balkanweb.com, 06/03/2009
Pango: Dėrgova avokatin pėr investigim. Gjokutaj mohon
Ish ministri Ylli Pango ka lėnė hije dyshimi pėr njė negocim
paraprak me “Fiks Fare”me qėllim ndalimin e transmetimit tė
videos. Pango deklaroi nė emisionin“Opinion” se ka dėrguar
avokatin e tij pėr tė investiguar, por Gjokutaj ka mohuar.
Drejtuesi i Opinion: Mė pėrmendim, nuk mbaj pėrgjegjėsi pėr
pyetjen, se Avokati juaj Genc Gjokutaj, ka biseduar me “Fiks
Fare” nė emrin tuaj.
Pango: Ėshtė avokati im, i kam kėrkuar tė shkojė tė
investigojė se si ėshtė puna.
Drejtuesi i Opinion: Jo tė ofrojė para?
Pango: Absolutisht, thjeshtė tė bisedojė.
Av. Gjokutaj: Nė lidhje me ēėshtjen un nuk kam marrė asnjė
takim dhe ju konfirmojė me garanci matematike, se unė nuk kamė
ndėrmarrė asnjė takim lidhur me kėtė ēėshtje, sepse nuk e kam
ditur deri nė momentin qė ėshtė transmetuar nga Top Chanel.
Siē edhe mund ta keni dėgjuar nga kjo intervistė tė dhėnė nė
orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė emisionin “Opinion” ka dy
deklarime tė ndryshme qė komprometojė edhe mė shumė ish
ministrin e Kulturės Ylli Pango. I ngacmuar nga njė sms
drejtuesi i emisionit e pyeti ish ministrin mėse ishte e
vėrtetė se ai vetė kishte ngarkuar avokatin Gjokutaj pėr tė
negociuar pėr ēėshtjen nė fjalė, gjė tė cilėn Pango e pranon,
duke mohuar ofrimin e parave nė kėmbim tė mos shfaqes sė regjistrimit.
Por vetėm pak sekonda mė vonė Avokati Gjokutaj, ndoshta pėr tė
fshehur kėtė fakt, atė tė takimit me drejtuesit e emisionit
“Fiks Fare” dhe pėr rrjedhojė edhe ndoshta ofrimin e parave
mohon kategorikisht tė ketė pasur njė takim tė tillė.
Madje avokati i Ylli Pangos, mohon tė ketė pasur dijeni, para
se tė shihte regjistrimin e klientit tė tij duke joshur njė
femėr nė kėmbim tė njė vendi pune, pra para orės 20 e 15
minuta tė datės 4 mars kur edhe u shfaq ky filmim skandaloz.
Me tė drejtė lind pyeta, cila ėshtė e vėrteta e pamohueshme,
ajo qė thotė ish ministri i pėrfshirė nė kėtė skandal, apo ajo
qė thotė avokati i tij?
Ky i fundit madje ka pranuar se ėshtė takuar me drejtuesit e
emisionit investigativ “Fiks Fare” nė njė restorant tė njohur
nė Tiranė, por se mohon tė ketė diskutuar pėr ēėshtjen nė
fjalė.
Po kush ėshtė Avokati Gjokutaj dhe ēfarė e lidh atė me
maxhorancėn nė pushtet?
Gjokutaj, mbron ish ministrin e Transporteve Lulėzim Basha,
njė nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit Berisha nė
ēėshtjen kaq shumė tė pėrfolur pėr korrupsion, atė tė rrugės
Durrės-Kukės.
Si pėr ironi tė fatit Gjokutaj gjithashtu mbron biznesmenin
Damir Fazlliē, mbi tė cilin janė ngritur dyshime pėr
transaksione tė paligjshme nė Shqipėri, qė sipas prokurorėve,
mund tė jenė pastrim parash.
Nė detyrėn e prokurorit nė Tiranė, Gjokutaj hetoi gjithashtu
dhe mbrojti nė gjykatė akuzėn pėr ish kryeministrin Fatos
Nano, i cili u dėnua Fakti dhe Apeli. Gjokutaj ka mbrojtur
gjithashtu ish drejtorin e Aviacionit Gamzend Dibrėn.
Siē mund tė vihet re lehtė, karriera e Gjokutaj ka qenė e
lidhur ngishte sidomos kohėt e fundit me maxhorancėn nė
pushtet pėr tė mbrojtur skandalet mė tė mėdha ku janė tė
pėrfshirė njerėz tė marrė nė mbrojte drejtpėrdrejtė politike
nga kreu i qeverisė Berisha.
(a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt