Qeveria pritet te beje hapin e madh ne politikat fiskale gjate ketij viti te cilat duket se, do te kulmojne me uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH). Tatimi deri me tani i "paprekshem" eshte perfshire ne procedura konsultimi nga grupet e interesit per nje ulje te mundshme. Burimet zyrtare ne Ministrine e Financave, pohuan dje per "Koha Jone", se ende nuk ka nje iniciative ne kete drejtim, por se interesimi nga te gjitha grupet e interesit eshte mjaft i madh. Nderkohe zv/ministri i Financave, Florian Mima ka pohuar skemen e uljes se TVSH-se. Ai eshte shprehur dje se, "brenda ketij mandati qeverises do te keni lajme te reja per kete pike te programit qeverises, qe ka te beje me TVSH-ne". Ne fakt duke iu referuar programit afatmesem makroekonomik dhe fiskal te qeverise, te hartuar vitin qe shkoi deri ne vitin 2012 nuk parashikohet ulje e TVSH-se. Por ne programin qeveritar kur Partia Demokratike mori pushtetin ne vitin 2005, parashikohej nje ulje e pergjithshme e TVSH-se ne nivelin 17 per qind, ndersa per artikuj te vecante niveli i tatimit do te ishte deri ne 6 per qind. Aktualisht niveli i TVSH-se eshte 20 per qind dhe eshte nje tatim qe e paguajne konsumatoret, gjate procesit se blerjes se mallrave. Me kete nivel tarifor TVSH-ja ne Shqiperi ka perqindjen me te larte te taksimit ne rajon. Mirepo ulja e kesaj takse qe ka kontributin me te madh ne buxhetin e shtetit, nuk eshte lejuar deri me tani nga Fondi Monetar Nderkombetar, pasi ulja e saj mund te krijonte humbje te ardhurash ne buxhet. Nga ana tjeter analistet e ekonomise jane skeptike, jo per uljen e tatimit, por per kohen kur pritet te merret kjo mase. Per shkak se ekonomia globale eshte perfshire ne nje krize, dhe ekonomia shqiptare mund te mbarte pasojat. Nje ulje e Tatimit do te dobesonte imunitetin e buxhetit per te perballuar ndikimet e krizes. Tatimi mbi Vleren e Shtuar eshte nga te paktat taksa qe mblidhet sipas planit, madje edhe tejkalohet. Fondi Monetar Nderkombetar ne menyre te vazhdueshme ka qene kunder uljes se TVSH-se dhe ne pergjithesi kunder uljes se taksave. Por qeveria gjate tre viteve te fundit ne menyre te vazhdueshme ka ndermarre politika qe kane synuar dhe realizuar gjithashtu uljen e taksave. Kjo praktike ne fakt ka provuar se deficiti buxhetor nuk eshte zgjeruar, por perkundrazi, te ardhurat kane pesuar nje rritje duke arritur ne 27 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto nga 23 per qind qe ishin ne 2005. Ulja e TVSH-se, ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes se saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse, ne nivelin me te larte ne rajon.

Keshilla

Tatimi mbi Vleren e Shtuar eshte nga te paktat taksa qe mblidhet sipas planit, madje edhe tejkalohet. Fondi Monetar Nderkombetar ne menyre te vazhdueshme ka qene kunder uljes se TVSH-se, dhe ne pergjithesi kunder uljes se taksave.

K.J