Close
Faqja 36 prej 101 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 1005
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    sa shume qe flet dhe ti o brar, po me mire shkruaj pak dhe sakte qe te mos pertojme te te lexojme.

  2. #352
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Pango nėn hetim pėr 'parate' e institutit

    TIRANĖ - Prokuroria e Pėrgjithshme pėrveē hetimit pėr skandalin seksual ndaj ish-Ministri i Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve Ylli Pango ka filluar verifikimin edhe nė lidhje me drejtimin dhe tė ardhurat qė siguroheshin nga "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike" e drejtuar nga "mbesa" e tij. Ky fakt bėhet i ditur nga burimet zyrtare pranė institucionit qendror tė akuzės, tė cilėt shtuan se nga bisedat e ish-ministrit Pango me vajzėn qė kėrkonte punė nga zyrtari i lartė shtetėror, ėshtė evidentuar edhe roli i tij nė drejtimin e Instituti Shqiptar tė Studimeve Sociale dhe Psikologjike. Institut tė cilin e "drejton", sipas deputetit Pango, mbesa e tij me dokumente. Realisht nga bisedat e regjistruara dukej se Pango ishte drejtuesi i kėsaj OJF-je, qė sipas prokurorisė ėshtė gjykuar shkelje e ligjit pėr "Parandalimin e Konfliktit tė Interesave nė Ushtrimin e Funksioneve Publike", tė miratuar nė prill tė 2005 nga Kuvendi. "Nga verifikimi i kryer deri mė tani tė bisedave tė regjistruara mes ish-ministrit Ylli Pango dhe gazetares qė "kėrkonte" punė nga zyrtari i lartė i shtetit, janė evidentuar disa pohime tė vetė deputetit Pango nė lidhje me drejtimin e OJF-sė sė tij me emrin "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". Gjatė bisedės me vajzėn, tė cilės pėr vendin e punės ish-ministri Pango i kėrkonte favore intime, ėshtė vėnė re se deputeti me siglėn e mbesės sė tij, ka pohuar se ka pėrfituar projekte tė ndryshme. Hetuesit dyshojnė se duke shfrytėzuar postin e Ministrit tė Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve Pangio tė ketė pėrfituar nga ministritė e ndryshme nė vend dhe nga BE-ja, fonde tė larta pėr projektet qė organizata e tij i ka pėrgatitur"- thanė burimet e akuzės. Kėto fonde, sipas prokurorisė, dyshohet se janė siguruar falė ndėrhyrjeve qė vetė ish-ministri Pango ka pasur tek kėto institucionet shtetėrore apo tė huaja, pėr vjeljen e donacioneve tė ndryshme nga projektet qė pėrgatiste instituti i tij. Sipas bisedės sė regjistruar, hetuesit kanė gjykyar se dukej qartė se ish-ministri Pango i premtonte "punėkėrkueses" kundrejt intimitetit njė vend punė nė institutin qė mbesa e tij e drejtonte dhe nė Ministri, duke ia rezervuar kėto dy punėt vetėm tė besuarave tė tij qė i punėsonte nė tė dy dikasteret ku ai drejtonte. Vetė Pango ka pretenduar se nuk ka kėrkuar favore intime nga vajza, qė kishte shkuar tė dorėzonte CV-nė. "Ideja ishte tė ishe kėshilltarja ime, me rrogė shumė tė mirė, sepse do tė ishe e kabinetit...Unė kam njė Institut dhe po tė kishe ardhur, do tė tė kisha treguar disa gjėra shumė interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime tė Institutit, botime ku unė kam pasur tė aktivizuar pedagogė dhe studentė tė fakultetit... dhe ky Institut ka qenė shumė i fuqishėm, ka marrė edhe projekte 100 mijė, 200 mijė euro, 500 mijė euro tė Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonė ka pasur nevojė pėr njerėz....Dhe ē'kam bėrė? Kam kombinuar qė njerėzit mė tė besuar t'i kem dhe nė ministri, t'i kem edhe nė Institut. Meqė unė jam nė ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them qė janė ca gjėra qė me dash keq... prandaj doja tė flisja nė konfidencė. Institutin ia kam kaluar mbesės sime, qė ta komandojė ajo si emėr, por ndėrkohė kėta njerėz vazhdojnė punojnė dhe marrin projekte..."-i thoshte vajzės ish-Ministri Pango nė regjistrimin e bėrė nga emisioni 'Fisk-Fare". Pra, duket qartė se ministri, ndėrsa ka pranuar pronėsinė "de facto" mbi njė institut tė regjistruar nė emėr tė mbesės, ka shkelur ligjin pėr konfliktin e interesave. Pėrveē shkeljes sė kėtij ligji qė ėshtė laksative ish-Ministri Pango, sipas prokurorisė, ka konsumuar edhe veprėn penale tė "Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėror ose i tė zgjedhurve vendorė". Kjo vepėr penale, sipas akuzės, ėshtė kryer nė tėrheqjen e fondacioneve tė ndryshme nga OJF-ja e drejtuar nga mbesa e tij, duke shfrytėzuar postin pėr pėrfitimin e kėtyre fondeve. Gjithashtu, institucioni i akuzės, konfirmon se do tė verifikoj tė gjithat ardhurat e fituara nga ish-ministri Pango nga kjo OJF dhe qė nuk janė deklaruar nė Inspektoratin e Deklarimeve tė Pasurisė.

    PJESĖ NGA REGJISTRIMI
    "Ideja ishte tė ishe kėshilltarja ime, me rrogė shumė tė mirė, sepse do tė ishe e kabinetit. Plus, meqenėse ministrat shkojnė e vijnė, konjukturat ndryshojnė, unė nuk kam ndėrmend tė ndryshoj, por pėr ēdo rast lėviz andej, nė ndonjė ministri tjetėr... nesėr, pasnesėr... Kuptohet, pas zgjedhjeve, se nė kėto zgjedhje deri nė shtator, ne kėtu jemi. Unė kam njė Institut dhe po tė kishe ardhur, do tė tė kisha treguar disa gjėra shumė interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime tė Institutit, botime ku unė kam pasur tė aktivizuar pedagogė dhe studentė tė fakultetit... dhe ky Institut ka qenė shumė i fuqishėm, ka marrė edhe projekte 100 mijė, 200 mijė euro, 500 mijė euro tė Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonė ka pasur nevojė pėr njerėz. Njėrėn prej kėtyre qė ka punuar nė Institut, unė e kam drejtoreshė kėtu, edhe e kam nga mė tė mirat... Ėshtė S.K., ėshtė edhe njė djalė qė merret me projektet qė njihet si Nardi. Dhe ē'kam bėrė? Kam kombinuar qė njerėzit mė tė besuar t'i kem dhe nė ministri, t'i kem edhe nė Institut. Meqė unė jam nė ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them qė janė ca gjėra qė me dash keq... prandaj doja tė flisja nė konfidencė. Institutin ia kam kaluar mbesės sime, qė ta komandojė ajo si emėr, por ndėrkohė kėta njerėz vazhdojnė punojnė dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti nė kėtė ekip, e para kėtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe njė tė ardhur tjetėr atje, qė ishte goxha, ndėrkohė qė isha edhe unė nė plotėsimin e stafit"-i thoshte ish-ministri Pango vajzės, qė kėrkonte njė punė....


    LIGJI PĖR KONFLIKTIN E INTERESAVE
    Neni 27

    "Kufizimet pėr anėtarin e Kėshillit tė Ministrave dhe zėvendėsministrin"
    Kryeministri, Zėvendėskryeministri, ministri dhe zėvendėsministri:
    a) nuk mund tė jenė drejtues ose anėtarė tė organeve drejtuese nė organizata fitimprurėse dhe jofitimprurėse, sindikata ose organizata profesionale dhe ēdo organizate tjetėr, pėrjashtuar organizatat politike dhe shtetėrore, si dhe nė rastet kur njė pozicion i tillė diktohet pėr shkak tė funksionit;
    b) nuk mund tė ushtrojnė veprimtari private, qė krijon tė ardhura nė formėn e personit fizik tregtar, ortakėri personash fizikė tregtarė tė ēdo forme, si dhe profesione tė lira tė avokatisė, noterisė, ekspertit tė licencuar, si dhe tė konsulentit, agjentit a pėrfaqėsuesit tė organizatave tė pėrcaktuara nė shkronjėn "a" tė kėtij neni, si dhe nuk mund tė jenė tė punėsuar, me kohė tė plotė, nė njė detyrė tjetėr;
    c) nuk mund tė zotėrojnė nė mėnyrė aktive aksione ose pjesė tė kapitalit tė njė shoqėrie tregtare, pavarėsisht nga fusha e veprimtarisė sė saj.


    Neni 28
    Kufizimet pėr deputetin
    Deputeti:

    a) nuk mund tė jetė drejtues ose anėtar i organeve drejtuese tė organizatave fitimprurėse;
    b) nuk mund tė ushtrojė veprimtari private, qė krijon tė ardhura nė formėn e personit fizik tregtar, ortakėri personash fizikė tregtarė tė ēdo forme, profesione tė lira tė avokatisė, noterisė, ekspertit tė licencuar, si dhe tė konsulentit, agjentit a pėrfaqėsuesit tė organizatave tė pėrcaktuara nė shkronjėn "a" tė kėtij neni dhe nuk mund tė jetė i punėsuar, me kohė tė plotė, nė njė detyrė tjetėr;
    c) nuk mund tė zotėrojė, nė mėnyrė aktive, asnjė aksion ose pjesė nė kapital tė njė shoqėrie tregtare, nėse ajo rezulton me pozitė dominuese nė treg.


    AKUZA PENALE
    Neni 260

    Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėtor ose i tė zgjedhurve vendorė.
    Kėrkimi ose marrja drejtėpėrdrejtė ose tėrthorazi i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose njė premtimi tė tillė, per vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt nga funksionari i lartė shtetėror ose i zgjedhuri vendor, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga 4 - 12 vjet dhe me gjobė nga 1 000.000 - 5.000.000 lekė.


    Pasuria
    Pango nuk ka deklaruar Institutin
    Deklarimi i pasurisė sė ish- ministrit tė Kulturės Ylli Pango pėr vitin 2007, nuk ka tė referuar Insitutin e Studimeve Sociale dhe Psikologjike. Nė formularin e plotėsuar me 11 shkurt tė vitit tė kaluar nga ish- ministri vihet re se ai ka deklaruar tė ardhura 2.5 milionė lekė tė reja e cila ėshtė paga e tij si ministėr i i Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve. Kjo tregohet nė faqen e tretė tė formularit tė deklarimit tė pasurisė sė Pangos. Po aty shėnohet se ai ka pasur 750 mijė lekė tė reja tė ardhura nga shitja e librave tė tij. Po nė tė njėjtin deklarim, nė faqen e dytė, ish- ministri ka plotėsuar si pasuri tė tij 2 milionė lekė tė reja gjendje kesh, si pjesė e kursimeve tė tij tė fituara nga tė ardhurat e tij nga paga e tij si ministėr i Kulturės, shitja e librave Psikoterapi dhe Psikologji Sociale. Deklarimi mban firmėn e ish- ministrit nė tri fqet e tij i plotėsuar me datėn 11 shkurt tė vitit tė kaluar. Kjo deklaratė pasurie pėrmban tė ardhurat e fituara prej tij gjatė vitit 2007 ndėrsa nė tė pasqyrohet edhe koha e fillimit tė punės sė tij si Ministėr i Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Nė asnjė pėr prej paqyrave tė deklaratės sė firmosur nga ish- Ministri Pango nuk vihet re deklarimi se ai tė ishte drejtues i njė Instituti tė Studimeve Sociale dhe Psikologjike Shqiptare, apo tė kishte tė ardhura prej tij. Deklarata e pasurisė e ish- ministrit, pritet tė merret nga organi i akuzės nė cilėsinė e provės shkresore e cila do tė verifikojė tė ardhurat e ish- ministrit tashmė i marrė nėn hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme.

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #353
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    O Brar
    Saura e ka lexu mire, po je ti qe nuk e ke kuptu
    Un thashe qe Monika tha se do t'ia kishte bere mire Ilir Meta po ta kishte rrafe Jozefinen. Nuk thashe une qe do kishte ba mire Meta po ta rrifte.
    Dhe femer e neveritshme e thashe per Moniken e jo per Jozefinen
    A e kuptove tash?

    Brari,

    ka shkruajtur mire ky anetari i cituar me lart.
    Lexo parc jo mbrapsht.

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Mora vesh se Brarit i kishin hap kartele...

    Merr edhe pension tani...

    C'fat qe kane budallenjte...

  5. #355
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    dhe ne ministrite e saliut 80 % jane militante te PS-se..
    E thote troē Pango! Tue fillue prej ministrave.
    Edhe sikur t'i marrim veprimet e Pangos siē don ai...ja se ē'thote:
    - Ishte komplot i kurdisun prej Ēakullit e padronit te tij Rama.
    e mandej:
    - Do i gjeja nji vend punet ne ministri kesaj vajze se ma kerkoi Ēakulli.

    Pra, i mjaftoi Pangos nji telefonate e sherbetorit te Rames (fjalet e tij) per me i vue ne dispozicion ministra e ministri!!! Provojeni e kerkojini Pangos nji vend punet per ndonji mbese a nip te "Pader Meshkalleve" a "Qemal Draēineve" e as keni me iu afrue deres. E bahet fjale per qeveri te dalun prej votes e sakrifices se antikomunisteve, frytet e se ciles i volen bij e nipa organizatoresh listash internimesh per 50 vjet, e organizatore '97.
    Shkrimi i asaj vajzes per udhetimin ne Londer tregon qarte se si bahet rrush e kumbulla djersa e gjaku i shqiptareve prej maskarenjsh. Kur Pango flet per panairet, tregon qarte qe as ia ka idene se si organizohen, tregon qarte se udhetimet jane ba per gjithcka tjeter e vec per pune jo.

    Kurse per Shkodren:
    Per njizet vjet as qe kishte shprese PS me nxjerre ndonji deputet prej Shkodres. Me ligjin e ri elektoral do kemi tre-kater deputetet e pare socialiste shkodrane. E gezofte PS dhuraten e PD-se.

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    Molestuar, fjale Shqip eshte?
    Italisht....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #357
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pse kjo ia mori duart e i vuri mbi trupin e saj me zor? O drague, po sikur ajo te ishte motra jote, nena jote, kusherira jote a e dashura jote qe po kerkonte pune dhe "shefi" i thote hajde te dorezosh dokumentat te shtepia??
    Nuk i shkohet vete te shpia. Ku ke pare ti resume-ja te cohet te shpia, ne cvend te botes he ?

    Korrupsioni po ben kerdine atje, ca se kane postin abuzojne .. ca se nuk e kane diplome me "mund dhe djerse", e kane fake .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #358
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Italisht....
    Na rrofshin gazekaret qe e bastardizuan shqipen.

    Molested eshte ne anglisht. Ne shqip do te thote ngacmim (seksual).

  9. #359
    Yllit ia bene si ajo telekomedia "14 vjec dhender". E kishte marre malli Maliqin per fiq. I shkreti ai, i donte dhe fiqt te fresket fare
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Po temes pse ju nderrua emri? C'deklaron ky Ylli Pango, se ke postimi hapes i temes vetem qe eshte shkarkuar thote.

Faqja 36 prej 101 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •