Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Exclamation Martiret e Kishes Katolike

    Martirėt e kishės katolike nė 2005


    Marjan Lumēi



    Ēdo vit Agenzia Fides publikon listėn e punėtorėve baritor qė kanė humbur jetėn nė mėnyrė tė dhunshme gjatė vitit qė lėmė pas, dhe pikėrisht 2005. Nga tė dhėnat rezulton se kėtė nė kėtė vit janė vrarė 26 persona mes tė cilėve Ipeshkvinjė, meshtarė, rregulltarė, rregulltare dhe laikė, gati dyfishi i vitit 2004. Bėhet fjalė pra pėr tė gjithė ata shėrbėtorė tė Kishės tė cilėt janė vrarė nė mėnyrė tė dhunshme duke qenė tė vetėdijshėm pėr rrezikun qė i priste vetėm pėr tė mos braktisur angazhimin e tyre tė fesė dhe dėshminė apostolike.
    Si gjithmonė Kisha Nėnė kėta persona i porosit nė lutjet e popullit pėr vetė kontributin qė ato kanė dhėnė nė rritjen e Kishėn nė ēdo anė tė botės, nė shėrbim tė rritjes njerėzore dhe ungjillėzimit.
    Pėr sa u pėrket vendeve qė nė 2005 kanė pasur mė shumė viktima, sė pari bie nė sy Amerika, e cila ka parė me sy vdekjen e dhunshme tė 8 meshtarėve, 2 rregulltarėve dhe 2 rregulltareve. Sėrish Kolumbia me 4 meshtarė dhe nė murgeshė tė vrarė, komb ky nė tė cilin konfliktet shoqėrore janė mė tė mprehta, dhe Kishės i duhet tė paguajė shtrenjtė praninė e saj nė atė vend me punėn e saj tė madhe pėr drejtėsinė dhe pajtimin nė emėr tė Ungjillit. Mes viktimave nė kėtė vend janė edhe 2 meshtarė tė vrarė “gabimisht” nga luftėtarėt kolumbian. Nė Meksikė janė vrarė 2 meshtarė tė tjerė tė cilėt punonin nė njė zonė shumė tė mjeruar qė ishte edhe kryqėzim i famshėm trafiqesh tė ndryshme jo-ligjore. Njė rregulltare e angazhuar nė Komisionin Baritor e cila punonte sė bashku me punėtorėt nė fushė, si dhe 2 meshtarė tė tjerė kanė gjetur vdekjen nė Brazil. Dy rregulltarė misionarė, tė angazhuar nė shėrbimin ndaj tė varfėrve janė vrarė mė njė plumb tė vetėm nė Gjamaika, ndėrsa gjendeshin nė bashkėsinė e tyre nė Kongston: shenjė kjo e klimės sė pasigurt dhe e dhunės qė sundon edhe nė kryeqytet.
    Afrika ėshtė njomur nga gjaku i njė Ipeshkvi, 6 meshtarėve dhe njė laiku. Kanė qenė vrarė nė shtėpitė e tyre, nga keqbėrės qė kėrkonin fitime tė lehta ndoshta, dhe pikėrisht nė Kenya, Republika Demokratike e Bongos, Kongo Brazzavil dhe Nigeri.
    Mes tyre spikat figura e meshtarit kongolez Francois Djikulo, i cili i vra nė mėnyrė barbare sė bashku me njė laik i cili po e shoqėronte nė njė mision paqeje, nga njė kapo-fisi Kyungu Kuyungu, tip Gedeonit, tek i cili kishte shkuar nė mėnyrė spontane pėr ta bindur qė tė ulte armėt dhe ti jepte fund tmerrit qė po shkaktonte nė popullsinė lokale.
    Edhe kontinenti aziatik e ka derdhur kontributin e tij me gjak pėr shkak tė ungjillit me tre meshtarė tė vrarė nė Indi dhe njė nė Indonezi. Nga meshtarė indianė kujtohet sakrifica e Dom Ignazio Bara, martir i paqes, i vrarė ndėrsa kėrkonte tė parandalonte njė konflikt tė armatosur mes njė fisi dhe njė dhe njė grupi fondamentalist indł nė njė zonė qė vuante nga mosmarrėveshje ndėr etnie. Janė pėr tu vėnė nė dukje edhe dy meshtarėt e vrarė nė Europė: i pari nė Bruksel, i angazhuar nė pritjen e emigrantėve dhe tė tė gjithė atyre qė trokisnin nė derėn e tij, dhe tjetri nė Rusi, saktėsisht nė rrethinat e Moskės, ku ishte duke rindėrtuar bashkėsinė famullitare. Dhe nė fund nuk mund tė harrohet lista e gjatė e shumė “martirėve tė panjohur pėr fe” nė ēdo kėnd tė planetit, pėr tė cilėt ndoshta asnjėherė nuk do tė mund tė dimė asgjė.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •