Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Ekstazat E Agonise Sime

    Ngre koken dhe drita qe bie mbi syte e mi perendon veshtrimin e s'me le te shoh me tej. Te perulurit, njerezit normale qe vertiten rrugeve te botes e flasin gjuhe qe i marr e s'i marr vesh, te gjithe me kalojne para si hije qe pengohen para peruljes qe gjithe hijeshi e sarkazem i bejne te panjohurve si une.
    jam i semure. Spleen, apo efekti metropol qe te ben te padukshem nuk perfshihet ne dialogjet qe une ideoj me vete. e jane shume te tille, kurse metropoli s'ka nevojen te lakohet prej meje, se vepron dhe mbi mua. Me duken strano dhe plot mllef gjeste njerezish, qe kapercejne mbi koka njerezish te tjere e thyhen zhurmshem e plot qejf mbi sponde ndertesash qe nuk luajne vendit.
    Mesova te genjej. genjeja veten dhe s'e kisha ditur se nje gje e tille ishte e bukur pervecse e mundur. Apo dija te mashtroja, po deri ne limite te tilla s'kisha ekzagjeruar ndonjehere.
    -Kush jam,-them me dhembe te shtrenguar, qe nuk i lene hapsire veprimi fjaleve edhe kur me vijne nder mend ideale relovucionesh, ndjenja qe dikur donin te me percaktonin nje pozicion stabel, gati patetik mbi sferen e rruzullit. Jo me kot abuzoj e kerkoj deri sa te gjej pakon e mallit qe do me kuroje perdite.
    -E degjon?-i them vetes e duke qeshur si i cmendur i peshperit ne vesh fjale te thena dikur, plakes qe duke pare syte e mi, qesh edhe ajo duke kercyer vendit per te me hedhur krahun qafe.
    -I pelqeva?-them e neverit mangesite time, derisa gjej po nuk ndeshkoj aftesine per te thene ate qe s'ndiej, in tal modo qe te tjeret te ndjene te pakten dicka.
    -Mbinjeri!-therras veten te mbledhe mendjen, por kjo e fundit nuk degjon e kerkon me kot te vetebindet qe pritja e trenit ne stacione te qytet-porteve sjell vec komplikime gati-gati zemrash, e jo me tej. Perplas zhurmshem dyer qe nuk mbyllen pas meje, deri sa te degjoj qe te tjeret qeshin, gezojne, jane te lumtur e te qete ne shtepizen e tyre te embel, kurse une i linduri mbrapsht kam probleme qe nisin e mbarojne tek une.
    Do grindem me te gjithe, jo me kot e shaj i njollos hunden me gjak mikut tim, te mbetur jetim. atehere me bukur keshtu, paskesh qene e thene qe era e metrove te me shtyje vendit e mos me lere te kaloj vijen e verdhe, pas se ciles jane shinat dhe clirimi im.
    -Ciao shpirt!
    E kote. Me duhet te rilind egersine time, natyren e paskam te dobet e po vihem perfund nga tinguj femerore. me keq per mua. apo me mire? Nata eshte para, dhe nete te tilla jane te gjata, gati te clirta e me klithje pastrimi, sic desha te ishin dikur!

    ERUSIS
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    ... ... ... ... ... ... ... ... ...
    e megjithate e bukur. pergezime!


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    e bukur Erusis
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Erusis !

    Ku je?

    Lajmerohu ..je mir apo jo .. e rri larg shinave te trenit.. keshtu bir..se te pret mami te shpija..

    Bukur ke shkruar..shume bukur..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Eshte mese normale qe njerez ne kete bote te marrin persiper pergjegjesine e atit shpirteror per te dhene keshilla qe i hyjne e s'i hyjne ne xhep kujt. Mqs me keshillon nga pozita e nje moshe maxhiore, thx Brari e te uroj nje jete te gjate, po jo me te shkurter se ajo e njerezve qe ikin te ngopur nga kjo bote.
    P.S. MQs problemet e cdo njeriu kur iu thuhen te tjereve mund te marrin ngjyrat e metaforave, mos u kap pas figurave po mendo per veten e per femijen brenda teje, qe dikur kishte deshire te ishte dikushi e te ndryshonte boten.................))))))) Me ngjan se ky simbol eshte ne chatt per te thene jo armepushim po gracie. e pra thx BRari, e le te jete kjo bote per mua, ty e te tjere e perjetshme, qe kur te vdesim kete gje pas nesh ta thone te tjeret, dmth ata qe do lindin pas nesh!
    ERIS RUSI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ERUSIS.
    Unė tė lexova dy herė. Kuptova vetėm njė gjė: ti ke shkruar JO RASTĖSISHT krye tregimin e forumit! Brenda subjektit tė asaj copėze qė ke shkruar ti, unė lexoj jo vetėm PENDIMIN por FRYMĖZIMIN qė tė ka marrė nė botėn e vet. Ti ke njė stil fantastik (hiq fjalėt nė italisht qė e mėrgimzojnė temėn tėnde) qė ngjan me atė tė KAFKĖS. Po, po! Nuk po e egzagjeroj, sepse KAAFKĖN e kam lexuar deri nė dhimbje...
    Urime mik, dhe kuptoje BRARIN qė tė jep me dy rreshta OPTIMIZMIN qė ty tė mungon!!
    Kaq pėr sot urime, urime, urime!
    Shkruaj mos pėrto miku im!
    Agimi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Shume faleminderit zoti Agim! nuk ka gje me qetesuese per nje krijues sesa te njohe gjykimin jo te nje lexuesi por te nje poeti te nivelit tuaj. mund t'iu them se me bete te ndihem vertet mire, e te pakten per nje cast betejat me veten time e me boten jashte i lashe pas dore duke rilexuar ate qe kishit shkruar.
    Mund te kerkoj indiferencen e botes jashte, qe mbase s'me kupton, por absolutisht nuk gjej paqe nese vemendja mbi ate qe shkruaj eshte ne nivelin zero. mqs dicka e tille s'po ndodh e une jam antar i ri ne forum, iU shpreh edhe njehere mirenjohjen time e uroj qe ne nje te ardhme te kemi nje korrespodence pse jo dhe letrare.
    ERUSIS
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •