STUDIO E HAPUR Berisha: Fitorja nė Greqi, si e 23 Qershorit. Po mendoj pėr dy palė zgjedhje, Basha kryeministėr

Emri:  sali-berisha-ne-studio-e-hapur.jpg

Shikime: 2306

Madhėsia:  49.6 KB

TIRANĖ – Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar fitoren e “SYRIZA”-s dhe tė Kryeministrit Tsipras nė Greqi njėsoj si fitoren e sė majtės mė 23 Qershor 2013 nė Shqipėri: Me premtime dhe mashtrime.



Kėtė deklaratė Berisha e ka bėrė sot nga studioja e “News 24”, ku ai ishte i ftuar nga gazetarja Eni Vasili nė emisionin “Studio e Hapur”. Pėrballė z.Berisha me pyetjet e tyre ishin edhe dy gazetarė tė tjerė, kryeredaktorja e “News 24”, znj.Anila Jole dhe kryeredaktori i “Gazetės Shqiptare”, z.Erl Murati.

Z.Berisha tha, lidhur me marrėveshjen e detit ndėrmjet dy vendeve, se ai ėshtė plotėsisht dakord tė zbatohet vendimi i gjykatės dhe kėtė ēėshtje tani nė Gjykatėn e Hagės me siguri do ta ndjekė Kryeministri i ri grek. Nė kėtė pikė ai vuri nė dyshim nėse Shqipėria mund tė marrė atė qė i takon nga kjo marrėveshje, pasi “qeveritarėt aktualė duhet tė kenė kredenciale tė larta, qė sipas tij, nuk i kanė.”

Ish-Kryeministri, i pyetur pėr krimin e organizuar, theksoi me forcė se ai ėshtė i lidhur dhe i drejtuar nga Kryeministri aktual dhe ministrat e tij. Madje, ai e konsideroi edhe kupolėn e PS-sė, si kupolėn qė mbron e fsheh krimin, duke pėrmendur rastin e Kostandin Xhuvanit dhe tė Emiljano Shullazit. Nė kėtė pikė, ai rrėfeu se disponon fakte qė Kostandin Xhuvani nuk ėshtė ndaluar nga policia. Madje, policia i ka thėnė “ik”, por ka qėnė njė kalimtar, me njė motor, qė i ka ndėrprerė rrugėn dhe sot, ky djalė me emrin Enver Basha, dėshmia e tė cilit u refuzua nga policia, ėshtė klandestin.

Lidhur me bandėn e fundit, atė tė kapur nė Xibrakė, po ashtu z.Berisha solli fakte dhe e konsideroi atė bandė si “Hakmarrja pėr drejtėsi”. Ai tha se njeri prej tė arrestuarvm, Gentian Gjonaj ėshtė mik pėr kokė me Olsi Ramėn, vėllanė e Kryeministrit, i faktuar jo me dreka, por me disa dokumenta tė tjera.

Pyetjes “a i rėndojnė PD-sė nė ndėrgjegje, vrasjet e 4 protestuesve mė 21 Janar”, ish-kreu i Qeverisė iu pėrgjigj shprehimisht “Jo, absolutisht, PD-ja nuk ka vrarė asnjė njeri. Nėse do tė kishte njė urdhėr “qėlloni”, natyrisht do tė ishte ashtu.”

Nė pėrfundim, ish-Kryeministri vlerėsoi vendimin e marrė nga z.Basha pėr hyrjen nė zgjedhjet lokale. Ai hodhi idenė se do tė ishte shumė mirė sikur nė 21 Qershor tė zhvilloheshin dy palė zgjedhje, edhe ato tė parakohshmet.

I pyetur pėr kandidaturėn e z.Basha pėr kėto zgjedhje, z.Berisha tha se z.Basha do tė ishte kandidati i duhur pėr Kryeministėr nė rast se do tė zhvilloheshin zgjedhjet e pėrgjithshme, ndėrsa pėr bashkinė e Tiranės, gjykoi se ky ishte vendim i z.Basha.

Pėrsa i pėrket kandidatėve tė majtė hipotetikė pėr Tiranėn, si Kryemadhi, Veliaj, Pandeli Majko, ai tha me ironi se shanset mė tė mėdha do t’i kishte kandidati i fundit, nėse do ta lejonte Kryeministri.

PYETJET DREJTUAR Z.BERISHA NGA TE TRE GAZETARET

Z.Berisha, e nisim me zhvillimet e fundit nė rajon. Si e konsideroni fitoren e Tsipras nė Greqi?

Nė Greqi, tė dielėn e kaluar, ndodhi njė 23 Qershor i Shqipėrisė. Grekėt, tė stėrmunduar nga njė krizė “lubi”, kėrkuan tė provojnė njė opsion tjetėr, opzionin e Tsipras, qė me karizmėn e tij e sheqeros me premtime tė marra nga kushėriri i tij Edi Rama. Njerėzit nė vėshtirėsi, kanė prirjen tė besojnė. Shqipėria nuk pati vėshtirėsi, por qe faktori emigracion qė pakėsoi ndihmėn e etj.

Por, janė tė krahasueshėm dhe tė pakrahasueshėm kėta. Tė krahasueshėm, sepse kanė njė origjinė tė pastėr. Tsipras ėshtė produkt i rinisė komuniste greke, mbėshtetur nga njė maniak i pasur grek i rajonit. Rama vjen nga blloku komunist. Pse unė i bėj kėto krahasime? Sepse vetėm ata u marrin votėn qytetarėve. Ata ngjajnė pėr nga premtimet dhe programi.

Nė rrafshin europian, unė e konsideroj si njė zhvillim politik. Pasardhėsit e dy dyerve tė mėdha greke kishin njė mentalitet tė prapambetur nė lidhje me shqiptarėt. Nuk ka pasur mė antishqiptar se Xhorxh Papandreu qė nė dukje ishte njė “nice man”. Tsipras nuk e ka kėtė.

Po Karamalis?

Jo, Karamalis nuk kishte profilin e kėtyre. Atė e kam pasur mik. Por nė tėrėsi, pasardhėsit e dyerve tė vjetėr tė pushtetit kishin njė ngarkesė jopozitive ndaj shqiptarėve.

A mendoni se politika e jashtme greke ėshtė njė vijimėsi, pavarėsisht Kryeministrave qė vijnė?

Ėshtė komplekse. Kur unė kam gjetur kryeministra qė shkruanin se Milosheviēi po shkruan historinė…Mund tė jem i gabuar, por Tsipras do tė pėrcaktojė njė politikė tė re. Ai ka thėnė njė gjė nė parlament. “Ēfarė jemi ne kėtu?! Jemi grekė dhe shqiptarė!”

Z. Berisha, po ai nuk i ka mbėshtetur sulmet e NATO-s nė Kosovė?

Po ai ėshtė komunist, ėshtė anti-NATO. Por unė mendoj se do tė pastrojė hijet qė kanė ekzistuar ndėrmjet nesh. Edhe pala shqipare duhet tė bėjė pjesėn e vet.

Po pėr marrėveshjen e detit, ēfarė mund tė thuhet?

Metoda e proporcionalitetit, siē e tha edhe Venizelos, janė zgjidhur, me pėrjashtim tė rasteve tė kėtushme, Kur gjykata e rrėzoi, unė, autoriteteve greke, me tė cilat kam pasur njė diskutim tė sinqertė dhe tė hapur, u thashė se vendimi i gjykatės ėshtė i prerė dhe as mė shkon nė mendje ta vė nė diskutim. Le ta ēojnė nė Gjykatėn e Detrave. E vėrteta ėshtė se nuk qenė kundėr. Kėrkuan vetėm qė tė shkojnė nė Hagė, sepse kryetari atje ishte grek. Kurse kėta zėvendėsuan doktrinėn e interesit kombėtar me doktrinėn “zero problem”. Dhe shkuan nė Hagė. Pėr ēudi ishte Venizelos ai qė adoptoi kėtė qėndrim. Tani mendoj se do tė jetė Tsipras ai qė do ta vazhdojė kėtė.

Pėrse nuk mund tė marrim atė qė na takon nga negociatat pėr detin?

Duhet tė kenė kredenciale tė larta kėta qeveritarė, qė nuk i kanė.

Z. Berisha, mund tė na shpjegoni se ēfarė ėshtė njė stinė protestash?

Bandat e sotme janė tre herė mė tė mėdha se ato qė ishin, janė banda qė lėvizin mbi mallet e kokainės dhe kanė kapur direkt kreun e qeverisė dhe ministrat. Po marrim rastin e Kostandinit. E lėmė qė ekzekutoi tė parin dhe e futėn Luizėn nė Parlament, por mė pas? Rama del me nėnėn e kriminelit nė media dhe jo me nėnat e viktimave. Ka dhe njė ngjarje tjetėr. Ky ėshtė Enver Basha. Ai pa katėr viktima. Ai pa se polici i tha Xhuvanit “Ik, nisu”. Pa se Xhuvani shoqėrohej nga njė djalė tjetėr. Por ky djalė patriot, i del para me motor dhe i thotė “Ndal aty kriminel, se ke vrarė katėr vetė”. Vjen polici aty dhe revolen ia hedhin tė birin tė Demirit.

Ju po thoni se Kostandinin e kanė ndaluar kalimtarėt e rastit?

Po, e ka ndaluar Enver Basha! Gjithēka unė them kėtu ėshtė dhėnė nga TCH e mė pas ėshtė injoruar. Kėtij i premtoi flori ai, jo policit. Kontrolloni arkivėn. Dhe armėn ia hodhi Demirit. Po mė pas, pronari i lokalit vrau veten. Basha donte tė denonconte tek Didi, por s’e pranonin.

Cili ėshtė qėllimi, sipas jush?

Shikoni kronikėn e parė tė TCH. Nėse Enver Basha do tė merrej dėshmitar, do tė dilte qė policia i tha ik, Kostandin Xhuvanit. Do tė dilte qė nuk e ēuan nė ambulancė djalin e Demirit, por i hodhėn revolen dhe e lanė tė vdiste, qė tė thoshin se e vrau ky. Pėrpjekjet u bėnė tė tmerrshme.

Ju e konsideroni se edhe prokuroria ėshtė e pėrfshirė?

Nuk kam asnjė tė dhėnė siē kam pėr policinė. Se kjo e policisė ėshtė e filmuar.

A keni mė shumė informacion nga Enver Basha?

Tė gjitha kėto janė nga familjarėt, por djali ka ikur klandestin. Se djali qė tė bėnte gjithė kėto deponime, duhet tė kishte njė farė mbrojtjeje.

Z. Berisha, a janė tė vėrteta tė gjitha kėto? Se pėr shembull ishte rasti i makinave tė Ermal Hoxhės, qė u pėrgėnjeshtrua.

Jo, u pėrgėnjeshtrua nga Nexhmije Droga. Hoxha lėvizi jashtė vendit me mbi 30 makina, ky ėshtė fakt. Mos harroni se Neritan Nallbati u hoq nga ministria pėr shkak tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”. Kjo ėshtė banda e Hakmarrjes pėr Drejtėsi. Gentian Gjonaj ėshtė nipi i Hajredin Shytit.

A mendoni qė ėshtė sukses i shtetit shqiptar, nėse ėshtė aq alergjike t’ia japėsh meritėn qeverisė, a ėshtė njė arritje kjo?

T’i marrim gjėrat siē janė. Do tė ishte arritje nėse nė kėtė bandė nuk do tė ishin tė implikuar zyrtarė tė nivelit mė tė lartė. 9 muaj mė parė kam denoncuar Kryeministrin, vėllain e tij, se ka indicie qė ėshtė i implikuar nė rrjetin e kokainės. Unė u nisa nga njė anėtar i grupit tė tyre. Ai ishte nė Boston. Ai mė tha se kanė qėnė bashkė, se kam punuar me ta etj. etj.

Kėtė akuzė ju e keni bėrė edhe mė parė…

Akuzat e mia nuk janė pėrgėnjeshtruar. Gentian Gjonaj ėshtė mik pėr kokė me Olsi Ramėn, i faktuar jo me dreka, por me disa dokumenta tė tjera.

Ju pse nuk i ēoni kėto fakte nė Prokurori?

Janė dokumente zyrtare ato, me siguri i kanė. A mund t’iu bėj njė pyetje unė juve? Tėrė ai impiant i fuqishėm, a duhet tė kishte njė roje ai? Roja ėshtė vėllai i Luan Pobratit. Dėshmitarėt e kanė parė me sytė e tyre duke e ruajtur atė kanė thėnė se ishte. Ai impiant kishte sistemin e rojeve. Kushėrira e Gentian Gjonaj, qė sipas disa indicjeve, ėshtė nė Vlorė e afėrt me Ramėn.

Po pėr Lazaratin? A bėtė gjė pėr trafikantėt?

Qė nga janari i vitit 2011, policia e shtetit ka ndaluar nė total 507 persona pėr trafikim drogash dhe qindra tė tjerė nė kėrkim. Problemi ka se kėta tė bėjnė njė shpėlarje truri me raporte, por ka me dhjetra raporte qė dėftejnė luftėn kundėr drogės. Sipas statiskave tė policisė, arritjet e 2013-ės, tejkaluan tė dhėnat e njė viti mė parė.

Kini parasysh, njė prodhim qė e ka ēmimin kėtu 200 mijė dolarė zgjidhe ti nėse bėhet 2 milionė dolllarė nė Itali, zgjidhe ti. Por kėtu nė Shqipėri shitej 200 mijė dollarė. Ata kanė marrė aty bykun e tre viteve. Ne atje nė Lazarat u prisnim ujin atyre.

Doni tjetėr? Partneriteti i vendit me agjencitė e tjera tė zbatimit tė ligjit janė zgjeruar, 41 operacione tė pėrbashkėta. Nė vitin 2012, janė arrestuar 729 persona. Kėto janė raporte ndėrkombėtare. Pra, ka pasur njė luftė nga mė tė vendosurat kundėr drogės dhe pa kėtė luftė, Shqipėria nuk mund tė futej nė NATO dhe as tė merrte vizat.

Ju i keni komentuar, arrestimet e fundit, jo si luftė tė qeverisė kundėr bandave?

A nuk ishte Shullazi qė terrorizoi qytetin pėrgjatė gjithė natės? Ēfarė bėri Tahiri me Didin? Unė juve u ndiqja kur raportonin. Mediat thoshin se Shullazi ishte plagosur, Didi ndėrhynte e thoshte nuk ėshtė plagosur. Se ndryshe do tė kishte lajm. Ai pati guximin t’u thoshte shqiptarėve se ngjarjet e asaj nate ishin tė palidhura. Ato ishin aq tė lidhura sa lidhja e Ēipuas me Genci Xhixhėn. Shullazi ėshtė arrestuar disa herė, por ėshtė liruar nga Ina Rama dhe i ėshtė shkurtuar dėnimi nga Bamir Topi. Vasilika me Aldo Baren i kanė vėnė altoparlantin dhe ky ėshtė zėnė me ta. I kanė kėrkuar policisė t’i arrestonte, por polici s’e bėnte pa denoncim. Shullazin ne e kemi denoncuar disa herė si mikun e Shullazit. PD-ja e ka denoncuar. Ja ku e ke Flamur Nokėn nė parlament, nja 15 herė, qė ia ka thėnė pasardhėsit tė tij. Dhe Cipa del nė media e thotė se janė ngjarje tė ndryshme, aq sa ėshtė e ndryshme miqėsia e Cipės me Genc Xhixhėn.

Ne pėrkujtuam para katėr ditėsh njė ngjarje tė dhimbshme, ku katėr persona humbėn jetėn. Ju qė keni qenė kryeministėr nė atė kohė, mendoni se mund tė ishte menaxhuar situate ndryshe, mos tė kishte viktima?

Unė mendoj qė ai qė i solli pėr viktima. Merr Ziver Veizin, qė i kėrkoj ndjesė familjes qė po i referohem. Ēfarė i tha ai familjes? Merrni armėt tė luftoni Sali Berishėn. Kundėr kujt erdhi ai, Marku, tė protestonte? Ai erdhi pėr bllokun e Ilir Metės. Ku ėshtė blloku i Ilir Metės tani? A ka moral njerėzor kėtu apo jo? Ata erdhėn pėr bllokun e Ilir Metės. Edi Rama, nė vend tė bėnte kauzė, kauzė e tyre, bėri kauzė atė tė Ilir Metės.

A i rėndojnė nė ndėrgjegje PD-sė kėto katėr vrasje?

Jo, absolutisht, PD-ja nuk ka vrarė asnjė njeri. Nėse do tė kishte njė urdhėr “qėlloni”, natyrisht do tė ishte siē thoni. Jashtė ndėrtese, nuk ka urdhėr. Ata ishin jashtė ndėrtese. Unė isha i rrethuari. Unė isha nė detyrė. Ky qė i solli mendoi se unė do tė braktisja zyrėn.Pse gjuajti Garda? Sepse e gjuajtėn me mijėra herė. Dhe gara ka njė ligj qė s’e ka bėrė Sali Berisha.

A ėshtė njė minus i madh pėr ne qė nuk dimė tė mbrojmė protestuesit?

Absolutisht po. Kemi pasur dy protesta tė dhunshme, tė tjerat tė qeta. Kurrė nuk ėshtė kufizuar e drejta e protestės. Por, sot Shqipėria ka numrin mė tė madh tė tė paraburgosurve, 39 mijė. Urdhėro njė letėr qė ma dėrgon sot njė qytetar pėr kėtė punė. Sot nė Shqipėri po ndodh njė terror i madh policor nga njė njeri qė ka kėnaqėsinė e tij mė tė madhe hekurat dhe prangat. Ēfarė padrejtėsie kishte bėri ai nė Lushnje?! Janė arrestuar 39 mijė shqiptarė. Kjo situatė do pėrkeqėsohet mė shumė. Gjithēka kėtu ėshtė CEZ-i. Po gjobiten shqiptarėt pėr CEZ-in. S’mund ta pranoja unė marrėveshjen me CEZ-in, se donte tė thoshte 620 milionė lekė fatura. Ata qė erdhėn tek unė morėn pėrgjigjen jo. Avokati nė arbitrazhin ndėrkombėtar na tha se e kemi ēėshtjen tė fituar. Ky sa erdhi bėri njė marrėveshje tė fshehtė pėr gropėn. Dhe pėr tė ekuilibruar kėtė balancė, po u merr shpirtin shqiptarėve.

Por a ka njė problem me vjedhjen e energjisė nė Shqipėri?

Kur erdhėm nė pushtet ne nė 2005-ėn, kishte qytete qė nuk e paguanin dhe ne arritėm qė nė 2007 tė ulnim humbjet e KESH-it nė 34%. Nuk bėhet menaxhimi me arrestime. Unė them qė nuk duhet tė vidhet.

Por ka shumė qytetarėt qė thonė pse e keni lejuar vjedhjen?

Kur e kemi marrė KESH-in, ishte me ulje 34% tė pranueshme. Pse e mori CEZ-i atė?! E gjithė kaskada e turbinave ėshtė rehabilituar me teknologjinė mė tė lartė franceze. Ėshtė shtrirė rrjeti 20 kv nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. CEZ-i ishte ndėrmarrja mė e madhe energjitike nė Evropė, falimentoi edhe nė Bullgari. Ai donte tė largohej me ēdo kusht. Drejtori qė e menaxhoi u tregua i pandershėm. Na i zbrazi digat. Ai, e dini ju qė kėto para qė po mblidhen po vidhen! Po vidhen lehtėsisht nga lukunia shtetėrore. Pa fakte nuk flas dhe po hetoj. Ēfarė janė ėkta hajdutė qė po dalin ēdo ditė nė OSHEE? Kėta janė tė gjithė tė ardhur tė rinj, kėta janė “lizat”. Nė tė gjithė historinė e kėtij shteti ti nuk gjen njė Liza Tafaj. E di si thonė nė Evropė kėtė? E di si e quajnė? Prostitucion shtetėror. Ne jemi mėsuar dhe e kalojmė kėtė, por ata jo.

Por kemi pasur edhe njė rast nė rang ministri, mos harroni…

Jo, kėtu bėhet fjalė pėr organizim shtetėror. Mos harroni edhe vajzėn nė spital.

Ēfarė do tė bėnit po tė ishit tani Kryeministėr?

Po tė isha kryeministėr do tė bėja amnisti.

Po roli i prokurorisė?

Prokuroria ėshtė nė presion tė jashtėzakonshėm. Aty nė Gjykatėn e Apelit dhe Faktit ia mbathėn tė gjithė. Vetėm kryetari mbeti dhe nuk kishte kush gjykonte. Shko pyete Hajrie Gėrxhalliun nė Kukės. A i tha ky qė t’i pres kėmbėt?! Sot gjyqtarėt dhe gazetarėt janė nėn presion tė jashtėzakonshėm. Ēfarė ishte ai qė kėrcėnoi Ēanin? Kėta e dinė mirė kush ishte.

Z.Berisha, 3 ndėr 4 statuse tuajat janė kundėr gazetarėve nė FB…

Jo, unė jam kundėr “papagajve”. Sa i pėrgjegjshėm ėshtė gazetari tė thotė se Berisha mori nė telefon Riformatėn pėr tė hedhur rrotėn? Si mund ta nxjerrė kėtė? Apo “papagushka” tjetėr qė thoshte se Rama prishi katin e dytė, po jo katin e parė, nga dhembshuria se aty banonte njė familje. Unė s’kam sulmuar asnjė gazetar. I kam pasur marrėdhėniet tė shkėlqyera gjithė jetėn me gazetarėt. Edhe nė diktaturė dy miqtė mė tė ngushtė gazetarė kanė qėnė, si Qemal Sakajeva.

Thoni se prokuroria ėshtė nėn presion dhe situata po degradon si nė 1997-ėn…
Dua tė them se krimi ka shumė dorė kėtu. Kur nė sulmin e pėrplasjes ėshtė kėrcėnuar kryetari i opozitės, kur ai sa doli, sa e shpėlau Drejtori i Policisė, shkoi direkt nė lokal dhe kėrcėnoi. Shqipėria ėshtė duke shkuar drejt destabilizimit tė gjithashėm nė tė gjitha drejtimet. Lidhjet e kryeministrit me bandat, me Shullazin dhe Hakmarrjen pėr Drejtėsi. Ka qėnė njė bandė nė Tiranė, ishte Denis Gina. Ai, nė kinemanė e parė qė ndėrtoi nė Tiranė, e vuri drejtor. Nga drejtor, atė e vranė mė pas. A e dini se ēdo ditė ka me dhjetra gjoba ndaj biznesit?!

Po pėr lidhjet me bandat?

I kam thėnė Ramės nė Parlament se lidhjet e tua me bandat janė universale, pot ė duhet kurajo mbinjerėzore tė shkėputėsh prej tyre, se shqiptarėt tė aministuan ty duke tė votuar. Ne jemi vendi I parė qė kėrkuam dekriminalizim. Kam pasur nė zyrė Reporterin pėr Europėn. E pieta: A keni ju vrasės dhe kriminelė nė Parlament? Kurrė, tha ai.

Po ku janė kėta 20 vrasės?

Jo vrasės, 19 tė kriminalizuar e asnjė prej tyre nga radhėt e PD-sė.

Njė ndėr tė akuzuarit, z. Ndoka, ka qėnė nė administratėn tuaj.

Po, ka qėnė nga PDIU-ja drejtor. Pse u tėrbua ai kur e shkarkova sa e mora vesh. Fisi i tij, demokrat. Fis i gjerė. Mė thanė se ky ikėn, ky na dėmton. Le tė ikė. E mori dhe e futi nė listė Edi Rama.

Mos harroni se tė tillė persona kanė dalė nė fotografi me drejtues tė policisė suaj.

Po, vėllai i Mark Frrokut, qė ka qėnė President i Tėrbunit. I ka njohur dhe ka dalė nė foto me ta. Qė krimi tenton tė shtrijė tentakulat kudo, ėshtė e vėrtetė, por PS-ja ėshtė kubeja. Statistikat tani tregojnė se me tritolet, maskat, po ecet drejt 1997-ės.

Po pėr korrupsionin? 533 zyrtarė nė 16 muaj janė dėrguar pėr ēėshtje penale. A ėshtė kjo shenjė e luftės kundėr korrupsionit?

Unė mendoj se korrupsioni sot ėshtė mė galopant se kurrė. Ministrat pėrdorin familjarėt e tyre pėr tė vjedhur fonde publike gjithė ditėn dhe gjithė natėn. Kjo nuk ka ndodhur kurrė. Ajo qė ka ndodhur me ministrin Veliaj, qė tenderat i fiton vėllai, – gjenial; ajo tjetra qė vėllanė e bėn drejtor dhe nga drejtor, aktor, qė tė futet nė projektet e Teatrit. Apo ajo tjetra ku i biri tenderon pėr tė atin apo ato nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Thanė se do bėjnė kontrollin e 40 deri 60-vjeēarėve. Tani thanė se nuk e bėjmė ne, por do gjejmė njė kompani tha organizuesja. Dhe del “Hirushja” Vilma Nushi, “Hirushja” Vilma Nushi. Ēfarė do bėjė kjo? Kjo do tė blejė reagent, epruveta e do tė paguhet. Po a nuk mund t’i bėjė kėto ministria? Pse duhet t’i bėjė kėto sponsorja kryesore e PS-sė? Qė ka dhe konflikt interesi pėr tregtim alkooli. Ėshtė edhe “Hermesi”, kurse helikopteri i Tahirit nuk pėrmendet askund. E di si mė duket mua sot Anastas Angjeli, i bardhė si bora.

Po ēfarė i ndodhi Angjelit gjatė qeverisjes suaj? Nė 8 vite nė pushtet nuk keni asnjė qeveritar tė lartė tė dėnuar pėr korrupsion.

I mbronte Ina Rama. Fiks.

Po a janė prokurorėt nėn presion? Ju a e keni kėrcėnuar Ina Ramėn?

Le tė thotė ajo nėse e kam kėrcėnuar. Fyerje po, por jo kėrcėnim. Ajo ishte nė puē dhe unė isha shumė i vendosur pėr tė shtypur puēin.

Ju nga njėra anė denonconi aferat korruptive tė ministrave dhe nga ana tjetėr mbroni prokurorėt. Ndoshta pse Llalla ishte zgjedhur prej jush?

Aty ka njerėz tė ndershėm, por edhe elementė tė caktuar tė rrezikshėm dhe njė nga kėta kėrcėnuesit e gjykatėve ėshtė prokuror. E majta e ka pėrdorur Sallakun. Si e pėrdori Arben Rakipin? Ai firmosi akuzėn pėr krime kundėr njerėzimit ndaj Sali Berishės ndėrkohė qė Milosheviēi s’e kishte marėr akoma akuzėn. E mori tetė muaj mbrapa. Aty ka hibridė nga mė ēnjerėzorėt qė ekzistojnė. Unė s’mund tė them se s’ka lėvizuar asgjė nė prokurori, por ata kanė mbrojtje tė fuqishme ligjore.

A ka ndonjė pakt ndėrmjet PS dhe PD sa herė ndodh rotacioni, qė tė mos bėjnė akuza konkrete me dosje? A ka ndonjė lloj pakti tė heshtur pėr tė garantuar imunitet.

Absultisht jo. Marrim Fatos Nanon. S’mė intereson se ēfarė bėri pėr PS-nė, por ai ka njė meritė pėr shoqėrinė. Ai bėri rotacionin paqėsor tė pushtetit. Partia e tij erdhi me dhunė nė pushtet. E them unė qė I ėprzura me votė, rebelėt qė erdhėn nė 97-ėn, po s’mund tė mos ia njoh meritėn atij, tė jem I ndershėm. Janė ēuar me dhjetra dosje, por t’i ēoje te Sollaku ishte si t’i hidhje nė pus. Ti nuk ke dėgjuar asnjė nga kėta prokurorė si Sollaku, si Rama, qė Sali Berisha mė bėri presion. Pėrkundrazi, mbėshtetje tė plotė pėr ēdo dosje. Nuk ia kam lejuar vetes kurrė. Kėtu ka njė problem themelor, kupola e PS-sė ėshtė avokate e tmerrshme e korrupsionit.

Tė kalojmė tani tek opozitarizmi, tek harta e re terrotoriale. A mund tė themi se do kete zgjedhje me kete harte?

Unė pėrshėndes kryetarin qė ka vendosur tė shkohet nė zgjedhje me kėtė hartė. NUk ka hartė mė tė tmerrshme se kjo, por vendimi i gjykatės nuk mund tė kthehet. Sepse nuk mund tė bėhemi vetė gjykatės. Vendimi i kryetarit ėshtė pėr t’u pėrshėndetur.

Si i shikoni rezultatet e zgjedhjeve me kėtė hartė?

Hartėn kėta e kanė ndarė 52 me 9. Kėto janė statistikat, por zemra dhe mendja e njerėzve do thojė diēka tjetėr. Sepse revolta ėshtė ngritur shumė. E kuptoni, 20 vetė nė njė qeli, kurse kupola ėshtė nė kafene e hotele me luksin e tyre.

Z.Berisha, vetė z.Basha nuk e ka thėnė me plot gojėn se do shkohet nė zgjedhje, ndoshta edhe pėr arsye taktike.

E gjithė mendja ime ėshtė tė kemi dy palė zgjedhje atė ditė, edhe lokale, edhe tė pėrgjithshme. Kėsaj qeverie i ka mbaruar benzina me kohė.

Nėse do kishim dy palė zgjedhje, z.Basha a do tė ishte kryebashkiaku apo kryeministri?

Z.Basha do tė ishte kryeministri, pa asnjė dyshim. Pra, kėtė e them qė njerėzit tė mos kapen gafil, nėse ndodh kjo e dy palė zgjedhjeve, se edhe mund tė ndodhė.

Ju po hidhni idenė e zgjedhjeve tė parakohshme? Si e hidhni?

Qė tė mos dalė qė masa tė sjellė zgjedhjet e parakohshme, duhet qė edhe politika tė jetė nė lartėsinė e tyre. Problemi ėshtė se unė kėtė e hedh kėtu dhe qytetarėt e gjykojnė vetė: mė mirė tė durojmė shtetin policor, tė bėhemi kampion me torturat nė burgje, tė zhytemi mė thellė nė recension me mashtrimet e tij.

Ju e miratoni kėtė mėnyrė tė bėri opozitė tė z.Basha?

Po, ai po bėn opozitė, por nuk ėshtė opozita qė kam bėrė unė. Ėshtė nė interesin e pD-sė dhe tė shoqėrisė shqiptare qė opozitarizmi duhet tė zhvillohet dhe unė nuk kam asnjė keqardhje qė z.Basha ndjek njė mėnyrė mė soft dhe mė gjithpėrfshirėse, opozitariste.

A e miratoni ju zgjedhjen e z.Bashės nė krye tė Tiranės si kandidat?

Nėse janė zgjedhje lokale, pa dyshim qė z.Basha ėshtė kandidatura mė e mirė pėr Tiranėn.

Por a do tė rikandidojė z.Basha?

A imagjinoi jut ė them unė pėr kryetarin e PD-sė nėse do kandidojė apo jo. I legjitimuar dhe i stėrlegjitimuar ėshtė, por situata do tė shihet dora –dorės. Kjo do varet shumė nga bilanci qė Basha vetė do tė bėjė nė raportet kryebashkiak-kryetar partie.

Ju po hidhni idenė e zgjedhjeve tė parakohshme, nė njė kohė kur shpesh duket sikur ju i vini pikėn atyre qė thotė z.Basha? Si psh aty tek protesta me makina.

Jo, unė bėra njė sintezė, asgjė mė shumė. Por, ky, qė ka marrė njė Benz tė blinduar, qė ditėn e parė, nė kundėrshtim me ligjin. Ky e ka marrė pėr vete.

Doja disa komente pėr ju nga disa kandidatura qė mund tė vihen nė Tiranė, si Kryemadhi, Veliaj etj.

Nė fakt, kėta,secili prej tyre, kanė njė problem janė shumė tė pabesueshėm, pėrveē Pandeliut, po e votuan meqė ka deklaruar se ka origjinė gjermane. Nuk besoj se kėta do tallen me veten dhe do tė kandidojnė. Pandeliu, e thashė, ka njė… por po e la Rama.

(ar.sh/a.h/BalkanWeb)