Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Prokuroria italiane, hetime per Murinjon

    E Enjte, 05 Mars 2009


    Stefano Palaci vendosi te hape hetimet, pas deklaratave te Hoze Murinjos, qe hidhte akuza mbi futbollin italian. "Inter duhet te mbaje nje qendrim. Ne tani duhet te ulim tonin dhe te demonstrojne pergjegjesise te plote", - u shprehet prokurori sportiv Palaci. Ka reaguar edhe Xhan Klod Blank, i cili ishte ne qender te akuzave dhe kerkoi qe te sqaroheshin deklaratat e fundit te trajnerit te Interit. "Juventus nuk ka ne dore te bej asgje, kunder Interit dhe trajnerit internist", - shprehet drejtuesi bardhezi. "Ne pervec kampionatit po perpiqemi qe te permiresojme kushtet e stadiumit dhe te stervitjes se ekipit tone. Sot ne flasim per sigurine ne stadiume," - vazhdoi Blank - "Arbitrat mund te jene te kushtezuar, sipas fjaleve te trajnerit te Interit, Murinjo. "Ne mendojme ndryshe, sepse kemi besim ne klasen e arbitrazhit, dhe jemi te qete". Polemikat kercenojne dhe prishin imazhin e futbollit italian. "Sot futbolli po ndryshon shume", - ka vazhduar drejtuesi bardhezi. "Ne duhet te vazhdojme ne kete rruge, edhe pse mesuam se kemi gabuar ne sistemin qe ka funksionuar deri tani. Kjo nuk eshte pozitive. Ne kemi projekte per te ndertuar stadiume, per faktin se Italia eshte kandidate per Europianin, 2016. Futbolli italian do te rritet dhe do te ece perpara, jo prapa", - theksoi drejtuesi i klubit te Juventusit. Nuk ishte mesuar ende me deklaratat e Blank, por Stefano Palaci pas mberritjes ne kryeqytet, per ato cfare theksoi se fundmi trajneri Murinjo, pranoi se do te jene ne hetim, sepse jane konsideruar te demshme per opinionin sportiv ne Itali...


    jepni mendimin tuaj:
    -Eshte e drejte te ndeshkohet mourinjo pas deklaratave qe beri
    -PO
    -JO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk e di se ēfarė ka deklaruar Murinjo por duhet thėnė se futbolli ėshtė bėrė shumė pis.A do mbajė ndonjėri pėrgjegjėsi?!Nuk e di.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Italia eshte i vetmi vend ku flitet per futboll per dite te tera mbasi mbarojne ndeshjet.Ku polemikat nuk mbrojne kurre,ku per vite te tera futbolli ishte kthyer ne nje kupole mafie.
    Mourinho nuk besoj te jete tranjeri me i mire ne absolut por eshte nje komunikuesi me i madh.
    Eshte i vetmi qe sulmoi mediat duke i quajtur prostituta,sepse eshte e verteta.
    Ben intervista sepse eshte i detyruar dhe jo si shume te tjere qe i ke te ftuar ne te gjitha programet sportive.
    Interi eshte dhe ka qene perhere skuadra e vetme midis te medhave qe eshte sulmuar ne menyre absurde.Nuk ka media dhe gazeta ashtu si ka Milan,Juventus,Roma.
    Te gjitha skuadrat ne fund te vitit shohin bilancin e arbitrimeve,dhe ne shumicen e rasteve keto barazohen.
    Isha kurioz te shihja pjese te ndeshjes Inter-Roma por gjithandej flitej vetem per Balotelli,De Rossi,Mourinho.
    Juventus nuk duhet te reagoje sepse Mourinho tha vetem te verteten.Ka pasur ndeshje ku gabimet e arbitrit kane favorizuar Juventus.

    Mbi te gjitha eshte fakti qe kultura e shoqerise ne Itali reflektohet ne sport.Italianet jane popull llafazan dhe polemik.Kultuar e italianit te mesem eshte shume here me e ulet se ajo e shume vendeve te civilizuara.Futbolli dhe mediat kane arritur ne nje pike ku nuk flitet me per futboll po vetem per arbitra.

    Inter ndoshta nuk eshte skuadra me e mire ne absolut por meriton plotesisht vendin qe ka dhe kampionatet qe ka fituar i ka merituar.
    Mourinho nuk ka pse te denohet sepse tha vetem te verteten dhe eshte nje personazh skomod per te tjeret , thote ate qe mendon dhe ben mire qe mbron skuadren e tij.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mourinho eshte nje idiot i paedukate dhe arrogant. Sa here qe akuzohet Interi per favore arbitrale, siē bene(me te drejte) lojtaret dhe traineri i Romes, sulmon dhe ofendon te gjithe per te spostuar temen. Ishalla e denojne ate dhe Balotellin qe fyen te gjithe. Po nuk ka faj Balotelli, se kur degjon trainerin e vet qe thote se i pelqen kur nuk ka respekt per kundershtaret.....

    Ps: edhe De Rossi eshte nen hetim nga drejtesia sportive pasi ka thene se Interin e ndihmojne arbitrat dhe qe vjet po Interi i ka vjedh kampionatin

  5. #5
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    2,501
    Sipas meje Morinjoja mire ua ka thene ne sy jo pas shpine,e ka hudhur gurin dhe doren nuk e ka mcehur,jane msuar keto gabelet e Juventusit dhe Millanit qe ndeshjet gjithmon ti fitojn me penalla,te ket kartona te kuq.Juvja koh me pare para se me fillu ndeshja fitonte 1-0 e cte duhet mandej ta shohesh ndeshjen,dhe keshtu eshte duke vazhduar edhe pse do te mohohet prej disave ketu.

    Edhe Interi ka pasur raste por te pakta te cilet kan qen pozit jasht loje dhe referi nuk e ka par,dhe tash me duket se jane nxehur gjakrat prej penalltis se Balotellit(Yllit Interist),ku 3 lojtar te Romes i uli ne gjuj dhe keta u cuan e bllokuan ne 16 te vete dmth e rrezuan dhe mandej cka nuk eshte penall hahaha,e di sii i thon MAJC more.

    Forcaaaa Campioneeeee.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    qe futboli italian eshte plere kete e di gjithe bota mjafton te permendim rastin e fundit te pr dr lucian moxhit.
    Murinjo eshte thjesht nje njeri si puna e figos qe kur shohin dicka qe nuk shkon e permendin sepse jan ne demokraci dhe futbolli duhet te jet argetues dhe jo mafia italiane e moxh berluskes.

    MOTOJA E FUNDIT: TE GJITHE KUNDER INTERIT PASI PO FITON ME SHUME SE CDUHET!

    Me pak fjale boset e mafias se juves duan pozicionin e tyre te vjedhjes se parave. kan gati 3 vjet qe nuk kan asnje lek ne xhep dhe po ju mbarohen dhe kerkojn perseri ti fitojn ne menyre mafioze.

    Nese denohet murinjo ateher mafia ka fituar.

    i njejti skenar me figon me par ku u denua ky i fundit.

    poshte mafia e leshit.
    vari leshte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    interista
    mos u mundoni te ktheni pllaken. eshte boll mourinho qe ben hileqarin.

    ESHTE INTER QE AKUZOHET NGA ROMA SE I KA VJEDH KAMPIONATIN VJET, DHE DY NDESHJE SIMJET.

    mourinho pastaj, per te bere rremuje, ofendoi te gjithe.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Do mesohen dhe ne itali me deklaratat e Murinjos, une nuk e kuptoje dicka perse shqetesohen per nje deklarate apo dicka qe nxjer nje trajnere. Ne angli Murinjo bente cdo jave deklarata te tilla, po ashtu dhe ne portugali dhe kur ishte ndihmes trajnere ne Spanje. Ne asnje nga keto vende nuk u hetua, perse ne itali kalojne direkte ne hetim apo jane nje shkall me larte dhe jane me korrekt se keto tre vende. Ne itali dihet se cfare politike ndiqet dhe prapaskenat, se kush i drejton dhe cfare imazhi ka futbolli ne kete shtet. Gjithmon e verteta djege shum rende, problemi eshte qe dhe ne itali te mesohen ta pranojne te verteten dhe mos te meren me fjalet e x apo y trajner. Murinjo eshte arrogant, i paedukat te gjitha te keqijat mund ti kete, po ama nuk fshihet pas kurrizit te asnjerit thot gjithmon ate qe ndjen dhe qe ka per te thene. Eshte trajner shum i mire dhe gjithmon nxjer gjoksin perpara per ekipin dhe ben vetem veten e tije pergjegjes dhe asnje tjeter. Eshte nje trajner qe per anen profesionale ti hiqet kapelja per sjellje dhe arrogance te merret presidenca e klubit...

  9. #9
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    interista
    mos u mundoni te ktheni pllaken. eshte boll mourinho qe ben hileqarin.

    ESHTE INTER QE AKUZOHET NGA ROMA SE I KA VJEDH KAMPIONATIN VJET, DHE DY NDESHJE SIMJET.

    mourinho pastaj, per te bere rremuje, ofendoi te gjithe.
    ti i ve kapakun si gjithmon
    vari leshte

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Inter-Roma
    Nuk i jepet penallti De Rossit dhe i jepet penallti Balotellit inegzistente. 2-3 pastaj 3-3
    Del ne tv De Rossi e thote: "Sa her qe lozim ne Milano me Inter ndodh e njejta gje me. Arbitrat ndihmojne Interin. Ne kete menyre e na e moren kampionatin vjet"
    Pak a shum te njejten gje thote Totti, Spalletti e Bruno Conti.
    Natyrisht gazetat flasin per ket debat
    Te nesermen Mourinho ne konferece shtypit kapet me te gjithe: Tha qe ne itali ka prostitucion mental, dhe se ekipet kundershtare te Romes me mire te lozin me ekipet e te rinjve se arbitrat do ndihmojne ket skuader pas ankimeve te lojtare romaniste.
    (Se ky i ka ba vet kto gjana para derbit. U anku per ndeshjen me Leccen dhe e ndihmun me Milan, Bologna e Roma)
    Jane ne hetim edhe De Rossi e Balotelli

    Kjo ka qene ngjarja pra. Nuk eshte se ka denoncu gje Mourinho. Ai po mbrohej akuzave qe i bene romanistat me stilin e tij prej te paedukati, duke ofendu.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Arratisja e madhe
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 06:49
  4. Zhduket nė sheshin e trageteve gruaja e pronarit tė "Bruno"
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 04:42
  5. Pse ka dėshtuar prokuroria nė cėshtjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •