Close
Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 283
  1. #161
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    do ti lutesha moderatoreve ta korigjojne pak titullin e temes se ka nje gabim tek viti...........
    me duket se dje berisha tha se ne 2010 do qarkullojme pa viza..............

  2. #162
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Me pelqen ideja e lezizjes se lire,do tja arrijme?
    Nuk besoj se,asnjeri,nga forumistat nuk do te uronin mos futjen ne BE,por me sa kuptoj nuk u pelqen te fluturojne me presh ne b..........Per llafe te gjithe te lajne e te lyejne qofshin te jashtem qofshin te brendeshem,me keqardhje vetem nje aspekt po ze per Shqiperin KORUPSIONI,del dhe tepron per te mos u futur ne BE.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Vizat, KE shtyn Shqiperine



    Vleresimi i dyte i Komisionit Evropian dhe eksperteve te vendeve anetare per ecurine e Shqiperise mbi udherrefyesin per liberalizimin e vizave, paraqet ne menyre te detajuar fushat ne te cilat qeveria ka bere perparime, por nenvizohet, qe ne faqen e pare te raportit, se Shqiperia nuk i ka permbushur ende kriteret e kerkuara per dokumentat e identifikimit.
    “Nuk ka ende nje vleresim mbi nxjerrjen ne qarkullim te pasaportave biometrike me procedure te sigurte te personalizuar, me gjithe rifreskimin e te dhenave” nga raporti i pare i komisionit.

    “Ka nisur procesi i aplikimeve, por nuk ka shperndarje te konsiderueshme te pasaportave, ndaj nevojiten verifikime te metejshme ne kete drejtim, si dhe kerkohen me shume perpjekje per integritetin dhe sigurine e procedurave te personalizimit dhe shperndarjes, programe kunder korrupsionit e trajnime per zyrtaret qe do te merren me pasaportat dhe vizat, si dhe forcim te metejshem te bashkepunimit me INTERPOL per te deklaruar pasaportat e humbura apo te vjedhura”, cilesohet ne raport.

    Persa i takon bllokut te dyte te udherrefyesit, rezulton se Shqiperia nuk i ka permbushur po ashtu kriteret, megjithese njihet vullneti politik per te bashkepunuar me autoritetet evropiane ne kete drejtim.

    Bashkimi Evropian vlereson se nevojitet progres ne kontrollin e kufijve dhe emigracionin ilegal.

    “Strategjia kombetare e emigracionit nuk u drejtohet ne menyre te kenaqshme ceshtjeve me te rendesishme te menaxhimit te kufijve”, sipas vleresimit te eksperteve evropiane.

    Vendi ka bere njefare progresi ne fushen e rendit publik dhe sigurise, por edhe ne kete bllok te udherrefyesit, nuk jane permbushur kriteret.

    Sipas raportit, “zbatimi i strategjive thelbesore mbi luften ndaj krimit te organizuar mbeten sfide kyce per vendin. Nuk eshte miratuar strategjia mbi pastrimin e parave. Duhen forcuar kapacitetet e nevojshme administrative per luften kunder korrupsionit. Bashkepunimi nderinstitucional eshte i dobet, ndersa investigimi mbetet peng nga fuqizimi i nje ligji efikas per kete sistem”.

    Mbi te drejtat themelore e marredheniet me jashte, ekspertet vleresojne se Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur per te arritur standardet ne kete bllok, por kerkohen me shume perpjekje persa i takon mbrojtjes se te drejtave te minoriteteve dhe luftes ndaj diskriminimit.

    Ekspertet e vendeve anetare qe do te diskutojne gjate kesaj jave mbi ecurine e deritanishme te secilit vend te rajonit, tregojne se Shqiperia dhe Bosnja nuk kane permbushur kriteret e udherrefyesit, ndaj nuk mund te behen pjese e analizave mbi heqjen e regjimit te vizave “Schengen” ne janar 2010.

    Fjala e fundit u mbetet gjithsesi 27 ministrave te Brendshem, qe vleresohen nga komisioni si ministrat me strikt mbi kete ceshtje.

    Burimet diplomatike prane Keshillit te Bashkimit Evropian vleresojne se vendet e rajonit mashtrohen nese mendojne qe me lobing politik mund te evitohen problemet teknike per liberalizimin e vizave.

    Ne fund te muajit qershor Komisioni pritet te rekomandoje heqjen e vizave per Maqedonine, qe i permbush tashme te gjitha kriteret dhe Serbine e Malin e Zi, qe kane gjasa te arrijne ne kohe kushtet e nevojshme.

    Shqiperia dhe Bosnja do te merren ne konsiderate kur te vleresohen rezultate te prekshme ne permbushjen e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    "Nuk na njeh akoma shteti ynë e jo më të na njohë Europa!!"

    Ne shqiptarëve nuk na njeh akoma shteti yne e jo më të na njohe Europa!! Une nuk ndihem shtetas i ketij vendi, se shteti per mua nuk ben asgje: Siguri per jeten nuk kam (zbatohet parimi "DY DUAR PER NJE KOKE")

    Në çdo zyre shteterore nuk zgjidh gje pa ryshfet; ne spitale te lene te vdesesh, ca nga paaftësia, ca nga kushtëzimi me ryfshet; "Shqiperia 1 euro" ishte vetem per Fazllicin, se asnje shqiptar nuk mori gje; fondet publike vidhen hapur nga qeveritë, ndersa investimet po bëhen me miliarda euro borxh, qe duhet t'i lajne breza te tere shqiptarësh!!
    Keto jane "sukseset" e Sali MARRËZISE, ndaj mos na hapni më kokën, me këtë "hyrjen në BE", se ajo eshte vetem nje propagande elektorale!!

    Nuk te pranon njeri ne gjirin e vet, nëse ti nuk ndihmon dot as veten tende! Keshtu si jetojme ne ne Shqiperi, kurre mos u futshim ne BE, se asnje fitim nuk do kemi as ne, por me keq vendet e BE-se nga ne!!


    Shekulli
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Vizat, BE ndalon Berishën

    Sot në Bruksel, raporti për ecurinë e Shqipërisë. Zhgënjim që në faqen e parë: Nuk ka përmbushur kriteret

    Erjon Ajazi

    Bashkimi Evropian paralajmëron Shqipërinë se mund të evitojë problemet teknike për liberalizimin e vizave nëpërmjet lobingut politik. Burimet diplomatike pranë Këshillit të Bashkimit Evropian, vlerësojnë se vendet e rajonit mashtrohen nëse mendojnë që me lobing politik mund të evitohen problemet teknike për liberalizimin e vizave. Në fund të muajit qershor, komisioni pritet të rekomandojë heqjen e vizave për Maqedoninë, që i përmbush tashmë të gjitha kriteret, dhe Serbinë e Malin e Zi, që kanë gjasa të arrijnë në kohë kushtet e nevojshme. Shqipëria dhe Bosnja do të merren në konsideratë kur të vlerësohen rezultate të prekshme në përmbushjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ekspertët e vendeve anëtare që do të diskutojnë gjatë kësaj jave mbi ecurinë e deritanishme të secilit vend të rajonit, tregojnë se Shqipëria dhe Bosnja nuk i kanë përmbushur kriteret e udhërrëfyesit, ndaj nuk mund të bëhen pjesë e analizave mbi heqjen e regjimit të vizave Shengen në janar 2010. Fjala e fundit u mbetet gjithsesi 27 ministrave të Brendshëm, që vlerësohen nga komisioni si ministrat me strikt mbi këtë çështje. Burime diplomatike bëjnë me dije se më të vështirë e bën diskutimin fakti që raporti merret në shqyrtim nga ministritë e Brendshme, çka do të thotë se vlerësimi do të jetë më i matshëm. Në të kundërt, në rast se vlerësimi bëhej nga ministritë e Jashtme, atëherë procesi do të konsiderohej më shumë politik e diplomatik dhe për pasojë është më e lehtë të merret një notë pozitive. Raporti përmban konstatime krahasuese mes muajit nëntor 2008 e majit 2009 dhe sipas burimeve, Shqipërisë do t‘i duhet edhe një tjetër raport i vjeshtës për të arritur në një përfundim që do të varet shumë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Vlerësimi i dytë i Komisionit Evropian dhe ekspertëve të vendeve anëtare për ecurinë e Shqipërisë mbi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, paraqet në mënyrë të detajuar fushat në të cilat qeveria ka bërë përparime, por nënvizohet, që në faqen e parë të raportit, se Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kriteret e kërkuara për dokumentet e identifikimit. "Nuk ka ende një vlerësim mbi nxjerrjen në qarkullim të pasaportave biometrike me procedurë të sigurt të personalizuar, me gjithë rifreskimin e të dhënave" thuhet në raportin e parë të Komisionit Evropian.

    "Ka nisur procesi i aplikimeve, por nuk ka shpërndarje të konsiderueshme të pasaportave, ndaj nevojiten verifikime të mëtejshme në këtë drejtim, si dhe kërkohen më shumë përpjekje për integritetin dhe sigurinë e procedurave të personalizimit e shpërndarjes, programe kundër korrupsionit e trajnime për zyrtarët që do të merren me pasaportat dhe vizat, si dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit me INTERPOL për të deklaruar pasaportat e humbura apo të vjedhura", cilësohet në raport.

    Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të marrin sot në shqyrtim vlerësimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Ballkanin. Janë plot 600 faqe voluminoze, rreth të cilave anëtarët e bllokut do të debatojnë për të parë se cilat vende kanë bërë progresin e kërkuar dhe cilat kanë ende rrugë deri në përmbushjen e detyrimeve. Një javë më parë, në raportin konfidencial që paraqiti vlerësimin për Shqipërinë, vendi ynë mori kritika për faktin se nuk ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka kërkuar Bashkimi Evropian dhe për këtë arsye është krejtësisht e pamundur të rekomandohet heqja e regjimit të vizave për vitin 2010. Krahas Shqipërisë, edhe Bosnja është prapa me këtë proces, ndërsa Maqedonia ka shanse të mira. Në mbledhjen e sotme pritet që për Shqipërinë të diskutohet fare pak, duke qenë se është thuajse e pranuar nga të gjithë se vendi ynë nuk ka shumë dilema për sa i takon refuzimit të heqjes së vizave. Anëtarët e Unionit Evropian do të ndalen më shumë te Maqedonia dhe Mali i Zi.




    Kushtet


    Pesë kushtet për vizat


    Shqipëria duhet të plotësojë pesë kushte për të fituar lëvizjen e lirë në vendet Shengen. Pesë kushtet që numri dy i KE-së, Zhak Barot, i përcolli politikës shqiptare janë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës e qenieve njerëzore dhe plotësimin e reformave. Por nga vlerësimi i dobët që ka Shqipëria në raportin që lexohet sot në Bruksel, një tjetër raport pas zgjedhjeve do të përcaktojë fatin e Shqipërisë.

    Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, për Shqipërinë dhe Bosnjën pritet të përgatitet një raport tjetër, çka do t‘u krijojë këtyre dy vendeve një tjetër shans për liberalizimin e vizave.


    Vendet


    Maqedonia "parakalon" Shqipërinë


    Deri tani, vlerësimet pozitive janë për Maqedoninë, ndërkohë që për momentin do ta refuzojë këtë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Mali i Zi dhe Serbia janë ende mes "zjarrit" dhe do të duhet të tregojnë se progresi impresiv i kohëve të fundit, realizuar nga qeveritë e këtyre vendeve, do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që të përfitojnë regjim pa viza me BE-në.

    Janë plot 600 faqe voluminoze, rreth të cilave anëtarët e bllokut do të debatojnë për të parë se cilat vende kanë bërë progresin e kërkuar dhe cilat kanë ende rrugë deri në përmbushjen e detyrimeve.



    Raporti


    Zgjedhjet, prova për liberalizimin


    Raporti përmban konstatime krahasuese mes muajit nëntor 2008 e majit 2009 dhe sipas burimeve Shqipërisë do t‘i duhet edhe një tjetër raport i vjeshtës për të arritur në një përfundim që do të varet shumë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në mbledhjen e sotme pritet që për Shqipërinë të diskutohet fare pak, duke qenë se është thuajse e pranuar nga të gjithë se vendi ynë nuk ka shumë dilema për sa i takon refuzimit të heqjes së vizave. Anëtarët e Unionit Evropian do të ndalen më shumë te Maqedonia dhe Mali i Zi. Në raport, Shqipëria mori kritika për faktin se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka kërkuar Bashkimi Evropian.

    Detyrimet


    Kushtet që i kërkon BE-ja Shqipërisë


    Komisioni Evropian i ka dhënë pesë kushte Shqipërisë për të fituar liberalizimin e vizave. Kushtet emergjente që duhet të plotësojë Shqipëria janë lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër emigracionit klandestin, sistemi gjyqësor dhe sistemi i mirë i sigurisë që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Zyrtarët e lartë evropianë kanë vlerësuar se Shqipëria ka bërë progrese në këtë drejtim, por kanë nënvizuar se ka ende punë për t‘u bërë.

    Zgjedhjet e 28 qershorit janë sfida dhe guri i provës për Shqipërinë, por edhe për politikën. Liberalizimi i vizave dhe më pas marrja e statusit të vendit kandidat të BE-së do të vijnë në rast se më 28 qershor gjithçka do të shkojë shumë mirë. Pavarësia e gjyqësorit dhe siguria e dokumenteve janë thelbësore që shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë. Dialogu për liberalizimin e vizave do të vazhdojë. Shqipëria deri tani ka prodhuar shumë pak pasaporta biometrike. Në një moment të ardhshëm pritet që numri i pasaportave të shpërndara të arrijë deri në 200 mijë, 300 mijë, apo 400 mijë pasaporta biometrike dhe po kështu që koha e zgjatjes së dialogut për çështjen e liberalizimit të vizave do të varet shumë nga çasti kur do të fillojnë të prodhohen dhe shpërndahen pasaportat biometrike në Shqipëri. Pra, kohëzgjatja do të varet nga Shqipëria.


    Gazeta Shqip
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Vizat, debate te ashpra pozite-opozite



    Ajo qe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e quajti ne takimin e Oslos “muri i Shengenit” qe duhet rrezuar nga Shqiperia, po krijon ne Tirane polemika mbi opinionin e Komisionit Europian, nese vendi i ka permbushur apo jo kushtet per heqjen e vizave me Bashkimin Europian.
    Ashtu si zonja Topalli ne Oslo, edhe ministri i Jashtem Lulzim Basha, vlereson se raporti i KE ne lidhje me ceshtjen e vizave permban vleresime pozitive per Shqiperine.

    “Kryefjala eshte “progres”. Shqiperia dallon nga vendet e tjera te rajonit per progresin e arritur krahasuar me 4 vite me pare, ndonese u nisem me nje situate me te rende se vendet e rajonit. Tani, me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike shqiptaret do te udhetojne te lire ne BE”, ka deklaruar Basha.

    Megjithate, mes mazhorances dhe opozites opinionet per kete ceshtje, qe po ze nje vend kryesor ne programin elektoral te te gjitha forcave politike, jane krejt te ndryshme.

    Partia G99 e koalicionit opozitar ben pergjegjese qeverine per mosrealizimin e heqjes se vizave brenda vitit 2009.

    “Sot, mazhoranca me paturpsine me te madhe po mundohet t’i premtoje edhe nje here shqiptareve arritjen e liberalizimit te vizave, por ne mandatin e saj te dyte. Ndersa fqinjet tane si Maqedonia e Mali i Zi presin te marrin levizjen e lire brenda vitit 2009, pasi kane permbushur standartet qe qeveria shqiptare s’qe e zonja te permbushte”, ka deklaruar perfaqesuesi i G99.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Vizat Shengen, BE “shuplakë” qeverisë

    Elira Çanga

    Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kushtet për heqjen e vizave me vendet e BE-së. Siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, lufta kundër korrupsionit dhe bashkëpunimi mes institucioneve në vend, janë të pamjaftueshme për të bindur Brukselin të lejojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në bllok. Ky është edhe përfundimi i raportit për vlerësimin e përpjekjeve të Shqipërisë në drejtim të liberalizimit të vizave, hartuar nga ekspertët e Bashkimit Europian. Sipas tyre, gjithçka nis me përpjekjet e vonuara për pajisjen e popullsisë me dokumentet e identifikimit me të dhënat biometrike. Raporti thekson se shqyrtimi i aplikimeve për pasaportat biometrike ka nisur në fillim të vitit, por ende nuk është shpërndarë një numër i madh i këtyre pasaportave. Sipas tyre, janë të nevojshme përpjekje të tjera për të siguruar integritetin dhe sigurinë e procedurave të personalizimit dhe shpërndarjes. Ata kërkojnë gjithashtu që të ketë programe anti-korrupsioni për zyrtarët që merren me dhënien e këtyre pasaportave. Përshpejtimi i dhënies së pasaportave biometrike dhe nxjerrja jashtë qarkullimit e pasaportave të vjetra, mbeten detyrat kryesore të autoriteteve shqiptare, nëse ato nuk do të duan që shtetasit të penalizohen nga lëvizja e lirë në BE. Raporti thekson se një tjetër pikë e rëndësishme është menaxhimi i kufijve në vend, tokësorë dhe detarë. Sipas tyre, duhet modernizuar apo miratuar një strategji e re e menaxhimit të kufijve dhe të zhvillohet një plan veprim i ri për zbatimin e saj. Ndërkohë, ekspertët theksojnë se një plan i përgjithshëm i luftës kundër krimit të organizuar duhet të zhvillohet, ndërsa duhet të zbatohet edhe strategjia kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe terrorizmit.
    Raporti vë në dukje se, edhe legjislacioni kundër pastrimit të parave si një mënyrë e financimit të terrorizmit është hartuar, por nuk do të miratohet para vjeshtës së këtij viti.
    Ndërkohë, korrupsioni i përhapur tej mase në Shqipërisë mbetet një pikë e dobët e institucioneve. Raporti thekson se, përpjekje të tjera duhet të bëhen për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit.
    Autoritetet duhet të mendojnë për forcimin e kapacitetit të gjyqësorit dhe prokurorisë në hetim, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes gjyqësorit dhe prokurorisë. “Policia dhe gjyqësori janë bërë disi më aktive në luftën kundër korrupsionit, duke vënë në shënjestër zyrtarë të lartë”, - thekson raporti. Por, ai vë në dukje se Shqipërisë i mungon pavarësia e gjyqësorit për procedimet vërtet të paanshme dhe shumë raste korrupsioni mbeten të pazgjidhura. Raporti kërkon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit institucional në luftën kundër korrupsionit, që deri tani ka qenë në nivele shumë të ulëta.

    Gazeta Shqiptare
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    “Shqipëria miraton, por nuk zbaton ligjet”

    Shqipëria ka shumë dëshirë të përfitojë liberalizimin e vizave, por pak vullnet për të përmbushur kriteret për këtë. Raporti i fundit i Komisionit Europian, që vlerëson përpjekjet e Tiranës zyrtare për të mundësuar heqjen e vizave, thekson se vlerësimi është negativ për vendin tonë në fushat kryesore të lidhura me këtë proces. Raporti vë në dukje se qeveria ka bërë thirrje për pajisjen e popullsisë me kartat e identitetit, ndërsa për pasaportat biometrike, kusht kryesor në këtë drejtim, aplikimet kanë nisur vetëm më 25 mars dhe shpërndarja e plotë do të nisë pas zgjedhjeve.
    “Një kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit i është dhënë një kontraktori privat dhe të dhënat e sigurisë janë të standardeve të BE-së”, - thekson raporti. Ai vë në dukje se pasaportat aktuale jobiometrike do të mbeten në qarkullim deri në pesë vjet të periudhës së tyre të ligjshmërisë dhe se autoritetet duhet të përgatiten që ato të dalin jashtë qarkullimit shumë shpejt.
    Raporti i KE-së thekson se Shqipëria ka bërë progres në menaxhimin e kufijve, por edhe ky i fundit nuk ka qenë i mjaftueshëm. “Ligji i ri për policinë e shtetit, kontrollin dhe monitorimin e kufijve dhe ligji për të huajt, kanë hyrë në fuqi. Disa procedura standarde kanë nisur, të tjera po planifikohen, por legjislacioni është më lehtë të miratohet sesa të zbatohet”, - thekson raporti. Sipas tij, edhe strategjia kombëtare për emigracionin nuk i përgjigjet kërkesave më të rëndësishme në menaxhimin e kufijve”. Raporti vë në dukje gjithashtu se, më shumë përpjekje janë të nevojshme për të përmirësuar bashkëpunimin mes autoriteteve që punojnë me kufirin, Ministria e Brendshme dhe Roja Bregdetare si dhe duhet forcuar edhe mekanizmi i koordinimit ministerial. Raporti thekson se, “Marrëveshjet për bashkëpunimin ndërkufitar lidhur me menaxhimin e kufijve, janë finalizuar me të gjitha vendet fqinje dhe protokollet për patrullat e përbashkëta janë nënshkruar me Maqedoninë dhe Malin e Zi, por ende ato nuk po zbatohen në praktikë”, - thekson raporti. Sipas tij, është koha për miratimin dhe zbatimin e ligjit për azilin, vënies në jetë të planeve për rinovimin e strehëve të pritjes, zgjatjen e procedurave të azilit si dhe përcaktimin e organizmit të apelit të pavarur gjyqësor që ka lidhje me këtë.
    Sa i përket krimit të organizuar, raporti thekson se mungon informacioni për strategjinë, kapacitetet administrative që do të bëjnë të mundur zbatimin e tij dhe organigramën që reflekton ngritjen e infrastrukturës institucionale për këtë qëllim. Raporti vë në dukje se korrupsioni është një tjetër pikë ku Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Strategjia për luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente është miratuar në vitin 2008 dhe konsiderohet si një dokument ambicioz. Raporti vë në dukje se ka pasur përpjekje për të reduktuar korrupsionin në prokurimet publike dhe kthimin e pronave. Por, ai thekson se mungesa e kapaciteteve institucionale e pengon zbatimin e strategjisë antikorrupsion.
    Raporti i KE-së thekson gjithashtu se, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet kriminale është shumë i rëndësishëm. “Në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë vepron si një autoritet qendror për bashkëpunimin gjyqësor. Por, vendi duhet të japë më shumë informacion për ndryshimet e legjislacionit si dhe zhvillimin e kontakteve direkte mes autoriteteve gjyqësore dhe angazhimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit rajonal. Raporti thekson se Shqipëria duhet të nxitojë me miratimin e kuadrove ligjore për strategjitë themelore të saj, që janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ai bën thirrje gjithashtu, që institucionet të mos mjaftohen vetëm me miratimin e legjislacionit, por të bëjnë më shumë për zbatimin e tij, duke ngritur strukturat përkatëse.


    Gazeta Shqiptare
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #169
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anëtarësuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Pershendetje


    JU LUTEM MOS HAPNI KETO TE THENA NE POPULL

    Shumica e besojn, po jane shprehje dh ete thena pa baza.
    Cdo i huaj qe vjen flet me Berishen te nesermen Aji thot FOLA, rane dokord dhe pak futemi ne EUROP
    Po kete gje na e ka thene ( thone prinderit e mi) qysh ne mitingun e pare ne Universitetin e Tiranes kur po rrezohesh Diktatura.
    Ka then qe Europa pa na pret me dyer hapur.
    Apo jo??
    Gjetet ndonje dyer hapur Ju? Pervec emigrmit te zi, duke u ARRATISUR SI MIU KUR E NDJEK MACJA

    Ok, ja po jap dy tre pika ku do kuptohet futja ne Europ

    1) 2-3 vjet para se Nje shtet futet ne BE, behet nje inestim raportesh qe ku dhe si mund te filloj nje Sructur-Ekonomie ky shtet, dhe cfar shume lekesh duhet per te investuar kete projekt, gje qe e japin te gjitha lajmet e shteteve.
    Qe Europa nxori nga banka central-europianie kaq shume lekesh dhe investoi per Albania per te filluar punemit drejt hurjes ne BE. (keto nuk quhen borxhe)


    2)Do ket shume punime dhe shume vende pune, do jen shume firma Europiane per ti dhe pune popullit, sepse ABSOLUTISHT nuk mund te hapi dyert Europa ne ate gjendje qe eshte Shqiperia se te tre Milionet Popull dalin per 3-ore nga Shqiperia
    Prandaj mundohen qe te rregullojn sa me shume gjendjen e popullit qe mos te te dalin te gjith, se po dolen te gjith kush do punoj pastaj?? Pa pyesni Polakun dhe Bullgarin nga dita qe u futen ne Europ sa vite udhetuan me kusht qe duhet te dilnin ma dat te caktuar? PYESNI



    3) Futja e nje shteti ne Europ deklarohet 2-3 vjet perpara nga PARLAMENTI EUROPIAN dhe e japin te gjitha Kanalet e shteteve europiane
    Prandaj mos prisni qe 2009 do levizin pa vizza.
    Edhe kjo gje deklarohet me perpara nga Parlamenti Europian.


    Jo nga llafet e propagandat e Saliut me shoke.




    Mus kujtoni se nuk jam Optimiste, jam shume po ama jo qe te me thon qe shko ne bace e shiko lulet, duke e ditur qe nuk ka lule se eshte dimer, dhe ne dimer lulet nuk celin!!
    Jam Optimiste-Realiste
    Cdo gje te folur dua ta shikoj...........

    I vetmi lajm i mire qe mund tju jap eshte: qe ne lajmet e fundit qe pash nga kanali i Parlamentit Europian eshte qe : mendojn qe viti 2011 ose 2012 gje qe nuk e kan vendosur akoma duan te fusin Bullgarin dhe Rumani qarkullimin e monedhes EURO qe kan nga 2007 ne BE keto shtete, vetem qe monedha nuk eshte nderuar akoma
    Dhe than qe kete ne 2011 -2012 do merren me Turkun, Albania, e ca te tjera te nga komshit tane.

    Po ama duhet te heqim dor nga borxhet e Americanit se po na marin ne qaf. Duhet te heqim dor sistemi e tyre.
    Per kete gje e ben Amerikani qe nje shtet te ri pastaj dhe ti paguaj kuatat .

    Shpresojm se do Politicanet tane PER NJE HERE NE HISTORIN E TYRE DO NDJEHEN PATRIOT PER TI SHERBYER POPULLIT TONE dhe jo interesit te Tyre.

    nje sqarim
    Flas ne gjuh popullore te gjitha shkrimet e mia, sepse dua qe shumica te me kuptojn, mund te flas dhe ne gjuh politike, po ama shumica nuk arrin te kuptojn, njerzit jan te lodhur nga fjalet, duan vetem QELLIMIN dhe VEPRA jo gjuhen politike.

    Faleminderit!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genna : 26-05-2009 më 20:37
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Exclamation Oketa në Greqi, kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave




    Ja si trajtohen njerezit qe nuk kane respekt per veten e tyre, marrin pergjigje te neveritura, nga te njetet persone, qe keta qorra u japin c'do gje.


    hahhaha keta kujtuan se meqe keta ndihmuan Greket para zgjedhjeve duke firmosur dhenjen e kufijve te ujerave, Greket do i ndihmonin gjithashtu.

    Ahhh more te mjere akoma s'keni mesuar sa navie qe jemi ne Shqiptaret.

    C'fare ben Greku me partine e tyre PBDNJ, gjysmat i le me PD'ne, dhe gjysmat i con me PS'ne qe ti kete te dy te mvarur.


    Mjere populli Shqiptare
    majtas djathtas me gomare


    Ministri i Mbrojtjes Oketa, gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, kërkoi ndihmën e Athinës zyrtare për procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë takimit me homologun e tij grek Oketa kërkoi mbështetje për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Version multimedial i ketij lajmi

    ATHINE- Shqipëria kërkon mbështetjen e Athinës zyrtare për procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë një takimi që ministri i Mbrojtes Gazmend Oketa, zhvilloi me homologun e tij grek Evangelos Meimarakis, në kuadër të një vizite zyrtare në shtetin fshinjë kërkoi mbështetjen e Greqisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Por përgjigja që mori prej tij ishte e qartë, Greqia ka zgjeruar tashmë lëvizjen e lirë të qytetarëve midis dy vendeve dhe hapja e plotë e këtij procesi tashmë i takon Bashkimit Europian- tha Meimarakis.

    “I kërkova homologut tim, që si Ministër i Mbrojtjes dhe si anëtar i qeverisë Greke, të mbështesë mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, sepse kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona, si dhe në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike”- u shpreh Oketa.

    Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit grek, si dhe me studentët shqiptarë në këtë vend. Gjatë takimit me këta të fundit në ambasadën shqiptare në Athinë, Oketa u njoh me ecurinë e tyre në studime dhe foli për perspektivat që studentët kanë tashmë si një vend anëtarë të NATO-s. (a.r/news24/balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 27-05-2009 më 13:56
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •