Aspekti penal qofte ekzistues ose jo nuk influencon aspak ne padine edhe vendimin e marre ne dem te TCH. Nuk jane vepra qe ekzistojne kumulative, por jane te mevetesishme, rrjedhimisht qe as e shqyrtoj kete si aspekt. Eshte e njejta gje sikur te ndodhe qe nje person x shkon e vjedh tek shtepia e y nje shume parashe. Nese ato para jane te vjedhura nga y, kjo nuk do te thote se x nuk denohet per ate veper. Pra ne vendimin e marre ne dem te TCH nuk ka perse luan rol aspak fakti nese eshte e denueshme apo jo vepra e kryer nga Pango. Madje tani qe po kujtohem, nuk e kuptoj se perse kjo eshte shtjelluar ne vendim.
Te me ndjesh qe nuk e pashe kete si video, deri ne fund, sepse pervec tekstit me gabime drejtshkrimore e plotesimit te imazhit se kush fshihet pas zerit te vajzes, nuk perfitova ndonje detaj te rendesishem qe per mendimin tim ka te beje apo luan rol per vendimmarrjen, por gjithsesi e kam pare nje here me pare.
Montimi i bere nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme, sepse eshte pjese e punes se nje gazetari. Ata kane prere pjeset ne interes te kazusit ne fjale. Fakti qe kane prere pjese nga xhirimi i plote nuk perben faj. Se qe te ekzistoje juridikisht si veper e denueshme manipulimi apo fyerja duhen plotesuar totalisht te tjera kushte.
Shpifja ne Kodin Penal shqiptar parashikohet sipas nenit 120 ku ne paragrafin 1 thuhet:
Me thuaj te lutem se cfare eshte e rreme ne transmetimin e bere? Fakti se kush eshte ajo femra? Edhe ne qofte ashtu, kjo nuk perben ndryshim e as luan rol per vepren. Ajo cfare eshte e rendesishme eshte se fjalet e thena nga Pango nuk jane as te manipuluara, as te rreme. Vertetesia e fjaleve eshte e pamohueshme, rrjedhimisht nuk ekziston kjo si veper juridikisht.Perhapja e qellimshme e thenieve, si dhe cdo informacion tjeter qe dihet se jane te rreme, qe cenojne nderin dhe dinjitetin e personit perben nje kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.
Per sa i perket motiveve, ato jane te diskutueshme, por perseri qe te nevojitet nje motiv, duhet pasur me pare nje veper juridikisht e denueshme. Motivi ndihmon ne gjykimin e personit te duhur, por nuk perben pjese tek kushtet qe duhen plotesuar. Pra e thene disi me qarte, kushdo qofte motivi edhe ne mos ekzistofte nje i tille, serish kjo gje nuk luan rol ne denimin per nje veper penalisht. Pra eshte totalisht i panevojshem ekzistenca e tij.
A po, vajza nuk ploteson asnje aspekt per t'u pare qofte dhe si bashkefajtore ne veper.
Natyrisht qe jo. Vendimnjohja ekziston qe ne momentin qe ajo gjykate e ndermerr edhe resht se ekzistuari kur nje gjykate e cila eshte juridikisht e plotfuqishme per rishqyrtim e hedh poshte duke dhene nje vendim te ri.
Krijoni Kontakt