Ora e parë e mësimit nesër i kushtohet jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari

KOSOVË,4 MARS 2009(VushtrriaPRESS)-Nëpërmjet një komunikate për media Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, njofton se nesër ora e parë e mësimit do ti kushtohet përvjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe EPOPESË së UÇK-së. Me rastin e 11 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jasharit dhe të EPOPESË së UÇK –s e cila do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi , Ministria e Arsimit , e Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës se nesër - 5 mars 2009 ora e parë e mësimit do ti kushtohet rënies heroike të Komandantit Adem Jashari dhe luftës heroike të UÇK-së, sakrificës sublime për lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës .
VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com