Kalid Iben Valid po ashtu i njoftur me nofket "Shpata e Allahut" eshte nje nder gjeneralet me te sukseshem te te gjithe koherave. Ai njihet per heroizmin e tij ushtarak, udheheqjen e forcave muslimane gjate kohes se a.s. Muhamedit dhe pas tij gjegjesisht gjate kohes se dy kalifebe te pare , Ebu Bekrit dhe Umarit.
Nder te tjerat njihet si i vetmi strateg lufte qe asnjehere nuk ka pasur disfate, kunder ushtrive superiore te PErandorise Bizantine dhe te asaj Persiane si dhe aleateve te tyre dhe per kete arsye njihet si nje nder gjeneralet me te medhej te historise njerezore.
Arritjet e tija me te medha ne sensin strategjik ishin pushtimi dhe mposhtja e shpejte e Perendorise Persiane dhe mposhtja e Perandorise Bizantine per nje kohe tre vjecare, midis viteve 633-636, ndersa suksesi i tij me i madh taktik ishte realizimi i "rrethimit te dyfishte" ne betejen e Valajes si dhe fitoret ne betejen e Firazit, Ulisit dhe Jarmokut.
I lindur ne nje familje Mekase te fisit te Kurejshve, te cilet ishin kunder fese se re Islame dhe profetit te tyre, luajti rolin vendimtar ne betejen e Uhudit te cilen e fituan Mekasit. Me vone pranoi fene islame dhe u bashkuan me muslimanet menjehere pas marveshtjes se Hudaibes dhe se shpejti filloj te udheheq forcat muslimane. Pas vdekjes se a.s. Muhamedit , ai luajti nje rol te rendesishem ne udheheqjen e forcave Medinase nen urdhrate e Ebu Bekrit , ne betejat e quajruara Rida, eliminimin e mbreterise Persiane vasale Arabe si dhe eliminimin e Perandorise Persiane gjate pushtimit te Perandorise Persiane.
Me vone pas eliminimit te Perandorise Persiane, kaloi shkretetiren me qellim te te marejn nen kontroll mbreterine e Gasanideve , qe ishte nje mbreteri vasale arabe qe punonne nen urdherat e Perandorise Bizantine. Edhe pse me vone Umari r.a. komanden e forcave islame ia dha nje gjenerali tjeter, Kalidi perseri mbeti nje nder lideret kryesore kunder forcave Bizantine dhe gjate periudhes se hershme te lufterave Arabo-Bizantine. Nen udheheqjen e tij , muslimanet pushtuan qytein e Damaskut ne vitin 635 dhe nje vit me vone ne vitin 636 poashtu nen udheheqjen e tij ne betejen e Jamrokut u mposhten forcat bizantine qe ishin 5 here ne numer me te madh se sa forcat muslimane.
Me humbjen e kesaj beteje , gradualisht filloje te humbas edhe ndikimi politik dhe ushtarak i Perandorise Bizantine ne tokat arabe.
Krijoni Kontakt