Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Aplikimi i Shqipërisë si kandidate e BE-së, deri në qershor!

    Shqiperia do te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian brenda Presidences ceke. Kete deklarate kryetari i mazhorances Sali Berisha, e beri gjate mbledhjes se grupit, ku falenderoi vendet anetare te BE-se per ratifikimin e marreveshjes, e cila per te kupton nje stad te ri kontraktual dhe politik ne marredheniet e Shqiperise me BE-ne. "Brenda Presidences ceke, Shqiperia ka rruget e hapura te paraqese kerkesen e saj per te aplikuar per statusin e vendit kandidat. Ne do t'i mirekuptojme miqte tane deri sa t'u thahen ujerat, por brenda kesaj Presidence do e paraqesim kete kerkese, sepse kjo gje perkon dhe me perfundimin e marreveshjes por dhe sepse, ne e meritojme ate plotesisht", deklaroi dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, teksa theksoi faktin se kjo kerkese do te behej brenda kater muajve te ardhshem, per shkak se Shqiperia e meritonte plotesisht te bente kete kerkese, ne kete moment. Por duke pasur parasysh edhe thirrjet e Bashkimit Evropian per te mos nxituar ne kete proces, kryeministri Berisha tha se Shqiperia mund te prese, por jo pertej limiteve te Presidences ceke, duke i qendruar fjales se shprehur dy muaj me pare ne lidhje me kete proces. Sipas Berishes, Shqiperia eshte perpara nje periudhe te rendesishme te saj, duke qene se ne muajin prill, pritet te hyje ne fuqi edhe Marreveshja e Stabilizim-Asocimit. "Me hyrjen ne fuqi te Marreveshjes, Shqiperia eshte nje vend i asociuar, i cili do te veproje teresisht dhe detyrimisht mbi bazen e kesaj kontrate. Deri me sot kjo ka qene vullnet, tani ajo eshte shnderruar ne detyrim", deklaroi kryeministri Berisha, duke shprehur se tani vendi eshte futur ne nje faze te re. Sipas Berishes, kjo faze ka ardhur si pasoje e reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se ne kundershtim me kete, qeveria socialiste nuk kishte qene e afte ta permbyllte kete marreveshje te rendesishme. "U deshen te humbnin tete vjete, qe procesi te dilte nga vendnumerimi i tij. Kompletimi i ketij procesi erdhi nga shembja e murit te krimit te organizuar, ajo e sistemit te kleptokracise dhe nga politikat e dialogut edhe ne bashkepunim me opoziten. Periudha qershor 2006- prill 2009 eshte kompletimi me i suksesshem i ketij procesi", tha Berisha. Sipas tij, hyrja ne fuqi e kesaj marreveshje te rendesishme, perkon edhe me kohen ne te cilen do te mbahet edhe samiti i NATO-s, ku Shqiperia pret te anetaresohet me te drejta te plote ne kete organizate te rendesishme.

    Pak kohe me pare komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Oli Rehn deklaroi pas nje takimi me ministrin e Jashtem, Lulezim Basha se Shqiperia kishte bere mire qe nuk ishte nxituar, per te kerkuar statusin e vendit kandidatit ne BE.


    K.J
    Sui generis

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Rapsoul , cili eshte burimi i informacionit, te lutem ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Rapsoul , cili eshte burimi i informacionit, te lutem ?
    Është gazeta Koha Jonë, duke klikuar këtu e ke artikullin nga faqja e marrur.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Koha Jonë Perla!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    Shqiperia ne Europe = arratisje e shqiptareve nga Shqiperia

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ah, me fal, kujtova se K.J mund te ishte emri i redaktuesit

    Ndonjehere burimi i lajmit flet me shume sesa lajmi (vertetsia e tij) ndaj te pyeta
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Conquistador Lexo Postimin
    Shqiperia ne Europe = arratisje e shqiptareve nga Shqiperia
    Po pra, kete po mendoj dhe une. Sa i madh do jete numri i emigranteve ilegal shqiptar ne Evrope pas liberalizimit te vizave dhe sa shqiptare do ngelen ne Shqiperi?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Intervistë e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhënë AFP-së


    -Shqipëria, e vendosur të paraqesë kandidaturën për në BE, pavarësisht ngurrimeve

    Shqipëria parashikon të paraqesë kandidaturën për në BE deri në fund të qershorit, edhe pse kriza ekonomike dhe të panjohurat rreth ratifikimit të traktatit të Lisbonës nuk janë të favorshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
    Shqipëria mori dritën jeshile "në parim" nga presidenca çeke e Bashkimit Evropian për gjashtëmujorin e parë të vitit, për të paraqitur kandidaturën e saj deri në fund të qershorit, por asnjë datë nuk është caktuar ende, shtoi kryeministri gjatë një interviste dhënë AFP-së në frëngjisht. "Ramë dakord për të paraqitur kërkesën", shtoi Berisha.
    Me paraqitjen e kandidaturës së vendit të tij në Bashkimin Europian, kryeministri sigurisht që ka patur si pikësynim zgjedhjet legjislative të 28 qershorit, duke shpresuar që të përfitojë nga kjo iniciativë përpara shqiptarëve.
    Komisioneri europian për Zgjerimin, Olli Rehn, theksoi së fundi përpara disa mediave shqiptare se zhvillimi i mbarë i këtyre zgjedhjeve, konform standardeve europiane, ishte për Brukselin thelbësor dhe prioritar, përpara se Shqipëria të përparojë drejt perspektivave të saj europiane, e thënë ndryshe me paraqitjen e kandidaturës për statusin e vendit kandidat të BE-së.
    Zgjedhjet në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit në fillim të viteve '90, gjithmonë kanë lënë vend për kontestime dhe incidente mes grupimeve politike rivale.
    Megjithatë, Shqipëria ka miratuar së fundi një ligj të ri elektoral që pritet të bëjë të mundur shmangien e manipulimeve të ndryshme.
    Disa shtete anëtare të Bashkimit Europian e shohin me ngurrim paraqitjen e kandidaturave të reja në BE, ndërkohë që kriza institucionale e Bashkimit Europian, me ratifikimin që po i bëhet traktatit të Lisbonës dhe që u ndërprerë me referendumin e Irlandës, nuk është zgjidhur ende.
    Paraqitja e kandidaturës është vetëm hapi i parë drejt sigurimit të statusit të vendit kandidat, që mund të zgjasë shumë dhe që sigurisht kërkon miratimin e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
    Opozita e majtë shqiptare e ka kapur këtë argument duke këmbëngulur në paraqitjen e kandidaturës pas zgjedhjeve legjislative. Një paraqitje e tillë rrezikon, sipas saj, të mbetet pa efekt për shumë kohë.
    Berisha e ka pranuar se kriza aktuale, e karakterizuar nga rritja e papunësisë, mund "të krijojë një ndjenjë ngurrimi" tek europianët.
    Një ngadalësim i vrullit të zgjerimit "rrezikon të shkurajojë opinionin publik" që në Shqipëri është shprehur në shumicën dërrmuese për anëtarësimin në BE, theksoi kryeministri, drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
    Ai shprehu besimin se BE-ja do të dijë të vlerësojë "përpjekjet tona" veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Në vitin 2005, "ky vend mbizotërohej nga krimi i organizuar. Qytete, fshatra, rrethe të tëra ishin një lloj protektorati i krimit të organizuar. Ky i fundit kontrollonte doganat, pikat e kalimit kufitar, portet", theksoi ai.
    Sot, më tepër se një mijë kriminelë, që fshiheshin "jo vetëm në Shqipëri, por edhe në hotelet me pesë yjë në metropolet eruopiane" i janë dërguar drejtësisë, shtoi Berisha duke premtuar një "tolerancë zero" kundër krimit të organizuar.
    Në fund, Berisha shprehu kënaqësinë e thellë për anëtarësimin së afërmi të vendit të tij në NATO, në muajin prill, duke e vlerësuar këtë si "ngjarjen më të madhe për vendin tim pas pavarësisë" nga perandoria otomane, në vitin 1912.
    "Është një ëndërr që po bëhet realitet", shtoi kryeministri duke siguruar se vendi i tij ishte "i hapur" për çdo gjë që mund t'i kërkonte Aleanca Atlantike.


    09/03/2009

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •