Basha: Shqipëria në NATO dhe pavarësia e Kosovës, konjuktura më e favorshme historike e kombit tonë
Pavarësia e Kosovës, Samiti i Bukureshtit dhe Samiti i ardhshëm në Starsburg Kehl janë tre gurët kilometrikë të rrugës së pakthyeshme të Ballkanit Perëndimor drejt paqes, stabilitetit dhe vlerave të Evropës së lirë dhe demokratike. Kështu ka vlerësuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha në Konferencën e 13 të Kombëtare të Shoqatës Kombëtare të Atlantikut të Veriut. Përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri Basha, në fjalën e tij tha se në prill 2OO9 Shqipëria do të jetë vend anëtar i NATO s dhe vend i asociuar i Bashkimit Evropian. "Po të konsiderojmë këtu edhe pavarësinë e Kosovës, mund të themi pa frike se kjo është konjuktura më e favorshme historike që ka përjetuar ndonjëherë kombi ynë", nënvizoi Basha. Gjithashtu Basha theksoi se "kurrë më parë, siguria e rajonit tonë nuk ka qenë më lart se sot dhe perspektiva për paqe dhe zhvillim afatgjatë, kaq e prekshme". Ai tha se Shqipëria mirëpret fillimin e Dialogut të Intensifikuar të NATO s me Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi, për tërë spektrin e çështjeve politike, ushtarake, të sigurisë, etj., dhe është e gatshme t'u ofrojë bashkëpunimin e saj maksimal dhe përvojën e fituar vendeve të rajonit, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe.
Krijoni Kontakt