Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ligji le te lehe, karvani shkon perpara

    Hani pini dhe votoni
    Na rroft mielli dhe bidoni
    Valentina Deputete
    Ministresha me rrushfete.

    Kjo keng kendohet kto dite ne fshatrat e Martaneshit...lol.


    gazeta shqiptare

    ----------

    OPINION

    Gėzuar me armiqėsi?


    ---------------------------------------------------------------

    Andrea STEFANI

    Jehona e urimit gėzuar nuk ėshtė shuar dhe nė horizontet politike tė vitit tė mirėseardhur janė shfaqur pėrsėri retė e mallkuara tė armiqėsisė. Sali Berisha, lider i PD-sė, ka reaguar ashpėr kundėr shpalljes fituese nė Elbasan tė socialistes Valentina Leskaj. Duke i cilėsuar zgjedhiet nė Elbasan njė manipulim dhe fitore tė Mafias, lideri i demokratėve kėrcėnoi se kjo ėshtė njė shkelje e marrėveshjes nga Nano. Kaq ėshtė dashur qė thuajse tė gjithė mediat tė ēohen me alarm nga gjumi i ėmbėl e trullosės i festės dhe tė vėnė kujėn: Rikthehet konflikti, marrėveshja nė krizė, Vit i Ri luftė e re! Ē'po ndodh, vėrtet Shqipėria po braktis konkurrencėn e ashpėr, por tė qetė, pėr t'iu rikthyer "politikave" tė armiqėsisė, zjarreve, sulmeve dhe mallkimeve? Vėrtet liria qenka kaq e paaftė sa qetėsinė nė kėtė vend mund ta zgjasė vetėm skllavėria, diktatura?

    Pak muaj mė parė, jo vetėm shqiptarėt por edhe Bota pėrshėndetėn konsensusin mes Nanos dhe Berishės pėr zgjedhjen e presidentit te vendit. Muajt qė pasuan ishin vėrtet aq tė qetė sa shumė fanatikė partiakė, tė mėsuar me konflitktin, nisėn tė shqetėsohen, tė shtojnė presionet dhe ankimet pėr atė qė e quajtėn vdekje tė opozitės. Dhe ja mė nė fund, kėto ditė rishfaqet njė Berishė thuajse i harruar, kėrcėnues dhe ultimativ. A ėshtė ky ndryshim rrejdhojė e presionit tė fanatikėve mbi Berishėn, apo e shkeljes sė paktit nga Nano?

    Eshtė e vėshtirė tė vlerėsosh saktė marrėdhėniet e Berishės me fanatikėt e partisė sė tij. Gjithsesi, pjesėmarrja e ulėt e njerėzve nė votime e vėrejtur sė fundi nė Elbasan, do ta rrisė peshėn e fanatikėve qėndrestarė si nė PS ashtu edhe nė PD. Tėrheqja e masave nga kutitė e votimit ėshtė njė zhvillim i mbrapshtė qė nuk nxit emancipimin, por radikalizimin e politikės nė tėrėsi. Dukuria flet pėr rritje tė pakėnaqėsisė dhe zhgėnjimit nga politika. E megjithatė duket se nė ashpėrsimin e Berishės ka njė shkak qė qėndron jashtė PD-sė. Valentina Leskaj, e sapo shpallur fituese nė zonėn 52, ėshtė njėherazi edhe e akuzuar nė prokurori pėr shkelje tė ligjit, pėr manipulime dhe shfrytėzim posti nė fushatėn zgjedhore. Shqipėria vazhdon tė mbetet ndėr ato shtete qė shfaqin paradokse tė tilla ku fitorja dhe e drejta nuk janė gjithmonė nė tė njėjtėn valė.

    Forca e ngjarjejeve na kthen kėshtu me kokėfortėsi te thembra e Akilit e shtetit shqiptar, te ajo qė me tė njėjtėn kokėfortėsi duam ta harrojmė, na kthen te drejtėsia dhe ligji. Qeveritarėt socialistė po konsolidojnė gradualisht njė precedent shumė tė rrezikshėm, injorimin e ligjit, vėnien e vullnetit tė partisė apo klanit politik mbi ligjin qė ėshtė sendėzim i vullnetit politik mė tė lartė. "Ligji le tė lehė, karvani shkon pėrpara", ėshtė bėrė motoja e heshtur dhe fodulle e qeverisjes sot. Drejtėsia gjithnjė e mė shumė, pavarėsisht simpoziumeve, nuk ėshtė njė pushtet i pavarur, por njė qen i bindur ose i ngordhur qė nuk kafshon. Vetė Fatos Nano u ngjit nė kolltukun e kryeminstrit pasi akuzoi majtas dhe djathtas pėr korrupsion e fashizėm shumė emra tė PS-sė. Por me tė "ripushtuar" ekzekutivin ai i harroi kėto akuza. I harruan ato gjithashtu edhe tė akuzuarit qė vazhdojnė tė jenė nė drejtim tė shtetit, i harroi dhe vazhdon t'i harrojė edhe "drejtėsia". Ky mentalitet i pacipė (sepse ėshtė i hapur) antishtet po vazhdon. Kėshtu, e akuzuar dhe e bėrė "leckė" nga lideri i PD-sė pėr korrupsion dhe manipulime tė rėnda, e quajtur mafioze Leskaj u shfaq nė ekrane mjaft e kėnaqur me fitoren dhe mjaft e mėshirėshme me Berishėn. E ka nga zemėrimi i humbjes, tha Leskaj, duke demonstruar njė tolerancė tė habitėshme ndaj akuzave shumė tė rėnda qė iu bėnė. Ēdo qytetar tjetėr do tė vraponte nė prokurori, te drejtėsia pėr tė hedhur poshtė me fakte akuza tė tilla qė venė nė rrezik nderin, moralin e tij. Fituesja socialiste jo. Por tolerimi ndaj disa akuzave qė tė bėhen dhe qė ti i quan tė gėnjeshtėrta ėshtė njėherazi intolerancė ndaj drejtėsisė, ndaj tė vėrtetės. E nuk mund tė mos pyesėsh: Pėrse kėta njerėz kėmbėngulin t'i qėndrojnė larg drejtėsisė duke justifikuar gjithēka me "dehjen" e Nanos, apo "ēmendurinė" e Bershės? Pėrsėri, edhe nė kėtė rast, nuk ėshtė fjala thjesht pėr Valentinėn. Opinioni do tė dijė nga drejtėsia se kush gėnjen, Leskaj apo opozita? Dhe jo vetėm kaq. Nė konfliktin e zonės 52 fshihet embrioni i shpėrthimeve tė ardhshme qė mund tė pėrmbysin demokracinė, paqen. Ndaj e vėrteta duhet tė dalė sot. Nėse Leskaj ka manipuluar, ka shkelur ligjin ajo duhet tė lerė mandatin sepse ai mandat, i ndėrtuar mbi dhunimin e ligjit, nuk shpreh vullnetin real tė zgjedhėsve, dhe si i tillė ėshtė i gėnjeshtėrt. Nė tė kundėrtėn, nėse vėrtetohet se akuzat e opozitės janė njė histeri e pafaktuar, e ngritur thjesht nga sindroma e narcizizmit partiak, atėherė shfaqet edhe mė akute nevoja e ndryshimit tė filozofisė opozitare, e demokratizimit tė opozitės.

    Nėse Shqipėria nuk e zgjidh me ligj kėtė nyje sot, ajo, me siguri do tė rrėnohet pėrsėri nesėr nga njė konflikt nė zgjedhjet e ardhėshme lokale. Duhet bėrė gjithēka, madje edhe duke importuar drejtėsi nga ndėrkombėtarėt, qė kjo nyje tė zgjidhet sot njėherė e pėrgjithmonė.

    Drejtėsia, ligji ėshtė themeli i vėrtetė i njė shteti. Tė gjitha tronditjet qė pėson shteti kohė pas kohe janė rrjedhojė e mungesės sė drejtėsisė. Edhe marrėveshja Nano-Berisha, pavarėsisht se ē'ndiejnė dhe synojnė ata vetė, nuk do tė mund tė qėndrojė nėse nuk monitorohet nga ligji, nga drejtėsia. Dhe fryma e kėsaj marrėveshjeje nuk ėshtė thjesht plotėsimi i disa pikave apo i disa reformave, pėr tė cilat, natyrshėm, mund tė ketė edhe fėrkime, pakėnaqėsi, kundėrshti e papajtueshmėri. Fryma e kėsaj marrėveshjeje ėshtė braktisja njėherė e pėrgjithmonė e armiqėsisė nė emėr tė shtetit dhe tė demokracisė, ėshtė fryma e vendosmėrisė pėr tė ndėshkuar paaftėsinė dhe abuzimin nėpėrmjet pushtetit vetėm nėpėrmjet kutisė sė votimit dhe ligjit. Njė frymė, e cila, e mbėshtetur nga ligji, nga drejtėsia si pushtet i pavarur i qytetarėve nga politika, do tė mund t'u mbijetojė edhe hileve, edhe kurtheve tė mundshme reciproke tė Nanos dhe tė Berishės, pra tė mbijetojė edhe nėse kėta tė fundit kanė vendosur qė tė mos jenė mė baballarė, por vrasės tė kėsaj fryme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Nuk gjeti karar ky popull....
    Dhe keshtu do vazhdoj...
    Mir Berisha e Nano bejne punen e tyre ..se per ate marrin parat...qe kur te fitoj njeri tjetri te bertas..me vodhen votat.
    Po ju o te mjer qe i bini kembanave te tyre...mos jeni te paguar?
    Ka tema ter tjera per te cilat mund te shpreheni...
    Meni

Tema tė Ngjashme

  1. Shkoni perpara pasqyres...
    Nga iktuus nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:21
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Rreth frymezimit te Bibles...
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 13:36
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •