libra, vidh fonde, vidh projekte. E kishte siguruar edhe listėn e deputetėve tė Saliut, me drejtorin e ri tė sporteve, por nuk e dinte atė bejten "ka vrarė pushka e ka vrarė topi", as atė tjetrėn "Kopi e nxori, Gopi e rrėzoi".
Kėtu Sadiki, polic i pavarur demokrat, nuk u pėrmbajt dhe bėri konkluzionet, ku pėr herė tė parė pranoi tė kritikojė edhe Doktorin: "Shum dam i ka ba dhe do t'i bante Partisė, po tė mos kishte qenė ajo gazetarja e "Fiksit", ajo ēika sokoleshė. Po edhe ay Aldo i mėngjesit e ka thėnė bukur se, pa i ngrit mirė brekėt Ylli, e pushoi Doktori. Se mjaft e la tė na vjedhė e tė na shkėr... qeverinė. Se ē'ka ra e ka pre' bisha, faj na ka dhe njaj Sal' Berisha.."
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt