Që Çamëria është tokë ku flitet shqipja prej zbardhjes së agimit të parë të ekzistencës së njerëzimit e kam ditur moti por vetëm kur e kam i kam lexuar librat e Aristidh P. Kolës “Gjuha e Perëndive” dhe “Arvanitasit” u pajisa me njohuri domethënëse për historinë e dhimbshme çame, për arvanitasit etj... dhe për të gjitha të mirat dhe kontributin që i kishin dhënë Greqisë gjatë historisë.
Tani Aristidhi, siç dihet, vdiq në korridorin e një spitali në Greqi si pasojë e angazhimeve të tija politike, sidomos për çështjen e Kosovës që sa e sa herë grekët e akuzuan dhe e cilësuan madje edhe spiun të UÇK-së.
Mua, ka kohë që më mundon kureshtja të dijë më shumë për një këngëtar arvanitas shumë, shumë i njohur në Greqi për këngët e tija në gjuhen greke. Kam shikuar disa emisione muzikore në TV greke, por asnjëherë nuk kam lexuar asnjë fjalë për te; në gazeta, forume, radio apo TV shqip. Megjithatë në youtube ekziston vetëm një këngë me zërin e tij në gjuhën shqipe. Asgjë më shumë!!!
Do t’isha mirënjohës akëcilit apo akëcilës që di diç më shumë për te nëse na i sjell në këtë temë.
u jeton ky këngëtar?
A është ftuar në ndonjë medium shqip dhe ku?
A ka kënduar edhe ndonjë këngë tjetër në shqip etj...
Ju që jetoni në Greqi duhet të dini diç për te ...
Këtu më poshtë po i postoj dy këngë të tij: një në shqip e një në greqisht
Kërkoj falje nëse teksti i këngës greqisht nuk është i përshtatshëm për forumin.
Krijoni Kontakt