Close
Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 283
  1. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    BE: Vizat, Shqiperia ne rruge te mbare

    E Marte, 19 Maj 2009

    Mbledhja e mbremshme e Keshillit te Stabilizim-Asociimit, konkludoi dje ne Bruksel me optimizem per liberalizimin e vizave mes vendit tone dhe Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha i tha mbreme gazetes "Koha Jone" se mbledhja e Keshillit ku perfaqesohej pala shqiptare dhe ajo e BE-se, konkludoi ne vleresime per progresin e qeverise se Tiranes ne reformat e kryera duke i vene theksin faktit se "Shqiperia, eshte ne rruge te mbare per liberalizimin e vizave".

    Nderkohe, ne nje prononcim per televizionin "Klan" nga Brukseli, duke iu referuar deklaratave te opozites diten e djeshme, lidhur me liberalizimin e vizave, Basha tha se jane krejt te papergjegjshme. "Nuk ka asgje te vertete ne kete deklarate. Ashtu sikur nuk kishte asgje te vertete ne deklaraten e bere gjysme ore, para fteses se Shqiperise per anetaresimin ne NATO, se gjoja Shqiperia nuk do ta merrte ftesen", u shpreh numri nje i diplomacise shqiptare. Apo, sipas tij, ku nuk kishte asgje te vertete ne deklaraten tjeter te bere prej tyre se Shqiperia rrezikon anetaresimin e plote ne NATO, apo deklaraten se Shqiperia nuk do te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, se nuk do te mirepritet. Basha vleresoi se edhe kjo deklarate eshte ne vazhden e ketyre deklaratave. "Shpreh keqardhjen, kuptohet shume afer fushates elektorale, megjithate per nje ceshtje kaq te rendesishme sic eshte levizja e qytetareve, ku do te perfitojne te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve politike, nuk do te kete spekulime", komentoi ministri i Jashtem i Shqiperise. Sipas tij, Shqiperia eshte ne rrugen e mbare per plotesimin e kritereve. Ai shprehu besimin e plote edhe nga bisedimet qe kane bere edhe nga ato qe bene diten e djeshme, se do te realizojne kete kerkese madhore dhe kete synim madhor te qeverise Berisha, levizjen e qytetareve shqiptare pa viza ne hapesiren "Shengen". Krahas kesaj, Shqiperia zhvilloi dje takimin e pare me Keshillin e Asociim-Stabilizimit, pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes perkatese me daten 1 prill te ketij viti. Ministri i Jashtem u shpreh se ne mbledhje u diskutua mbi ecurine e Shqiperise. Me tutje, ai vleresoi se vendi yne eshte ne nje moment shume te rendesishem, ku marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Evropian jane ne stadin e tyre me te larte historik. "Nje stad i cili do t'i paraprije hapave te tjere te rendesishem qe do te cojne drejt anetaresimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", theksoi shefi i diplomacise shqiptare. Pas ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, Shqiperia po perballet me nje tjeter moment te rendesishem ne marredheniet e saj te vendosura me Bashkimin Evropian. Ceshtjet me te rendesishme sic jane lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ajo per liberalizimin e vizave si dhe ceshtjet ekonomike rajonale, kane ulur ne te parin takim pas nenshkrimit te MSA-se me 1 prill, perfaqesues te Brukselit dhe delegacionit shqiptar te kryesuar nga shefi i diplomacise, Lulezim Basha. Ky takim do t'i paraprije hapave te tjere te rendesishem qe do ta cojne vendin drejt nje integrimi te plote ne familjen evropiane. Ndersa Partia Socialiste duke thene se i referohet nje projekt-raporti te Komisionit Evropian, ka akuzuar qeverine se po ua mohon shansin shqiptareve qe te levizin te lire po viza ne vendet e Bashkimit Evropian.

    KJ

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    si ka mundsi mor te ikin maqedonsit me par pa viza qe sjan as shtet, qe deri para disa vitesh ishin ne lufte, qe ekonomin e kan cop cop dhe ne te na e shtyjne.

  3. #133
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    mor po keta ja fusin kot ne kemi 20 vjet qe levizim "te lire pa viza"...........
    bile nuk paguajme as doganen ................
    vizat jane per qeverine e qeveritaret ne populli i thjeshte skemi nevoje sa te kemi malet.......

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jemi ne me cope cope se Serbia dhe Maqedonia. Jane shume me serioze sesa shteti jone.
    Shteti jone eshte nje katrahure pa dyer e pa dritare.
    Ky kufizim i Europes per ne tregon qe parrullat "Shqiperia po ndryshon" dhe "Aleanca e ndryshimit" sjane gje tjeter vecse pordhe me rigon qe na servir politika jone e qelbur.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    si ka mundsi mor te ikin maqedonsit me par pa viza qe sjan as shtet, qe deri para disa vitesh ishin ne lufte, qe ekonomin e kan cop cop dhe ne te na e shtyjne.

    JO JO se jan shtet shume me i forte se ne ata. greqise i than se nuk e ndryshojme emrin per naton dhe e ben kurse ne jemi gati te ulim dhe breket per nje lepirse
    ne evrope duhet te futesh me dinjitet dhe jo si lapanjos . sa per ekonomine nje m.. jemi te gjithe .
    une cuditem se si mund te krenohesh se do hysh ne vitin 2010
    ne evrope (liberalizim vizash vetkuptohet)kur s'ka ngelur shtet pa hyre ,
    prap te fundit jemi .

    politika shqiptare eshte pasqyre e popullit shqiptar .


    M'KA IK ZARI

  6. #136
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    BE: Vizat, Shqiperia ne rruge te mbare
    e thene shqip, kjo do te thote Shqiperia ne rruge te madhe ...

  7. #137
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kurvë që kurvë mbeti kjo Europa.

    Nuk kanë të bëjnë fare reformat.Sala është kokrra e idiotit dhe as mund të priten reforma nga ai copë debili. Por ndërkombëtarët tallin k.oqet. Na tregonin reformat e pafundme kur hymë....hymë? na futën thuaj....në NATO. Unë për vete s'e kuptova ku i kishte bërë ato reforma zoti kryepsikopat. Përsëri paguhet tek mjeku, paguhet nqs do një vulë shpejt e shpejt, paguhet për një vend pune etj etj për të mos përmendur burgjet apo "drejtësinë" se nuk do na besonte asnjë i huaj normal.

    Kurse për liberalizim vizash, na qënkan bërë reforma (sërish nuk i kam parë)....po jo aq sa duhet.
    Mjaft tallën toçin të huajt me ne. Mos u bëni si ai skeçi i "rakia e rrushit bëhet vetëm nga rrushi".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 19-05-2009 më 05:38
    -

  8. #138
    Shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE brenda vitit 2009
    .................................................. .................................................. .......

    Kete fjali, me pelqen qe ta besoj.
    I lutem Zotit qe sa me shpejte te prishen barierat ne mes shteteve dhe popujve.
    Shqiptaret ne aspektin e levizjes neper bote kane qene me te diskriminuarit.
    Kane hjeke te zitë e llirit, disa kane "ndruar" komb e fe ( jane "bere" grek e serbe), vetemse te mbijetojne.
    InshAll-llah ka ardhe dita e bardhe edhe per ne.

    Pershendetje !

  9. #139
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Do ndodhe thua?
    Jam skeptik dhe postet ketu do jene edhe ne 2010 te shohim cdo ndodhe.


    Dito.

  10. #140
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Ju pershendes

    Me kujtohet nje thenie e Albert Einstein "A man should look for what is, and not for what he thinks should be."


    Gjithkush enderron por ama ne nje moment zgjohet dhe perballet me realitetin. Ka shume qe enderrojne dhe duke enderruar shume u eshte mbushur mendja qe ajo enderr eshte e vertete dhe e besojne si te vertete.

    Askujt nuk duhet tu behet qejfi qe nuk u lehtesua marrja e vizes apo heqja e tyre. Cfare duhet te kuptojme eshte qe deklaratat e ministrit te puneve te jashtme te Shqiperise ishin endra dhe deshira te bera publike me ze te larte. DHe besoj se ai duhet te dale dhe ta terheqe nje gje te tille dhe te thote me falni pasi po enderroja dhe harrova qe isha akoma duke enderruar dhe e bera publike nje ender timen si te vertete.

    Me vjen keq akoma qe ketu e 6 vjet qe lexoj kete forum akoma te njejtet persona shfryjne e ofendojne apo bejne retorika dhe perdorin epitete qe u duken shume te papershtatshme dhe pa vend. Disa te tjere u tregojne te tjereve ne menyre te dhunshme se ata skane te drejte dhe ato qe ato thone kane te drejte dhe pak me poshte flasin per "komunistat" apo ku ta di une dhe harrojne se ne menyren sesi shkruajne tregojne qe vete sillen si te tille dhe me e papershtatshmja eshte shprehja e fodullikut te pavend dhe pa shije.

    Ju kam thene me pelqen shume kur shikoj sesi shkruani ketu madje ua tregoj si histori gazmore dhe miqve te mi.

    Madje me gazmorja ka qene nje moment nga parlamenti ku kryeministri ishte ne podium dhe po fliste ne celular dhe pak me lart shikoje Kryetaren e parlamentit duke folur ne celular dhe ajo... po flisnin me njeri tjetrin thua valle?!???!?!?! nuk po gjej temat e humorit ketu ne forum


    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 19-05-2009 më 09:58 Arsyeja: ss

Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •