TemA
Pango nuk ėshtė i vetmi
Nga Armand Maho
Rasti Pango nuk ėshtė njė rast i izoluar nė shoqėrinė shqiptare.
Gjithmonė janė komentuar nė opinionin publik, por emisioni Fiks Fare ishte i pari qė ndėrmori njė hap pėr tė denoncuar kėtė dukuri kaq tė pėrhapur qė nga nivelet mė tė larta dhe deri te njė drejtor i rėndomtė. Pango ka dhe shumė shokė tė tjerė, kolegė tė tij, qoftė nė Kuvend, qoftė nė qeveri apo kudo nė administratėn shtetėrore.
Koleget e mija gazetare e dinė fort mirė ēdo tė thotė tė pėrballesh me vėshtrimet e deputetėve, sa herė u duhet qė nėn presionin e punės tė kontaktojnė pėr ndonjė intervistė. Sapo regjistrojnė numrin nė celularin e tyre, ata fillojnė ngacmojnė nėpėr celularė, ēojnė mesazhe me nėnkuptime, kėrkojnė tė krijojnė afrimitet me vajza qė sapo kanė mbaruar shkollėn. Parlamenti shqiptar ėshtė plot me tė tillė burra qė, pasi e panė veten njė ditė nė hierarkinė mė tė lartė tė politikės, veshėn njė kostum, vunė njė kollare, panė veten nė pasqyrė, dolėn dhe disa herė nė TV, dhe iu krijua ideja se pjesa tjetėr e shoqėrisė ėshtė nėn kėmbėt e tyre. Pėr asnjė moment ata nuk menduan se janė nė atė vend pėr ti shėrbyer kėsaj shoqėrie, por menduan se kjo shoqėri i detyrohet pėr shumė gjėra, derisa dhe zyrat e tyre ti kthejnė nė hareme.
Janė sa e sa raste ndėrhyrjesh, qė bėhen pėr tė zėnė vend nė administratėn shtetėrore, nė favor tė kėtyre shkėmbimeve, siē propozonte Pango nė videon qė u shfaq nė televizion. Mund ta kuptoja dje reagimin e kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, por deri nė momentin kur foli si nėnė, sepse do ishte vėrtet e frikshme qė ajo ēka ndodhte me ato vajza ti ndodhė fėmijės sė gjithkujt. Por deri kėtu. Mė tej, Topalli nuk harroi tė pėrshėndeste gjestin e kryeministrit pėr shkarkimin e tij. Por, pavarėsisht reagimit tė ashpėr nė Kuvend, kjo nuk e pėrjashton Topallin nga pėrgjegjėsia e saj si kryetare Kuvendi. Nė radhė tė parė duhet tė shpjegohet se si reagoi, kur Berisha, vendosi tė emėronte Pangon si ministėr i Kulturės? E dyta, se si ndjehet, kur tė tjerė kolegė tė saj nė Kuvend, qė kanė po aq moral tė dyshimtė sa Pango, pushtojnė ekranet e televizioneve duke folur pėr moralin, ndėrhyjnė pranė ekzekutivit pėr njė vend pune pėr viktimat e tyre? Kryetarja e Kuvendit e di se shkarkimi nuk e pėrjashton nga pėrgjegjėsia kryeministrin Berisha, qė e dinte shumė mirė se ēfarė po bėnte.
Rasti Pango vetėm sa nxori nė sipėrfaqe qelbin qė mbart, ajo qė ne e quajmė elitė e shoqėrisė shqiptare.
Si Pango ministėr, ka dhe Pango profesorė, Pango drejtorė qė merren personalisht me fundet apo minifundet e femrave vartėse qė kanė nė institucion. Dhe kjo, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ėshtė kosto pėr kryeministrin, i cili e ka pranuar kėtė standard.
Kryeministri asnjėherė smund tė thotė se si ka ditur kėto fenomene. Kryeministri nė asnjė rrethanė smund tė justifikohet se nuk ka dėgjuar pėr aventurat seksuale tė Ylli Pangos qė kur ka qenė profesor nė universitet. Nė asnjė rast nuk marr pėrsipėr tė gjykoj njeri pėr jetėn e tij private, le tė bėjė ētė dojė me biznesin dhe me familjen e tij, ėshtė puna e tij, ama nė rast se merr pėrsipėr tė jesh pjesė e jetės publike tė kėsaj shoqėrie, atėherė duhet tė demonstrosh vlera.
Nė kėtė sėmundje tė pėrgjithshme, Ylli Pango ishte mė i rėnduari, por sa e sa tė tjerė tė kamufluar mbajnė karrige deputetėsh apo drejtorėsh nė dikasteret e administratės.
Nga ana tjetėr, vetė fakti qė ėshtė stisur njė administratė qė nuk funksionon nė bazė tė aftėsive tė gjithsecilit dhe kurrikulave, por nė bazė tė njohjeve, militantizmit apo nepotizmit i ka lėnė dorė tė lirė kėtyre rrufjanėve tė vjetėr qė tė abuzojnė me besimin qė u kanė dhėnė njerėzit me anė tė votės.
E gjithė kjo panoramė ka katėr vjet qė shfaqet, dhe shenjat e para i dha qė nė vitin 2005, por atėherė Berisha nuk foli. Preferoi tė shihte se si degradonte situata, dhe u desh ajo video tek tregonte njė ministėr, njė burrė 57 vjeē, qė bėnte pas njė ēupėline si adoleshent, qė mė pas tė shkarkonte Pangon.
Zgjedhjet e vitit 2009 do ishin njė shans i mirė, jo vetėm pėr Berishėn, por pėr tė gjithė politikėn shqiptare (edhe nga e majta nuk janė tė paktė ata qė mendojnė dhe veprojnė si Pango), qė tė pastrohet, jo vetėm nga ky soj qejflinjsh, por edhe nga ata qė po e brejnė dita-ditės kėtė vend me korrupsionin e tyre. Vetėm atėherė do mund tė flisnim sadopak pėr moralin dhe standarde qeverisjeje nė kėtė vend.
Krijoni Kontakt