Tubimi i PDSH-se ne Poroj te Tetoves ( 06.03.2009 ) - ...
Tubimi i PDSH se ne Negotine - Vazhdojme shqip...
flm...qe na ofruat keto pamje te tubimeve e vecanerisht et tubimit ne negotine pasi qe un vij po nga kjo komun....te nderuar dita dites i shtohen pdsh antar dhe simpatizant votues e perkrahje e madhe... kjo tregon se e vetmja pdsh eshte parti serioze qe mund ti besoj secli qe ndjehet shqiptar i vertet.....urime...dhe suksese...
O Sa mir t'jesh Shqiptar...
Votoni Pr.Dr Mirushe Hoxha për president.
Votoni Pr.Dr Sadi Bexhetin për kryetar të komunës së Tetovës.
![]()
Sui generis
Të votosh Mirushe Hoxhën, do të thotë voton kauzën shqiptare
Thekse nga fjalimi i prof. dr. Reshat Nexhipit, me rastin e tubimit parazgjedhor i PDSH-së, dega Manastir në lidhje me zgjedhjet lokale dhe presidenciale.
Të votosh Mirushe Hoxhën, do të thotë voton kauzën shqiptare
Kështu, perafërsisht u shpreh prof.dr.Reshat Nexhipi, duke shtuar se me këtë, ne shqiptarët, i tregojmë botës që jemi popull i qytetëruar dhe se dimë të respektojmë femrën, ashtu siç kanë vepruar edhe stërgjyshët tanë para rreth dy mijë viteve të kaluara me Teutën e tyre të famshme ilire. Prandaj, shtoi ai, kush e ndjen veten për shqiptar, voton për Mirushe Hoxhën, me çka do lartësojë veten dhe qytetin ose fshatin e vet dhe do zërë vend të merituar në histori, si dhe e kundërta, do turpërojë veten si antikombëtar dhe vendin prej nga rrjedh ai, ashtu siç mburen ose turpërohen sot ata kur lexojnë në librat e historisë për pjesëmarjen ose mospjesëmarrjen e gjyshërve ose baballarëve të tyre në ngjarjet histotike kombëtare, siç ishin Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Kuvendi i Vlorës, pra edhe votimi ose mosvotimi për Mirushe Hoxhën, sepse edhe ky rast është ndoshta i pa papërsëritshëm dhe si i tillë mund të rradhitet në ngjarjet historike të kohës më të re. Më pas, prof.dr. Reshat Nexhipi tha se, me këtë që po propozoj, nuk kam qëllim të përçmoj dy kandidatët e tjerë të cilët nuk u caktun rastësisht, por në bazë të vlerave të tyre, të cilat unë i respektoj, por, shtoi ai, meqënëse në këtë rast bëhet fjalë për një formalitet që e dinë edhe fëmija e djepit, atëhere, këta të dy, do të tregoheshin kavalerë dhe patriotë të vërtetë sikur të tërhiqeshin nga loja, ose, nëse kjo nuk është e mundur ligjërisht, sepse ,,vallja,, ka filluar, atëhere, të sugjeronin te elektorati i tyre që të votojnë për femrën shqiptre, me çka, vetëm do fitonin në autoritet dhe nuk do humbnin gjë, as ata si individë, as partija e tyre, sepse cila parti do fitojë, nvaret nga numri i votuesëve për këshilltarë komunal. Kështu mendoj unë, nëse e kam gabim, kërkoj falje. Pra, të votosh për Mirushe Hoxhën, nuk do të thotë se voton për PDSH-në, edhe pse është caktuar prej saj, por, siç thashë, voton për kauzën shqiptare nëpërgjithësi. Prof.dr. Reshat Nexhipi, iu drejtua edhe elektoratit maqedonas, e të tjerëve, të cilëve në gjuhën maqedonase, përveç të tjerave, u tha se gjatë pluralizmit demokratik, kanë qënë tre kryetarë shteti të gjinisë mashkullore, duke filluar nga Qiro Gligorovi e deri te Branko Cërvenkovski dhe se asnjë nga këta meshkuj nuk e shpunë dot Maqedoninë as një hap përpara, por të kundërtën, me sjelljen e tyre antishqiptare, shkakëtuan konfliktin e vitit 2001, me sjelljen jo korekte ndaj Greqisë sollën embargon nga ana e saj, moshyrjen në Evropë, etj. Dhe, meqënëse nga këta kryetarë meshkuj nuk pamë dobi por vetëm dëm, atëhere nuk do të bëjmë keq sikur të votojmë për një femër, jo vetëm se është nga gjini tjetër, por edhe për shkak se është femra më e arësimuar në hapësirën ballkanike dhe më gjerë, me pesë tituj shkencor, e edukuar në frymën evropiane dhe si i tillë do të mund të zgjidhte më lehtë tëra problemet e pa zgjidhura nga kryetarët meshkuj, duke i relaksuar marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me Greqinë dhe përmes saj edhe me Evropën nëpërgjithësi. Nëse e lëshojmë këtë shans, atëhere nuk do kemi fytyrë dhe të drejtë të ankohemi për asgjë, se kemi standard të keq, etj., për shkak se Evropa do të na thotë ,,kërkuat- e gjetë,, ishte sugjerimi i fundit i prof.dr. Reshat Nexhipit drejtuar, siç thamë, elektortit maqedons, e të tjerëve. Në fund, nuk mund pa thënë se, profesori në fjalë, bisedën e tij e filloi në mënyrë figurative, duke thënë, veç tjerash, edhe këtë: ,,në këtë sallë të vogëj na ka hyrë një figurë e madhe, të cilën një bashkëbiseduesi tim fetar e quajti engjëll e zbriur nga Zoti,, dhe se ,,kur njeriu dëgjon atë, mbetet gojë hapur, sepse çdo fjalë dhe mendim i saj është baraz me një alltën të vërtetë,, i paskësh thënë fetari në fjalë profesorit tonë të nderuar. Këto fjalë bënë përshtypje të jashtëzkonshme te Mirushe Hoxha, të cilat i shrehu edhe në foltore, duke iu falenderur profesorit për fjalët e bukura, por më tepër u emocionua dhe nuk mundi të mbajë veten pa lëshur ndonjë lot nga sytë, kur Dr.Reshat Nexhipi, zuri ngoe babanë e saj të ndjerë, me të cilin baqshkëpunonte dhe për të cilin tha se ,,i kalova të shtatëdhjetat dhe akoma skam mundur të takoj ndonjë shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë që të jetë i paisur me virtyte njerëzore dhe kombëtare, si të ndjerit Mehmedali Hoxhës ,,prandaj dhe jo rastësisht, Mirushe Hoxha, në foltore u shpreh se përjetimet e saj nga Manastiri nuk do ti harrojë kurrë.
Shqipmedia
Sui generis
Me pelqen motoja e kampanjes zgjedhore te cilen e ka ofruar PDSh-ja :
: ..." Vazhdojme shqip "... ,( kurse, mbarojme maqedonisht,gjegjesisht sllavo-shkenisht) .
Periodi nëse nuk të pëlqen ajo që sillet tek kjo temë, nëse je anti-PDSH atëher hap një temë të partisë tënde dhe bëjë aty çtë duash se nuk të pengon askush, por të lutem për herë të fundit mos u fut të prishës temat me postime të kota. Shpresojmë ky të jetë postimi fundit që bësh duke prishur temat.
Sui generis
Krijoni Kontakt