MITROVICË, 2 MARS 2009(VushtrriaPRESS)- EULEX-i kishte njoftuar se sot do të fillonte me gjykimet në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, mirëpo burime nga atje njoftojnë se disa punonjës serbë të këtyre gjykatave e kanë penguar hyrjen e stafit të EULEX-it në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, ku ishte planifikuar të mbaheshin gjykime. Të revoltuarit protestues serbë janë shprehur se janë kundër përdorimit të vulave me logon e Republikës së Kosovës në këto gjykata.
www.vushtrriapress.shqipo.com