Pėrderisa KEK-ut i kanė shkuar 51 milionė euro gjatė vitit 2008 vetėm pėr import tė energjisė elektrike, nga eksporti nuk nxjerr as njė tė tretėn e kėsaj shume, pėr shkak se shet 4 fish mė lirė se qė blen. Zyrtarė tė Korporatės ofrojnė shifra qė ndryshojnė me ato qė janė nė dokumente
Energjia qė eksporton Korporata Energjetike e Kosovės shkon gati katėr fish mė lirė se ajo qė importon. Kjo korporatė, kontratėn e fundit pėr eksport e ka bėrė nė muajin tetor, e cila ka vazhduar gati dy muaj.
Energjia qė ėshtė shitur gjatė vitit 2008 ka pasur ēmimin mesatar 36 euro pėr megavat, ndėrsa ajo qė ėshtė blerė, ka kushtuar rreth 112 euro pėr megavat.
Pėr shitjen e energjisė jasht tregut vendor nuk ėshtė njoftuar opinioni, siē bėn KEK-u kur ėshtė fjala pėr import. Por interesimit tė gazetės pėr tė kuptuar kėtė ēėshtje, zėdhėnėsi i korporatės, Viktor Buzhala i ka prezantuar shifra tė ndryshme me ato qė “Express” ka siguruar nga burimet zyrtare brenda zyrės pėr tarifa. Njė dokument i kėsaj zyre tregon pėr njė ēmim mesatar tė eksportit gjatė vitit 2008 qė ėshtė 36 euro pėr magavat.
Ndėrkaq, njė ēmim shumė mė tė lartė e prezanton zyra pėr informim e kėsaj korporate.
“Ēmimi mesatar gjatė vitit 2008 ėshtė sjellė rreth 51 euro pėr megavat, qė ėshtė mjaft i volitshėm”, tha zėdhėnėsi i KEK-ut, Viktor Buzhala.
Kontrata e fundit e nėnshkruar pėr eksport ka qenė pak para se tė fillojė dimri, pikėrisht nė kohėn kur korporata e energjisė ka nėnshkruar kontrata pėr import.
Me nėnshkrimin e kėsaj kontrate, mė 29 tetor tė vitit 2008, KEK-u ėshtė marrė vesh qė t’ua shesė energjinė kompanive nga tė cilat kryesisht edhe blen kėtė produkt. Kompanisė ēeke, EFT, sipas kontratės, ia shet energjinė elektrike me 42,67 dhe 43, 10 euro pėr megavat, pėrderisa po nga e njėjta kompani, njė megavat e blen 123-128 euro. “Espada” po ashtu ēeke ka blerė nga KEK-u energji me nga 41 euro dhe shet me 129.5 euro pėr megavat. Zvecerianja EGL, nė kontratat e fundit pėr eksport dhe import ka ēmimin mė tė lirė. Blen me 40,75 euro pėr megavat dhe e shet 119.7.
Edhe kompania serbe, Rudnap, e blen 42,11 euro nga Kosova dhe i shet 119- 132 euro pėr megavat. CEZ-i paguan 41,14 euro, ndėrsa “Reatia Energjia” nga 46 -48,2 euro.
Zyrtarė tė KEK-ut thonė se kjo energji shitet pas mesnatės, pėrkatėsisht nė kohėn kur nė treg rritet oferta dhe ēmimi bie nė mėnyrė drastike.
“Pasi kjo energji ėshtė shitur vetėm nė njė periudhė tė caktuar tė ditės, pra kur ka teprica nė vendet e rajonit dhe pėr kėtė arsye ėshtė e lirė”, tha Buzhala.
Buzhala po ashtu tha se kjo energji zakonisht eksportohet gjatė sezonit tė verės. Por, sipas dokumentit, eksporti ėshtė kontraktuar me blerėsit qė kanė ofruar ēmim mė tė lartė. Sipas saj, KEK-u nuk ka mundur qė njė megavat ta shesė mė shtrenjtė se 48 euro, ndėrsa ka pasur momente kur nuk ka arritur lartėsinė as 41 euro pėr megavat.
Sipas Buzhalės, kjo korporatė pėr momentin nuk ėshtė duke eksportuar energji. Ajo vetėm po realizon kėmbime me Shqipėrinė.
Po ashtu, njėri na problemet qė vazdimisht e pėcjell KEK-un, ėshtė blerja e energjisė emergjente.Ajo, pothuajse asnjė vjet nuk ka bėrė kontrata afatgjata, qė kontraktimet vjetore tė bėhen nė fillim tė vitit dhe nė kėtė mėnyrė tė arrijė ēmim mė tė ulėt pėr import.
Blerja e energjisė nga operatorėt e jashtėm kryesisht paguhet me paratė e Buxhetit tė Kosovės.
Gazeta Expres
Krijoni Kontakt