Close
Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 283
  1. #31
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Plan i mire i PD-es ishte ky, per ta ruajtur qeverisjen 100 vjet (dyfishi i Enverit)...

    Dergo gjithe Shqipot ne Europe edhe merja votat me poste (pse jo edhe me e-mail apo telefaks -

    rrofsh Sale ti je bota... ti na solle Nju Jorkun, Zvicren, Romen tek kembet tona (pavarsisht se i thyem icik kembet ne prape te falenderojme se ti na dhe shkasin te syrgjinosemi... rrofsh edhe nje here...)

    ps. meqenese posta shqiptare ka disa mangesira une them mos votojne fare emigrantet, vota e tyre t'i kaloj PD-es automatikisht.

    ps. Luli po deshi lek te bej nje xhrio nga Pekini (po e qasen sigurisht)....

    Rrofte diplomacia shqiptare neper shekujt, kur Katoliket sunduan Mesdheun ne morrem anen e Bizantit, kur Serbet e Malazezet merrnin lek nga Sulltani ne benim lufte, kur Venediku bente kompromise me Sulltanin mbi brigjet e Adriatikut ne i'a falem pavarsine Venedikut, kur Perandorine Osmane s'kishte Zot qe e mbante ne kembe dhe fqinjet prefnin dhembet ne i varrem qillone, kur kinezet nuk ndryshonin shume nga babuinet ne i kishim vllezer tani qe Kina i jep borxh SHBA-s ne i beme hasha (se keshtu i tha Bushi : degjo Sale une do i marr ca lek borxh Kines... po ti beje lemsh se ju shqiptaret jetoni edhe pa eksporte, keni koprativat ju nuk e cani shume), kur Bullgaret dhe Rumunet benin negociata me BE-ne ne benim lufte me njeri tjetrin tani qe BE s'po paguan dot as borxhet e Letonise dhe ka futur ne deficit gjithe Europen Lindore ne po prifemi te hyjme ne BE.

    Hajde per hajer..... Zoti e ndihmofte budallain (shqiptar), vetem ai.... se te tjeret nuk do e bejne kurre!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    ...Po zoti Rama qe ka 3 mandate qe premton planin rregullues te Tiranes.....Jo rregullimin e Tiranes, por -PLANIN RREGULLUES- them qe e premton gjithmone e se ben asnjehere.....

    DIHET QE KJO GJE E BEN ATE ZOT E MBRET TE TIRANES (te industrise me te fuqishme shqiptare-ate te ndertimit dhe bisnesit me fitimprures ne Shqiperi ate "immobiliar"te pasurive te ndertuara te paluajtshme.......(atje ku ka me shume leke vidhet me shume apo jo)

  3. #33
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Mos ,ja qani hallin Lulit se Europa e vuri ,Luli nuk ka punuar ndonjehere ne bllok ,
    Luli kur erdhi demokracia ka qene çun i ri dhe punonte perkthyes anglishteje ne televizion.
    Gjate punes,u njoft dhe me kryetarin e te drejtave te njeriut te Hollandes,nje mik i Shqiperis ,qe e ka ndihmuar shume Shqiperin ne ato momente ,qe nga ndihmat humanitare qe kishim shume nevoj etj etj .
    Ai e beri Lulin si djalin e vet ,sepse Luli me te vertete qe eshte djale i persosor ,sepse ka dhe nje familje te persosur ,ne Hollande Luli mbaroi nje fakultet te dyte dhe ne saje te punes dhe ndershmeris se tije ,filloi punen dhe ne Hage ,qe nuk eshte shume kollaj te futesh e ta besh kariere ,keshtu ligjet Luli i din mire ,nuk ka nevoje t'ia kujtoni ju se mos ka bere gabim, dhe han burgun,hahaha mos na boni me qesh me budalleqe ,e sajesa.
    Nqs vjen per te qeshur, e qeshur qofsh por te siguroj qe nuk eshte aspak per te qeshur !

    Sa per ate Lulin tend, nqs e takon beji te fala nga Shkelqesia_E_Tij dhe thuaji se heret apo vone ka me ti hedhe çelsat ne det, ja kam premtuar kete dhe ai e di shume mire.

    Edhe kjo per te qeshur eshte, fillo te qeshesh !!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Nqs vjen per te qeshur, e qeshur qofsh por te siguroj qe nuk eshte aspak per te qeshur !

    Sa per ate Lulin tend, nqs e takon beji te fala nga Shkelqesia_E_Tij dhe thuaji se heret apo vone ka me ti hedhe çelsat ne det, ja kam premtuar kete dhe ai e di shume mire.

    Edhe kjo per te qeshur eshte, fillo te qeshesh !!
    Une nuk punoj postiere mor çun,thuja vete meqe e njef .
    Keto çelsat ne dete i hedh sepse mbaron mandati ,apo ...na thuaj ndonje gje nga parashikimet e tua ,qe te qesh me mire ....,ta kam thene as e vras trurin dhe nuk dua te s'murem per politiken ,sidomos per ate Shqiptare ,gjithmone them ate qe di ,hajt çuno se ke hap shume fronte ne forum me mendimet e tu per politiken ,urime ne zgjedhjet e ardhshme ,nje me moral te larte si ty i duhet Shqiperis ,qe te shpetojme .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #35
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne stamboll dhe me inter ti..
    a spo te del fenerbahceja ty a..

    olush.. sa euro afersisht duhen me ardh un me ndoj mike ne stamboll e me ndejt 10 dit e me shetit neper top kapira e neper pazar bazira.. e me pa rrug te vjetra e ndertesa historike e me hanger byreka e qofte me simite e panine neper lulishta..e me fjet nder hotela te lira e me ble nga pak suvenira..
    ?

    qe thue ti per temen.. disa pun nuk varen nga qeverria jon..
    jan pun te evropit..
    ne fakt do duhej evropi me i dhan shqiptareve mundesin e levizjes se lire pa ja dhan qindra detyra shtetit..

    qeveritaret e shqiperise duke perfshire dhe ata te kohes enverit e kan pas deren e hapur me leviz neper europ..
    ai qe eshte penguar ka qene nenshtetasi i thjesht shqiptar..
    njiher per 50 vjet e pengoj enveri kte lvizje.. tash po e pengon evropa..
    pun m u.ti me nji fjal..
    te isha si saliu asnji luft sdo beja per ket ceshtje.. ne ktu jemi me i than evropit.. kur te doni na pranoni.. dhe me i perqendrue punet me ndreq shqiperine.. te behet vendi i mire i qete e me bollek..
    kjo eshte..
    ather persa i perket pyetjes se rreth sa euro te duhen per afersisht 10 dite cift edhe me bo pazar edhe me dal pubeve do te duhen afersisht 2000 euro qe te besh cfare te doj qejfi.

    nese do te ulesh pak shpenzimet me 1000 euro ben pall ariu por nuk shpenzon shume neper pazare.
    vari leshte

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Ju lutem mos aplikoni ne BE

    TIRANE

    Parlamenti Evropian i bashkohet qëndrimeve të institucioneve të tjera të BE-së, që Shqipëria të mos aplikojë në këto momente për marrjen e statusit kandidat. Kryetarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Doris Pack tha në një intervistë për “Alsat” se një aplikim, të cilit do t’i mungonte përgjigjja e shpejtë e BE-së është më i dëmshëm për vendin sesa pritja për ta bërë këtë gjë në një moment më të përshtatshëm. Sipas Pack Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara dhe për këtë duhet ta vlerësoj. Por, sipas saj, nuk është momenti për të kërkuar statusin kandidat. “Sepse nëse e shihni çfarë ndodh në BE në këtë moment që po flasim, do të kemi dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do të kemi një Komision të ri. Ata nuk do të marrin asnjë përgjigje. Kjo do të thotë se ta bësh kërkesën në muajin prill për shembull atëherë nuk do të ketë asnjë përgjigje gjatë këtij viti dhe do të duhet të presin”, theksoi Pack. “Pra është më shumë frustruese që të kërkosh diçka dhe të mos marrësh përgjigje në kohë, sesa të presësh dhe të vazhdosh të punosh drejt Bashkimit Evropian. Dhe unë mendoj se nuk ju bën asnjë dëm nëse ata presin. Si një mike e Shqipërisë unë mund t’ju them, ju lutem prisni. Dhe mos e përdorni këtë për ndonjë manovër politike pasi kjo gjë nuk ju ndihmon”, vijoi më tej kryetarja e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian. Duke shpjeguar situatën aktuale në Parlamentin Evropian, Pack theksoi fillimisht duhet të jenë dakord 27 vendet e BE-së, duke shtuar se në këtë moment Unioni ka probleme të tjera. “Unë po ju them që ata nuk mund të marrin asnjë drite jeshile gjatë këtij viti. Ju flas nga eksperienca ime. Tani kemi presidencën çeke, por presidenca çeke nuk mund ta bëjë e vetme pasi duhet të jenë dakord të 27 vendet dhe pikërisht në këtë moment ne kemi probleme të tjera sesa t’i përgjigjemi kësaj kërkese”, theksoi Pack. Njëkohësisht sipas saj, 2009 është një vit elektoral për Parlamentin Evropian, çka ia zvogëlon shanset Shqipërisë nëse aplikon. “Kemi një situatë ku kemi edhe zgjedhjet siç ju thashë dhe konstituimin e Komisionit të ri. Unë jam e sigurt, të paktën kështu mendoj ndoshta dhe gabohem, por eksperienca ime që është e gjatë në këtë çështje, pra që nuk do të ketë asnjë përgjigje këtë vit. Pra, ju lutem prisni. Prisni dhe nëse e bëjnë në fund të vitit aplikimin atëherë mund të marrin përgjigjen vitin tjetër. Kjo do të ishtë rruga korrekte. Më besoni”, përfundoi Pack. Vlen të theksohet se në këtë çështje Doris Pack nuk përfaqëson vetëm opinionin e kryetares së delegacionit europarlamentar me rajonin e Ballkanit, por edhe vendin e saj, Gjermaninë, e cila, përveç recesionit ekonomik dhe problemeve brenda BE-së, përballet këtë vit me zgjedhje të shumta në vend, të cilave iu shtohen edhe ato të Parlamentit Evropian. Ndërkohë, pak ditë më parë Komisioni Evropian bëri të ditur se Shqipëria duhet të paraqesë rezultate konkrete si përsa i përket detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i MSA-së, ashtu edhe zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit sipas standardeve evropiane dhe më pas të shikohet çështja e statusit.


    Dade: I parakohshëm aplikimi

    Nëse Shqipëria aplikon gjatë presidencës çeke për statusin vendit kandidat, kërkesa e saj rrezikon të mbetet në sirtarët e Brukselit. Deklarata vjen nga ish-ministrja e Jashtme Arta Dade dhe njëkohësisht sekretare për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, e cila vlerëson se sinjalet e Bashkimit Evropian të çojnë pikërisht në këtë konkluzion. “Askush nuk ka ndërmend që në një periudhë kaq të shkurtër ta konsiderojë aplikimin e Shqipërisë, kështu që kërkesa për aplikim mund të mbetet në sirtarët e Komisionit Evropian deri në një moment që Bashkimi Evropian të mendojë që mund të jetë moment i përshtatshëm për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Me sa duket aktorët kryesorë të Bashkimit Evropian nuk e mendojnë momentin më të përshtatshëm dhe sigurisht në mënyrë të përsëritur komisioneri Oli Rehn, ka deklaruar se Shqipëria duhet të përmbushë pikë së pari standardet politike”, u shpreh Arta Dade.

    Panorama


    Po kur do ti permbushe keto standarte politika jone?
    Vertet qenkan kaq te veshtira keto standarte per tu vendosur xhanen?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apolloni31 : 07-03-2009 më 12:13
    Sa do rrosh do te mesosh......

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    europa.. me kte don te thote..se ne.. e mbajtem gjalle regjimin enverist 50 vjet..
    se ne e dinim mire se enveri po ju skllaveronte.. por ne ashtu na duhej shqiperia,, nje vitrin e shemtuar staliniste per ti thene proletareve tane se.. mir ini me kte kapitalizmin ton pluralist se ja.. ku e kini albania socialiste..

    kenaqsine.. e hyrjes ne europe.. don te thote europa.. nuk e kemi per tja dhene atij qe ju cliroj nga skllaveria enveriste sepse ai me ate akt na sfidoj neve.. sehirxhive .. prandaj per inat te atij doktorrit ne po e ruajm antaresimin ne eu.. per kelishet e mikut ton te vjeter enver.. pra per ed-veret..

    kjo eshte..

    na rruac bejthen.. oj evrop se nuk na erdh nga ju demokratizimi por nga kreshniket tone.. qe i dim kush jane..

    nuk eshte rastesi qe banda qe ngriti armet kunder demokracise..pra njesiti gueril i PSD-se banda hakmarrja edhe se ka kryer qindra vrasje.. fiton azil mu ne bruksel..

    e si kjo bande dhe shum banda tjera .. kudo neper europe..

    ish europa qe beri gurgulene te mos i hapen dosjet mikut te tyre te vjeter enver hoxhes dhe falangave te tij..

    duan te na lene nen ganxhat e edvineve e e te kelishve te enverit..
    duan ta shikojne PD-ne.. te masakruar si Lek Coku..kjo eshte..

    kelisherin vampire staliniste te byrose politike.. e kishin futur ne europe qe me 1950 ten..
    as 3 sekonda nuk i vonohej pasoshi vula e viza kelishve te enverit ne ambasadat eiro franko italo-amerikane.. gjat regjimit polpotist enverist..

    kurse popajt e gjore i lan 5 vjet nen terrorin ramizoist inkuiziocionist.. kanibal..



    turp te kene..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-03-2009 më 14:35

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po ta thotë Dade se kërkesa për aplikim do mbetet sirtarëve,më del sikur ajo e dëshiron një gjë të tillë.Po sipas Dades,do bëhet një kërkesë dhe kaq.Gjumë pastaj qeveria.Nuk e kuptoj këtë llogjikë.Nuk e kuptoj.....tani unë e kuptoj ku e ka hallin zonja por nuk do ndodhë siç thotë ajo zonjë por do ndodhë ajo që nuk e dëshiron kjo zonjë.Por ajo zonjë është në rregull se e ka vizën në xhep dhe në vënd që të thotë bëjeni pa edhe sikur të 'mbetet' në sirtar ta hapim sirtarin dhe ta tregojmë që e kemi bërë,shikojeni se ç'thotë.Është shpejt.Për Daden ju siguroj unë që shpejt do jetë gjithmonë.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Shqipëria është e vendosur të aplikojë brenda presidencës çeke për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Brukselit për të mos u nxituar në këtë drejtim, Tirana zyrtare duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Këtë e konfirmoi sërish Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për agjencinë franceze të lajmeve AFP. “Shqipëria parashikon të paraqesë kandidaturën për në BE deri në fund të qershorit, edhe pse kriza ekonomike dhe të panjohurat rreth ratifikimit të traktatit të Lisbonës nuk janë të favorshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Shqipëria mori dritën jeshile “në parim” nga presidenca çeke e Bashkimit Evropian për gjashtëmujorin e parë të vitit, për të paraqitur kandidaturën e saj deri në fund të qershorit, por asnjë datë nuk është caktuar ende, shtoi kryeministri gjatë një interviste dhënë AFP-së në frëngjisht. “Ramë dakord për të paraqitur kërkesën”, shtoi Berisha. Paraqitja e kandidaturës është vetëm hapi i parë drejt sigurimit të statusit të vendit kandidat, që mund të zgjasë shumë dhe që sigurisht kërkon miratimin e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Opozita e majtë shqiptare e ka kapur këtë argument, duke këmbëngulur në paraqitjen e kandidaturës pas zgjedhjeve legjislative. Një paraqitje e tillë rrezikon, sipas saj, të mbetet pa efekt për shumë kohë. Berisha e ka pranuar se kriza aktuale, e karakterizuar nga rritja e papunësisë, mund “të krijojë një ndjenjë ngurrimi” tek evropianët. Një ngadalësim i vrullit të zgjerimit “rrezikon të shkurajojë opinionin publik”, që në Shqipëri është shprehur në shumicën dërrmuese për anëtarësimin në BE, theksoi kryeministri, drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai shprehu besimin se BE-ja do të dijë të vlerësojë “përpjekjet tona”, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2005, “ky vend mbizotërohej nga krimi i organizuar. Qytete, fshatra, rrethe të tëra ishin një lloj protektorati i krimit të organizuar. Ky i fundit kontrollonte doganat, pikat e kalimit kufitar, portet”, theksoi ai. Sot, më tepër se një mijë kriminelë, që fshiheshin “jo vetëm në Shqipëri, por edhe në hotelet me pesë yje në metropolet evropiane” i janë dërguar drejtësisë, shtoi Berisha, duke premtuar një “tolerancë zero” kundër krimit të organizuar.

    Panorama
    Sa do rrosh do te mesosh......

  10. #40
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Ai shprehu besimin se BE-ja do të dijë të vlerësojë “përpjekjet tona”, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2005, “ky vend mbizotërohej nga krimi i organizuar. Qytete, fshatra, rrethe të tëra ishin një lloj protektorati i krimit të organizuar. Ky i fundit kontrollonte doganat, pikat e kalimit kufitar, portet”, theksoi ai. Sot, më tepër se një mijë kriminelë, që fshiheshin “jo vetëm në Shqipëri, por edhe në hotelet me pesë yje në metropolet evropiane” i janë dërguar drejtësisë, shtoi Berisha, duke premtuar një “tolerancë zero” kundër krimit të organizuar.
    Ja kush eshte Sali Berisha, hipokriti dhe sharlatani me i madh qe ka njohur Shqiperia post-enveriste !

    Hedh gurrin edhe fsheh doren...!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 4 prej 29 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •