Shkoi një Kosovar në Tiranë për ta takuar një mik.
Pasi mbërriti në Tiranë bisedoi me të në telefon dhe e la një takim.
Miku i tij i tha: Mirë takohemi në 9 të mbrëmjes te sheshi Skënderbeu afër pishinave!
Kosovari u nis nja 15 minuta më herët për të mbërritur në kohë.
Priti një kohë të gjatë por miku i tij u vonua dhe ky filloi të mërzitet.
E pyeti një kalimtar rasti: Më fal, vëlla, sa është ora?
Kalimtari ia ktheu: 21 e 25 minuta.
Ky nuk e kuptoi dhe u nervozua e i bërtiti:
Pse nuk thua 100 e 25 minuta më mirë?!
Autor: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
Krijoni Kontakt