Gazeta Kritika, 03. 03. 2009
Mungesa e kohezionit nė personalitetin e njeriut (Marubi dhe 20 Shkurti
nga Pjerin Kurti
Java e pėrkujtimeve nėpėr ekranet e ngjarjeve tė cilat ndodhėn nė ditėt kur pėrmbysej diktatura mė shtyu tė ulem dhe tė ndjek emisionet qė TV e ndryshme transmetonin me tė ftuar tė zgjedhur nė studiot.
TV Klan si studio e lidhur me tė gjitha fijet me qeverinė ftoi nė emisionin Opinion Z. Neritan Ceka. Natyrisht kisha interes tė dėgjoja shpjegimin e Cekės pėr ngjarjen nyje tė atyre ditėve, devijimin e demonstrueve nga rruga e Bllokut pėr te Sheshi Skėndėrbej. Edhe kėsaj radhe u dėshmua ajo qė, politikanėt shqiptarėt tė cilėt i hyjnė politikės dhe qė janė pjesėmarrės nė ndodhi tė kėtyre pėrmasave asnjėherė mė vonė nuk e shpjegojnė nė mėnyrė bindėse qėnien e tyre atje nė atė moment. Kėtė e them pėr disa arsye. Prisja qė zoti Ceka tė shpjegonte se si ėshtė e mundur qė pa u ēfaqur asnjėherė deri nė atė moment si njė organizator i manifestimeve tė kėtij karakteri, antidiktaturė, menjėherė nė njė ēast vendimtar shpėrthim revolte tė vėrtetė, u ēfaq mbi shpinėn e njė diagaēi me fortafolės nė dorė duke formuluar thirrjen revoltuesve pėr marrjen e drejtimit nga sheshi kryesor dhe jo nga blloku.
Argumenti i pohuar prej atij se me kėtė veprim u parandalua njė gjakderdhje ėshtė mėse i vėrtetė. Mirėpo skema e thėrritjes sė Cekės nė kėtė orė tė ngjarjeve aq tronditėse nuk del e shpjeguar nga Neritani nė emisionin e Fevziut. Kjo fshehje tė shpie nė kėtė pėrfundim sidomos kur lidhet me pjesėn tjetėr tė intervistės sė atij. Psh. Ceka, me njė barrė experience jete, me njė maturi formimi arsimor e shoqėror tė lakmueshme na del sipas shpjegimit tė tij se deklarata e bėrė nė zyrėn e Ramiz Alisė nė prani tė Berishės ishte njė nga gabimet e tij tė pafalshme nė dėm tė PD-sė. Dhe shkau nė kėtė gabim si pasojė e mungesės sė eksperiencės nė politikė, pra sipas tij ishin tė papėrgatitur pėr kėto punė.
Vėrtetė na mendon kaq naiv sa mund tė pranojmė tė tilla pohime! Padashur i shpėtoi njė pohim madhor Qeveria e stabilitetit kish nisur ti bėnte punėt mbarė, por kjo gjė nuk pėrputhej me objektivin e Berishės i cili ėndėrronte me sytė e skuqur kolltukun presidencial. Mbarėsia e ecurisė sė qeverisė sė stabilitetit ishte ajo qė i bėri disa nga kėta njerėz tė arsimuar drejtues tė PD-sė qė, tė insistonin pėr vazhdimėsinė e saj dhe jo prishjen e kėtij koalicioni qeverisės. Pra nė rastin e deklaratės sė Cekės te zyra e Alisė pėrkonin dy zogj tė vrarė me njė tė shtėnė. Edhe qeveria e stabilitetit ruhej e reformat ecnin pa u djegur ato qė ishin vlera ekonomike nė vend ndėrkohė qė, edhe ruajtja e statukuosė sė presidentit Alia me tė tijtė vazhdonte e tillė, as mish as peshk.
Nė vazhdim tė intervistės njė belbėzim u dėgjua dhe njė dridhje zėri u ndje nė fjalėt e Cekės kur pėrmendi Nexhmijen dhe Hekuranin, aq sa ēuditėrisht i pėrmendi duke u vėnė pėrpara fjalėt Zonja Nexhmije Hoxha dhe Zoti Hekuran Isai. E pazakontė kjo pėrmendje e kėtyre emrave tė ish-ve nga takėmi i drejtuesve demokrat si tė fillimit ashtu edhe tė sotmit. Sikur tė ritransmetohej kjo intervistė do rishihnim kėtė episod zhgėnjyes tė politikanit demokrat Ceka.
Pra eksperienca e mėvonshme e mėsoi Cekėn me kompani qė, mbas dhėnies sė munxės Berishės edhe tė riktheheshin mė pas nė koalicione qeveritare me atė, edhe tė mos mbanin premtimin pėr rikthim nė profesion, edhe marrje bursash 1 vjeēare studimi nė Gjermani e vende tė tjera mbas turbullirave politiko shoqėrore nė Shqipėri, edhe tė ringjallte pėshtirshėm Xhuvelin me deklarimin pėr riardhje nė koalicion me PD-nė mbas fitores sė zgjedhjeve, etj, etj. Pra detyra vazhdon dhe pėrputhet mirė me njė favor tė madh personal ruajtja e kolltukut nė pushtet me gjithė tė mirat qė tė sjell. Kushdo qė ka ndjekur kėto zhvillime bėn natyrshėm njė pyetje: Ata qė ishin bėrthama e muajve tė parė tė PD-sė si Zogaj, Ceka, Pashko, Ruli, Imami, Pollo, etj, dhe qė mė vonė u larguan prej saj, nė 6 mujorin e dytė tė 2004-ės vallė si u rikthyen me parullėn e njė fillimi tė ri? Krahas tė qėnurit karaktere karieristėsh deri nė palcė duhet tė kenė edhe ndonjė arsye tjetėr qė, Berisha nga njėra anė dhe kėta mė anė tjetėr, pranohet arsyeja dhe mirėkuptohet si mision nė vazhdim nga tė dy palėt.
...
Krijoni Kontakt