Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!

    GJithe keto vite politikanet ne Shqiperi, mundohen te ndajne popullin shqiptar ne 2 ideologjira politike: te djathten e te majten.
    Por le te shikojme c'na ka sjellur e djathta dhe e majta ne Shqiperi
    Analizat ekonomike te Eurostat dhe BE-es kane treguar, qe populli Shqiptar ishte me i pasur ne 1901 sesa sot!
    Sot Shqiperia eshte nje nga shtetet me te korruptuara! Ky korrupsion nuk erdhi nga jashte, por nga mbrenda!
    Sot ne Shqiperi rrreth 7000 femije cdo vit lene shkollen per shkak te gjendjes ekonomike
    Sot ne Shqiperi jugu eshte lene ne duart e agjenteve greke!
    Sot ne Shqiperi njerezit duan te IKIN nga Atdheu.
    Sot ne Shqiperi mbreterojne mafiozet, e parasitat se politikes anti-shqiptare!
    Sot ne Shqiperi familjet e e deshmoreve VDESIN, kurse tradhtaret e popullit shqiptare behen cdo dite me te pasur



    Prandaj ska asnje kuptim te flasim per te majte e te djathte!Sepse e majta dhe e djathta jane mbulesa ideologjike te krimineleve qe kane shkaterruar Shqiperine!

    Bashke e majta dhe e djathta NUK votuan per genocidin e Cameve!
    Bashke e majta dhe e djathta krijuan Gerdecin!



    Duke zgjedhur parasitat e te majtes e te djathtes,VETEM mbrapa shkojme. Nje eshte zgjidhja: SHQIPERIA

    Poshte e majta!
    Poshte e djathta!
    Rrofte Shqiperia!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Distancohu nga kjo teme gafiste! Nje shtet eshte i qendrueshem nese ka pikepamje politike sepse politika eshte koka e nje shteti. Nese ty te heqin koken ti nuk funksionon me edhe po te jesh i plotfuqishem. E njejta gje edhe me nje shtet. Pra nese nuk eshte orientimi i majte , i djathte ose mix cili duhet te jete sipas ti?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Do beja nje korigjim te vogel:ne parlamentin aktual nuk ekziston ndonje force politike e djathte.PD erdhi si produkt i shperberjes se partise se punes.Kjo parti i coi emisaret e saj ne te gjitha partite qe perfaqsohen ne jeten politike te shqiperise.Partia e punes edhe sot per sot ben ligjin ne shqiperi kjo per shume arsye.Ne radhe te pare ne shqiperi Nacionalizmi u godit rende qe sa mbaroi lufta e 2 boterore.Kuadrot ne shqiperi emeroheshin vetem me bekimin e birose politike dhe komiteteve te partise se punes.Organizimi i sigurimit te shtetit per te mbajtur nen presion te vazhdueshem njerzit me bindje kombetare,bene ate qe per shume kohe ne shqiperi te zhdukej ideali per te mbrojtur ngjyrat e kombit.Udhezimet e Katovices ne shqiperi u zbatuan me rigorozitet te madh.Pasi shqiperia pranoi ekonomine e tregut te gjithe drejtuesit e nomenklatures komuniste edhe ne saj te kredive favorizuese qe shteti u bente atyre u kthyen ne biznesmene.Pra krahes pushtetit politik e majta mori ne dore edhe pushtetin ekonomik.E djathta sot per sot eshte ne mendjen dhe zemren e shqiptareve me prejardhje familjesh fisnike dhe ato te ndershme qe shqiperine e duan jo per ta zhvatur si kane bere dhe po vazhdojne pjellat e partise se punes,por per te ruajtur dinjitetin e neperkembur dhe per tju siguruar femijve nje vend te sigurte dhe te qete qe te mos bredhin si argate neper dyert e botes.E djathta po konfigurohet dhe kemi besimin se ne zgjedhjet e qershorit do te flase fuqishem ne parlamentin e ardhshem
    Me shume dua shqiperine.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,089
    Postimet nė Bllog
    3
    Nese mendon se edhe e majta edhe e djathta shqiptare jane kriminele dhe te korruptuar, atehere ri ne shtepi, mos shko te votosh. Ose shko te votosh e shkruaj emrin tend ne vote, se me duket se ti vetem veten tende njeh per burre te mire, te gjithe te tjeret jane kriminele e te korruptuar.

    Futini edhe nje "Te na rroje Shqiperia" ne fund dhe dilni edhe te zgjuar edhe patriote.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 25/03/2009 - 08:53

    Per nje Shqiperi Anormale
    Blendi Kajsiu

    Nė replikėn e tij me shkrimin tim “Shėmtimi pervers i PD-sė”, kolegu Ēili argumentonte se nuk ka asgjė perverse nė sulmet e PD-sė ndaj liderit tė opozitės. Sipas tij kemi tė bėjmė me njė ligjėrim tipik konservator qė merret me jetėn private tė kundėrshtarit politik, sikurse ndodh me shumė parti konservatore nė Europė apo Amerikė. Empirikisht ky argument qėndron. Po tė shikojmė fushatat elektorale tė Xhorxh Bushit nė Amerikė tė organizuara nga strategu i tij Karl Rove, do shikojmė se ato janė marrė shumė me jetėn personale tė kundėrshtarit. Kėshtu kur Bush konkurronte pėrballė Mekeinit brenda Partisė Republikane, Karl Rove hapi fjalė se fėmija me ngjyrė qė Mekeini kish adoptuar ishte nė fakt fėmija i tij ilegjitim jashtė martese. Natyrisht kjo nuk ishte e vėrtetė, por me t’u mbjellė dyshimi nė mendjen e republikanėve qė janė kryesisht tė bardhė, konservatorė dhe kanė alergji nga fėmijėt jashtė martese, sidomos ata me ngjyrė, efekti ishte tejet i madh dhe Xhon Mekeini humbi zgjedhjet, edhe pse nė tė gjitha aspektet ai ishte shumė superior ndaj Xhorxh Bushit.

    E dhashė shembullin e mėsipėrm thjesht pėr tė treguar se njė realitet empirik qoftė edhe nė Amerikė nuk kthehet automatikisht nė njė dimension normativ nė Shqipėri. Pra, fakti qė ka parti konservatore qė merren me jetėn personale tė kundėrshtarit nuk do tė thotė qė kjo ėshtė apo duhet tė jetė normė pėr partitė konservatore. Pėrkundrazi pėr njė parti konservatore jeta personale dhe familja ėshtė e shenjtė dhe si e tillė respektohet jo vetėm tek vetja, por edhe tek tjetri.

    Kėshtu nėse “shtėpia ime ėshtė kėshtjella ime”, sikurse u shpreh Berisha kur kritikoi futjen e kamerave tė “Fiks”-it nė shtėpinė e Pangos, atėherė nga njė pikėpamje konservatore ėshtė imorale tė futesh nė shtėpinė, dhomėn e gjumit apo krevatin e tjetrit. Pikėrisht pėr kėtė arsye edhe Karl Rove thashethemet e tij i hapte dhe i krijonte me mjaft kujdes. Thashethemin pėr Mekeinin ai e krijoi nėpėrmjet njė pyetje “tė pafajshme” qė i drejtohej republikanėve nė njė pyetėsor elektoral ku thuhej; ”si do tė ndiheshit ju nėse merrnit vesh qė Mekein ka njė fėmijė me ngjyrė jashtė martese?” Pyetje tė tilla pėr ēėshtje kaq personale ngaqė janė nė thelb tė pavėrtetueshme mbjellin dyshime qė nuk fshihen dot kurrė. Ama edhe nė kėtė rast marrja me jetėn personale tė kundėrshtarit, edhe pse vėrtet perverse, bėhej fshehtas dhe nė mėnyrė tė sofistikuar. Dhe jo siē bėn PD-ja sot duke nxjerrė zėdhėnėsin e partisė qė na thotė para kamerave muhabetet qė, sipas tij, Rama ka bėrė me gruan e tij tė parė nė dhomėn e gjumit. Apo kur vetė lideri i PD-sė del dhe flet pėr kastrimin e Ramės para turmave elektorale.

    E megjithatė kolegu Ēili pėrsėri ka tė drejtė; kjo tashmė duket se nuk i bėn mė pėrshtypje njeriu dhe pėr pasojė mund tė konsiderohet normale. Po ky nuk ėshtė njė normalitet qė ka tė bėjė me normat dhe traditėn shqiptare apo me vlerat konservatore. Nė normat dhe traditėn shqiptare familja ėshtė vėrtet e shenjtė dhe pėr pasojė rrallėkush futet nė intimitetet e saj publikisht.

    Normaliteti aktual buron nga mpirja e sensorėve tanė normativė, sidomos pas shpėrthimit tė Gėrdecit. Sot pakkujt i bėn pėrshtypje se pushteti mund tė ushtrohet me familjarėt dhe nė funksion tė tyre edhe kur prodhon viktima tė pafajshme. Sot pakkujt i bėn pėrshtypje se kryetari i PD-sė, Berisha, bėn koalicion elektoral me kryetarin e PR-sė, Mediu, pėrgjegjėsin kryesor politik tė Gėrdecit. Sot abuzimi me pushtetin ėshtė kthyer nė dukuri krejt normale, disa e bėjnė me miqtė, disa me fėmijėt, disa me familjarėt. Madje sot ne tė gjithėve nuk na bėn pėrshtypje fare se Rama nesėr mund tė abuzojė me pushtetin, por thjesht shpresojmė ta bėjė kėtė me mė pak kosto dhe viktima se sot.

    Nė tė gjitha kėto raste normaliteti ėshtė zhveshur nga ēfarėdolloj norme. Ai ėshtė kthyer thjesht nė njė realitet empirik, ku ajo qė ndodh pranohet si normale pėr faktin e thjeshtė sepse ndodh. I vetmi test normativ ėshtė krahasimi me perėndimin; pra nėse pushteti ushtrohet familjarisht nė Greqi apo Itali, pse jo edhe tek ne, nėse politika merret me trillime dhe shpifje nė Amerikė, pse jo edhe tek ne. Nė kėtė mėnyrė garantohet tejkalimi i ēdo norme duke iu referuar deficencave perėndimore me tė cilat mund tė justifikohet gjithēka.

    Nė mungesė tė normave ky normalitet nuk ka kufi, ai kthehet thjesht nė pasqyrė tė realitetit, duke normalizuar ēdo gjė qė ndodh brenda tij. Ai zgjerohet pafund duke normalizuar edhe fenomene qė mė parė do na dukeshin krejtėsisht anormale. Krejtėsisht anormale do na dukej mė parė Gėrdeci, ideja se nė kėrkim tė fitimit mund tė vrasėsh njerėz tė pafajshėm dhe jo vetėm tė mos dėnohesh, por tė futesh edhe nė koalicion elektoral dhe tė zgjidhesh deputet. Edhe nė kohėt anormale tė diktaturės diēka e tillė do kish qenė e papranueshme. Krejtėsisht anormale do na dukej mė parė sharja nga nėna dhe motra qė kryeministri Berisha i bėri deputetit Balla. Krejt anormale do na dukej nė fillimet e tranzicionit, apo edhe vetėm 4-5 vite mė parė, njė kryeministėr qė u flet turmave pėr kastrimin e liderit tė opozitės.

    Shumė nga ata qė dje ishin me PD-nė nė opozitė shumėēka qė ka ndodhur sot, dje do t’u dukej e pabesueshme, apo anormale. Krejt anormale do t’u dukej se si anti-korrupsioni mund tė prodhonte njė korrupsion tė pėrmasave dhe pasojave tė papara mė parė. Sot tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė mozaikun e asaj qė miku im Ēili e quan “Shqipėria krejt normale”. Dhe ka tė drejtė. Prandaj mendoj se sot na duhet njė Shqipėri sa mė anormale.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,883
    Video eshte teper e dhimbeshme, por kjo eshte jeta ske c'ben.
    Persa i perket politikes shqiptare vlen te thuash vetem shyqyr qe i kemi se kush do na vidhte, ore me se do merreshe ti gjithe diten e dites mer jahu. Prandaj behu burre i zgjute dhe pajtohu me realitetin.
    Pak me tutje ke thene nje shprehje patriotike, me mire mos e kishe thene fare sepse edhe nga fjalori e kane hequr fjalen shqiperi dhe e kane zevendesuar me fjalen Ciflig i cili shpeshhere nderron pronar.


    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27
  2. Allen Ginsberg (1926-1997)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 04:44
  3. Anijet greke derdhin naftė nė Jon
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 09:27
  4. Ke ka marre malli per Colin, te lexoj ket artikullin me poshte
    Nga krokodili_73 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 20:30
  5. E Djathta
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •