Une nuk po justifikoj asgje. Mua nuk me pelqen menyra sesi media e sotme ne Shqiperi kerkon te terheqe per hundesh nje popull te tere ne emer te nje qellimi te caktuar me sfond politiko-mafioz. Per nivelin tim te intelektit eshte teper fyese menyra sesi paraqitet ngjarja pasi shoh me teper sesa nje minister te pamoralshem qe kerkon te bej nje aventure qe e ka bere edhe me pare teksa ishte thjesht pedagog. Ylli Pangon e njohin shume shqiptare kush eshte dhe te duash ta mbrosh se mbron dot me ate qe perfaqeson si njeri.
Pse nuk e kapen le te themi 1 vit me pare, por tani vetem disa muaj para zgjedhjeve?! I njejti Pango ishte atehere, i njejti ishte edhe kur e kapen me presh ne dore. C'fare roli kane drejtuesit e Fiks Fare ne kete ngjarje dhe c'konjuktura politike jane te perfshira?! Te merresh e te diskretitosh nje minister ne kete menyre kerkon, e thene shqip, "tope prej celiku" ne Shqiperine e sotme. Cilet njerez e mbeshtesin Filip Cakullin apo Armir Shkurtin qe gjejne guximin te provokojne dhe diskretitojne nje anetar qeverie qe per me teper gezon imunitet?! Jane keto lojrat mafioze qe nuk me pelqejne dhe menyren sesi e trajtojne popullin si nje spektator qe as mendon e as llogjikon, por vec qesh si puna e idiotit me maskaraden qe shfaqet ne ekranet televizive. Gjithsesi veten pacin ne qafe te gjithe sa jane, pasi cdo popull meriton lideret e tij per ate vlere qe ka si popull.
Krijoni Kontakt