Qeveria shqiptare ka deklaruar se ka identifikuar 4000 mije hektaret e pare te tokes ne bregdet te cilen do t'ua jape si kompensim ish-pronareve. Problemi i madh i kthimit dhe kompensimit te tokave eshte me i mprehte sidomos ne bregdetin aq te lakuar shqiptar. Mjaft te kujtosh konfliktin qe ende zvarrit investimet ne gjirin e Kakomese dhe numrin e shumte te pretendimeve mbi token turistike te zones se jugut per te qene skeptik ndaj nismes qeveritare per tua kompensuar kete toke ish-pronareve qe perjashtohen nga toka e tyre e trasheguar per shkak te nenit 5 te ligjit 7501. A eshte ky premtim nje zgjidhje e mundshme apo dogme paraelektorale? A do te zgjidhte cmimi i majme i tokave te bregdetit koston e larte te kompensimit apo mos ndoshta do te hapte konflikt midis fshatareve autoktone te bregut dhe atyre qe mund te perfitojne nga kompensimi ne token bregdetare? Ju si mendoni?
Keshilli i ministrave: 27 Shkurt 2009
Deklaratë e zëdhënëses së qeverisë, Majlinda Bregu
Identifikohen hektarët e parë në bregdet për kompensimin e pronarëve.
4000 ( katër mijë) hektarët e parë të indentifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut si dhe në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve.
Nga grupi Ad- hoc i ngritur për të indentifikuar tokat publike në zonat turistike, të cilat do të përdoren për kompensimin e pronarëve përsos 4000 ha tashmë të përvijuar, deri tani janë në përfundim të procedurave të verifikimit edhe 2000 ha të tjerë të mundshëm në vijën bregdetare të Shqipërisë.
Në ditët që vijojnë do të konkretizohet një paketë e re aktesh nënligjore, në bazë të së cilës do të shpërndahen trojet për kompensim.
Çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave është një proces i vështirë, por jo i pamundur për këtë qeverisje.
Vetëm në qershor të vitit të shkuar u identifikuan 20 mijë ha tokë bujqësore të gatshme për kompensim.
Kompensimi fizik, kompensimi në cash i pronarëve, kreditimi së fundmi i 3000 familjeve që kanë zënë shtëpitë e pronarëve, bëjnë të mundur trajtimin si asnjëherë gjatë këtyre 18 viteve, të çështjes së pronësisë në Shqipëri.
Zgjidhja e këtij problemi është jo vetëm një detyrim absolut për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve, jo vetëm një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian, por ndihmon edhe në zhvillimin e ekonomisë si dhe në thithjen e investimeve në Shqipëri.
Ppa
Krijoni Kontakt