Close
Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 283
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lëvizja e lirë, pse s‘përfiton Shqipëria

    Tjetër raport në Bruksel: Nuk janë bërë detyrat

    Iniciativa për Stabilitet Evropian (ESI), një institut politikash që merret me analiza komplekse të çështjeve të ndryshme, me qendër në Bruksel, Berlin e Stamboll, publikoi dje një dokument krahasues vlerësimi me standardet që kanë plotësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfituar nga regjimi i liberalizimit të vizave. Dokumenti i publikuar është bazuar te vizitat e ekspertëve të misionit vlerësues të situatës dhe të Vlerësimit të Komisionit Evropian të implementimit të Udhërrëfyesit mbi Liberalizimin e Vizave nga ana e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i Komisionit Evropian do të diskutohet nga vendet anëtare të BE-së më 25 maj 2009. Në bazë të këtyre konstatimeve, Bashkimi Evropian do të vendosë se cili prej vendeve do të përfitojë lëvizjen e lirë për qytetarët e vet duke filluar nga viti 2010.

    Komisioni Evropian, në vlerësimin e tij për përmbushjen ose jo të standardeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ka përdorur 6 shprehje të ndryshme, të cilat variojnë nga "plotëson standardet" deri te "nuk plotëson standardet". Sipas metodologjisë së vlerësimit, nota 1 përkon me "përmbushjen e standardeve", nota 2 përkon me "përmbushjen e shumicës së standardeve" dhe nota 3 përkon me "mospërmbushjen e standardeve".

    Shqipëria renditet e fundit së bashku me Bosnjë- Hercegovinën, duke marrë notën 3 në të katër Blloqet e Udhërrëfyesit, ndërkohë që Maqedonia ka marrë notën 1, duke qenë se i ka plotësuar të gjitha standardet. Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë notën mesatare 1,75 dhe presin vendimin e BE-së në lidhje me heqjen e regjimit të vizave Shengen për qytetarët e tyre. Shqipëria ka marrë vlerësimin më negativ në të katër blloqet e kritereve të udhërrëfyesit, ndërkohë që Maqedonia ka marrë vlerësimin maksimal.

    Raportet e Misioneve të Vëzhgimit, duke u kombinuar edhe me informacionin që është dërguar nga vetë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë shërbyer si bazë për përgatitjen e raporteve më të fundit të vlerësimit të komisionit për secilin vend. Sipas Alexandra Stiglmayer, analiste pranë Iniciativës për Stabilitet Evropian: "Javën tjetër, më 25 maj 2009, Komisioni Evropian do të diskutojë mbi këto rezultate me zyrtarët e vendeve anëtare, dhe më pas do të sugjerojë heqjen e regjimit të vizave Shengen për Maqedoninë, ndërkohë që për momentin do ta refuzojë këtë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Mali i Zi dhe Serbia do të duhet të tregojnë se progresi impresiv i kohëve të fundit, realizuar nga qeveritë e këtyre vendeve, do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që të përfitojnë regjim pa viza me BE-në. Në rast të një vendimi negativ për to, një opsion i tretë vetëm për këto dy vende (Mali i Zi dhe Serbia) është një vlerësim i ri final nga ana e Komisionit Evropian rreth fundit të muajit korrik 2009".



    Gazeta Shqip
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin
    Ti s'ke si me e dit se te jutubi nuk e ke, por ka shtete te tjera ne Nato qi kane ndoshta edhe mbi 50 vjete anetar edhe prape nuk levizin lirshem ne EU

    Te ironizosh apo te gezohesh per faktin qi shqiptaret nuk mund te levizin lirshem ne EU sidomos kur vjen nga nji qytet ku me qindra shqiptare edhe te huaj (per te mos thane me mijra) kane humbe jeten duke enderru kete dite ashte e denje vetem per skafistet apo familjet e tyne


    Palush rapatush, po flet me dike qe e ndiej me afer ate qe c'ka heqin ata njerez qe akoma edhe mbas 18 vjet demokraci duhet te marrin lanxhat e te mbathin opingat per te kaluar kufirin te gjejne nje jete ku te hane te pakten nje krthe buke.

    Ata qe gezojne, jane ata qe mbrojne akoma ata qe po mbajne kete pushtet, qe per arsye te mizerive te tyre miqesore dhe familjare thyejne rregullat ligjore nje nga pikat me kulminante per te futur ne keto struktura per te lehtesuar levizjen e popullit tone.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Tani une degjova Bashen qe foli nga Brukseli dhe tha qe eshte bere progres ne kete drejtim, nga ana tjeter lexoj ketu Aulonat e juanitot me shoke qe si eksperte qe jane thone te kunderten.( xhanem keshtu thane edhe per futjen ne NATO ) Me thoni ke duhet te besoj?

    Po mire o beni,ty nuk te vjen pak zor qe te renditesh i parafundit ne ballkan dhe i fundit ne Europe.
    Jo se mua si shqiptar keto lajme me heqin trunin.
    Ne keto 19 vjet kemi derguar lumenj me para drejt Shqiperise,kemi mbajtur familjet tona me buke sepse shteti nuk ja garantonte kete.
    Kemi shkuar perhere ne maje te kembeve e me qesharakja tani na trajtojne si turiste e jo si shqiptare.
    Sepse na nxjerrin statistika qe emigranti ne Shqiperi sjell leke,sjell mireqenie..money money shoku pastaj ik e keput qafen nga ke ardhur.

    Nuk te vjen pak zor more beni qe Serbia nuk don te hyje ne Europe kurse Europa i thote ju lutem duhet te hyni sepse ju takon.
    Kurse tanet me ne krye Lul te bukrin hidhen perpjete si karkaleca per nje cope vize te qelbur,qe duhet te na njihet si e drejte,sepse kemi 1/2 e popullates qe punon e jeton jashte Shqiperise.
    Dhe nuk ka vend tjeter ne bote or mik qe ka numrin e emigranteve per popullate si Shqiperia.

    Vazhdo beso Lulin,eshte gjeja me e mire qe mund te besh.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #154
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Nga vashni Djema e vajza merreni bute si gjermani.

    E dini ate punen ju qe:e kam lene me njerin te takohem ne oren 5,do te pres deri ne 6,po nuk erdhe deri ne 7,ne 8 do iki une.

    Pra shkurt qarte dhe bukur,Lul Top Modeli,eshte ne oren 5,pastaj do vine dhe ca Lulashe te tjere ne oren 6-7..... e kur te vije ora do hume pa viza ne Eu po jalla nuk shkon ora 24 se i moren ne qafe te MJERET.

    TUNG

  5. #155
    /\/€√έя D|€
    Anëtarësuar
    22-03-2009
    Vendndodhja
    n\a
    Postime
    26
    he mo qenkeni kthyer nga BE o?

    po c'kishim ndonje gje andej, mire ishin mo?

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Po mire o beni,ty nuk te vjen pak zor qe te renditesh i parafundit ne ballkan dhe i fundit ne Europe.
    Jo se mua si shqiptar keto lajme me heqin trunin.
    Ne keto 19 vjet kemi derguar lumenj me para drejt Shqiperise,kemi mbajtur familjet tona me buke sepse shteti nuk ja garantonte kete.
    Kemi shkuar perhere ne maje te kembeve e me qesharakja tani na trajtojne si turiste e jo si shqiptare.
    Sepse na nxjerrin statistika qe emigranti ne Shqiperi sjell leke,sjell mireqenie..money money shoku pastaj ik e keput qafen nga ke ardhur.

    Nuk te vjen pak zor more beni qe Serbia nuk don te hyje ne Europe kurse Europa i thote ju lutem duhet te hyni sepse ju takon.
    Kurse tanet me ne krye Lul te bukrin hidhen perpjete si karkaleca per nje cope vize te qelbur,qe duhet te na njihet si e drejte,sepse kemi 1/2 e popullates qe punon e jeton jashte Shqiperise.
    Dhe nuk ka vend tjeter ne bote or mik qe ka numrin e emigranteve per popullate si Shqiperia.

    Vazhdo beso Lulin,eshte gjeja me e mire qe mund te besh.
    O lec, une thjesht nuk besoj keto gjoja raporte qe na vikan nga burime te pasigurta. A ka ndonje gje zyrtare? Jo. dhe per mua ajo qe thote ministri yne eshte zyrtare.
    Po me vjen zor qe ne kemi te tilla gazeta antishqiptare qe u bejne jehone genjeshtrave. A harrove ti mor lec se cfare shkruanin gazetat per oren e vjedhur Bushit. Doli qe ishte genjeshter. Po ne prag te hyrjes ne NATo a nuk ishin ato gazeta qe na mbushnin mendjen se ne nuk hyjme dot ne NATo. A nuk jane keto gazeta qe thonin se ne jemi vone apo heret per te aplikuar ne BE. Pra per mua problemi eshte media, qe i jep lirine vetes te jete, gjykatese, police, bile edhe te beje politiken e Shqiperise. Keto media e kane humbur besueshmerine, dhe une ndonje gje zyrtare qe te mbeshtese keto gazeta nuk kam akoma. Keshtu pra Lec djali, hajt pra te pafsha hajrin.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Aranit` Lexo Postimin
    he mo qenkeni kthyer nga BE o?

    po c'kishim ndonje gje andej, mire ishin mo?
    Pyet benin, se ai ka takime persoanle me Bashen. I ka thene Basha qe juve do te veni kete rradhe me lanxha me te sofistikuara ne Evrope...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Syte_e_Tigrit Lexo Postimin

    Per cfare shtetesh e ke fjalen mer AMON,na shly pak kureshtjen!!??????
    Turqia.

    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Po mire o beni,ty nuk te vjen pak zor qe te renditesh i parafundit ne ballkan dhe i fundit ne Europe.
    Jo se mua si shqiptar keto lajme me heqin trunin.
    Ne keto 19 vjet kemi derguar lumenj me para drejt Shqiperise,kemi mbajtur familjet tona me buke sepse shteti nuk ja garantonte kete.
    Kemi shkuar perhere ne maje te kembeve e me qesharakja tani na trajtojne si turiste e jo si shqiptare.
    Sepse na nxjerrin statistika qe emigranti ne Shqiperi sjell leke,sjell mireqenie..money money shoku pastaj ik e keput qafen nga ke ardhur.

    Nuk te vjen pak zor more beni qe Serbia nuk don te hyje ne Europe kurse Europa i thote ju lutem duhet te hyni sepse ju takon.
    Kurse tanet me ne krye Lul te bukrin hidhen perpjete si karkaleca per nje cope vize te qelbur,qe duhet te na njihet si e drejte,sepse kemi 1/2 e popullates qe punon e jeton jashte Shqiperise.
    Dhe nuk ka vend tjeter ne bote or mik qe ka numrin e emigranteve per popullate si Shqiperia.

    Vazhdo beso Lulin,eshte gjeja me e mire qe mund te besh.
    Turistë ku ta gjesh. Na quajnë emigrantë. Emigrantë jashtë vëndit, emigrantë në vëndin tonë. Se ku e kemi vëndin tonë ne një zot e di!

    Këta të BE s'janë budallenj ti lënë Shqiptarët të lëvizin pa viza kur e dinë që ka me dhjetëra mijëra njerëz që marrin nga 5 mijë lekë të vjetra (ose me pak) në ditë e ka me dhjetëra mijëra të pa punë.

    E dinë shumë mirë që liberalizimi i vizave do të thotë ikje masive, emigrim i përmasave të pa imagjinueshme.

    Një shëmbull i kësaj ishte Polonia por ata jane ku e ku më lart se ne ndaj dhe përmasat e emigrimit nuk dhe shume të mëdha kur ndodhi liberalizimi por ishte i konsiderueshëm.

    Mos dëgjoni pordhët e Bashës, Berishës apo të ndonjë tjetri. Përdorni trurin e llogjikoni.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    O lec, une thjesht nuk besoj keto gjoja raporte qe na vikan nga burime te pasigurta. A ka ndonje gje zyrtare? Jo. dhe per mua ajo qe thote ministri yne eshte zyrtare.
    Po me vjen zor qe ne kemi te tilla gazeta antishqiptare qe u bejne jehone genjeshtrave. A harrove ti mor lec se cfare shkruanin gazetat per oren e vjedhur Bushit. Doli qe ishte genjeshter. Po ne prag te hyrjes ne NATo a nuk ishin ato gazeta qe na mbushnin mendjen se ne nuk hyjme dot ne NATo. A nuk jane keto gazeta qe thonin se ne jemi vone apo heret per te aplikuar ne BE. Pra per mua problemi eshte media, qe i jep lirine vetes te jete, gjykatese, police, bile edhe te beje politiken e Shqiperise. Keto media e kane humbur besueshmerine, dhe une ndonje gje zyrtare qe te mbeshtese keto gazeta nuk kam akoma. Keshtu pra Lec djali, hajt pra te pafsha hajrin.

    Or mik por ne sikur po flasim shqip me duket.
    Ministri yne thote qe shqiptaret do te levizin brenda vitit 2009 pa viza.
    Kjo nuk eshte e vertete,dhe per kete ke konference zyrtare te Olli Rehn qe eshte komisar i BE per vendet e reja qe synojne te hyjne ne BE.
    Serbia,Maqedonia,Mali i Zi nese vazhdojne me reformat kane mundesi qe ne janar 2010 te udhetojne pa viza.
    Kurse per vendet e tjera qe ngelen te jene Shqiperia dhe Bosnja,sepse te tjere nuk ka me,pikesynim ngelet janari i 2011.Dhe kjo date nuk eshte afat qe te japin vizat,por do te jete shqyrtim.

    Ti ske pse te lexosh gazetat shqiptare,sepse te duken qe genjejne.Informohu vete e bej idene tende.
    Une kete qe shkruajta nuk e lexova ne asnje gazete shqiptare,por thjesht kerkova per deklaraten qe Rehn ka bere per ballkanin.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Po ja edhe sikur ta marim te mirqene faktin se do levizim pa pashaporte, ai eshte qellimi ti ndjekim shqiptaret edhe ata pak qe jane dhe ta privatizojne shpiperine njehere e mire.
    une sdo ta konsideroje kete deklarate si nje bonus per fushaten e tyre elektorale por si nje minus per kete parti.
    do ti besoja asaj partie qe do te kish nje plan paraprak se si te punesonte ate rini ne vend pa qene e nevojshme ti syrgjynosin dhe tja shfrytezojne ate energji rinore te tjeret, por te kontribojne dhe te ndertojne vendin e tyre sepse aty eshte e ardhmja.
    failure is not an option!

Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •