
Postuar mė parė nga
Florim07
Shoqata "Lidhja e intelektualėve dibranė" publikon zonat ku kalon aksi i ri...
Gerald bilbili Sė shpejti qytetet Tiranė- Dibėr do tė pėrshkohen prej Rrugės sė re tė Arbrit. Projekti ėshtė pėrgatitur nga disa inxhinierė shqiptarė dhe sė shpejti do tė fillojė zbatimin. Rruga qė e ka origjinėn nga Periudha Romake, do tė kalojė nė 10 zona dhe do tė shkurtojė me rreth 70 kilometra rrugėn e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget nė mėnyrė tė ndjeshme lartėsive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe ėshtė varianti me kushte mė tė mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Sipas inxhinierėve, ky variant mund tė vlejė shumė mirė si alternativė mjaft kompetitive e Korridorit tė 8-tė. Projekti Ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit, sipas kėtij varianti, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme distancat e transportit qė lidhin Tiranėn dhe portin e Durrėsit me Dibrėn, Peshkopinė, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera nė Maqedoni, Sofjen, etj. Ky variant mund tė vlejė shumė mirė si alternativė mjaft kompetitive e Korridorit tė 8-tė. Varianti i shmanget nė mėnyrė tė ndjeshme lartėsive mbi 900 m mbi nivelin e detit, qė do ta bėnin kėtė rrugė tė vėshtirė pėr t'u vozitur gjatė periudhave tė gjata e tė vėshtira tė dimrit dhe tepėr tė vėshtirė pėr t'u mirėmbajtur, si dhe ėshtė varianti me kushte mė tė mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Rruga e Dibrės, e quajtur Rruga e Arbrit, rrugė aq e pasur me histori, parashikohet tė jetė njė ndėr rrugėt mė tė bukura turistike nė trevat shqiptare. Rruga e Arbrit, vetėm 75 kilometra e gjatė, do tė lidhė Tiranėn me Dibrėn e Madhe (Maqedoni). Rruga parashikohet tė pėrshkohet me shpejtėsi mesatare 80 km/orė, duke mėnjanuar nė maksimum ngjitjet malore, edhe se pėrgjatohet ose ndėrpret vargmale me lartėsi mbi 1500-2000 metra. Zonat ku kalon Rruga e Arbrit fillimin e saj e ka nė qendrėn e Tiranės, nė sheshin "Skėnderbej", vijon nėpėr qytet pėrgjatė Rrugės sė Dibrės pėr tė arritur nė Brar dhe kaluar shkallėn e Tujanit, luginėn e bukur tė Brarit, nė luginėn e ngushtė e tė thellė tė malit tė Dajtit, me kanionet mahnitės tė ngushtė e tė thellė. Rruga pėrshkon luginat malore tė Shpalit, Murrizės, kapėrcen me tunel nė veri tė Qafė-Murrizės nga ana e Tiranės, duke dalė nė anėn e Matit nė luginat e bukura malore tė Xibrit e Gurit tė Bardhė, nė grykėn e rrjedhjes sė sipėrme tė lumit tė Matit mbi Urėn e Vashės dhe pasi kalon luginėn e Planit tė Bardhė dhe tunelin e Qafės sė Buallit, del nė luginėn e mirėnjohur tė Vajkalit, Zallit tė Bulqizės, Zerqanit deri sa del nė fushėn e Gjoricės tė pellgut tė Dibrės dhe pėr tė vazhduar deri nė Dibėr tė Madhe. ZONAT 1. TIRANĖ 2. ZALLDAJT 3. MURIZĖ 4. GURI I BARDHE 5. URA E VASHĖS 6. PLANI I BARDHĖ 7. BULQIZĖ 8. URA E ĒERENECIT 9. GJORICĖ 10. DIBĖR Projekti i qeverisė "Nano" Edhe qeveria "Nano" ka pasur njė projekt pėr ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit. Kryeministri Fatos Nano ka firmosur studimin pėr ndėrtimin e kėsaj rruge. Rruga e Arbrit parashikohej tė ishte 10 metra e gjerė dhe me njė gjatėsi prej 72.6 kilometrash. "Ne sot jemi mbledhur pėr tė shqyrtuar nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit Kombėtar tė Rrugėve njė nga rrugėt mė tė hershme, atė tė rrugės Tiranė-Dibėr, e quajtur ndryshe Rruga e Arbrit. Pėr kėtė rrugė ėshtė folur shumė dhe nevojat pėr tė janė evidente", tha Nano pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė atė kohė. Rruga e vjetėr Durrės-Fusha e Tiranės-Dibėr Pozita e pėrshtatshme gjeografike e trojeve tona, qė prej kohėve mė tė vjetra ka pėrshtatur trasimin nė to tė shumė rrugėve tė njohura nė histori. Mė e njohura ka qenė Via Egnatia e shekullit II p.e.s e ndėrtuar nga romakėt, e cila nga Durrėsi-Elbasani-Ohri e Selaniku shkonte nė Konstandinopojė. Veē Egnatias, nga Durrėsi drejt brendėsisė niseshin dhe rrugė tė tjera qė degėzoheshin nė fushėn e Tiranės, siē kanė qenė ajo Durrės-Lissus-Naissus, rruga Tiranė-Kėrrabė-Elbasan, degė e Egnatias, etj. Veē kėtyre nėpėr Tiranė kalonte dhe rruga e detit pėr nė Dibėr, e njohur me emrin "Rruga e Arbrit". "Rruga e Arbrit" ka origjinėn nga Periudha Romake, shekulli I dhe II, siē dėshmojnė stacionet rrugore "Mansion" (Mansaj) tė Gurit tė Bardhė. Nė shekullin XI, rruga pėrmendet nga kronistja britanike, Ana Komnena, ndėrsa nė vitin 1257 kėtej kaloi komandanti britanik Gjergj Akropoli. Normanėt e Boemundit kalonin nė kėtė rrugė gjatė luftimeve. Nė defterin turk tė 1467-s Guri i Bardhė etj., pėrmenden si fshatra "Dervene" qė ruanin e mirėmbanin rrugėn. Stacione tė rėndėsishme tė rrugės kanė qenė Zall-Dajti nė Malėsinė e Tiranės dhe Guri i Bardhė. Nė kėto fshatra ndodhen mjaft gjurmė tė rrugės si hane, karakolle, kalldrėme, ka shumė ura, etj. Vazhdimi i rrugės pėrtej kufijve shqiptarė Vazhdimi i Rrugės sė Arbrit nė territorin e Maqedonisė fillon nga kufiri shtetėror nė Gjoricė, ku kalohet nga Shqipėria nė Maqedoni, aty ku lugina e Drinit ngushtohet nė vendin e quajtur Zatarajca, ku ka qenė njė urė e vjetėr prej druri, pėrballė kodrave tė Kojnarės, poshtė urės sė vjetėr me harqe tė Spiles, e cila ėshtė mbuluar nga diga e hidrocentralit tė Dibrės sė Madhe. Pasi kalon kodrat e Kojnares, rruga vazhdon pėr nė qytetin e Dibrės. Nga Dibra nė drejtim tė Gostivarit rruga kalon nėpėr grykėn e ngushtė e tė bukur tė Radikės, duke vazhduar mė tej nė drejtim tė Gostivarit, Tetovės e Shkupit. Pasuritė natyrore tė zonave ku kalon Rruga e Arbrit Nė rajonin e Dibrės takohen shumė vendburime, objekte e shfaqje tė mineraleve tė dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit pėrbėn njė nga pasuritė mė tė mėdha qė gjendet nė rajonin e Dibrės. Atė e takojmė nė masivet ultrabazike perspektivė lindore tė vendit tonė, nė atė tė Bulqizės dhe tė Lurės. Nė masivin Bulqizės janė zbuluar vendburimet mė tė mėdha tė kromit siē janė: Vendburimi Bulqizė-Batėr, Qafė-Buall, Almarinė, Tėrnovė, etj. Nė pjesėn veriore gjenden disa objekte kromi siē janė: Objekti Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerės, Fushė-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataēet e Kacnisė, Fushė Shtrungėza, Rrėnja e Milloshit, Maja e Hurdhės, Druni i Boshtive, Qafė-Murra, etj. Nė masivin e Lurės janė kryer mė pak punime tė kėrkim-zbulimit e megjithatė janė zbuluar disa objekte e shfaqje tė mineralizuara kromi si nė Krej Lurė, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Nė rajonin e Dibrės janė zbuluar edhe disa minerale tė tjerė metalorė si minerali i Manganit nė Topojan e nė zonėn e Gollobordės, minerali i hekurit pa nikel nė zonėn e Korabit, minerali i bakrit nė zonėn e Pregj Lurė-Arrmollės dhe tė Peshkopisė (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit nė zonėn Lajthizė-Nome, shfaqje e shenja tė arsenik-polimetaleve nė zonėn e Dipjakės e Radomirės dhe shenja tė mineraleve tė rrallė e tė ēmuar pėr tė cilėt nevojiten punime e studime tė mėtejshme. Rajoni i Dibrės ėshtė i pasur edhe me minerale e shkėmbinj industriale jo metalore, shumė tė rėndėsishėm pėr ekonominė e tregut si: Gurėt dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkėmbinjtė gėlqerorė si lėndė e parė ndėrtimi pėr prodhimin e inerteve karbonatike, gėlqeres e ēimentos, tė Gjipseve e anhidriteve si lėndė e parė ndėrtimi pėr prodhimin e parafabrikateve tė gjipsit, allēisė, ēimentos sė bardhė, etj. Argjilat si lėndė e parė ndėrtimi pėr prodhimin e tullave, qeramikės, e ēimentos, ranorėve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkėmbore (karbonatike), bojėrave tė dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale nė evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj. Tiranaobserver Per"Shqip.dk"Shkodrani
Krijoni Kontakt