Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    “Minosët” e kohës sonë

    OPINION
    “Minosët” e kohës sonë

    23-02-2009 /

    Nga Reshat Kripa


    Në historinë e kombeve të ndryshëm ka disa data që në kujtesën e popujve bëhen simbole të epokave që ato përfaqësojnë. Me kohë kanë hyrë për të mos u shlyer nga kujtesa data të tilla të ndritura, si 28 nëntori 1443, kthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Krujë, 28 nëntori 1912, shpallja e Pavarësisë Kombëtare si dhe shumë data të tjera. Në radhën e këtyre, një vend nderi zë edhe 20 shkurti 1991, data e rrëzimit të monumentit të diktatorit, dita e çlirimit të vërtetë të Shqipërisë.
    Në këto momente solemne nuk ka se si të mos më dalin para syve ato ngjarje të dhimbëshme të ndodhura gjatë periudhës së errët të diktaturës.
    Qershori i vitit 1985. Jorgo Shelloja dhe Sotir Nastua, dy të rinj 20-vjeçarë nga Narta e Vlorës, tentojnë të kalojnë me not nga Saranda në Korfuz. Diktohen nga forcat e sigurimit, të cilat i ndjekin me motobarkën e mbrojtjes. Por në vend që t’i arrestojnë sipas ligjeve të vendit, i masakrojnë me helikën e motobarkës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen, me urdhër të kryetarit të degës së punëve të brendëshme, i lidhin pas një makine dhe i tërheqin zvarrë rrugëve të qytetit. Pastaj lajmërojnë familjarët e tyre. Apostol Nastoja nuk guxoi të merrte kufomën e të birit. dhe ai u hodh diku në një gropë në Sarandë. Ndërsa Pavllo Shellua e mori parasysh rrezikun. Mori kufomën e të birit por,. kur mbërriti në Nartë e priste e papritura e madhe. Kryesia e kooperativës dhe byroja e partisë nuk e lejuan ta varroste të birin në varrezat e fshatit. I mjeri plak duke mos ditur ç’të bënte, u detyrua ta varroste diku në jalli, duke mos lënë asnjë gjurmë varri.
    E takova këtë plak një ditë të vitit 1992. Dëshira e tij e vetme ishte që drejtësia të jepte vendimin e duhur për shkaktarët e kësaj ngjarje. Shoqata e jonë mblodhi dokumentat e duhura për këtë rast. Gjeti edhe dëshmitarët e ngjarjes. Por megjithatë drejtësia nuk veproi. Krimi mbeti pa u ndëshkuar.
    Duke kujtuar këtë ngjarje të trishtueshme, më dalin para syve ngjarjet e një filmi gjerman që kam parë në fëmininë time. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist, që në laboratorët e tij eksperimentonte llojet më të egra të torturave, që më vonë do të ushtroheshin mbi robërit e luftës, hebrejtë apo kundërshtarët e rregjimit. Pas mbarimit të luftës mjeku arrestohet dhe merr dënimin e merituar. Para syve më ka mbetur e gjallë finalja e këtij filmi. Mjeku i kapur mbas hekurave të burgut duke thërritur: - Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Ndërsa në sfond prapa tij, shfaqeshin krimet e kryera prej tij. Filmi kishte një titull kuptimplotë; “Vrasësit janë midis nesh”. Dhe tani dua të pyes: A kemi vrasës midis nesh? Përgjigja ime është po. Ata kanë kapur instancat më të larta të vendit.
    Le ta ilustrojmë këtë me disa shembuj: Në vitin 1977 ekzekutohen dy poetë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, ndërsa vrasësit e tyre sot nderohen duke arritur shkallët më të larta, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, apo duke fituar tituj për veprat e tyre, në një kohë kur duheshin demaskuar. Në vitin 1979 në kampin e Spaçit ekzekutohen tre martirë, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, vetëm se kishin guxuar t’i shkruanin letër diktatorit. Ekzekutuesi i tyre deri dje prokuror në Prokurorinë e Përgjithëshme, sot prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, në një kohë kur duhet të jepte llogari për krimin e kryer. Në vitin 1984 në kampin e Qafë-Barit ekzekutohen tre martirë të tjerë, Sokol Sokoli, Tom Ndoja dhe Sandër Sokoli. Kush është ekzekutori i tyre? Një “institucionalist i shquar” që shet norma morali dhe që propagandon pa pikë turpi mbi të drejtat e njeriut nëpër ekranet e televizioneve apo faqet e gazetave që qëndrojnë të hapura katër kanatash për të, në një kohë kur duhej të ishte në bangën e të akuzuarve.
    Në vitin 1988 ekzekutohet, me varje në litar, poeti Havzi Nela, me akuzën e plagosjes së një polici. Ekzekutori i tij deri dje ishte Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe sot është anëtar i kësaj gjykate, në një kohë kur duhej të ishte dënuar.
    Më thoni të nderuar lexues, në cilin ligj të asaj kohe ishte shkruar se njeriu mund të masakrohej me elikën e motobarkës dhe të hiqej zvarrë nëpër rrugët e qytetit? Në cilin ligj ishte shkruar se poeti mund të vritej për vargjet e tij, qofshin ato edhe kundër udhëheqjes së atëherëshme? Në cilin ligj ishte shkruar se njeriu mund të vritej vetëm pse, brenda mureve të burgut, i kishte shkruar letër “Faraonit” apo kishte guxuar të ngrihej për të kërkuar përmirësimin e kushteve në kampet e egra? Në cilin ligj ishte shkruar se njeriu mund të varej qoftë edhe sikur të kishte plagosur një polic? Por Minosët* e kohës sonë nuk njohin ligje të tjera veç atyre të ferrit komunist.
    Por ajo që më shqetëson më tepër është mungesa e vetëdijes për të pranuar të keqen që ka sejcili prej nesh brenda ndërgjegjes së tij. A keni dëgjuar ndonjë zë që të pranojë se ishte i detyruar të kryente vepra që i shërbenin sistemit kriminal? A keni dëgjuar ndonjë të kërkojë falje? Në këto momente ia vlen të citoj fjalët e thëna nga zonja Saks (Estoni) në debatin e zhvilluar në Këshillin e Europës: “Historia kërkon që të gjejë të vërtetën dhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste”.
    Një deklaratë kuptimplote, një thirrje e sinqertë e ndërgjegjes. Ja si është shprehur zoti Benesh, përfaqësuesi i grupi demokrat çek, në seancën e miratimit të Rezolutës së Këshillit të Europës “Për dënimin e krimeve të rregjimeve komuniste”: Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish komuniste të qëndrojnë në këmbë.
    Ndaj u drejtohem të gjithë politikanëve shqiptarë, të djathtë dhe të majtë, u drejtohem shoqatave të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës, jemi edhe ne pjesë e këtij vendi, ne që i hoqëm mbi shpatullat tona tmerret e komunizmit, ne që e paguam me gjakun e njerëzve tanë më të dashur, eshtrat e të cilëve ende nuk po i gjejmë dot. Mos na harroni.Na pyesni edhe ne. Mos u nxitoni në veprimet tuaja pa marrë mendimin tonë, sepse ne i njohim më mirë ato tmerre. Në rast të kundërt na lind e drejta të themi se, kur vrasësit tanë u lejokan të arrijnë majat e olimpit të politikës dhe shtetit shqiptar, a mos vallë paskemi qene ne fajtorët e atij regjimi të urryer, ne që e paguam me jetët tona?

    “Minos” ishte Mbreti i Kretës. Pas vdekjes një nga tre gjyqtarët djaj të botës së përtejme
    Autori i shkrimit është Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, dega e Tiranës

    55

  2. #2
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Ketu ne Shqiperi komunizmi ka zene rrrenje dhe eshte shume e veshtire ti shkulesh tashme. Politikes shqiptare i duhen djem si Azem Hajdari, Arben Broci etj etj qe te kete ate identitet qe pinjollet komuniste na e kane "servirur" per keto 18-19 vjet, pra demokracine.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    flmnd braris qe e sole kete artikull ...

    artikulli eshte shume i drejte dhe me vend ...

    ate qe ka bere znj Sax, a mund ta beje salis qe ka zene tash 20 vjete ekranin e televizorit, nuk ka lene gje pa folur, ndersa kete me poshte asnjehere:

    Znj. Saks (Estoni) në debatin e zhvilluar në Këshillin e Europës:
    “Historia kërkon që të gjejë të vërtetën dhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    O Zotni,Reshat Kripa..

    ..po te lexohet ndermjet rrjeshtave neper ate llafollogjine qe ke prure ti..do te kuptohet qe edhe ti je nje ..turp eshte me e thene..por je nje nga ata lepiresit e udheheqesve komuniste..ju te perndjekurit nuk do ti fitoni te drejtat perderisa komunistet , Sali Berisha perfshihet, do te jene ne udheheqje..ish pronaret nuk do ti marrin pronat e tyre perderisa ishkomunistet ,Sali Berisha perfshihet, do te jene ne udheheqje.

    TI DUHEJ TA THEKSOJE ME FORCE QE E ZEZA DHE MALLKIMI PER JU ESHTE FAKTI QE NE KRYE TE SE DJATHTES HYRI, MANIPULOI DHE MORI DREJTIMIN NJE KOMUNIST I PANDREQESHEM

    ..kete te ja thuash ,atij burri, drejt e ne sy dhe me ze te larte or ti lum miku dhe jo t'i vish plages me qelb .. rreth e rrotull

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    e njejta kenge..


    e njejta iso....


    shqiptarllek hesapi

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kish keng aty o shkelqo..
    as dicka qe te tregosh dhembet ti kërmë..

    artikulli.. tregon se si nje baba.. edhe ja vrasin te birin..dhe ja masakrojne poshtersisht.. dhe nuk e len as ta varrose.. partia e enverit..
    pra tre vrasje ja bejn te birit te atij babai te mjere..

    nje njeri normal.. me dy fije shpirt.. kur te lexonte kete do reagonte.. ashtu si i ka hije njeriut..

    mirpo ti shkelqo nuk reagove..vetem cfaqe besdi..

    nje besdi te tille e kane... a e di kush o shkelqo.. me shoke shume ketu ne forum..

    e kan ata qe i bene keto gjera.. pra qe i kapen djemurine kufijve.. i lidhen me zinxira i terhoqen rrugve e i hodhen gerxhve e ja u ndaluan dhe familjareve ti varrosin..

    keta quhen kanibale o shkelqo me shoke shume ne forum.. se si ty reaguan dhe kta tjeret..

    prandaj.. ndjej neveri per ju o vampire..

    shyqyr qe kam ca dydrinas ketu.. tek i cili shoh zemer njeriu e shpirt shqiptari atdhetar..

    kusuri.. ububuja..

    turp te kini..more zhapiker..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-02-2009 më 17:54

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    Brari,mos ndalo se shkruari kurre sa te kesh mundesi,te lexoje me endje dhe te jam mirenjohes per gjykimet me vlere qe jep. Besoje qe ka edhe shume te tjere si une,,qe dojn te lexojne dhe mesojne shume gjera nga ju,por qe nuk inkuadrohen per te shkruar ne tema te ndryshme qe ti merr pjese dhe shkruan. Sikur ju ka pake ne Shqiperi,qe kan kurajon dhe thone te verteten e atije regjimi gjakatar,edhe pse vet vjen nga nje familje veteranesh partizanesh,qe me vone monstrat kanibale,e ben shtetin me te eger te Europes.

    Mirembetsh kudo qe te gjindesh,dhe shendet e jet te gjate !!!
    Miku

  8. #8
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk kish keng aty o shkelqo..
    as dicka qe te tregosh dhembet ti kërmë..

    artikulli.. tregon se si nje baba.. edhe ja vrasin te birin..dhe ja masakrojne poshtersisht.. dhe nuk e len as ta varrose.. partia e enverit..
    pra tre vrasje ja bejn te birit te atij babai te mjere..

    nje njeri normal.. me dy fije shpirt.. kur te lexonte kete do reagonte.. ashtu si i ka hije njeriut..

    mirpo ti shkelqo nuk reagove..vetem cfaqe besdi..

    nje besdi te tille e kane... a e di kush o shkelqo.. me shoke shume ketu ne forum..

    e kan ata qe i bene keto gjera.. pra qe i kapen djemurine kufijve.. i lidhen me zinxira i terhoqen rrugve e i hodhen gerxhve e ja u ndaluan dhe familjareve ti varrosin..

    keta quhen kanibale o shkelqo me shoke shume ne forum.. se si ty reaguan dhe kta tjeret..

    prandaj.. ndjej neveri per ju o vampire..

    shyqyr qe kam ca dydrinas ketu.. tek i cili shoh zemer njeriu e shpirt shqiptari atdhetar..

    kusuri.. ububuja..

    turp te kini..more zhapiker..
    Brar deri diku ke te drejte, nuk e paskam lexuar me vemendje postimin tend (kjo ngaqe kam qene i lodhur ndoshta) dhe per ket te kerkoj falje se qenka histori e dhimbshme.

    Por edhe ti duhet ta mbash gojen, nuk mund ti japesh si te duash poshte e perpjete nqs do me te vertete te jesh nje pjesemares i nje debati te lire..

    Une nuk e kam zakon ta kem fjalen e lige ne maje te gjuhes si ty Brar dhe per kete ndihem shume mire sepse nuk i hyj ne hak askujt. Por aman di dhe t'ia tregoj mire vendin atij degjenerate qe me hyn ne hak !!!

    Brar, enverizmi qe nje fatekqesi kombetare per te gjithe, mos u kujto se familja ime ne kohen e Enverit ka hedhur valle, perkundrazi ka qene gjithmone e perndjekur dhe e pergjuar si çdo familje intelektuale shqiptare.

    Por ajo qe nuk duroj dot Brar (dhe ti e di shume mire kete ) eshte hipokrizia qe i behet sot popullit tim dhe atij tendit: shqiptareve tane Braro.

    A e kupton Brar se sot enverizmin e ke tek pragu i deres por me nje fytyre tjeter qe quhet : salizem

    Nuk duhet te vajtojme gjithmone ate qe kemi hequr ne te shkuaren Brar, se ngelem turpi i botes, ne vend numero, por duhet te ecim drejt te ardhmes si çdo shtet dhe komb tjeter.

    Dhe per kete duhet ti japim fund njeher e mire nanoizmit dhe salinizmit qe genjen, vjedh dhe vret sot endrren dhe shpresen shqiptare: Per nje Shqiperi me te mire dhe me te bukur.


    Pershendetje

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    ..po te lexohet ndermjet rrjeshtave neper ate llafollogjine qe ke prure ti..do te kuptohet qe edhe ti je nje ..turp eshte me e thene..por je nje nga ata lepiresit e udheheqesve komuniste..ju te perndjekurit nuk do ti fitoni te drejtat perderisa komunistet , Sali Berisha perfshihet, do te jene ne udheheqje..ish pronaret nuk do ti marrin pronat e tyre perderisa ishkomunistet ,Sali Berisha perfshihet, do te jene ne udheheqje.

    TI DUHEJ TA THEKSOJE ME FORCE QE E ZEZA DHE MALLKIMI PER JU ESHTE FAKTI QE NE KRYE TE SE DJATHTES HYRI, MANIPULOI DHE MORI DREJTIMIN NJE KOMUNIST I PANDREQESHEM

    ..kete te ja thuash ,atij burri, drejt e ne sy dhe me ze te larte or ti lum miku dhe jo t'i vish plages me qelb .. rreth e rrotull
    Po bile ti thoje se Berisha ishte ai qe miratoi ligjet komuniste, qe vrau, qe pushkatoi, qe internoi, qe masakroi, qe krijoi kooperativat e tufezat e arezat, qe i la shqiptaret si qener gjithe naten neper rradha te qumeshtit e te gjalpit, qe i la ata qe ishin kunder sistemit enverist 50 vite ne arrati rrugeve te botes, qe i ndau miqte e vellezerit nga njeri-tjetri, qe e beri familjen spiune te njeri-tjetrit, qe e trajtoi Kosoven dhe shqiptaret jashte kufinjve si jugosllave etj.

    Ndersa demokracine e solli "guximi" i Dajtit, Gjinushit, Milos, Nanos, Rames dhe mijera vullnetareve te Enverit dhe mijera pushkatareve te PPSH e mijera sigurimsave kriminele!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •