Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Maqedonasit i shesin, shqiptarët i blejnë

    Maqedonasit i shesin, shqiptarët i blejnë

    Shpend VINCA

    Strugë, 14 shkurt - Në Strugë, viteve të fundit vërehet interesim i shtuar për blerjen e banesave. Kryesisht blihen nga qytetarët struganë, të Komunës dhe të rrethinës, por edhe ata që jetojnë jashtë vendlindjes në Amerikë, Evropë, por edhe në Prishtinë apo Shkup. Kësisoj, 50 për qind e blerësve janë nga vendbanimet rurale dhe po aq nga qyteti. Ka raste, por ato janë të rralla, kur blerësit janë nga Prespa dhe Manastiri, ndërkaq vështirë gjen blerës nga qytetet e tjera të Maqedonisë. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për strukturën kombëtare të blerësve, thuhet se mbi 90 për qind e blerësve janë shqiptarë, ndërkaq pjesa dërmuese e shitësve janë maqedonas.

    Në Kompaninë për ndërtim dhe shitjen e banesave "Trim-Lum" pohojnë se çmimi për një metër katror sillet nga 500 deri në 550 euro, por ai është i lëvizshëm dhe varet nga mënyra e pagesës. Kësisoj nëse blerësi e paguan banesën me para të gatshme përfiton një lirim deri në 10 për qind. Por megjithatë në krahasim me Ohrin, çmimet janë më të ulëta. Rritje e interesimit për blerjen e banesave më së shumti vërehet gjatë sezonit të verës dhe dimrit. Edhe në Agjencinë për shitje të pasurisë së patundshme "Agjencia Pllozhani" thonë se banesat që ata kanë në shitje janë me çmime të ndryshme. Banesat e reja sillen nga 500 deri në 650 euro për metër katror, kurse metri katror tek banesat e vjetra, varësisht nga vendi ku ndodhen, sillen nga 350 deri në 1 mijë euro. Banesat më të lira janë ato që ndodhen në anën e djathtë të rrugës Strugë-Kalishtë, tek "Kullat", ku metri katror arrin në 350 euro. Më të shtrenjtat janë hapësirat buzë Drinit të Zi dhe rreth Liqenit, pjesa qendrore e qytetit ku metri katror shitet edhe mbi një mijë euro. Më të kërkuara për blerje janë banesat e vogla, respektivisht garsonierat.

    Por personat që merren me shitjen dhe ndërtimin e banesave vërejnë se në objekte e ndërtuara shumë pak ka garsoniera. Arsyet pse ato janë më të kërkuarat janë ekonomike. Më lehtë blihen, por edhe më lehtë shiten. Në Strugë banesa që janë në shitje, qofshin të reja apo të vjetra ka me bollëk. Derisa shitësit pohojnë se çmimet janë të lira, në anën tjetër blerësit ankohen se ato janë tepër të shtrenjta. "Kur do të mund të blej banesë, qoftë ajo edhe 50 metra katrorë, me pagën mujore prej 250 eurove", thotë një i ri shqiptar nga Struga, i cili ëndërron të ketë banesën e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 15-02-2008 më 12:34
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Lidhje skan kto gazetart e Kohes , cdo dit jan duke shkrujt dicka ne baz te supozimeve , fusin ndonje informat te rrejshme , e rrisin tej mase . U dha nje informacion se ndonje vajz prej Vaksince qenka shtatzan, ndersa vajzat prej Vaksince qe jan ne gjimnaz numrohen ngishta , reagun nxansit dhe kerkun falje .
    Tash ja fusin lajmit pa asnje shifer zyrtare por me supozime.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Allo baza, po shqiptaret smarrin vesht be vlla.

    Pse egziston tema "Ndodhite ne Maqedoni" per te hap ene 100 tema per sicallin lajm ?

    Mos u boni te bezdishem me kto temat po mendoni ene lexoni pak kur te vendosni te postoni denise ne forum.
    Sui generis

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Per hajer qofte - ishalla dhe ne Tetove vazhdojne me te njejten praktike...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Ato qe jan jasht dhe kan para, duhet patjeter te blejn nje shtepi , banes , ar ... vetem prej sllaveve , mos ti mbajn paret ti myken , sepse cmimi i patundshmerive asnjeher nuk bjen , sidomos ne qytete , nese me par nje banes ka kushtu 20 mije euro sot kushton 50 mije euro. Pra fitim i dyfisht , pastrim prej sllaveve dhe lloj biznesi. Merne Shkupin sot meter katror ka arrit 1000-1200 euro , vjen dita edhe ne Tetov behet kshtu , por edhe ne Strug si qytet turistik. Hajde ti pastrojm lagjet tona.

  6. #6
    po u tregoj,
    jetoj ne kercove, kam blere nga maqedonasit 1 banese e 3 shpia, i pyetem ku do shkoni ??
    ata than : ne shkup
    ata shesin sepse pak maqedonas jane jasht shtetit
    aty ku banoj une me banese jane afer 50 shqiptar e 4 maqedonas...mbaj mend para 4 vitesh ishte e kunderta

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Veç le të vazhdojnë, super qenka.

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shume forte vetem para

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •