Berisha me kinezėt, siguron financimin e Rrugės sė Arbrit
Nė javėt e fundit tė qeverisjes sė tij, kryeministri i vendit, Sali Berisha duket si i ka dhėnė zgjidhje financimit tė Rrugės sė Arbrit. Pėrmes faqes tė tij zyrtare nė Facebook, ai njoftoi se kompania kineze CSCEC ka paraqitur njė ofertė tė leverdishme pėr pėrfundimin e 27 kilometrave tė Rrugės sė Arbrit qė kanė mbetur pa u ndėrtuar, pėrfshirė tunelin e Qafė-Murrizit dhe Urėn e Vashės. Sipas Berishės, oferta nė ēdo aspekt ėshtė shumė e leverdishme, pasi shmang rritjen e borxhit publik.
Kompania do bėjė vetė financimin e plotė (koncesion) ose tė pjesshėm tė ndėrtimit tė rrugės me njė kredi qė qeveria kineze i akordon asaj pėr kėtė vepėr. Sipas njė opsioni tjetėr, qeveria shqiptare mund tė bėhet bashkėfinancuese me shumėn 70 milionė euro. Nė tė dyja rastet pala shqiptare duhet tė marrė pėrsipėr pagesėn e pėrvitshme tė fitimit tė munguar nga trafiku pėr vitet e nxjerrjes sė investimit nga kompania. Oferta, nė ēdo aspekt, ėshtė shumė e leverdishme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazėn e saj, sipas ligjit do hapet sė shpejti tenderi ndėrkombėtar,- shkruan Berisha. Rruga e Arbrit ėshtė rruga e dytė e kombit. Me ndėrtimin e tunelit tė Murrizit, distanca midis Shkupit dhe Tiranės shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisė, Bulqizės dhe Tiranės bėhet pėrkatėsisht 60 dhe 30 min, pėrfundon Berisha nė Facebook.
Kjo ēėshtje u diskutua gjatė njė takimi dje me njė delegacion tė Partisė Komuniste tė Kinės, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisė sė Marrėdhėnieve me Europėn Lindore dhe Azinė Qendrore, Tian Yongxiang. Delegacioni shoqėrohej nga ambasadori i Republikės Popullore tė Kinės nė Shqipėri, Ye Hao. Kryeministri vlerėsoi projektet e pėrbashkėta dhe u ndal tek iniciativa e qeverisė sė drejtuar prej tij pėr mėsimin e gjuhės kineze nė shkollat e vendit, si njė hap me rėndėsi nė zhvillimin e marrėdhėnieve mes tė dyja vendeve. Kryeministri Berisha vlerėsoi edhe bashkėpunimin nė lidhje me ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit, si njė projekt madhor jo vetėm pėr vendin por edhe pėr rajonin.
MAPO
Haxhinasto: Nė prill, kinezėt fillojnė ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit
Analiza
Rruga e Kombit do tė mirėmbahet nga njė kompani private dhe kontrata do bėhet e njohur brenda 2-3 javėve, deklaroi dje, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto, nė analizėn vjetore tė Autoritetit Rrugor. Sipas tij, ky model do tė aplikohet edhe nė rrugė tė tjera tė vendit. Tri ēėshtje ishin nė fokus tė analizės: Siguria Rrugore, ndėrtimi i infrastrukturės sipas standardeve tė reja dhe projekti i mirėmbajtjes me Bankėn Botėrore rreth 125 milionė dollarė. Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbrit janė dy sfidat e para qė do tė zgjidhen gjatė vitit 2015. Ministri nuk dha afate se kur pritet qe tė konkretizohet kontrata e parė pėr administrimin e rrugėve me pagesė, por pėr Rrugėn e Arbrit deklaroi se nė prill 2015, do tė fillojnė punimet. Sipas ministrit Haxhinasto, do tė jetė njė kompani kineze qė do tė kryejė punimet e kėsaj vepre publike. “Besoj se brenda muajit prill do miratojmė ligjin pėrkatės pėr akordimin e kontratės sė Rrugės sė Arbrit kompanisė kineze e cila paraqiti ofertėn”, tha ministri. Sa i pėrket mirėmbajtjes sė rrugėve, Haxhinasto tha se, “Kjo ėshtė hallkė themelore pėr tė garantuar efikasitetin, shpenzimin e duhur tė parave publike dhe taksave tė qytetarėve, pėr tė pasur investime tė qėndrueshme nė rrugė dhe t’i ofrojmė biznesit dhe qytetarėve cilėsi tė lartė”, tha ai. Projekti pėr mirėmbajtjen e rrugėve nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore qė pritet tė finalizohet gjatė kėtij viti do tė mundėsojė riformatimin e sistemit tė mirėmbajtjes. Riorganizimi institucional i ARSSH u njoh si domosdoshmėri, qė do tė sillte efektet e pritura pėr kėtė ēėshtje. Ministri Haxhinasto bėri me dije se paralelisht me projektin e mirėmbajtjes sė rrugėve, po punohet nga ekipi i Ministrisė pėr vendosjen e kategorisė sė re tė kompanive qė do tė kontraktohen pėr mirėmbajtjen. “Situata si ato tė fundvitit tė kaluar nuk duhet tė pėrsėriten, ku kompanitė qė kishin pėrgjegjėsi tė mirėmbanin akse tė rėndėsishme tė vendit nuk arritėn ta bėnin kėtė. Qėllimi ynė nuk ėshtė penalizimi, por ēdo kontratė ka detyrim zbatueshmėrinė e saj”, tha ai. Ministri vlerėsoi arritjen pėr finalizimin e manualit tė ndėrtimit brenda kėtij viti. “Miratimi i standardeve tė ndėrtimit tė rrugėve ėshtė nė fazėn pėrfundimtare, tashmė mbas 24 vjetėsh do tė kemi referenca pėr ēdo vepėr rrugore qė ndėrtohet nė Shqipėri, pėr tė sjellė unifikim tė veprave tė reja, ky manual do tė jetė Kushtetuta e ndėrtimit tė rrugėve”, deklaroi Haxhinasto.
Shqip
Krijoni Kontakt