sa keq, po cfare te besh, "gur gur behet kalaja", prandaj duhet pak durim e shume pune![]()
sa keq, po cfare te besh, "gur gur behet kalaja", prandaj duhet pak durim e shume pune![]()
La vita è bella...
Sigurisht qe fajin e ka top-chanel dhe bandat enveriste,ose akoma me keq shqiptaret qe i duan te keqen vendit te tyre.
Se ata qe komentojne duke kritikuar jane patriotet me te flakte qe te paret do te japin jeten per vendin.
Tani shohim temen.
Jo me pak se dy muaj me pare ministri i jashtem i Italise u shpreh qe Shqiperia ka akoma shume per te bere per liberalizimin e vizave,dhe si afat eshte periudha 2010-2012.Kjo per te qene realiste,sepse me te vertete ka akoma shume per te bere.
Eshte pune tjeter qe ne prag te zgjedhjeve dikush kerkon te terheqe ujin ne mullirin e tij.Edhe kjo e kuptohet deri ne nje fare pike.
Si mund te kerkosh ti si shtet liberalizimin e vizave kur akoma ne 2009 ne nuk dijme sa njerez jetojne ne Shqiperi.
Sa eshte me hamendje?
2-3 apo 4 milione?
Kur akoma sot ka njerez qe si dokument perdorin çertifikaten e lindjes!!
Perse nuk pajisen njerezit me karta identiteti dhe pasaporta biometrike,por priten zgjedhjet per tu thene shqiptareve qe mos keni merak se mendon partia per ju.
Eshte shteti qe duhet ti jape mundesine qytetareve te levizin lirshem kudo qe duan te shkojne,dhe kjo behet vetem duke bere nje çensiment te thjeshte dhe duke pajisur njerezit me dokumenta.
Mire se te na vije liberalizimi se na heq barre te madhe ne emigranteve,qe ata pleqte tane te vijne e te na shikojne ndonjeher,pa patur nevoje te humbasesh muaj te tere per nje cope vize.
Por duhet te jemi realiste dhe mbi te gjitha duhet te jemi te gjithe te bashkuar per hallet dhe nevojat tona,e jo te perçare si zogj korbi nga disa shkaper-dhata politikane qe as i bien ne mendje per popullin por vetem mbushin xhepat e tyre.
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Para ca kohësh lexova një shkrim që mu duk interesant.....
Po s'përtuat lexojeni :
Monday, April 27, 2009
Europa dhe shqiptarët
Shtypi dhe televizionet njoftojnë se Europa do të liberalizojë vizat për serbët dhe maqedonasit në qershorin e vitit 2009. Pra, Serbia dhe Maqedonia, me sa duket, do të hyjnë në BE para Shqipërisë. Flitet edhe se Europa justifikohet se Shqipëria ende nuk i ka përmbushur standartet, pavarësisht se Kryeministri ynë, Sala, u ça e u nda duke këmbëngulur se do ta paraqesë kërkesën për anëtarësimin e saj në BE më 28 prill 2009. Kjo, vetëkuptohet, sjellje parazgjedhore e të shumëpërpjekurit Sali, nuk u vjen për shtat politikanëve evropianë, të cilët nuk lenë rast pa deklaruar, ashtu si me lezet, se nuk është koha që politika shqiptare të bëjë kllounada të tilla. Shqipëria le të bëjë njëherë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pastaj shohim e bëjmë se si do të veprojmë me të. Kështu sugjerojnë liderët evropianë, po ec e mbushi mendjen këtyre tanëve se sa shumë na do Europa ne, shqiptarët, në krahasim me serbët e maqedonasit.
Bukur. Europa edhe kësaj here nuk nguroi t’i shpallë hapur simpatitë dhe antipatitë e veta, siç ka bërë në shekuj e shekuj… Asgjë më shumë e më pak… Siç bëri më 1913 me Shqipërinë, copat më të mira të saj, Kosovë e Çamëri e plot troje të tjera, ua fali fqinjëve tanë lakmitarë; siç bëri edhe në vitin 1945, kur na la nën sundimin e diktaturës komuniste enveriane. Ne, shqiptarët e Shqipërisë, si gjithmonë, plebejtë e Europës (për shqiptarët e Kosovës sot për sot as nuk mendohet e jo të përmenden për të hyrë lirshëm në BE), dje, sot, mbase edhe nesër, po nuk ndryshuam.
Epo nuk ke ç’bën, do thotë ndonjëri. Kështu është sjellë qëmoti kurva plakë Evropë (qysh kur u shpik kurvëria, zanati më vjetër i botës) dhe kështu do të vazhdojë të sillet. Kjo është logjika e të fortit. Këtë logjikë përdor edhe kurva Europë. I forti do kurdoherë shoqërinë e të fortëve dhe jo të të dobtëve, siç na ka katandisur ne, shqiptarët, politika jonë e shitur greko-serbofile (nga kjo anë nuk ka faj Evropa).
Po Serbia e Maqedonia a nuk janë xhelatët e shqiptarëve?! - do thotë ndonjë tjetër... A nuk ishte Serbia kasapi ballkanas që kur është formuar si shtet, më vonë e më vonë në vitin 1990 dhe veçanërisht më 1999, me kosovarët? Të mos ishte Amerika, e cila angazhoi NATO-n për të ndërhyrë në Kosovë kundër makinës luftarake vrastare serbe, sot kosovarët do të bridhnin si muhaxhirë udhëve të botës, ashtu si çamët të përzënë prej shovenëve grekë. Të mos ishte Amerika, shqiptarët e Maqedonisë do të kishin pësuar të njëtin fat të keq, atë që u gatuan kasapët e politikës shovene maqedonase, të cilët vranë e prenë sa deshën dhe janë të gatshëm të veprojnë kështu përsëri, po të munden?!...
Pra, serbët e maqedonasit e sotëm xhelatë, si grekët e djeshëm, me shqiptarët çamë dhe sa shumë na i dashka Evropa! Po shqiptarët?!... Eh, shqiptarët, këta viktima të përjetshëm të politikave shovene të fqinjëve dhe të vetë politikës së tyre greko-serbofile!... Viktimë e përjetshme edhe Shqipëria!… Nëpër këmbët e Europës, po nuk ndryshoi…
Punë e madhe fort! Evropës as që i rruhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. E ç’i duhen asaj nëpër këmbë viktimat? Shoqëria e të fortëve kërkon të fortë dhe dihet se xhelatët janë të tillë. Pra, Europa e mençur, i mirëpret me dashuri në gjirin e vet xhelatët e fuqishëm, Serbinë dhe Maqedoninë. Vktima-Shqipëri larg, sa më larg saj!... Shqiptarët, si gjithmonë plebejtë e përjetshëm të patricëve evropianë, - thonë ata që s’na duan.
Përkundrazi, unë them: Kjo është logjika që e ka udhëhequr dhe do ta udhëheqë në jetë të jetëve Europën, derisa ne, shqiptarët, të kuptojmë se duhet t’i shkelim me këmbë politikat greko-serbofile që na drejtojnë, të marrim në dorë fatin tonë e të bëhemi të fortë, zotër të vetvetes, ashtu siç na sugjeron përditë politika e Amerikës së lirë. Ajo politikë që na bëri vend mes të fortëve të NATO-s.
Pra, detyrimisht, duhet të ndryshojmë, të bashkohemi e të bëhemi të fortë. Vetëm kështu do të jemi faktor i pranueshëm për Europën dhe për këdo tjetër. Duhet të bëhemi të fortë për t’u radhitur mes të fortëve të kësaj bote.
Shefki Hysa
http://krahuishqiponjes.blogspot.com...htypi-dhe.html
E sa për vizat, lëvizja e lirë d.m.th për ne është e rëndësishme por ajo që më bën përshtypje është se përse nuk përpiqen që shqiptarëve të mos u vejë mendja për viza....... !?
jo ore se Basha ka premtuar se do liberalizohen vizat ket vit .. dhe kungujt e besuan ... fatkeqesisht i doli rrena ne shesh para zgjedhjeve ... kto Europianet duan plumbin ore ,duhet te kishin prit dhe 1 muaj te na thonin piss off... mir e kishte njeri nga kto kungujt siper, fajin e ka Top Channel qe na sjell kto lajme para zgjedhjeve ,, mbylleni ate televizor qe thot se nuk liberalizohen ,mbyllni ate gazet qe thot se tragjedin e Gradecin e ben shokt e Sales a djalit te Sales ...mbyllni te gjith vetem zerin e popullit mbani ....rroft demokracia e kungujve ...
Jo Brar, pa dert, sepse nuk eshte asgje me teper se nje raport rutine dhe se te jesh i sigurte ti dhe gjithe shqiptaret se pas zgjedhjeve dhe pas pajisjes se qytetareve me karta identiteti, vizat do te hiqen per Ballkanin.
Eshte nje qendrim tashme i gjithe lidereve kryesore te BE, eshte nje kerkese e vazhdueshme e SHBA, qe rajonit ti jipen shanse per prosperitet te gjithanshem.
Jo me larg se sot lexova nje personalitet te larte politik ne Bruksel, qe shprehej se Ballkani ka trokitur ne porten tone dhe ne do t'ja hapim ate.
Lajmi i dhene nuk eshte asgje me teper se nje perpjekje per te perfituar nga fushata zgjedhore e asgje me teper se kaq!
Ne BE jane kryer pergatitjet per liberalizimin e vizave, per te gjithe rajonin.
Ky eshte kushti i vene per Shqiperine:
"Holding parliamentary elections in June in a free and fair manner remains a key condition".
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-05-2009 më 15:45
Perfundoi mbreme vone ne Bruksel, Keshilli i Pare i Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi. Ne deklaraten e perbashket, Bashkimi Evropian njeh se Shqiperia ka bere njefare progresi, por nenvizon se duhet forcuar shteti ligjor, lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar e trafiqeve.
Bashkimi Evropian ben thirrje per depolitizim te administrates publike dhe garantimin e nje gjyqesori te pavarur.
Ne lidhje me zgjedhjet, Keshilli perserit rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne perputhje me standardet, duke perfshire pajisjen me karta identiteti per qytetaret pa pasaporta.
Ne lidhje me liberalizimin e vizave, deklarata e perbashket thekson se Shqiperia ka bere progres, por duhen me shume perpjekje per te permbushur kriteret e udherrefyesit.
Ne lidhje me kete ceshtje, Komisioni Evropian u shperndau vendeve anetare gjate pasdites nje raport paraprak mbi ecurine e vendeve te rajonit per kriteret e udherrefyesit per heqjen e regjimit te vizave.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Juve doni te merrni veten me te mire, duke enderruar me sy hapur, por tjetri ta ka thene kaq here. Nuk do te behet kerkesa me tujte nga 2010. Nuk eshte vetem zgjedhjet, por edhe gjyqesori qe nuk mundesh ta zesh ne goje, se e di sa bukur e kane drejtuar.
Nuk u behet qejfi njerezve more Brar, se ti s'ma merr mendja te kesh marre malet dhe anijet te kesh vene veten ne rrezik, apo te familjes tende.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Nuk i besoj aspak ketyre raporteve fantazem te perpiluara ne zyrat e top chanel. Sa per punen e vizave une besoj se shpejt do te hiqen dhe shqiptaret do te mund te qarkullojne lirshem. Nga e kam une kete bindje do thoni ju? Kam kete bindje se shqiptaret e kane treguar me se miri se renditen perkrah vendeve perendimore. Kjo ne planin politik, teknik, ekonomik dhe individual
Ne planin politik kusht jane zgjedhjet, mendoj dhe besoj se ato do te zhvillohen te lira e te drejta, packa kontestimeve qe mund te bejne disa kokrra.
Ne planin teknik Kusht jane pajisja me karta, pra nje regjistrim i plote dhe i rregullt i popullsise
Ne planin ekonomik, mosndikimi i krizes boterore, rritja ekonomike e pranuar edhe nga te huajt, ndertimi i infrastruktures, rruge, porte, energjitika
Dhe plani individual, nuk jane aspak me te mire, rumunet,bullgaret, greket, apo italianet, nga shqiptaret perkundrazi. Individet shqiptare e kane treguar veten ne shumicen e rasteve qe jane njerez punetore, familjare, te ndershem, dhe jane integruar mjaft mire ne vendet ku kane shkuar
Atehere pse u dashka mohuar liria e levizjes shqipetareve. ( gje qe nuk e besoj ) Dhe nqs ndodh kjo une do ti drejtoja gishtin opozites, dhe te gjithe dashakeqeve, bile edhe ketu ne forum qe bejne cdo gje per te nxire imazhin e shqiperise.
Dhe per ta mbyllur me ben pershtypje gezimi qe shprehin disa kur degjojne lajme te tilla. Mjafton per ta te shahet Berisha pa le te rrije Shqiperia pa viza. Bare hame dhe parimet nuk i shkelim. Deri sa te vazhdoje nje mendesi e tille e semure do ta kemi veshtire te integrohemi......
Kuptohet qe ne kohe fushate elektorate do te mbijne shume "raporte sekrete" te perpiluara ne zyren e kryepropagandistit te PS, Edvin Rama, qe ashtu si shoku Enver beson se "politika me e mire eshte propaganda e kontrolluar nga lart".
Megjithate, problemi me ceshtjen e "liberalizimit te vizave" eshte se e demton Shqiperine me shume se sa e ndihmon. Shqiperia dhe mbare Ballkani kane shanse me te medha se kurre per t'iu dhene e drejta te levizin pa viza ne vendet Evropiane, sidomos tani qe ekonomia boterore eshte ne krize dhe nuk ka pune per emigrantet. Ne fakt, vendet evropiane e shohin liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit si nje menyre per te ndihmuar sadopak ekonomine dhe turizmin e tyre: emigrantet shqiptare qe fluturojne drejt vendeve evropiane ne kerkim te nje jete me te mire duke harxhuar te gjitha kursimet e tyre.
Premtimi i liberalizimit te vizave e ka origjinen e vete ne dyndjet e emigranteve shqiptareve drejt vendeve evropiane ne vitin 1990, menjehere pas renies se komuzmit. Dhe ne keto dy dekadat e fundit, emigracioni i shqiptareve ka qene ne mase aqsa mendohet se te pakten 1/3 e gjithe popullsise shqiptare 1.5 milion shqiptare kane emigruar perkohesisht ose pergjithmone ne Perendim. Kjo ka krijuar nje anemi te theksuar intelektuale dhe profesionale ne vend aqsa qeverise shqiptare i duhet te krijoje progame te vecante si BRAIN GAIN per te afruar nje pjese te te trurit te larguar.
Me pak fjale, nga aspekti politik, liberalizimi i vizave me vendet e BE eshte nje clirim psiqik per shqiptarin post-komunist dhe ne te njejten kohe nje sprove se Shqiperia dhe shqiptaret e kane lene pas tashme tranzicionin politik, ekonomik, shoqeror, nga nje shoqeri dhe ekonomi e izoluar dhe komanduar, ne nje shoqeri te lire e demokratike.
Ka njerez ne potiken shqiptare qe e shohin emigracionin si nje menyre per te rritur GDP dhe mireqenien e vendit me rritme te shpejta, duke llogaritur se: "te gjithe ata shqiptare qe emigrojne dergojne leke familjes ne Shqiperi dhe vizitojne si turiste vendin duke ndihmuar turizmin dhe ekonomine lokale." Ashtu sic ka edhe nga ata qe besojne se ne planin afatshkurter emigracioni masiv eshte pozitiv per ndihmen qe jep ne GDP e vendit, por ne planin afatgjate hemoragjia e resurseve njerezore ka per te frenuar zhvillimin e vendit: "shume pak nga ata qe ikin drejt Perendimit kthehen ne Shqiperi."
Per mendimin tim, kesaj ceshtje, i kushtohet me shume rendesi dhe vemendje se sa duhet. Fakti qe sot Shqiperia ka rritjen ekonomike me te larte ne Evrope edhe pse Evropa dhe gjithe bota eshte duke kaluar ne nje krize globale, deshmon se Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim qe ka nevoje per mendje dhe krahe pune. Bile une do te thosha qe po u vazhdua me keto rritme, jo me shume por per 2-3 vjet, problemi qe do te hasi politika dhe shoqeria shqiptare nuk do te jete me liberalizimi i vizave per jashte, por frenimi i emigracionit ilegal te gjithe atyre kinezeve, pakistanezeve, indianeve qe do te duan te emigrojne ne Shqiperi.
Albo
Kur nuk te krijohen kushtet do te ikesh, aq me teper ata qe jane ne periferi, qe u kalben prodhimet per arsye te marreveshjeve per te sjellur me teper kalbesiqe te importuara, sesa te ndihmojne pikerisht ata qe lene vendin.Megjithate, problemi me ceshtjen e "liberalizimit te vizave" eshte se e demton Shqiperine me shume se sa e ndihmon. Shqiperia dhe mbare Ballkani kane shanse me te medha se kurre per t'iu dhene e drejta te levizin pa viza ne vendet Evropiane, sidomos tani qe ekonomia boterore eshte ne krize dhe nuk ka pune per emigrantet. Ne fakt, vendet evropiane e shohin liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit si nje menyre per te ndihmuar sadopak ekonomine dhe turizmin e tyre: emigrantet shqiptare qe fluturojne drejt vendeve evropiane ne kerkim te nje jete me te mire duke harxhuar te gjitha kursimet e tyre.
Kjo ka qene gjithmone nje epidemi i vendit tone, per arsye sepse atje nuk e merr akoma ai qe eshte i afte punen, por vazhdojne me ate mentalitetin Enverian(miku nga mesapliku). Kjo e detyron ate intelektualin si gjithmone te iki ne nje vend te larget sikur edhe te laje enet.Premtimi i liberalizimit te vizave e ka origjinen e vete ne dyndjet e emigranteve shqiptareve drejt vendeve evropiane ne vitin 1990, menjehere pas renies se komuzmit. Dhe ne keto dy dekadat e fundit, emigracioni i shqiptareve ka qene ne mase aqsa mendohet se te pakten 1/3 e gjithe popullsise shqiptare 1.5 milion shqiptare kane emigruar perkohesisht ose pergjithmone ne Perendim. Kjo ka krijuar nje anemi te theksuar intelektuale dhe profesionale ne vend aqsa qeverise shqiptare i duhet te krijoje progame te vecante si BRAIN GAIN per te afruar nje pjese te te trurit te larguar.
Shqiperia ne demokraci ka 18 vjet, puna eshte qe ata qe kane akoma stafeten e komunizimit per te mbajtur me tutje ofiqet e tyre nuk u interesonte edhe ate popull qe u kishte ngelur atje ta kishin kaq te lire, se pastaj si do te beheshin gjithe ato leke neper amabsada per te marre nje vize, apo i klandestineve.Me pak fjale, nga aspekti politik, liberalizimi i vizave me vendet e BE eshte nje clirim psiqik per shqiptarin post-komunist dhe ne te njejten kohe nje sprove se Shqiperia dhe shqiptaret e kane lene pas tashme tranzicionin politik, ekonomik, shoqeror, nga nje shoqeri dhe ekonomi e izoluar dhe komanduar, ne nje shoqeri te lire e demokratike.
Kjo nuk eshte vetem nje "parje", por nje realitet te cilin e ve ne dukje edhe vete institucionet ekonomike nderkombetare kur bejne bilancin e ekonomise tone. Nje nga arsyet qe i kane bere kaq here qeverise verejtje te kene kujdes me shpenzimet, mbasi emigrantet neper bote te cilet cojne pjesen me te madhe te ndihmave, nuk do te kene edhe aq shume per shkak te renies se ekonomise globale.Ka njerez ne potiken shqiptare qe e shohin emigracionin si nje menyre per te rritur GDP dhe mireqenien e vendit me rritme te shpejta, duke llogaritur se: "te gjithe ata shqiptare qe emigrojne dergojne leke familjes ne Shqiperi dhe vizitojne si turiste vendin duke ndihmuar turizmin dhe ekonomine lokale." Ashtu sic ka edhe nga ata qe besojne se ne planin afatshkurter emigracioni masiv eshte pozitiv per ndihmen qe jep ne GDP e vendit, por ne planin afatgjate hemoragjia e resurseve njerezore ka per te frenuar zhvillimin e vendit: "shume pak nga ata qe ikin drejt Perendimit kthehen ne Shqiperi."
Per mendimin tim, kesaj ceshtje, i kushtohet me shume rendesi dhe vemendje se sa duhet. Fakti qe sot Shqiperia ka rritjen ekonomike me te larte ne Evrope edhe pse Evropa dhe gjithe bota eshte duke kaluar ne nje krize globale, deshmon se Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim qe ka nevoje per mendje dhe krahe pune. Bile une do te thosha qe po u vazhdua me keto rritme, jo me shume por per 2-3 vjet, problemi qe do te hasi politika dhe shoqeria shqiptare nuk do te jete me liberalizimi i vizave per jashte, por frenimi i emigracionit ilegal te gjithe atyre kinezeve, pakistanezeve, indianeve qe do te duan te emigrojne ne Shqiperi.
Albo
Po mire ti dhe une se jemi ketej e levizim kur te duam, por andej ata njerezit kur s'kane pune e per te ngrene, do dalin tutje qe te kerkojne pune te pakten ne vendet fqinje, gje qe e bejne akoma me lanxha apo me kembe, per te siguruar buken e gojes. "Cfare rritje eshte kjo kur lista e njerezve qe marrin ushqime me lista rritet gjithnje, nuk e kuptoj. Te them te drejten nuk me interesojne shume numrat sado qe merrem me to, kur nuk shikoj nje ndryshim real. Si ka mundesi kur papunesia eshte duke u shtuar, te rritet kjo ekonomi.
Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 19-05-2009 më 01:15
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Krijoni Kontakt