BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=34526
Skandali nė media: Kryeministri shkarkon Ylli Pangon
(Dėrguar mė: 04/03/09) Shkarkohet nga detyra si ministėr i Kulturės Rinisė dhe Sporteve Ylli Pango, pas skandalit seksual nė kėmbim tė njė vendi pune pranė ministrisė, tė shfaqur nė emisionin “Fiks Fare”. Vendimi ka ardhur nga kryeministri Berisha, i cili i ka quajtur veprimin e Pangos si jo nė moralin e qeverisė. Ndėrkohė ky i fundit i ėshtė shprehur se kemi tė bėjmė me njė montaturė tė mirėfilltė tė medias. Berisha u shpreh se ky pozicion i Pangos nuk mund tė sqarohet duke mbajtur postin e ministrit.
TIRANE- Pas skandalit tė publikuar nė emisionin Fiks Fare, Kryeministri Berisha ka shkarkuar mėnjeherė nga detyra Ministrin e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango. Duke patur parasysh situatėn e paraqitur nė emision, ku u publikua njė video nė tė cilėn ministri i ofron njė vajzė njė vend pune nė ministrinė qė ai drejton duke e ftuar nė shtėpinė e tij dhe duke u pėrpjekur ti mbushė mendjen pėr tu zhveshur, kryeministri ka reaguar menjėherė duke theksuar se situata e krijuar bie ngesh me moralin e qeverisė.
Ndėrkohė mėsohet se Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Ylli Pango duke i komunikuar atij se episodi i paraqitur nė media ėshtė i papranueshėm nė moralin dhe standardet e qeverisė qė ai drejton dhe si rezultat ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit tė tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
Pango lidhur me kėtė ēėshtje i tha Kryeministrit Berisha se kemi tė bėjmė me njė montaturė tė mirėfilltė tė medias. Pėrmes kamerave tė fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar tė pėrfitojė seksualisht nga njė vajzė e re qė kėrkonte tė fillonte punė nė Ministrinė e Kulturės. Gjatė takimit nė shtepinė e ministrit Pango, ku e reja duhet tė dorėzonte dokumentat e nevojshme pėr tė fituar vendin e punės, Pango ka tentuar tė abuzojė me tė. (e.n/a.r/Balkanweb)
--
a dihet kush eshte mata harri e edvin mafies qe e futi yllin ne kurth..
jam shum kurioz te njohim mjeshtrat tone..
i lumte PS-se .. di te fitoje te vjedhe te vrase te kurveroje e asnje ferr ne kemb ta cpoje..
..
Krijoni Kontakt