Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    "Shqipëria e madhe" apo "Shqipëria etnike"?

    Duke vëzhguar shumë hollësisht ndodhi të ndryshme në lidhje me çështjen tonë kombëtare, gjithmon kam shikuar një ngecje këtu, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, pra tek dilema që e lexoni edhe nga vet titulli i temës.

    Ju personalisht për çka jeni, për Shqipëri të madhe apo atë etnike?

    Çka nënkuptoni ju me Shqipëri të madhe gjegjësisht etnike?

    Pse mendoni se duhet njëra të egzistoj e tjetra jo, ku qëndron problemi?



    Rapsoul


    ps. temës do ti bashkangjis edhe mendimin tim pak më vonë.
    Sui generis

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Të gjithë ata që përdorin termin "Shqipëri E Madhe" janë mjeranë dhe injorant sepse Shqipëria edhe po të përfshijë në hartën e saj gjithë Ballkanin ajo prap nuk është e madhe.
    Termi "E MADHE" është thjesht një term i adaptuar nga fqinjët tanë. Grekët dolën të parët me "MEGALI IDEA" për Greqinë e Madhe. Më pas fqinjët tanë verior dolën me idenë e Serbisë së Madhe dhe dihet fundi i tyre, tani rrezikojnë të humbasin dhe Vojvodinën dhe Sanxhakun.

    Shqipëria nuk mund të jetë as e madhe dhe as e vogël, ajo do të jetë Etnike. Dhe ky është termi që ne të gjithë duhet të përdorim duke përfshirë në të të gjitha trojet Shqiptare.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Të gjithë ata që përdorin termin "Shqipëri E Madhe" janë mjeranë dhe injorant sepse Shqipëria edhe po të përfshijë në hartën e saj gjithë Ballkanin ajo prap nuk është e madhe.
    Termi "E MADHE" është thjesht një term i adaptuar nga fqinjët tanë. Grekët dolën të parët me "MEGALI IDEA" për Greqinë e Madhe. Më pas fqinjët tanë verior dolën me idenë e Serbisë së Madhe dhe dihet fundi i tyre, tani rrezikojnë të humbasin dhe Vojvodinën dhe Sanxhakun.

    Shqipëria nuk mund të jetë as e madhe dhe as e vogël, ajo do të jetë Etnike. Dhe ky është termi që ne të gjithë duhet të përdorim duke përfshirë në të të gjitha trojet Shqiptare.
    Postim shum i bukur dhe i qarte, ndersa une kisha shtuar qe termi "shqiperi e madhe" nuk do te realizohet kurre sepse ashtu sic e kuptoj shqiperia do te behet e madhe kur krejt shqiptaret te jetojne ne nje shtet, dmth sipas kesaj llogike duhet te pushtojne gjysmen e amerikes dhe tere europen bashke me nje pjese shum te mire te azise.

    Mendoj qe shqiptaret duhet te jene per Shqiperine Etnike.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #4
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Unë du t'i bashkojmë trojet shqiptare pastaj të marrim Malin e Zi, e pastaj Maqedoninë, pastaj Serbinë, Bosnën Kroacinë dhe Slloveninë, dhe ja u krijua Iliria.

    Pastaj Iliria futet në Bullgari, Hungari, Austri, Zvicër, Rumuni, Moldavi, Greqi, Itali, Turqi, Çeki, Sllovaki, Poloni jugore, Ukrainë, Bayern, Liban, Izrael, Armeni, Kazakistan, Uzbekistan, Kirgistan, Turkmenistan, Iran, Afganistan, Pakistan, Kashmir.

    Eh kjo është aspirata jonë.

  5. #5
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anëtarësuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Endrra e c'do shqiptari eshte "Shqiperia etnike" dmth Shqiperia sic duhet te ishte ne te vertete.Shprehja "Shqiperi e madhe" eshte nje sajim i fqinjeve tane me i dhene kesaj endrre nje forme pushtimi, sikur shqiptaret duan te aneksojne tokat e fqinjeve me dhune.
    Qe te arrihet ky qellim duhet ne shqiptaret e diaspores te ndjekim shembullin e hebrenjeve.Duhet te jemi te bashkuar te organizohemi e te ndihmojme njeritjetrin dhe kur te kemi ikur nga faza "punetore krahu" dhe te kemi arritur ne fazen "biznesmen" ose "njeri me pozite" vetem ateher ne mund t'ia arrinim qellimit tone.
    A mund ta imagjinoni forcen tone sikur arvanitasit,arbereshet,shqiptaret e turqise dhe gjithe shqiptaret anembane botes te kishin ndjekur shembullin e mesiperm?
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jackvar
    Anëtarësuar
    19-03-2008
    Postime
    43
    "Shqiperi e Madhe" rrjedh nga fjala serbe "Velika Albania", ne mnyre ironike perdoret per ta ushqy popullin serb dhe tjeret ne rajon me ndjenja anti-shqiptare duke na paraqitur si popull i prirur per te shkaktu probleme ne rajon, popull qe gjithmon ka synime ne tokat e 'fqinjve'.

  7. #7
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    a kish bo dyjat
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  8. #8
    Trepca&Chelsea
    Anëtarësuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Vetem Shqiperia etnike, nuk fjala kuptim Shqiperia e madhe sepse atehere nuk folim per historin tokes shqiperise por flasim per toka cilat dojne mu bashkangjit me shqiperi masi jane shqiptar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2007
    Postime
    4

    Shqiperi e madhe apo shqiperi etnike

    Termi "Shqiperi e Madhe " nuk ekziston pasi Shqiperia ose shqiptaret nuk kane synuar kurre te zgjerohen apo te pushtojne tokat e te tjereve dhe ne kthehen ne kolonizatore per kerkend ata thjesht kane pretenduar ne heshtje gjithnje te kene nje shtet qe ti bashkoj qe ti perfaqesoj gje qe nuk e paten kurre .
    Termi me i pershtatshem do te ishte "Shqiperi e natyrshme" , ajo Shqiperi qe i perfaqeson shqiptaret ne baze te shtrirjes territorjale te tyren ne Ballkan .
    Fqinjet tane per te legjitimar ose fshehur qellimet e tyre ekspansioniste kane shtruar rrezikun e "Shqiperise se Madhe", rrezik i cili ishte imagjinar dhe qe nuk ka ekzistuar pasi qellimi i shqiptareve ka qene gjitnje krijimi i nje shteti ne kufijt e territorit ku jetonin dhe asnjehere pertej kesaj .

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duke vëzhguar shumë hollësisht ndodhi të ndryshme në lidhje me çështjen tonë kombëtare, gjithmon kam shikuar një ngecje këtu, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, pra tek dilema që e lexoni edhe nga vet titulli i temës.

    Ju personalisht për çka jeni, për Shqipëri të madhe apo atë etnike?

    Çka nënkuptoni ju me Shqipëri të madhe gjegjësisht etnike?

    Pse mendoni se duhet njëra të egzistoj e tjetra jo, ku qëndron problemi?



    Rapsoul


    ps. temës do ti bashkangjis edhe mendimin tim pak më vonë.


    Ne ëndërra te m'dhaja s'kemi,
    veq folene ku flenë shqiponja.
    Shqiperine natyrale!
    katër vilajetet tona.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Basha: Shqipëria në NATO dhe pavarësia e Kosovës, konjuktura më e favorshme historike e kombit tonë



    Pavarësia e Kosovës, Samiti i Bukureshtit dhe Samiti i ardhshëm në Starsburg Kehl janë tre gurët kilometrikë të rrugës së pakthyeshme të Ballkanit Perëndimor drejt paqes, stabilitetit dhe vlerave të Evropës së lirë dhe demokratike. Kështu ka vlerësuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha në Konferencën e 13 të Kombëtare të Shoqatës Kombëtare të Atlantikut të Veriut. Përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri Basha, në fjalën e tij tha se në prill 2OO9 Shqipëria do të jetë vend anëtar i NATO s dhe vend i asociuar i Bashkimit Evropian. "Po të konsiderojmë këtu edhe pavarësinë e Kosovës, mund të themi pa frike se kjo është konjuktura më e favorshme historike që ka përjetuar ndonjëherë kombi ynë", nënvizoi Basha. Gjithashtu Basha theksoi se "kurrë më parë, siguria e rajonit tonë nuk ka qenë më lart se sot dhe perspektiva për paqe dhe zhvillim afatgjatë, kaq e prekshme". Ai tha se Shqipëria mirëpret fillimin e Dialogut të Intensifikuar të NATO s me Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi, për tërë spektrin e çështjeve politike, ushtarake, të sigurisë, etj., dhe është e gatshme t'u ofrojë bashkëpunimin e saj maksimal dhe përvojën e fituar vendeve të rajonit, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ballafaqimi me shqipërinë e Madhe

    Shkruanr, Prof.Dr. Hysamedin FERAJ



    Ky shkrim zë fill në përpjekjet e mëparshme pët t'u mbushur mendjen politikanëve dhe inteletualëve shqiptarë të mos i shmangen idesë së Shqipërisë së Madhe në ballafaqim me botën, por t'a mbrojnë atë në kuptimin e bashkimit në një shtet të territoreve me shumicë popullsinë shqiptare dhe në qëndrimin e mbajtur dhe argumentimin e zhvilluar nga z. Abdi Baleta në Teheran ku ballafaqoi si duhet në debatin për Shqipërinë e Madhe (shih: A.Baleta, "Dy ditë Kosovare në Teheran botuar në "Bota Sot", dhe "Rimëkëmbja")

    Deri tani shqiptarët përgjithësisht kanë refuzuar emërtimin Shqipëri e Madhe, kanë refuzuar të pranojnë se ka ndonjë kuptim, kanë refuzuar të pranojnë se është kërkesë politike e shqiptarëve, kanë refuzuar të kuptojnë se ai është një koncept që shpreh një qëndrim politik dhe kanë refuzuar të ballafaqohen me këtë qëndrim politik.

    Këto qëndrime megjithëkëtë nuk kanë ndikuar që nga faktori ndërkombëtar të mos përdoret nocioni Shqipëri e Madhe dhe të mos kundërshtohen të gjitha kërkesat politike të shqiptarëve që nga pavarësia e Kosovës deri tek statusi shtetformues i shqiptarëve në Maqedoni dhe madje edhe hapja e Universitetit në Tetovë e njohja e pakicës shqiptare në Greqi me arsyetimin se përbëjnë hapa drejt Shqipërisë së Madhe. Cila palë ka të drejtë: Shqiptarët që ngulin këmbë se nuk duan Shqipëri të Madhe dhe se këta hapa nuk çojnë drejt saj, apo politikanët e huaj që ngulin këmbë se këta hapa çojnë drejt Shqipërisë së Madhe?

    Përgjigjjia varet nga kuptimi që i jepet nocionit "Shqipëri e Madhe ".

    Këtu nuk mund të shterrohen të gjitha kuptimet e mundëshme sepse varen nga konteksti, përdoruesi i nocionit etj., por disa prej kuptimeve më të mundëshme mund të parashikohen dhe shqyrtohen. Sidoqoftë, pavarësisht nga konteksti dhe përdoruesi qëndrimi i shqiptarëve mund të fillojë pikërisht duke i kërkuar përdoruesit të thotë kuptimin në të cilin e përdor dhe pastaj të provohet se ai përdorim ose është absurd, sepse nuk mund të përdoret në mënyrë koherente për analiza politike ose është thjesht nocion i shkurtër i një politike të përpunuar gjërësisht kundër shqiptarëve, kryesisht nga pozita të nacionalizmit serb grek. Në të dy rastet shqiptarët nuk dalin të fituar duke u betuar se nuk dëshirojnë "Shqipërinë e Madhe". Në të dy rastet shqiptarët dalin të fituar po të mos mohojnë "Shqipërinë e Madhe" por të mbrojnë politikën e bashkimit të territoreve që banohen në shumicë nga shqiptarët në një shtet të përbashkët.

    Kuptimi më i zakonshëm i cilësorit "i (e) madh" për një shtet është shtrirja ose kërkesa për t'u shtrirë përtej territoreve që banohen në shumicë nga kombi i shtetit në fjalë. Prandaj kush shpreh pikëpamjen se shqiptarët kërkojnë të krijojnë "Shqipërinë e Madhe" i duhet kërkuar se ku e bazon këtë konstatim, në çfarë treguesish politikë?

    Ai që shprehet se shqiptarët kërkojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe në këtë kuptim duhet të sjellë si tregues ekzistencën e një programi që përpunon strategjinë e shtrirjes së shtetit shqiptar përtej territoreve të banuara në shumicë nga shqiptarët, ose të tregojë se kaq e aq parti politike kanë në programet e veta synimin për të shtrirë shtetin shqiptar përtej territoreve të banuara në shumicë nga shqiptarët, ose se një program i tillë është program qeveritar, i përfshirë në ndonjë akt juridik si kushtetuta etj., etj. Pa ofruar të dhëna që mbështeten në tregues (indikatorë) të tillë del se përdoruesi ngre hipoteza të pabazuara dhe kështu skualifikohet nga diskutimi serioz. Ndoshta më tej një pjesë e dëgjuesve të debatit nxjerrin përfundimin edhe se përdoruesi po përpiqet t'i manipulojë dhe t'i shtyjë për t'i vendosur në shërbim të një politike që mund të jetë e tyre.

    Momenti i dytë i këtij përdorimi të nocionit "Shqipëri e Madhe" i ndihmon shqiptarët për t'iu kundërvënë ekzistencës së sotme të Serbisë, Maqedonisë, Greqisë etj. Në qoftë se cilësori "i madh" do të thotë shtet që shtrihet përtej kufijve të banuar në shumicë nga popullsia e atij shteti, atëherë përdorimi konsekuent i konceptit tregon se tanimë kemi Serbi të Madhe, Maqedoni të Madhe, Greqi të Madhe, Rusi të Madhe.

    Të gjitha këto shtete ose njësi që pretendojnë se janë shtete shtrihen në territore në të cilat as rusët, as maqedonasit, as grekët, as serbët nuk përbëjnë shumicë. Edhe në qoftë se shqiptarët synojnë të shtrihen tej territoreve të banuara në shumicë nga shqiptarët tani për tani kjo është një mundësi, ndërsa shtrirja e tillë e Rusisë, Serbisë, Greqisë, Maqedonisë etj., është realitet, është aktualitet. Prandaj përdoruesi i termit "Shqipëri e Madhe" duhet të japë shpjegime pse është vetëm kundër krijimit të "Shqipërisë së Madhe” dhe jo kundër Serbisë së Madhe, Rusisë së Madhe, Greqisë së Madhe, Maqedonisë së Madhe et.? Duhet të jap shpjegim edhe pse e shqetëson më shumë diçka që eziston si mundësi (Shqipëria e Madhe) dhe jo diçka që ekziston si relalitet politk (Serbia e Madhe, Greqia e Madhe etj.)?

    Edhe në këtë rast një pjesë e dëgjuesve të debatit shohin se përdoruesi i nocionit "Shqipëri e Madhe" është i njëanshëm, se nuk mund ta përdorë në mënyrë koherente nocionin e thënë vetë etj. Në fund edhe në qoftë se shqiptari që kërkon këto shpjegime dhe bën këto konstatime nuk fiton simpatinë e auditorit në drejtim të politikës, së paku tregon se nuk është budalla dhe se di të bëjë analizë konceptesh e në këtë rrafsh teorik-mendor fiton simpatinë e qenieve që mendojnë dhe ruajnë dinjitetin e vet.

    Kuptimi tjetër më i mundshëm është përdorimi i cilësorit "i madh" për të treguar shtrirjen e një shteti në territoret e banuara me shumicë nga popullsia e tij, në rastin e "Shqipërisë së Madhe" shtrirjen e shtetit shqiptar në territoret që banohen më shumicë nga popullsi shqiptare. Në qoftë se përdoruesi i termit "Shqipëri e Madhe" e përdor termin në këtë kuptim, atëherë përdorimi që të jetë me kuptim, racional, i paanshëm etj, do të duhej të shtrihej mbi të gjitha rastet e njëjta. Atëherë shumica e shteteve të botës do të duhej të quheshin të mëdha, të thuhej : Kina e Madhe, Gjermania e Madhe, Franca e Madhe, Italia e Madhe etj, etj. Sepse të gjitha këto shtete shtrihen mbi të gjitha territoret që popullohen me shumicë përkatësisht nga kinezët, gjermanët, francezët, italianët etj. Përdoruesi i termit "Shqipëri e Madhe" në këtë kuptim duhet pyetur pse nuk flet kështu, pse nuk e përdor cilësorin "i Madh" edhe për të gjitha shtetet që shtrihen në territoret e banuara në shumicë nga popullsia e vet, pra pse nuk e përdor termin edhe për Francën, Gjermaninë, Italinë, Kinën etj, por vetëm për shqiptarët?!

    Momenti tjetër i rëndësishëm i këtij përcaktimi që duhet vënë në dukje është se përdorimi i cilësorit "i madh" për të treguar shtrirjen e një shteti në territoret e banuara me shumicë nga popullsia e tij del se procesi i krijimit të "Shteteve të Mëdha" ndodh jo vetëm si proces i bashkimit por edhe si proces i ndarjeve. Kështu mbas ndarjes shtete të tilla si Çekia, Sllovakia, Ukraina, Kroacia, Letonia etj, shtrihen në territoret e banuara me shumicë nga popullsi çeke, sllovake, ukrainase, kroate, letone dhe për rrjedhojë duheshin quajtur Çekia e Madhe, Sllovakia e Madhe, Ukraina e Madhe, Kroacia e Madhe, Letonia e Madhe etj. Përdoruesi i konceptit "Shqipëri e Madhe" në këtë kuptim si shtrirje e shtetit në territoret e banuara me shumicë nga popullsia e tij duhet pyetur dhe i duhet kërkuar të japë shpjegim pse nuk e përdor këtë cilësim edhe për këto shtete por vetëm për Shqipërinë?

    Kuptimi i tretë i mundshëm i cilësorit "i madh" është përdorimi për të treguar prirjen drejt ndryshimit të kufijve midis shteteve dhe pavarësisht nga popullsia shumicë bashkimin e pjesëve të territoreve që më parë i kanë takuar një shteti me një shtet tjetër. Në këtë kuptim cilësori "i madh" prapë nuk mbetet për t'u përdorur vetëm në rastin e shqiptarëve, të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por edhe në raste të tjera, madje në raste kur jo vetëm pjesë por i gjithë territori i një shteti tjetër është bashkuar me një shtet tjetër si Gjermania e Madhe, Jemeni i Madh, Kina e Madhe pas bashkimit të saj me Hong-Kongun, apo kur ajo kërkon bashkimin e Tajvanit, Koreja e Madhe, Vietnami i Madh. Në qoftë se thuhet se këto kanë qenë shtete më vete e sovrane dhe prandaj kanë vendosur me cilësinë e sovranit të bashkohen, ndërsa Kosova nuk ka vullnet sovran sepse nuk është shtet, atëherë del se problemi zgjidhet lehtë pasi është politik dhe jo juridik, as formal logjik: Mjafton që Kosovës t'i njihet pavarësia dhe sipas këtij kuptimi i njihet e drejta e bashkimit. Njohja e pavarësisë së një vendi është çështje vullneti politik dhe më pas çështje ligjore. Në qoftë se pavarësia nuk i njihet nga frika se ajo bashkohet me Shqipërinë kjo do të thotë se pengesë është mungesa e vullnetit politik për t'u lejuar shqiptarëve këtë bashkim dhe nuk është çështje termi si termi "i madh" etj, kur ky bashkim bëhet ndërmjet dy shteteve sovrane.

    Në fund duket qartë se çështja e Kosovës dhe e territoreve të tjera shqiptare është zero sum game (lojë me shumë zero) ku vetëm njëra palë fiton. Kosova ose do t'i mbetet Serbisë dhe Jugosllavisë dhe atëherë kemi Serbi të Madhe ose i bashkohet Shqipërisë dhe atëherë kemi Shqipëri të Madhe. Këtu mbetet për të zgjedhur vetëm kush është me Serbinë e Madhe dhe kush është me Shqipërinë e Madhe. Ai që del kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është për Serbinë e Madhe dhe ai që pranon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është për Shqipërinë e Madhe. Prandaj Shqiptarët duhet në çdo rast t'i kërkojnë atij (asaj) që i kundërvihet Shqipërisë së Madhe të japë shpjegime pse është për Serbinë e Madhe?

    Si rezultat mund të thuhet se në cilindo prej kuptimeve që përdoret cilësori "i madh" për një shtet ai nuk është i vlefshëm si term në qoftë se përdoret vetëm për rastin e shqiptarëve dhe për asnjë rast tjetër të ngjashëm me të në thelb. Përdorimi i tillë i termit është logjikisht i papranueshëm sepse e bën diskutimin pa kuptim.

    Në qoftë se termi " i madh" fillon e përdoret për të treguar diçka si ato që u thanë më lart atëherë do të krijohej një gjuhë politike e pazakonshme sipas së cilës shumica e shteteve ekzistuese do të duhej të cilësosheshin të mëdha: Kina e Madhe, Rusia e Madhe, Franca e Madhe, Greqia e Madhe, Italia e Madhe, Gjermania e Madhe etj. Në qoftë se termi përdoret vetëm për rastin shqiptar atëherë duhet treguar se çfarë ka të pazakonshme tek shqiptarët të cilëve për shkak të kësaj të veçante që nuk e paska asnjë komb tjetër u mohohet ajo çka u lejohet dhe u njihet si e drejtë legjitime të gjithë kombeve të tjerë.

    Në qoftë se termi përkufizohet në mënyrë të përgjithëshme dhe zbatohet vetëm në rastin shqiptar atëherë del se nuk kemi të bëjmë me një term që përdoret për analiza dhe për të kthjelluar ndonjë politikë shqiptare, domethënë koherente, konsistente etj., por për të shprehur qëndrimin e veçantë politik të përdoruesit të këtij termi ndaj shqiptarëve për t'u mohuar atyre atë që u njeh të gjithë kombeve të tjerë. Ai që përmend Shqipërinë e Madhe për t'iu kundërvënë bashkimit të shqiptarëve e territoreve të tyre në një shtet thjesht mbron idenë e Serbisë së Madhe e të Greqisë së Madhe në Ballkan dhe nuk i kundërvihet idesë së shtetit të madh në përgjithësi, ashtu në vetvete. Në fund të fundit cilësori " i madh" nuk përdoret në vetvete gjithnjë dhe për çdo rast me ngjyrim negativ, sepse ekziston një Britani e Madhe dhe askujt deri tani nuk i ka shkuar në mend ta zhbëjë si shtet me argumentin se është i papranueshëm një shtet me cilësorin " i madh".

    Nga të gjitha këto dhe shumë të tjera që mund të thuhen më tej del se shqiptarët nuk kanë përse të tremben kur u përmendet Shqipëria e Madhe dhe nuk duhet të mohojnë se kërkojnë pikërisht krijimin e Shqipërisë së Madhe që përfshin të gjitha territoret e e banuara në shumicë nga shqiptarët dhe që kanë vijimësi territoriale, sepse është ky qëndrim që i vë në pozitën e fitimtarit të debatit e të argumentit dhe jo trembja, fshehja, ikja nga kjo ide.

    Në qoftë se cilësori " i madh" ka një kuptim, pra kuptimin e bashkimit të territoreve ta banuara në shumicë në një shtet të përbashkët, ose kuptimin e bashkimit të dy shteteve sovranë me të njëjtën popullsi atëherë të drejtë kanë politikanët dhe analistët e huaj që ngulin këmbë se pavarësia e Kosovës, statusi shteformues i shqiptarëve në Maqedoni etj., janë hapa drejt Shqipërisë së Madhe dhe nuk kanë të drejtë shqiptarët që i kërkojë këta hapa dhe mohojnë se synojnë të shkojnë drejt Shqipërisë së Madhe. Me këtë mohin nuk ia hedhin dot askujt, vetëm tregojnë paaftësi për të mbrojtur strategjinë dhe politikën e vet.

    Shqiptarët fitojnë në qoftë se shpallin se synojnë bashkimin e territoreve me shumicë popullsie shqiptare në një shtet dhe në qoftë se kjo është Shqipëria e Madhe, atëherë synimi i tyre është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Ndërsa kundërshtarët t'i pyesin pse janë kundër kësaj Shqipërie të Madhe dhe pro Serbisë së Madhe, Greqisë së Madhe, Britanisë së Madhe, Kinës së Madhe, Gjermanisë së Madhe, Francës së Madhe, Rusisë së Madhe etj.? Sot për sot askush nuk mund të jetë kundër shteteve të mëdha në këtë kuptim.


    Përgatiti, Sabri Selmani
    Kiel-Gjermani"

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mëmëdheu


    Mëmëdhe quhet toka

    ku për dhjamë qeni të shkon koka

    ku kam dashur mëmë e atë

    ku fajdet të grijnë paratë

    ku kam fis e ku kam farë

    ku s’ka dritë po pishtarë

    ku të mbyt pluhuri, tallashi

    ku kërcet e pret kallashi

    ku ka diamant e ar

    po s’gjen ujë për t’u larë

    Mëmëdhe është kjo copë toke

    që të bën me dhimbje koke

    ku po shemben kombinate

    dhe hajdutët ngrenë pallate

    ku bën ligjin kontrabanda

    dhe një pjesë punojnë në banda

    ku bëjnë çmos shesin dhe dhëmbët

    veç të ikin nga sytë këmbët.

    Mëmëdhe quhet ky vend

    që ka deputetë me mend

    që përleshen e bërtasin

    që nuk dinë as vetë se ç’flasin

    ku ka ligje edhe rend

    veç për formë jo me gjithë mend

    ku të grijnë të bëjnë sallatë

    jo më larg po në gjykatë

    ku për kunj tjetri të zhvesh

    dhe polici rri e qesh

    ku të tredhin “duke qarë”

    si vëllezër opozitarë.

    Dhe këtë t’ua dish për nder

    se ka dhe tritol nën derë

    ku rroj me gaz e me shpresë

    të gdhihem gjallë në mëngjes

    ku ka bukë veresie

    dhe mijëra lypsarë si hije

    ku një vrasës e një gomar

    ka më vlerë se një shkrimtar

    ku ngroh vezë revolucioni

    ku të grijnë me atë gjys pensioni

    ku ç’kish bërë “demokracia”

    i fshin meritokracia

    ku gjithshka “lind” nga asgjëja

    ku të merr shpirtin TVSH-ja

    ku zihen burrat si gjelat

    kush e kush të rrëmbejë thelat.

    Militantët, ish-sekretarët

    për kolltuk na vijnë të parët

    mëmëdhe është dhe milioni

    benci, vila, telefoni

    uiski, vera e rakia

    kur ty xhan të ka “Partia”.

  14. #14
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Unë du t'i bashkojmë trojet shqiptare pastaj të marrim Malin e Zi, e pastaj Maqedoninë, pastaj Serbinë, Bosnën Kroacinë dhe Slloveninë, dhe ja u krijua Iliria.

    Pastaj Iliria futet në Bullgari, Hungari, Austri, Zvicër, Rumuni, Moldavi, Greqi, Itali, Turqi, Çeki, Sllovaki, Poloni jugore, Ukrainë, Bayern, Liban, Izrael, Armeni, Kazakistan, Uzbekistan, Kirgistan, Turkmenistan, Iran, Afganistan, Pakistan, Kashmir.

    Eh kjo është aspirata jonë.

    po tall lesht ti apo e ke me vertet?
    nqs e ke me te vertet, te pakten na e thuj , qe te te hapim rrugen heres tjeter.

  15. #15
    Pink Floyd Maska e 'Zarathustra
    Anëtarësuar
    28-01-2009
    Vendndodhja
    Edinburgh
    Postime
    13
    A ka ndjenje ma te mire se ne harten e botes te shkruhet dikund ne Ballkan Great Albania .
    Ka muzikë të mirë e të keqe por ka edhe muzikë që quhet Pink Floyd .

  16. #16
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    po tall lesht ti apo e ke me vertet?
    nqs e ke me te vertet, te pakten na e thuj , qe te te hapim rrugen heres tjeter.
    Po ti s'ke tjetër punë veç të kalosh kohën kot.

    Çfarë vlere ka konkretisht kjo që ke shkruajtur??? Më vje gjynah që tipa si ti humbni kohën kot, me llafe të kota. Më dhimbseni jo për gjë por jeni shqiptarë, ndaj më vje keq kur flisni palidhje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540
    shqiperia e madhe kosoven e morem.pastaj e ka radhen cameria e keshtu me radhe
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  18. #18
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shqiperia Etnike

  19. #19
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duke vëzhguar shumë hollësisht ndodhi të ndryshme në lidhje me çështjen tonë kombëtare, gjithmon kam shikuar një ngecje këtu, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, pra tek dilema që e lexoni edhe nga vet titulli i temës.

    Ju personalisht për çka jeni, për Shqipëri të madhe apo atë etnike?

    Çka nënkuptoni ju me Shqipëri të madhe gjegjësisht etnike?

    Pse mendoni se duhet njëra të egzistoj e tjetra jo, ku qëndron problemi?



    Rapsoul


    ps. temës do ti bashkangjis edhe mendimin tim pak më vonë.
    Une do te thoja thjesht ( SHQIPERI )
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  20. #20
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Se pari nuk pajtohem me kete Shqiperi e madhe sepse ky terme nuk eshte real se Shqiperine pasi dihet mire se si u bene ndarja mos te hy andej por se ky eshte thjeshte nje promo nga armiqte se kinse shqiptaret deshirojne te krijojne Shqiperine e Madhe por Shqiperia e bashkuar nuk do te thote Shhqiperi e madhe por tjeshte Shqiperi Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dinamo "E Madhe"
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 313
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 17:47
  2. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 13:01
  3. Të djathtët krijojnë "Aleancën e Madhe" për zgjedhjet vendore
    Nga panti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:43
  4. "Shqipëria etnike është projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  5. Lufta e Madhe; nuk eshte larg
    Nga Kryeplaku në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •